Të dashur miq, motra dhe vëllezër. Një akt i rëndë e i paprecedent ka ndodhur nga qeveria e krimit, që ka uzurpuar pushtetin tonë. Piktori ka vendosur të heqë foton e Bujarit dhe të vendosë foton e Ismail Qemalit.
Ky dështak, që nuk matet dot me arritjet e Bujarit, kërkon të errësojë figurën e tij dhe ta zëvendësojë atë me Ismail Qemalin.
Për t’iu kundërpërgjigjur këtij akti të shëmtuar politik, thirra në një konsultë të gjerë Bujarin, Lulin dhe Jozefinën. Për mungesë zyre, përkohësisht takimin e lamë tek zyra e Nishanit.
Ua parashtrova problemin dhe masat që duhen marrë.
I pari foli Luli.
-Duhet të bëjmë një protestë, tha, dhe njerëzit të dalin me pankarta në duar me pamje nga zyrat tona me foto të presidentit pas dhe me foto të Ramës me Ismail Qemalin…
-Ide e mirë, i thashë.
Thirra Erlën dhe i thashë të më gjejë foto të zyrës së Nishanit ministër, foto të zyrës së Topallit dhe foto të zyrës sime.
Erla m’i solli pas gjysmë ore. U gëzuam shumë që i gjeti. I vendosëm mbi tavolinë dhe po i shikonim. Kishte ndodhur një incident. Erla kishte gjetur foto kur ishte Bamir Topi president dhe Bujar Nishani, Jozefina dhe unë e kishim hequr fare foton e tij. Dhe kishim të drejtë. Ai zotëria nuk ishte president, ishte puçist. Ai e meritonte t’ia hiqnim foton. Bujari e kishte tepruar, se në vend të fotos së Nishanit kishte vendosur foton time. Kurse Jozi e kishte vendosur foton time, por jo në kornizë, por në tavolinë tek skrivania.
E thirra Erlën dhe i thashë të më gjejë foto të tjera ku e kemi foton e Nishanit pas.
Vazhduam bisedën për të diskutuar çfarë mund të bënim tjetër.
-Unë them ta denoncojmë fort në parlament, tha Jozefina. Kjo tregon linjën pro-greke të Ramës. Ai hoqi një burrë të vërtetë shqiptar dhe vuri foton e një burri të martum me një greke, që ka dashtë me shitë Shqipërinë tek Greqia.
-Jo se kjo mund të jetë e rrezikshme, tha Luli, por unë them ta denoncojmë që ai e ka hequr për arsye estetike se Bujari ka vetëm mustaqe, kurse atij i pëlqejnë burrat e parruar siç rri vetë.
-Mos m’i përmendni mustaqet, tha Bujari, se i ngelet shumë qejfi vajzës se prej asaj i mbaj. Gjejmë ndonjë arsye tjetër.
Më në fund ndërhyra vetë.
-Do reagojmë në mënyrë të pashembullt, u thashë. Në çdo zyrë ku kemi njerëz, do shpërndajmë foton e Bujarit dhe të ngjitet në mure. Sa herë të shkojnë në mëngjes në punë, t’u shfaqet para Bujari. Atëherë do ta kuptojnë se betejën me ne e kanë humbur. Do t’u bëhemi në gjumë.
Ma aprovuan menjëherë. Thirra menjëherë Flamurin dhe ai mori Visin që kanë shtypshkronjën bashkë dhe porositëm 100 mijë foto të Bujarit. Tani beteja për t’i kthyer foton në vend Bujarit filloi. Përpara!
OK po nxitoni pak qe te mos blej leter higjenike per kete muajin qe vjen…
?
Ky dështak, që nuk matet dot me arritjet e Bujarit, kërkon të errësojë figurën e tij dhe ta zëvendësojë atë me Ismail Qemalin.
?
KJO ESHTE E FORTE:
http://goo.gl/14CCIS
Une them te veme keto:
Sal ike
do te te gudulisi me mustaqet ?
ahahhahahahah
Prisni o kriminela, prisni; kini për të parë akoma deri sa për vjedhjet, vrasjet e tërë krimet e kryera, të dilni para gjyqit.
Shpëtoi Shqipëria nga Banda Kriminale Neofashiste e Salih Geddaf Gërdec Gërdallës.
une them te veme foton e sali skenderbeut ………..
e pike e zeze çna ka gjete?????? ky saliu vazhdon te flase akoma ne emrin e popullit ……….. po kush eshte tani sali Berisha ????????thjesht nje deputet
ik o sali mbushu me gjithe xhozefine