Shënime nga Ditari i Doktorit: Stili i ri opozitar i Lulit

26 Gusht 2013, 20:07Antena TEMA

Sot më mori Luli në telefon qysh në mëngjes. Donte të fliste nga afër për një problem shqetësues.

E prita në zyrë. Dukej i emocionuar, por i përmbajtur në fjalë.

-Dua të më japësh leje për diçka të rëndësishme, tha. Siç e ke vënë re, po më sulmojnë që nuk bëj opozitë. E kanë të gjithë kunjën pse vazhdon të jesh ti kryetari ynë real. A më lejon sot mua të bëj një deklaratë në Facebook kundër Edi Ramës.?

-Patjetër të lejoj, i thashë . Shkruaj!

Ai hezitoi një moment.

-E kam shkruar, tha, ja lexoje!

E mora, i hodha një sy dhe ja ktheva prapë.

-Shumë mirë e ke ba, i thashë, shkruaj:

Ai e ktheu letrën nga pas dhe filloi të mbajë shënime.

-Mirë, tha, do t’i inkorporoj me tekstin tim. Më ndihmojnë shumë këto idetë.

Është fjala për një reagim ndaj reagimit të Piktorit për konferencën mbi territorin. Ai ka synime ogurzeza. Thirra sot dhëndrrin të ma shpjegonte se çfarë kishte ndërmend Piktori të bënte dhe më shpjegoi pikë më pikë.

E filloi me Ksamilin.

-Duan të marrin Ksamilin- tha. Duan të mos njohin pronësinë tek “Pema e Thatë”, “Teqeja e Zallit” dhe gjithë vijën bregdetare. Është një skandal i madh.

-Po ku e di ti si është puna e pronave, i thashë?

-E di, e di, i kam bërë vet, më tha.

E pyeta se çka ndërmend më tej.

-Duan të marrin Portin e Peshkimit në Sarandë, tha, dhe dy gjire më tutje për porte jahtesh. Është skandal.

-E ke të sigurt, i thashë?

-E kam, tha, se i kam pas bërë vet planet.

-Po më tej, i thashë?

Duan të marrin “Kalanë e Borshit” dhe të prishin ndërtimet poshtë tek fushat, të bëjnë resorte të mëdha.

-E ke të sigurt, i thashë?

-Po, po, tha, e kam të sigurt, e kam pas bërë vet rrugën deri tek kalaja për këtë punë. Duan të marrin dhe Qeparon e vjetër, atë kalanë matanë fshatit. Dhe këtë e di mirë, se e kam pas bërë vet planin.

-Pastaj duan të marrin Gjipenë dhe Livadhet. Më tutje duan të pushtojnë gjirin e parë sa zbret nga Llogoraja. Janë të paparë.

-Ku i di gjithë këto, i thashë, dhe po ndjehesha krenar me tim dhëndër?

-E di, e di, i kam bërë vet, tha.

Pastaj më shpjegoi çdo bënin në Vlorë, në Nartë, në Seman, në Divjakë, në Curila, në Rrushkull, në Gji të Lalëzit…

-I ke të sakta këto, i thashë?

-I kam një për një, tha, biles dhe me letra. I kemi bërë vet. Do na i gjejnë gati dhe do na i marrin.

Kjo fjali më alarmoi shumë. Ja shpjegova Lulit këtë. Ja shpjegova dhe gjendjen emocionale të Arbrit dhe merakun e tij se do na i marrin.

-E kuptoj qartë, tha. Do reagoj. Do t’i dërgoj një mesazh në Facebook, do ta bëj për ujë të ftohtë. Po ja mbajti, le të përgjigjet. Unë i kam vënë bllok, s’ka ç’më bën.

Mu duk shumë interesante ideja e tij. Ky brez i ri po ecën shumë. Ja, dinë të bëjnë opozitë dhe me taktikat dixhitale. Kam vuajtur shumë për këtë taktikë, që unë të sulmoja dhe mos të lejoja kundërshtarin të përgjigjej. Qenka një mundësi në Facebook. Kjo ishte një gjetje e madhe e Lulit për opozitë. Përpara!

 

4 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Stili i ri opozitar i Lulit”

    1. Astrit Gashi says:

      Ha ha ha ha, baca e ka alergji kete ngjyr.
      Si paska pranu me ba biznis me ta???

  1. Ferro Labi says:

    Luli Lyrashi nuk lidh dot breket e tij pa pyetur Lugatin, po tani Edit i vine anas. Megjithate le te lehin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje