Zakonisht në mëngjes më zgjon celulari. Rreth orës tetë e gjysmë të mëngjesit çdo ditë fillojnë thirrje. Sot zilja e parë ra në orën dhjetë. Në fakt ishte një mesazh. Sekretarja më kujtonte që kisha takim në drekë me Thaçin. Aty e kuptova që isha akoma në gjumë. Pashë telefonin, asnjë thirrje. Nuk ka mundësi, thashë. Do me jetë prishur aparati. Ndërrova aparat dhe futa kartën tek tjetri, po njësoj. Asnjë thirrje e humbur, asnjë mesazh.
U çudita shumë. Si ka mundësi, thashë, nga 20 telefonata që vinin për gjysmë ore, mos të ketë asnjë thirrje të humbur.
Kur shkova në zyrë, po ashtu ishte qetësi e madhe. Pyeta sekretaren mos më ka kërkuar dikush në telefon, por ajo tundi kokën e trishtuar. Çudi e madhe, si ndryshojnë njerëzit menjëherë. Mendojnë që nuk jam më kryeministër ngaqë bëra dje mbledhjen e fundit. Harrojnë që jam deri të hënën kryeministër.
U ula në zyrë dhe për herë të parë nuk kisha asnjë shkresë për të firmosur. Hapa TV. Po i kaloja me shpejtësi, kur në një TV po shikoja Fevzon. Po fliste dhe ai për jetën e tij. E ndoqa pak. Po thoshte gjëra që s’kisha dëgjuar ndonjë herë. Po fliste për shoqërinë e tij me Ramën qysh në vitet ‘90-të, si kishin luftuar bashkë kundër meje, si kishte përballuar vitin e vështirë ‘97 kundër regjimit Berishës, pastaj si kishte luftuar TV Klan Berishën nga ‘98 deri më 2005, të cilën e cilësoi betejën më të madhe të jetës së tij. U bëra nervoz. E ndryshova kanalin.
Një TV tjetër jepte rivarrimin e Gani Malushit. U gëzova shumë. E meritonte këtë respekt tek Varrezat e Dëshmorëve. Javën tjetër do varrosim aty dhe Azemin. Jo pa qëllim e lashë Azemin këto tetë vite pa e varrosur aty. Desha ta lija për javën e parë që do ikja nga pushteti për të parë si do reagojnë socialistët. Po reaguan, është e qartë, ata e kanë vrarë. Kanë kaq vite që duan të ma lënë mua në kurriz vrasjen. Por tani do të shikoj si reagojnë. Më thoshin vazhdimisht këta të mijtë ta varrosim Azemin tek Varrezat e Dëshmorëve, por nuk u ktheja përgjigje. E kisha të qartë në mendje si duhej bërë. Duhet që të vë në provë këta socialistët a pranojnë t’i shkojnë në varr a jo.
Befas kur po mendoja këto, më erdhi në zyrë Gjergji, që po merret me dorëzimin e zyrave.
-Doktor, ka një shqetësim nga njerëzit tanë, tha. Po më pyesin dhe nuk di çfarë t’u them…
-Përse pyesin, i thashë.
-Më thanë që arkivolin e Azemit duan ta marrin në krah nga PD-ja para kryeministrisë…
-Në asnjë mënyrë, i thashë, se legjitimojmë PD-në e vjetër. Duhet me e marrë nga PD-ja e re, nga SHQUP-i.
-Po ata duan të nisen nga vendi ku është vrarë, tha Gjergji.
-Nuk ka rëndësi ku është vrarë, rëndësi ka godina, i thashë. Të nisen nga SHQUP-i.
-Në rregull, tha Gjergji, po meraku i tyre është se duan ta kalojnë para kryeministrisë. Dhe më thonë ta mbushim me armë brenda apo vetëm trupin?
-Shiko, ai burrë s’mund të varroset pa armë në arkivol. T’ia venë një herë, i thashë.
-E kuptova, tha Gjergji dhe doli i hutuar. Mori dikë në telefon dhe i tha: “Bëjuni gati për datë 12”!
U qetësova. Me këtë njeri merrem vesh shumë lehtë. Nuk ka ndryshuar që nga ‘98. Dhe atëherë më pyeti, më tha ‘Doktor, ku ta çojmë Azemin’ kur mbaroi mitingu. Në varreza, i thashë duke treguar me dorë nga kryeministria. Dhe ashtu bëri.
Pastaj po kontrolloja prapë TV. Prapë rivarrimi. Nuk m’u nda ky simbol. Qysh kur erdha në pushtet më 1992 e nisëm me zhvarrime dhe rivarrime dhe ashtu po e përfundojmë. Telefoni ende nuk kishte rënë asnjë herë. Po kontrolloja Whatsapp. Mbesa më kish shkruar a do ikim këtë javë në Dhërmi? Ç’t’i thosha. Jo, i thashë, se ka gjyshi punë. Po nuk të hoqën ty gjysh akoma, me shkroi. Ç’t’i shkruaja. Jo, i thashë. Më 12 ua tregon gjyshi këtyre. Përpara!
HA HA HA DATA 12:
“U qetësova. Me këtë njeri merrem vesh shumë lehtë. Nuk ka ndryshuar që nga ‘98. Dhe atëherë më pyeti, më tha ‘Doktor, ku ta çojmë Azemin’ kur mbaroi mitingu. Në varreza, i thashë duke treguar me dorë nga kryeministria. Dhe ashtu bëri.”
http://imazheshqip.blogspot.mx/2013/03/bishti-i-qenit.html
azemi su tregua inteligjent dilte pa antiplumb membron dervishi luzhes thonte ,,,,po une antiplumbin e besoj me shum se dervishin ,,
do ftoj nanon ne rivarimin e hadarit ,,ramen jo s erama asht vrasesi i vertet popo ai e ka vra azemin,,,,,me ambasadorin amerikan komunistin arvizu ,,,perpara sb ,,
Sipas ketij horri, te jesh deshmor duhet te kesh qene horr dhe trafikant armesh, na e shpifi ky njeri… po ngri mo nje varreze horrash, e ty mbase te bejne lapidar ne te, leri deshmoret rehat, mos i perziej me llumin e ketij kombi… Ky e ka ngritur sistemin e antivlerave mbi cdo limit te imagjinueshme…
Mos e kerkon Fatmira qe te besoje vertet qe ka vdekur se ka filluar ti dale ne enderr. Hahaha
fatmira shpetoi nga azemi se hante dru tre here be dite
Ne te gjithe jeten tone te ketyre 23-vjeteve germa P ka fituar qytetarin.P S.Vlerat jane zevendesuar mePLERAT.
“Qysh kur erdha në pushtet më 1992 e nisëm me zhvarrime dhe rivarrime dhe ashtu po e përfundojmë.”Kjo eshte perlë
Z.Mero.Besoj do gezohemi te gjithe,te besh nje antene me titull.E hoqem..e hoqem..e hoqem qelbesiren.Te gjithe e dime per ke e thame kete.Por ngjajne shume.flm
i madhi Mero ka tashme nje profesion te dyte: Psikolog do ta emeroja pa asnje dyshim; kaq thelle ka hyre ne lekuren e doktorit.