Shënime nga Ditari i Doktorit: Kush na tradhtoi?

10 Shtator 2013, 20:46Antena TEMA
Shënime nga Ditari i Doktorit: Kush na tradhtoi?

Sot ishte një ditë e rëndë në parlament. Edhe pse duhet të shkoja formalisht për të respektuar Kushtetutën, atmosfera ishte shumë e rëndë. Qeveria e krimit dhe drogës, drejtuar nga Piktori, kishte nisur emrat e ministrave në Presidencë, ndërsa ne do të votonim për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

Jozefina ishte në siklet.

-Kam 16 vite që rri përballë sallës, më tha, nuk e kuptoj se si mund të rri në sallë tani.

-Ke të drejtë, i thashë. Dhe unë kam tetë vite që flas nga podiumi, tani duhet të shikoj Piktorin përballë. Por do t’i përmbysim shpejt, mos u mërzit.

Edi Paloka po vinte vërdallë i shqetësuar dhe numëronte votat. Konsultohej me grupin dhe të gjithë e siguruan se do të votonin kundër.

Filloi votimi. U votua dhe Ilir Meta, mori gjithsej për 91 vota.

Hodha sytë nga Fatmiri. Ai ngriti supet.

-Nuk e di Doktor, këta të mitë votuan kundër, tha.

Hodha sytë nga Shpëtim Idrizi. Dhe ai ngriti supet.

-Nuk e di, tha, këta të mitë votuan kundër.

Pashë nga Nard Ndoka. Dhe ai ngriti supet.

-Kur vota është e fshehtë, më tha, nuk e kupton dot për kë ke votuar.

Atëherë thirra Palokën.

-Çfarë ka ndodhur, i thashë.

-Nuk e di, tha, këta armiqtë do kenë votuar pro Metës.

-Nuk ka mundësi, tha Jozefina. Olldashi dhe tanë grupi i tij më shumë urrejnë Metën se Ramën. Veç grupi i Lulit po ka votu pro tij.

-Tharë thua, tha Paloka. I bie të kem votuar dhe unë Metën?

-Për ty nuk e di, por shokët e Lulit duhet me i kontrollu, tha Jozefina.

Kishte të drejtë në fakt. Luli e kishte shumë mik Metën dhe shumë njerëz të tij mund ta kenë votuar. Por ishin shumë. Kështu i bie që grupi ynë nga 44 vetë të katandiset në 36 vetë. Sa ç’kam pasur në vitin 1991. Duhet me e nisë dhe një herë nga e para.

Shikoja fytyrën e Palokës. Ishte hutuar dhe numëronte me gishta.

Thirra Lulin në telefon.

-Shiko, këta plehrat e tu më duket se kanë votuar Metën, i thashë.

-Në asnjë mënyrë Doktor, tha. Tani ke për të parë çdo t’i bëj Metës, do bëj deklaratë për shtyp.

-Çfarë do t’i thuash, e pyeta.

-Do t’i them mbaj ato premtime që the, ndryshe ke punë me mua.

-Luli, dëgjo, i thashë, shiko, mos e ba atë deklaratë, se kam frikë se ka me të përshëndetë Meta publikisht. Lëre fare. E bëj vetë.

U mërzita shumë në fakt. Po mendoja dhe një herë gjerë e gjatë kush na kish tradhtue. Mediu jo, Idrizi jo, kush dreqin ka shitë shpirtin tek Ilir Meta? M’u kujtua Fahriu. Kohët e fundit po rri shumë me Pollon, Imamin dhe të tjerë. Ai do m’i ketë kthyer, mendova.

E thirra dhe një herë Palokën.

-Kjo ishte prova jote e parë, i thashë. Po u përsërit më ky rezultat tetë me zero, nuk ke për të qenë më kryetar grupi.

-Po pthe Doktor, thfarë të bëj unë. Mirë e tha Nard Ndoka. Po të jetë vota e fshehtë, thke ku ta marrësh vesh si votojnë. Kur të bëhet votimi i hapur, ke për të parë.

