Sot është një ditë e vështirë. Duhet me shku deri në Presidencë me çu dorëheqjen pa ardhë Piktori në zyrë.
Bujari më telefonoi qysh në mëngjes dhe më tha po të ishte nevoja, vinte ai tek unë.
E mendova një herë, por rojet më thanë se ashensori ka probleme dhe nuk ia vlente të humbitnim kohë.
U nisa dhe shkova vetë aty. Aty më prisnin gazetarët. U thashë gazetarëve se kam nisë një grevë heshtje 24 orë kundër Kodit të Heshtjes së Piktorit.
Më pyetën se çdo bësh 24 orë pa folur. U thashë ju do rrini katër vjet pa folur, unë 24 orë do të rri.
Më mirëkuptuan.
Pastaj hyra në zyrë. Njoftova Bujarin se kam fillu grevën e heshtjes, kështu që ai mund të thoshte çfarë të donte, por unë nuk do përgjigjesha.
Më mirëkuptoi. Mbajti një fjalim të zjarrtë.
-I dashur Doktor, tha. Ky është lajmi më i rëndë për mua në karrierën time politike. I kisha menduar të gjitha, kisha menduar dhe të sakrifikoja jetën për ty, por se do të vinte një ditë dhe unë do të firmosja dorëheqjen tënde nga kryeministër, këtë nuk e kisha menduar kurrë. Kjo gjë më bën shumë të vështirë vendimin e sotëm dhe pa diskutim kjo do të jetë dhe firma më e hidhur që do të hedh në jetën time. Kam firmosur plot dekrete për emërime e ç’emërime, por dorëheqja juaj nuk është dekret, por një kumt i zi që unë me dorën time u jap shqiptarëve. Ky është një nga defektet më të mëdha të demokracisë. Ju e keni quajtur dikur anëtarësimin tonë në NATO një mrekulli të lirisë, por dorëheqja juaj është një mizori e lirisë, një nga produktet më të këqija që na ka sjellë liria dhe demokracia në këtë vend. Si mundet që një popull mosmirënjohës, për të cilin ti ke shpenzuar 22 vite të jetës tënde në demokraci, plus dhe 22 vite në diktaturë, të ta shpërblejë kështu? Kjo është një pikëpyetje e madhe që do t’i japin përgjigje brezat që vijnë.
I nderuar Doktor Berisha!
Unë po e firmos këtë letër për shkak të detyrës, por ju siguroj se në zemrën time, në mendjen time, dhe gjithë qenien time, ju jeni i vetmi president i këtij vendi, i vetmi kryeministër i këtij vendi, i vetmi kryetar PD-je i këtij vendi, dhe i vetmi udhëheqësi ynë.
Shpallja e grevës suaj 24 orëshe është po ashtu një gjest shumë simbolik dhe një përgjigje e duhur dhe për mosmirënjohjen e shqiptarëve, e cila nuk të ka lënë vetëm ty pa fjalë dhe tekst, por gjithë ne bashkëpunëtorëve të tu dhe gjithë atyre që besojnë vërtet se këtë vend mund ta udhëheqësh vetëm ti!
I dashur Doktor!
Mua më ra fati i zi që të ngelem në pushtet pas teje. Ndonjëherë trillet e fatit janë të tilla që na bëjnë të gjithëve të pafuqishëm për të përballuar një barrë të tillë. Të jesh në pushtet pas teje, kur çdo orë pushteti në jetë e kemi pasur prej teje, do të thotë të lundrosh në një oqean ku s’ka ujë, të jetosh në një pyll ku s’ka pemë, të ecësh në një rrugë ku s’ka makina, të fluturosh në një qiell ku s’ka ajër. Ti ishe i vetmi që i jepje kuptim jetës sonë. Ikja jote është një dënim i madh për të gjithë ne që na le pas, mua, Lulit, Edit, bile dhe Joridës.
Heshtja juaj 24 orëshe është përgjigja më e mirë për këtë popull mosmirënjohës dhe për të gjitha ata që sonte duan të kënaqen me fjalët e tua duke ikur. Ik i qetë e i nderuar Doktor se ne do të na kesh përherë ushtarë të tutë, derisa Shqipërinë ta kthejmë sërish siç ishte, një vend i lulëzuar, me rrugët plot makina, me qiellin plot avionë, me detin plot vaporë…
Ju faleminderit shumë dhe më bëj hallall që jam i detyruar të hedh këtë firmë plot hidhërim mbi letër.
I juaji përjetë, Bujari!”
Ishte një fjalim shumë prekës. Kur ngrita kokën, gjithë stafi i tij po qante. Po qante dhe vetë Bujari dhe po i bënte shenjë sekretares t’i fshinte lotët. Qava dhe unë se nuk kishte lezet. Ishte një skenë shumë prekëse.
U çova dhe ika. Rrugës për në shtëpi shikoja njerëzit që ecnin të shkujdesur sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Me siguri akoma nuk e kanë marrë vesh, thashë me vete. Hyra në shtëpi. Dhe aty po qanin. E mbajta veten.
Mbesa mu afrua në prehër dhe më pyeti.
-Gjysh, po nesër ku do flasësh ti, do ma tregosh ça do bëhesh tani e tutje?
Tunda kokën në shenjë pohimi. Mbesa u gëzua dhe iu afrua motrës.
