Sot filloi zhvendosja nga selia e Partisë Demokratike. Flamuri më mori në telefon për një hall shumë banal. Më tha se nuk dinte ku ta fuste logon e PD, që është një reklamë xhami në faqen kryesore të murit.
-Po për këto gjëra pyet Lulin, i thashë. I ka kaq kompetenca ai.
-E pyeta, tha, por më tha më mirë pyet Doktorin.
U preka shumë. Luli është shumë modest dhe nuk pranon kurrë të marrë qoftë dhe pushtet formal për gjëra banale. Është shumë i kujdesshëm në këtë pikë.
-Po mirë, i thashë, futeni në magazinë aty tek PD e vjetër se nuk i dihet, na duhet. Tek kjo e reja duhet porositur një e re.
-Ashtu po bëj, tha, po ky magazinieri kam frikë se hap llaf se nuk e kemi seriozisht atë punën e SHQUP derisa ruajmë dhe siglën e PD në magazinë.
Në fakt ka të drejtë.
-Atëherë ngarkoje në makinë, i thashë, dhe sille tek magazina e SHQUP. Sa ta shikojnë njerëzit që po e transportoni.
Pak më vonë mori Luli.
-Ka hequr Flamuri këtë logon, tha, po nuk di çfarë të vëmë në fasadë. A të vë logon e Bashkisë së Tiranës?
-Po vure, i thashë, vetëm kujdes se do të grumbullohen njerëz se mendojnë që janë vërtet zyra.
-Jo, e kam zgjidhur, tha. Këtu po lë Kunatin me Zenin që të mos i kem nëpër këmbë në Bashki dhe aty rrinë zyrtarët.
-Mirë e ke menduar, i thashë. Ashtu bëje.
Kështu po më ikte paraditja me punët rutinë të transferimit të zyrave. Po u hidhja një sy gazetave. Pashë që njerëzit tanë tani flasin pa shumë kujdes. Ministri Halimi kishte thënë që do bëjmë opozitë me mbështetje të fortë të ndërkombëtarëve. Ky djalë nuk u poq kurrë. Se si mund të bëjë opozitë me mbështetje ndërkombëtare ky, vetëm ky e di. Mbajta shënim t’i them Lulit mos ta lërë më të flasë.
Pastaj ç’të shoh. Ben Imami kishte lëshuar një mufkë. Thoshte që më 21 janar më spiunuan oficerët tek Edi Rama. Kjo është një deklaratë e qëllimshme që ai bën për të treguar që më 21 janar ne kishim një plan dhe na paskan spiunuar. Mendoj që Imami e bën këtë të lajë duart nga 21 janari dhe të thotë që ashtu na urdhëruan. Do t’i them Lulit që dhe këtë ta ketë kujdes mos të flasë pa leje.
Vendosa të bëj një listë me njerëz që nuk mund të flasin pa leje dhe t’ia jap Lulit. M’u kujtua Ferdinandi, këshilltari im për turizmin. Ai ka dhe shumë qejf të dalë nëpër gazeta. E thirra urgjent të vinte në zyrë, por sekretarja më tha që ka ikur me Fahriun dhe Pollon të hanë mish të pjekur në Vishnjë. Mu prish gjaku. Kombinim i çuditshëm, një budalla, një malinj dhe një sharlatan. Me siguri kurdisin diçka. E thirra urgjent të paraqitej në zyrë. I dhashë porosi të prerë ‘të ndalohet të japësh intervista pa lejen time ose të Lulit’.
-Dakord Doktor, tha, nuk jap. Por kishte një merak. Luli e kishte prishur stacionin e trenit pa u konsultuar me të.
-Unë kam qenë drejtor hekurudhe dikur, tha, dhe ai duhet të më kishte marrë një mendim.
-Po çfarë mendimi ke ti, i thashë, se ia them unë Lulit.
-Unë kam mendimin që kur prishet një linjë hekurudhore, bëhet një tjetër, dhe kështu ua mbyll gojën këtyre të Piktorit.
-Patjetër do t’ia them Lulit, i thashë.
Doli i gëzuar.
Ferdinandi mbetet njeri i mirë, po ai Pollo me Fahriun e marrin më qafë se e përdorin për punë të tyre. Do t’ia them Lulit dhe këtë. Tani të mobilizohemi se është java e fundit e qeverisë. T’i tregojmë piktorit çfarë dimë të bëjmë deri në fund. Përpara!
HAJT doktor udha e mbare te qofte , ishalla e heq kemben zvare , dhe merr me vete te gjitha te keqijat qe i ke sjell ketij populli …Shpresojme per nje demokraci te vertete ,,,,,,,,,,,, Fjala jone ne veshin e zotit ,,,,,,,, AMIN
NJI PYTJE KISHA ZOTRI MERO:
A DUHET ME I SHKUE PDs PER KRYT SHNOSH?
http://goo.gl/02KdkG
Mero:
Mos vdeksh kurre, je fantastik!
Hallall buka!
O Mero, jam kurioz te di si e ndjen veten tani qe e percolle doktorin?
Po doktori valle si e ndjen veten? Hahahahha……
E more berisha po ti me te vertet paske qene nje diktator I tipit te sadamit por shyqyr qe te erdhi fundi e tash ik diku e mos u merre me Pune koti , leri kedo badallaqe I ik diku ne shtepi te pleqerve se dohet te jete ndonje vend u lire per juve dhe lirie serrben
Nje komision kopetent shprehjen e Bazes ” Perpara! sb ” duhet ta shpalli si Hit te Sezonit te gazetarise per 2013.
Ne shtese te variantit…. muli u ngrit ne mengjez dhe u nis per ne zyren e vjeter te PD.Kur arriti tek porta e Godines seSelise PD u shtang fare u zverdhe dhe menjehere mori doktorin.Zoti,shoku doKtor berisha kane vjedhur logon e PD tek selia.E ka vjedhur Rama .Jam shume i shqetesuar si eshte puna tani na humbi dhe vula pale si thote populli.Une e degjoja me vemendje dhe per nje moment u shastisa si eshte puna thash..Ohh harova une po logon e kemi hequr ne per tek Shqupi .U mundova ta shqetesoje por ai nuk po e mblidhte vehten dote.Mendova dhe ministri i rendit ky trim.Sa mire qe humbem se keshtu kemi shans te shpetojme lekuren se ashtu si e kishim nisur kushedi ku do perfundonim…Dhe pasi mbylla telefonin thash na ruaj zot nga te keqijat tona…