Më bezdisi prania e tij dhe ja bëra me dorë të ikte. Edhe Jozefina ishte pikëlluar në fytyrë.

-Kena ngelë në dorë të Edave Doktor, më tha. Edi Rama kryeministër, Edi ynë kryeopozitar. Ters ky, po skena ç’bëjmë.

-Asgjë nuk na ndal në rrugën tonë të fitores, i thashë. Përpara!

14 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: Kush na tradhtoi?”

  1. votimi i dyte i parlamentit duhet te behet per ti hequr imunitetin e vrasesit sali Berisha , per 4 viktimat e 21 janarit .

    1. Tti says:

      Nuk Hyn ne pune imuniteti tani duhet vetem vullneti.. Neqofese ky ekziston te gjithe te corruptuarit do te shkojne ne burg. PERPARA

      1. Socialist says:

        Po Ilir Meta e Edi Rama a do shkojne ne burg? Se as ata nuk jane te paster fare sa i perket korrupsionit.

  2. Fllad says:

    po bej vetem disa korigjime te gabimeve ortografike

    ishte-Po të jetë vota e fshehtë, thke ku ta marrësh vesh si votojnë. Kur të bëhet votimi i hapur, ke për të parë.
    duhet-Po të jetë vota e fthehtë, thke ku ta marrëth veth thi votojnë. Kur të bëhet votimi i hapur, ke për të parë.

  3. Andi says:

    Nuk eshte gabim ortografik por, Edi Paloka eshte thuthuq. Duhej t’a shprehte sic thua ti Fllad por ne kete Fejton (stili i kesaj rubrike) dialogu eshte i sakte ne llojin e tij. E imagjinoj te vertet kete dialog……shume e bukur Antena sot.

    1. Ben Chicago says:

      andi
      ky flladi ka shtuar th qe duheshin nuk mendoj se ka gabuar

  4. +10 says:

    Ketu ka tradheti burra…memecit i erdhi goja.

  5. MEMEDHETARI says:

    ( E pashkruar ne Ditar):
    Por Zhozefina ishte jo vetem e pikelluar por edhe e lodhur…
    Ka te drejte,kemi bere pune titanike!!!…
    Mirepo me habiti pa mase pergjigja e saj:
    – Doktor,ne politike duhet edhe pak dredhi…
    Ju na thoni shpesh “Perpara”,por…
    Pse te mos e provojme nganjehere edhe mbrapa???!!!
    Po vras mendjen se cfare deshi te thoshte…
    Mos valle Zhozi ka shkruar mbrapa ndonje liste personat e dyshimte qe mund te na tradhetojne???!!!
    Nuk eshte cudi qe kjo pune te jete e fryteshme,por nuk e pyeta per hollesira,qe te mos dukesha me idiot se ajo…
    Ama,atje me rri mendja gjithe diten…
    Se edhe Lipe Shtogut kur u kthy fleta mbrapa iu zbulu emri…
    Do ta gjejme,nuk ka ku te futet!!!
    S`e ka keq Zhozi:”Edhe mbrapa nganjehere”!!!…

    1. kulla bjeshkve says:

      Memedhetari,vazhdo se ke talent.

    2. bato says:

      Memedhetar, mos Xhozi e ka patur fjalen per… larg qofte… ate pune nga mbrapa. Ku i dihet se me c’nentekst e ka thene dhe Deputeti ka te drejte te bjere ne hall.

  6. njeri nga ne says:

    “Pashë nga Nard Ndoka. Dhe ai ngriti supet.
    -Kur vota është e fshehtë, më tha, nuk e kupton dot për kë ke votuar.” hahahahahahaahahah…Nardi eshte gjithmone vetvetja

  7. Nik/Vlore says:

    Ja dhe kripa:
    Pashë nga Nard Ndoka. Dhe ai ngriti supet.

    -Kur vota është e fshehtë, më tha, nuk e kupton dot për kë ke votuar

  8. ANDRUCO says:

    Nard Ndoka “opozitar”.

  9. Gjergji says:

    More mos ka votuar pro edhe paloqja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje