Axhendë e paprecedent në Bruksel/ Rama takon Rasmussen: Do jemi në lartësinë e NATO-s

17 Shtator 2013, 09:44Politika TEMA
Axhendë e paprecedent në Bruksel/ Rama takon Rasmussen: Do jemi

Kryeministri Edi Rama vijoi takimet në Bruksel në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare.

Kjo vizitë, e para e Ramës si kryeministër, është e paprecedent përsa i përket axhendës së takimeve.

Brenda pak orësh ai takohet me të gjithë drejtuesit e lartë të Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Në mëngjes Rama është pritur në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, takim që është pasuar me një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka deklaruar se është koha që Shqipëria, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit, të shohin drejt së ardhmes dhe jo në të shkuarën.

Gjithashtu, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka vlerësuar kontributin e dhënë nga vendi ynë për sigurinë.

“Shqipëria ka dhënë kontribut të çmueshëm për paqen në rajon dhe në vendet ku Aleanca e Atlantikut Verior ka forcat e saj”.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, “Shqipëria është vend strategjik për Aleancën”.

Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, u shpreh se Shqipëria do të vijojë të jetë anëtare e NATO-s duke dhënë kontributin e saj dhe duke përmbushur detyrat e saj.

Në këtë mënyrë Rama thumboi qeverinë e larguar se nuk ka qenë në lartësinë e kërkuar nga NATO.

“Shqipëria do të vijojë të jetë pjesëtare e kësaj organizate. Na është dashur një kohë e gjatë për t’u bërë pjesë në NATO. Kemi marrë të gjitha përgjegjësitë për të kryer këtë detyre, ne do të bëjmë më të mirën për të mbajtur lart reputacionin e kësaj organizate”, theksoi Rama./ep

15 komente në “Axhendë e paprecedent në Bruksel/ Rama takon Rasmussen: Do jemi në lartësinë e NATO-s”

  1. Mithati says:

    Per cfar thumbimi e keni fajalen zoti Mero,per Naten apo Diten.Me pelqen se harron shume shpejt Kur do ti zoti Mero.Me serioz faleminderit.

    1. Durim says:

      Cfare ka ne kete vizite kaq te paprecedente ! Vetem keshtu lajmesh mos i beni kaq te bujshme se na kujtoni Berishen ne vakt qe merrte me vete TVSH dhe dilte fliste ne korridoret e BE. Pastaj vinte ne Tirane dhe dilte ne mbledhjen e qeverise e perseriste “cfare u thashe e cfare me thane”.

  2. Haxhi Qamili says:

    Rasmussen:”…të shohim drejt së ardhmes dhe jo të shkuarën”. Si duhet ta marrim këtë? Orientim për të mos dënuar klanin mafioz të Sali Berishës…??? Apo thjesht një retorikë e zakonëshme? Ishalla të jetë kjo e dyta…se po qe e para, atëhere çohuni të ikim të gjithë nga Shqipëria, se s’ka për t’u bërë kurrë!

  3. adi says:

    si mund te jesh ne lartesine e NATO, kur iredentizmi shqiptar kerkon teritore ndaj fqinjeve anetare me te vjeter ne NATO, kjo strategji per te gjitha partite perfshi ramen dhe berishen? kufitje ndryshohen me lufte, po ke kellqe lufto me ushtrine qe mos ta shkateroje, te maresh territore ne te kundert mos u fshih pas flamujve te fuqive te medha.

  4. Skypion says:

    Tmerr!Shtypi i majte eshte i stermbushur me levdata e hosanara per qeverine e re!Cdo dite,nonstop jepen lajme ku pasqyrohen “sukseset” e para madheshtore te Rames&co.!
    Propaganda e dikurshme eshte kthyer,dhe ka zene ne befasi median shqiptare;ende shume gazetare,analiste,opinioniste qe po i thurin lavde pa fund Rames,nuk e kuptojne se cfare marrezish po bejne!
    Eshte e paprecedente kjo ne 23 vite demokraci;eshte e praprecedente ,jo vetem tek ne,por edhe kudo ne boten demokratike;sepse,te nderuar idiote te dobishem,lavde te ketilla, qe po i behen Rames dhe ministrave te tij nga nje pjese e madhe e gazetareve dhe mediave ne vend,jane tipike vetem per vendet diktatoriale;kane qene te zakonshme vetem ne ish-vendet komuniste;dhe jane te zakonshme,ne Korene e Veriut,Kube,Iran,por edhe ne ish-republikat e BS si Bjellorusi,te cilat ka qejf t’i permende Rama…!! E shikoni se c’ironi bajate po na servir historia ne shqiptareve?!!

    1. leo24 says:

      @ skypion, po ti ke 23 vjet qe po i thur lavde SALES, u merzite ti me 1 jave, dale prit se s’ke pare dhe degjuar asgje, fundi fundit deri tani qeveria e re eshte ne rruge shume te drejte, do ZOTI keshtu vazhdofte.

  5. LORA says:

    Nuk ka asnje gje te “paprecedente”.Te paprecedente jane 23 vjetet e turperimit e te plackitjes se shqiptareve e te Shqiperise.
    Lajmi eshte vetem shenje e nisjes se rruges se normalitetit te partneritetit te Shtetit Shqiptar me faktorin nderkombetar, sidomos me te europian.

  6. Aleandro says:

    Shqiperi moj Shqypni kur sje bere ske per tu bere e kurre mos u befsh.Te gjithe nga gazetaret servila dhe komentuesit po ashtu , Behuni njerez me llogjike te vete dijshem prisni mos thurni lavde,Qeveria Sala patjeter ishte nje klan hajdut eshte e dukshme shume vite rezultati i vetem shume vrasje pa autore,Po Rama tani u cua ne kembe prisni se dardha e ka bishtin mbrapa,Rama po drejton qeverine me meten me Rucin e me kancerogjene te tjera komuniste nese ai vete ndoshta nuk eshte komunist ne shpirt???Prisni te thurni lavde se Shqiptaret kane nje gje te perbashket ne gene servilin spiunin.Ne jemi popull i ndyre skemi njohur kurre fisnikeri,Respekt,Nder.Sepse kemi qene historikisht te varfer dhe te shtypur.Kur eshte cuar populli ne kembe kunder politikaneve???Kur eshte protestuar kunder vrasjeve qe po behen ne shkalle masive dhe nuk kane autore.Kur eshte protestuar pse njerez me vrasje ne kurriz nuk gjykohen dhe jane te lire.Epo befshi qejf o popull dele.Kur nje popull nuk kerkon nuk mer gje kurre por mbahet me shpresa dhe vihet ne gjume.Sala dhe Edi jane me shume se miq ndajne interesin bashke…

  7. Ina says:

    Me ne fund e kane kuptuar se ishim ne kohen e ‘qiririt’ me Berishen & co. Vetem babezi hajdutesh te rendomte, servilizem, hipokrizi, nepotizem e korrupsion sundonin ne regjimin e atij plaku pervers te rrjedhur e rrezik kombetar. Kemi tashme nje lider te denje per nje popull europian, inteligjent e dinamik. Mjaft me me nostalgjite e te qarat per nje ish-diktator, si ne Kore. Kemi kthyer faqen e librit e jam e bindur qe gjithcka do ece me mire.

  8. king says:

    Pse me NATON ky eshte sikur tha natoja eshte nate cfar na duhet

  9. Anda says:

    Sa shume qeshin keta politikanet tane kur jane para te huajve…duket sikur kane dy portrete..nje te ngrysur per ne shqiptaret e nje tjeter te qeshur per nderkombetaret…
    Do ishte mire te ishin kaq te dashur dhe ne Shqiperi…(kjo per te gjithe politikanet)
    Ju kujtohet kur erdhi Klinton…asnje deputet nuk mungonte ne salle…dhe çuditerisht te gjitheve u dukeshin te gjithe dhembet…..nuk ka qene kurre i i paqshem parlameti sa ate dite….sikur te ishte gjithe vitin ashtu…

  10. Mithati says:

    Si u be nata dite zoti Rama.Po ti Mero dole nga nata Vetem lajme te Mira tani e ,e bête lule shume shpejt Shqiperine bravo.dhe pse jo urime!

  11. ajaxs says:

    O Hanko,o Hanko, mos ma mburre mos ma levdo (Qeverine)se brenda 3 muajsh punen do ja shohe.

  12. safeti says:

    U nderruan qeverite, nderroi emer dhe ramy me qen chcagon.
    Sali bathoren keta se lejonin as te futej neper banjot dhe koridoret dhe jo me neper zyra.
    Ahhhh saliiiii, saliii.
    Te iku jeta dem mor idjot malsie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje