Sot mesazhi i Lulit ishte shumë prekës. E para, ishte shqetësuar që gazetat kishin shkruar se unë nuk do kem zyrë në PD, por tek kulla e Bashkimit. Më kish shkruar një sqarim të gjatë se këto janë shpifje që i përhapin njerëzit e Edi Ramës se duan të krijojnë idenë sikur unë dua të distancohem nga ty. Vazhdonte me disa fjali të gjata dhe vazhdonte të sqaronte se këto janë shpifje. I ktheva një përgjigje të qetësohej. Pastaj e mora në telefon.
-Ishte shumë i ndyrë ai lajmi, më tha. Të betohem që nuk ka rrjedhur nga ne. E gjithë ajo ndërtesë është e jotja, jo vetëm një zyrë.
-Nuk e vë në dyshim, i thashë. Bile nuk jam shqetësuar fare. Kam dhënë porosi që çdo gjë të bëhet sipas rregullave, bile të bëjnë dhe një zyrë për ty. S’ka pse të kemi një zyrë bashkë.
U qetësua në fakt. Pastaj e pyeta çfarë ka ndonjë gjë tjetër.
-S’ka ndonjë gjë, tha. Ky është lajmi më i rëndë që kam lexuar sot. Kjo është shpifje e Edi Ramës. Si mund ta nxjerr unë atë nga goja?
-E mbyllëm këtë bisedë, i thashë, ça ka ndonjë gjë tjetër?
-Po s’ka ndonjë gjë me rëndësi, më tha. Dje ka pasur zgjedhje në komuna, por nuk jam marrë fare me to se më iku truri nga ky lajmi, nuk e duroja dot. Është një diversion i Edi Ramës.
-E besoj plotësisht, i thashë. Po pyet një herë si kanë dalë zgjedhjet.
-Po ç’rëndësi kanë zgjedhjet Doktor. Lajmin më të zi Edi Rama ua dha demokratëve në mëngjes që në selinë e PD-së nuk do ketë zyrë për ty. Asnjë lajm nuk mund të jetë më i zi se ky.
-Ore, atij ja rregulloj unë, i thashë, se ulem bëj unë lajm për të tani e bëj leckë. Se ç’ka ndodhur që the ti? Kanë dashtë me bë mbledhje në Durrës. I kanë thënë Gjushit na gjej hotel. Gjushi i ka thënë nuk u gjej hotel se nuk më ke pyetur për qeverinë. Atëherë Piktori është nxehur dhe i ka thënë nuk iki dot në Shkodër se ka zgjedhje dhe dihet që i humbasim se nuk pyes për hotelin tënd. Dhe ka plasë sherri.
Luli sikur u qetësua dhe u kënaq nga projekti im për deklaratën.
-Tani mos u mërzit, i thashë, po pyet një herë si kanë dalë zgjedhjet se po e kemi fitu Shkodrën, kam me e zbu nga Shkodra.
Më mori pas pesë minutash përsëri.
-Doktor, tha, nuk kam kë të pyes në Shkodër, s’kam asnjë numër telefoni.
-Po pyet Jozefinën, i thashë.
-Nuk ia kam as asaj numrin, tha, por dhe më vjen zor t’i bëj telefon.
-Mirë, i thashë, se ta dërgoj numrin e kryetarit të partisë. Ia dërgova.
Më mori prapë në telefon.
-Doktor, nuk ma hap telefonin, tha. I dërgova sms, i thashë jam Lulëzim Basha dhe më ktheu përgjigj: ‘Lulëzimi nans tane!’. Nuk beson që jam unë.
Atëherë i nisa unë një sms kryetarit të Shkodrës duke i thënë ‘nëse vjen sms nga ky nr. telefoni, është Lulëzimi’.
Më mori në telefon dhe më tha se i paska ardhë një sms e tillë, po ai s’e ka besuar. Më kërkoi falje dhe më premtoi se do lidhej me të.
Pas pak më mori prapë Luli. M’u duk i gëzuar.
-Kam një lajm të mirë, tha, dhe një lajm të keq.
-Ma thuj të keqin në fillim, i thashë.
-Në Shkodër kena humb 75 me 25 përqind, tha. S’e kena ditë që këta shkodranët qenkan socialistë të thekun.
-E lajmi i mirë kush është sipas teje, i thashë.
-Më ka ardhë sms nga kryetari i Shkodrës. Më thotë kam respekt për ty.
HAHAHAHAH!
Urime per vizatimin real
te kesaj dysheje Idiotesh
te Partise se Dragobise.
SHPARTALLUAR NGA SUMA ?
http://goo.gl/nJHaz9
Me ate qe i kane bere Shkodres dhe gjithe Shqiperise keta ARMIQ TE BETUAR TE te gjithe kombit shqiptar keto 23 vjet edhe……. ENVER HOXHA TE NGJALLET DO TE PRITET ME LULE!!!
Nuk e vë në dyshim, i thashë. Bile nuk jam shqetësuar fare. Kam dhënë porosi që çdo gjë të bëhet sipas rregullave, bile të bëjnë dhe një zyrë për ty. S’ka pse të kemi një zyrë bashkë…..hahahahaahhah
…i thashë jam Lulëzim Basha dhe më ktheu përgjigj: ‘Lulëzimi nans tane!’. Nuk beson që jam unë.
Hahaha e fort kjo.
Mero paske qene ne humor sot, se e paske qare ke bere nje karikature te papare te ketyre 2 sharlataneve.
e mrekullushme.
hahaha perle Mero, je i madh, ke 8 vjet qe ben opoziten me te mrekullueshme qe mund te beje nje intelektual i cilesise tende, nuk e di ne ke mundesine reale te monitorosh te gjitha komentet sepse jane me mijra ne dite, por nese stafi ka mundesi transmetoja, dua te dish qe ka me mijra shqiptare qe te ndjekin dhe te respektojne pa fund
Jo 75 me 25 ne Shkoder, por 77 me 23, pra! Mos na i hani 2 pike, se jane baraz me 116 njerez ?