Ismail Nishani
Sot më mori në telefon Bujari. Donte doemos të konsultohej për punën e fotografive. Për shkak të problemit që ka, u ngrita e shkova në zyrën e tij. Ishte prerë në fytyrë.
-Ma bëri me të pabesë, tha. Sapo i firmosa qeverinë, shkoi në zyrë dhe më firmosi heqjen e fotografive.
-Ke shumë të drejtë, i thashë, por ne do qëndrojmë. Qëndrestarët e PD-së nuk të lënë vetëm.
-Kam një shqetësim, më tha. Kisha ngarkuar këtë Ilir Zhillën të më bënte fotot dhe t’i shpërndante nëpër zyra. Ka kaluar një vit dhe më thotë që vetëm 30 foto ka shitur. Mos ka ndonjë sabotim këtu?
-Në asnjë mënyrë. i thashë. Unë kam dhënë porosi të blihen fotot, por ai zotëria i shiste nga 80 euro copa. Tani o zotëri 80 euro copa nuk mund të shitet një foto e jotja.
-Dakord Doktor, ne jemi gati dhe t’i falim, po si t’ia bëjmë që t’i shpërndajmë në zyrat e bashkive që ka PD?
-Ku ka bashki PD-ja, vetëm Tiranën dhe Shkodrën ka, i thashë, por s’ka problem se i shpërndajmë në komuna, se komuna kemi plot.
-Më bëri shumë përshtypje, tha, që Kuvendi nuk kishte blerë asnjë foto. As vetë Jozefina.
-Ke të drejtë, i thashë. Ka bë gabim shumë.
-Jam shumë i shqetësuar, tha, se nëse njerëzit nuk të shikojnë në mur, mendojnë që më kanë shkarkuar nga president.
-Ke të drejtë shumë, i thashë. Do flas unë me Ilir Zhillën dhe t’i fali ato që i kanë mbetur.
Dola nga Bujari dhe thirra në zyrë Zhillën. I kërkova një raport sa foto të Nishanit kishte shitur.
-Pak fare Doktor, tha. Këta ministritë nuk e blinin, bile qeshnin kur ua thosha unë. Jozefina tha ‘mos ta shof atë fytyrë siriani ktu’, dhe nuk më mori asnjë copë. Vetëm Aldo Bumçi pranoi të blinte 30 copë se ua jap atyre të ambasadave, më tha.
-Atëherë, i thashë, detyra jote tani është t’i falësh ato që kanë mbetur.
-Jo Doktor, kam gjetur një variant të ndërmjetëm, tha. Një miku imë tha që mund ta bëjmë me fotoshop mjekrën dhe flokët e Ismail Qemnalit dhe tiparet e Bujar Nishanit. Kështu u bëhet qejfi të dyve.
-Në asnjë mënyrë, i thashë. Bujari nuk pranon të heqë mustaqet se i mërzitet vajza. Duhet gjetur një zgjidhje tjetër. Duhet të falim foton.
-Nuk kam as ku ta fal Doktor, nuk ma merr njeri as me lek, as pa lek. Tek PD-ja nuk ma marrin se është foto jote dhe e Lulit, tek PS nuk e duan, në zyrat e shtetit jo. Nuk ma merr njeri.
-Atëherë duhet me i çu në PD, i thashë, se do fillojmë protestat. Po, po, do t’i nxjerr njerëzit në rrugë me portretet e tij. Ata ose do të detyrohen të kenë Bujar Nishanin në zyrë, ose ky vend do ndizet flakë, i thashë.
Më duket se më mirëkuptoi.
-Dakord Doktor, tha, i çoj unë tek PD-ja, po ndonjë lek do më jepni se kanë ca kosto ato?
-Të të vijë zor, i thashë, kërkon lek në opozitë. Të kemi dhënë pushtet, të kemi dhënë emër, tani do të nxjerrësh lek dhe nga mustaqet e Nishanit.
U skuq deri tek veshët dhe doli jashtë. Aty e kuptova se pushteti tetëvjeçar i ka korruptuar njerëzit dhe i ka bërë të pamëshirshëm. Por ne do fitojmë. Jetën e japim, Bujarin s’e japim! Përpara!
hahahahaha, pse u blikan fotot e presileshit mo?
Propozoj,qe QEVERIA E RE TA NDRYSHOJE VENDIMIN E MERRE PER HEQJEN E FOTOS TE NISHANIT NGA INSTITUCIONET SHTETERORE ME JUSTIFIKIMIN SE KA MUSTAQE TE SHPIFURA ALLA ANADOLLAK!!!
Do te ishte IMAZH ME MODERN DHE ME REKLAMUES PER EUROPIANET,QE TE VIHET FOTOJA E NISHANIT ME RROBA BANJO!!!
Te pakten keshtu QEVERIA E RE DO TE TERHEQE VEMENDJEN E MEDIAVE DHE MILIONA FANSAVE NE MBARE BOTEN!!!
Shikojeni kete propozim se nuk u del keq!!!
Me ate FIZIK MODEL do t’i behet reklame famoze edhe RRACES SHQIPTARE KUDO NE BOTE!!!
SUPER BATUTA:
“…Një miku imë tha që mund ta bëjmë me fotoshop mjekrën dhe flokët e Ismail Qemnalit dhe tiparet e Bujar Nishanit. Kështu u bëhet qejfi të dyve.
-Në asnjë mënyrë, i thashë. Bujari nuk pranon të heqë mustaqet se i mërzitet vajza
P.S. KJO ESHTE FOTO E VETME E BUJAR NISHANIT PA MUSTAQE
http://goo.gl/NwsR30
…shperndani nga nje cope per cdo fermer qe t’a vene ne mes te ares per te trembur laraskat…
Ore po Vajza pse i merzitet ?
po ta kish pare Ismail Qemali kete foto do kishe ngele shume i ofendur,ka shume dallim ,se Bujari nuk e ngre dote dore te drejtoj salen dhe e mban gjithmon ne vende te keqe ,kurse Ismaili cante me shpate ne dore pa i trembur syri dhe dora.
Hahaaaa hahhaaaa
Të të vijë zor, i thashë, kërkon lek në opozitë. Të kemi dhënë pushtet, të kemi dhënë emër, tani do të nxjerrësh lek dhe nga mustaqet e Nishanit-hahaha sa e bukur