Shënime nga Ditari i Doktorit: Udhëzime për takimin me Bamirin

4 Shtator 2013, 21:41Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Udhëzime për takimin me Bamirin

Luli si zakonisht më mori rreth orës 9:00. Fliste më zë të ulët dhe në fillim nuk kuptova çfarë shqetësimi kishte. Pasi e përsëriti, e kuptova ku e kish hallin. Gazetat kishin shkruar se ai po takohet fshehtas me Bamirin dhe donte të më sqaronte që nuk është e vërtetë.

-Nuk është e vërtetë Doktor që dua të takohem me të, tha, po ai më ka çu fjalë disa herë. E di që është problem i komplikuar, por njëherë kur u shkëmbyem në rrugë, ai ishte i qeshur dhe po shikonte nga unë. Në fakt më bëri përshtypje dhe mendova se po më çonte një sinjal për bashkëpunim. Dhe një herë tjetër kish qenë në drekë me ca tirons dhe nuk kish fol keq për mua, kish thonë që Luli o djalë qytetar, s’kam gjë me Lulin. Unë e mora në fillim si provokim që do të më distancojë nga ti, por ata çunat më thanë e kish me shpirt. Edhe një herë tjetër Doktor i kish vdekur një kushëri një mikut tim që e kish mik Bamirin dhe ky kish qenë për ngushëllim dhe aty kish rënë muhabeti im dhe gara me Olldashin dhe Bamiri kish thënë nuk krahasohet Olldashi me Lulin. Luli o çun Tirone.

Të gjitha këto thashetheme pastaj janë përhapë dhe kanë shku në gazeta dhe duket sikur unë jam taku me të.

-Dëgjo Lulëzim, i thashë. Duhet të takohesh patjetër. Nuk ka asnjë problem. Ne nuk kemi gjë me të. Për politikë kemi bë fjalë.

Luli heshti. E kuptova se u gjend i papërgatitur. Desh të thoshte diçka, por e ktheu…

-Mos hezito, i thashë. Bëji telefon dhe takohuni. Ai duhet afruar patjetër.

-Ti je njeriu më i madh që unë kam njohur, më tha. Më ke çliruar nga një shqetësim shumë i madh. Kisha kohë që doja të ta thosha, por hezitoja. Ti sikur ke lexuar mendimet e mia. Ja ku po ta them se unë nuk u tregova i sinqertë pak më parë dhe të kërkoj falje, se përveç atyre rasteve që të thashë, ai dhe më ka folur një herë në kafe. U shkëmbyem tek një kafe në Bllok dhe ai më buzëqeshi dhe më foli. Bile më tha dhe urime për kryetar.

-Shumë mirë, i thashë. Ka bërë gjënë e duhur. Duhet të takoheni seriozisht patjetër. Ulu, flisni dhe merre në koalicion.

-Kam vetëm një shqetësim Doktor. Ti e di që njerëzit tanë janë shumë të mërzitur me të, se ai organizoi puçin e 21 janarit dhe u mori jetën katër qytetarëve të pafajshëm, të cilët na kanë ngelur ne në derë, sikur i vramë ne të dy. Si t’ia bëj të qetësoj këta tanët?

-Mos u mërzit, i thashë. Thuej kush kthen kokën pas, ngelet pas. Ajo i përket të shkuarës, ti i përket të ardhmes. Atë e bëri, por ne do t’ia falim.

-Faleminderit shumë Doktor, më tha. Ti më jep kurajë për çdo gjë. Kam dhe një shqetësim tjetër se dihet që ai votoi për Edi Ramën dhe ne ia kapëm votën. Kam frikë se më mërziten njerëzit tanë.

-Shiko Lulëzim, ajo votë ta them unë ty, nuk dihet e kujt ishte. Aty kishte 20 vota për Edi Ramën, po ne i hoqëm dhe lamë vetëm një sa me e diskretitu atë si pjesëtar puçi. Tani mbaroi ajo punë, nuk e kthejmë kokën pas.

-Faleminderit shumë Doktor. Kjo ishte ndihma më e madhe që më dhe. Kjo ma lehtëson shumë punën. Do ta takoj patjetër që nesër. A ke ndonjë porosi për të? T’i them diçka në emër tënd?

-I thuaj të fala dhe nuk merret pushteti siç deshe ta merrje më 21 janar, po kështu si po sillesh tani. Përpara!

5 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Udhëzime për takimin me Bamirin”

  1. sali berisha says:

    me kte lulin pd do 100 vjet t evij ne pushtet ,,prerpara sb

  2. anonim says:

    -I thuaj të fala dhe nuk merret pushteti siç deshe ta merrje më 21 janar, po kështu si po sillesh tani. Përpara!

    Mesim per Bamir kur…. nga Mero Baze! Qe ta dijne ata qe na e mburrin per burre te mire se cfare malli eshte.

  3. Bamke Qyllollari says:

    Tani ndermjetes Bamiri ka vene Aleksander Biberaj dhe te dashuren e tij E.Gj. edhe kjo ne kryesine e FRD-se.
    C`i duhen Lulit keto baxhella?

  4. nacionalisti says:

    luli mund te jet cun tirone se ka lind ne tr po renjet i ka dibrane se babai edhe krejt fisin ne diber i ka.

  5. Olti says:

    zoti Mero enderronte per nje te Djathte Europiane me dike pas-Saliut….ndoshta me Bamirin.
    E shoh qe eshte kthjelluar sepse e djathta eshte moral e Ideologji e jo thjesht nga rrjedh dikush sepse edhe Haxhi Lleshi e Manush Myftiu te kamur ishin.
    Duhet ti lihet kohe te djathtes te gjej vetveten me apo pa Bamirin. Sa per PeDe- ne ata jane tu hudh fall me groshe se a do shkoje mire Likja me shalegjatin apo jo. Turp per ata qe pretendojne te jene te djathte e i perulen Salukut.
    Respect!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje