Të dashur miq! Sot dua të ndaj me ju një shqetësim konkret, që vjen nga njerëzit e uzurpatorit të pushtetit përmes drogës dhe krimit, që tani kërkon të uzurpojë dhe zyrën time.
Ka dy ditë që vijnë në kryeministri një ekip i Piktorit dhe kërkojnë të mobilojnë zyrën e tij. Kjo është një shkelje flagrante e Kushtetutës, pasi unë jam akoma në zyrë dhe ata duan të më quajnë sikur nuk ekzistoj.
I pari sot në mëngjes më erdhi në zyrë Gjergji. Më tha kanë ardhë njerëzit e Piktorit dhe duan të mobilojnë zyrën.
-Në asnjë mënyrë, i thashë. Kam pritje me popullin.
-Më fal, tha, se pyeta sekretaren dhe më tha s’ke lënë ndonjë takim.
-Atë e di unë, nuk e di sekretarja, i thashë.
Pasi iku Gjergji, hapa Facebook-un dhe po shikoja kush ishin gjithë adhuruesit e mi dhe kush kishte ba komentet më të bukura. Zgjodha rreth 20 prej tyre. U shkruajta të gjithëve në inbox duke i falenderuar për mbështetjen dhe dëshiroja t’u jepja një kafe në zyrë. Mund të vinin kur të donin se isha i hapur për ta. Vërshuan menjëherë mesazhet.
Mesazhi i parë.
-Doktor, faleminderit, po jam Oerti. Këtë account e kemi hapur për të krijuar mbështetje. Po të duhem, vij se këtu me Lulin jam…
I ktheva përgjigje: “Nuk është nevoja!”.
Ishte mesazh i dërguar gabimisht.
Hapa mesazhin e dytë.
-Për 24 orë më ke në Tiranë. Jam nga Tërnovci i Madh. Ky është nderi më i madh që më është bërë ndonjë herë.
I ktheva përgjigje që për 24 orë nuk jam më kryeministër, më vjen keq.
Hapa mesazhin tjetër. Ishte një vajzë e re. Dukej nga gjuha që ishte nga Tirana. Dhe aty u zhgënjeva.
-O gjysh, jam Sara. Është ai profili që hapa për të sharë atë që shajnë.
Dreq çupë është kjo, thashë. Ku i paska shku mendja.
Pastaj një mesazh nga profili “Me Sali Berishën deri në vdekje”. Ky duhet të jetë ndonjë militant, thashë. Më bën punë po të vijë.
Lexoj mesazhin.
-I nderuar Doktor. Jam shumë e lumtur që po më ftoni në zyrë. Shefja më ka thënë gjithmonë që puna ime do shpërblehet. Po nisem menjëherë. Jam sekretarja e Jozefinës.
I ktheva përgjigje ‘po të pres’.
Kështu ndodhi që erdha mbështetësja e parë. Ishte shumë e emocionuar. E përgëzova për punën që ka bë. Më tregoi se dhe Jozefina emocionohej shumë nga komentet dhe statuset e saj. E përgëzova dhe u ndamë.
Erdhi prapë Gjergji.
-Çfarë do bëjmë me këta të Ramës, a do ta lëshosh zyrën mbasdite, më tha.
-Jo, i thashë, kam dhe 13 mbështetës që kam ftuar t’i takoj mbasdite. Jam betuar se do punojmë 16 orë në ditë për të kthyer PD në pushtet.
-Mirë, tha, po u them të vijnë pas 16 orësh.
-Jo, kam takime dhe pasnesër, i thashë. U thuaj pas 32 orësh.
-Po dhe 24 orë jemi Doktor, më tha dhe u ngashërye.
Më erdhi shumë keq. Nuk desha ta prekja.
-Mirë, i thashë. Të vijnë pas 24 orësh kur të kem ikur. Nuk dua t’u shikoj surratin. Përpara!
Perpara ne theqafje!
Përpara!
Përpara!
Përpara!
Drejt …
http://goo.gl/yqUuoL
?
Perpara drejt shpelles ne Vicidol!
?
Mirepo sikur s’vete dicka tjeter. Me kuajt e ngordhur nuk ben te merren njerezit e deshperuar. C’kishte e c’nuk kishte ky bandit i politikes, ju tha jo vetem tani ne theqafje por edhe kur ishte i plotfuqishem. Kjo gje i ben nder Mero Bazes. Tani punet jane pak me ndryshe. Ky gomari qe e zvendesoi, a eshte i ndergjegjshem se ne c’gjendje tmerri politik e social ndodhet vendi? Apo do vazhdoje fluturimet nga Prishtina ne Anadoll. pastaj ne Nju Jork, Paris, Athine (Sigurisht, dhe mbase e ka vonuar pak kete vizite)etj. Mjere ky vend qe po telendiset nga keta dallkauke.
…dhe mjerre ky vend qe ka gomere e dallkauke si puna jote,or koprac,qe kane frike te shprehen drejtperdrejt edhe kur jane te fshehur pas koprave(bajga ne greqisht)