Sot erdha prapë me mbesat dhe nipin në Dhërmi. Më ngeli në mendje që mbesa e madhe më tha dy javë më parë që nuk kemi për të ardhur më në Dhërmi dhe erdha t’ia heq merakun. Në mëngjes pata takim me drejtoreshën e Shërbimeve Qeveritare. Mu ankua se shpenzimet e kësaj vere ishin të rritura dhe se Drejtoria kishte nevojë për rreth 300 milion lekë që të kompesonte shpenzimet.
– Ndodhi që vera erdhi pas zgjedhjeve dhe gjithë ministrat dhe ju qëndruat në plazh, tha. Vetëm me larje çarçafësh nuk ja dalim dot. Çdo ministër ka marrë me vete gruan, vjehrrën, vjehrrin, kunetërit..është shumë keq. Nuk kemi çfarë të bëjmë.
I dhashë të drejtë. Shpenzimet janë rritur. Edhe ministrat, si mbesa ime, kanë ndjesinë se nuk do të vijnë më në këto vila dhe i kanë rënë pak me top shpenzimeve. I dhashë të drejtë zonjës dhe fjalën që do t’i kaloj 300 milion lekë në buxhetin e Drejtorisë. Me këtë pagesë merr fund dhe Fondi Rezervë i Qeverisë prej pesë milion euro. Falë zotit sivjet nuk na ndodhi ndonjë fatkeqësi natyrore dhe nuk kishte nevojë ta shpenzonim. Shumicën e shpenzuam për lobistët e fushatës së PD-së, që i paguam sikur do rregullojnë marrëdhëniet Shqipëri- Amerikë. Të tjerat na i mori Vila e Bujar Nishanit. Këto qindarkat e fundit na i mori kjo e Drejtorisë së Pritjes.
Tani Piktori t’i lutet zotit mos i ndodh ndonjë fatkeqësi, se ne kishim zotin me vete. Duke qenë se jemi besimtarë, nuk na ka ndodhur ndonjë fatkeqësi dhe i prishëm për nevojat tona.
Pastaj mora mbesat dhe dolëm shëtitje në Dhërmi, buzë detit.
-Po mot, ku do shkojmë për plazh, pyeti një nga mbesat?
-Kemi vilat e daja Zenit, tha mbesa e madhe, po nuk na i prishi ky Piktori!
-O gjysh, pse prishin shtëpi piktorët, se nuk u duken të bukura, pyeti mbesa e vogël, që nuk e kuptoi motrën e saj?
-Jo të keqen gjyshi. Ky piktori që kemi ne, prish shtëpi se do të vizatojë gërmadha, nuk i pëlqejnë të ndërtuara.
-O gjysh, çfarë janë gërmadhat, se nuk kam parë ndonjëherë, tha mbesa e vogël?
-Dhe unë nuk kam parë, tha mbesa tjetër.
-Edhe unë tha, nipi…
-Po ti ke parë, i thanë mbesës së madhe, që s’po fliste?
-Kam parë kur i plasi fabrika daja Zenit në Gërdec, tha mbesa e madhe. Iiii, ishte shumë e shëmtut. Katunarë që qanin për shtëpitë dhe donin lekë, dhe daja Zeni që i thoshte gjyshit “jepu lekë aman, se kush i dëgjon. Ii çfarë shëmtie janë gërmadhat.
Ky dialog mes mbesave më bëri të mendoj se Edi Rama vërtet ka ndërmend të shkatërrojë Shqipërinë dhe bregdetin ta kthejë në gërmadha. Hodha një sy lart nga fshati dhe pashë që vilat e Zenit dhe Rafit ishin mbaruar dhe ishin gjëja më e bukur aty. Përfytyro sikur t’i teket e t’i prishë dhe ato. Do të jetë një katastrofë kombëtare. Por, ne nuk duhet ta lejojmë këtë gjë. Ne duhet të mbrojmë çdo shtëpi dhe ndërtim nga rrënimi i Piktorit. Përpara!
I papare je Mero. Po Liken e ke haruar fare??? Se mos na e heqesh nga Antena ate. Bllokun besoj se e ka ruajtur akoma ai dhe besoj do vazhdoje ta perdori edhe me shume kete radhe.
mero se e kam fixim ai nipi i esat toptanit asht ne regull nga trute s e mos na baj ndonje sucit keto dite ,ose mos e vret edi ramam ti mari pronat ,,,,,,,,perpara sb
Lugati ben thirrje: -PERPARA- po ne fakt po ecen mbrapsht. Do m’i gezoje dhe Daje Zeni. Do laje Gerdecin me ato vila.
Ku dreqin te shkon mendja ne kete vape, Mero? – Lol
?
?
?
SARKASTIKE:
“…-O gjysh, çfarë janë gërmadhat, se nuk kam parë ndonjëherë, tha mbesa e vogël?
-Dhe unë nuk kam parë, tha mbesa tjetër.
-Edhe unë tha, nipi…
-Po ti ke parë, i thanë mbesës së madhe, që s’po fliste?
-Kam parë kur i plasi fabrika daja Zenit në Gërdec, tha mbesa e madhe. Iiii, ishte shumë e shëmtut. Katunarë që qanin për shtëpitë dhe donin lekë, dhe daja Zeni që i thoshte gjyshit “jepu lekë aman, se kush i dëgjon. Ii çfarë shëmtie janë gërmadhat.”
http://is.gd/QeqkoH
Jam kurioz ta di nese Zeni ka ndertuar ndonje vile ne Vicidol apo jo.
Duke patur trashegim nga babai patriotizmin, besoj se edhe ne kullat e gjyshit do kete ndertuar ndonje vile qe te shijojne freskine e bjeshkeve. Nuk besoj se kane frike nga Haklajt.
homor humor por gati gati esht ralitet se mbesat e beut vardisen neper sarajet e gjyshit qe ja ka lon trashgim rom berisha nga vucidoli e megjithmend skan par germadha se jan rrit si pasardhse te sulltanit,,,po ta coj gjyshi nje her mbesat ne vucidol e te kuptojn mbeskat se nga i gjeti gjyshi tyre sarajet.
Mire o Mero, mire! I plasi fabrika daje Zenit dhe vrau 26 njerez te pafajshem, plagosi 300, mes tyre edhe me te vegjel se femijet e daje Zenit. Po ketij Zenit, Sales e ko. do u hyje ndonje gjemb ne kembe, apo ne do te ngushellohemi me sharje e fjale boshe e atyre u trashet qafa?
Nuk besoj se ka ndonje merak per te ndertuar vile ne Viçidpl Zeni. Ai po studjon vende te fshehta ku te varrose babain e tij, qe te mos i gjendet adresa dhe tja prishin “vilen” e parajses.
se do vene ti dhjesin varrin e kush rri e pastron perdite …
Kam të njëjtin shqetësim me Baton…