-A të thashë që gjyshi do bëhet si Ed Paloka?
Iku me ne fund!
u shporr…
Nesër duhet të festojmë, gjithë Shqipëria duhet të ndriçojë nga fishekzjarretpasi shpëtuam nga rregjimi kriminal, neofashist e talebanist i Salih Kriminelit të shpellave.
p.S.Sapo me njoftuan se edhe Jari ka shpallur greve heshtjeje deri ne fund te mandatit te tij(sa me shpejt o zot).sb
…..A te thashe se gjyshi do behet si Asaadi……
gjyshi moj cupe ka ngordhur me kohe po ce do se pas ka lene nje tufe kylyshesh gagace e memece.Trimi gagac Paloka leh derisa seshte ngritur huri se pasaj tulatetsi qen i rahur si para disa kohesh ne parlamen qe si gjente dot syzet si shoku i xha Sulos tek filmi Kapedani. Syzet e qor gagac Palokes u ndodhen tek koka e zagar Stasmirit.Shyqyr te heshte se na cau menderen gjate ketyre viteve megjithe ate ai deri sa te ngordhe nuk ri pa pellitur se te gjithe e kane majasellin ne bythe ai e ka ne goje dhe mos ki merak se do e mbylle ate hale.
e çkuptim ka po nuk u denua ??????????? qofte edhe nje dite ???denimi i sali berishes eshte fillimi i Demokracise ..pa denimin e SALI BERISHES nuk kemi Demokraci.
duhet nere shembull
İku me ne fund iku….
Si mundet që një popull mosmirënjohës, për të cilin ti ke shpenzuar 22 vite të jetës tënde në demokraci, plus dhe 22 vite në diktaturë, të ta shpërblejë kështu? Kjo është një pikëpyetje e madhe që do t’i japin përgjigje brezat që vijnë.
hhahhahhahahahhahhahah……….o Mero o shejtan …sa bukur qe shkruan moore cfare ironie te holle ka ne keto rreshta ..
nje kufome politike qe po nuk u gropos do qelbe dynjane
Mero,mendoj te beni nje antene me titull..Amerikanet I thone,mbylle vrimen lart.Ketij shpellari nje vrime,ate lart ia mbylli Populli por dhe Ti.Ate vrimen tjeter Elbasanllinjte e bejne mire.E shporrem me ne fund qelbesiren.
Ne te Elbasanit nuk e duam ate plakun, na sillni Giten, Shkelzenin,Jamarbrin, Grate e cka i permban pragu ketyre ndyresirave.Pyeteni Ben Imamin si kaloi ne 2013, po te pakten gjeti ambjent te mire ne PEDE-N e Elbasanit se ato PEDETE e Elbasanit jane te gjithe b.Shk dhe e porositen imamin se me 2-3 muaj nuk behesh pederast!!!Hajd tung
Deri tani ka ndodhur ajo qe ka dashur sovrani(populli me voten e tij)Kjo eshte e natyrshme sic ka qene pas cdo fundzgjedhjeje ne Shqiperi,por perseri ka filluar riciklimi i meparshem me ngjyra ndryshe. Tashme per mua qe jam skeptik behet fjale per venien e pikes mbi “I”. Dhe me kete kam parasysh gjithe ato akuza qe jane bere nga fituesi i sotem ndaj paraardhesit…. Populli po pret se pari relaizimin e disa prmetimeve qe me se pari lidhen me faktin se a do te denohen ata qe na keni thene(dhe ne i kemi pare)se kane shkelur ligjin?! Pra tashme eshte mundesia te rimblidhen fakte per ato qe maxhoranca e sotme nuk kishte mundesi ti mblidhte ne kohen qe ishte ne opozite(Nuk tremben me nga Berisha ata qe dine shume gjera per te).Por pikpyetja e madhe eshte se a do te denohen veprimet apo mosveprimet e tij? Apo per hir te “konsensusit”,apo te tjera perrallave si gjate 20 vjeteve, do te anashkalohen e tejkalohen?!
Po ndodhi keshtu une i pari do te jem kontestuesi kryesor i kesaj maxhorance,bile qysh ne momentin qe do ta ndjej kete fenomen.
Kam filluar te jem skeptik,duke pare pervec te tjerave se deputetet e maxhorances se sotme,kane filluar te bejne lista pa fund per punesime ne administraten publike. Nga ana tjeter nuk po shof ndonje mekanizem qe perjashton injorntet dhe te paaaftet, dhe tu hape deren specialisteve dhe te ndershmeve , qe nuk kane qene militante prane deputeteve tashme te zgjedhur, por qe keta te fundit kane deyrime ndaj tyre “sepse i kane mebeshtetur ne fushate,apo ju kane hapur apo mbyllur deren e makines apo zyres , 27 here ne dite…..Zoti na ruajte. Do ta besoj kete qeveri, pikerisht tani qe po formatohet administrata dhe ku Klasa e injoranteve ish doganiere,tatimore etj…jane bere hajzer per mundesi te re vjedhjeje.
iku kerma
bravo jari, ishte ters per pd-ne
shpetoi vendi nga kjo qeveri e kriminaliyuar deri ne palce nuke kete vecosh nga keta servile papersonalitet njeri me ilik se tjetri por edi rama po nuk guli kembe per drejtesi ky vent do drejtes drejtesi drejtesi