VIDEO/ Në fund gjithkujt i shpëton të paktën një lot...

17 Shtator 2013, 12:19Politika TEMA

Jeni të lodhur nga reklamat e kompanive celulare në Shqipëri, ku sheh vetëm të rinj që hidhen e festojnë pa fund?

Atëherë shikoni këtë reklamë që është kthyer hit në internet.

Ajo është përgatitur nga kompania e telefonisë së lëvizshme në Tajlandë, True Move H.

Reklama nis me një djalosh të vogël, që ndiqet nga pronarja e një farmacie, që e kap atë duke vjedhur.

Ajo i merr ilaçet e vjedhura dhe e pyet se çfarë do të bëjë me to.

Djaloshi përgjigjet se do ia japë mamasë së sëmurë.

Në këtë moment pronari i një lokali aty pranë qetëson situatën, i jap farmacistes paratë për ilaçet e vjedhura.

Ai i thotë të bijës që t’i japë djaloshit edhe disa ushqime.

30 vjet më vonë, pronari i lokalit vazhdon traditën e tij me të bijën.

Por papritur ai bie përtokë pa ndjenja dhe e dërgojnë në spital.

E bija shokohet kur sheh se fatura që duhet të paguajë për shërimin e babait është rreth 25 mijë dollarë.

Ajo nxjerr në shitje shtëpinë.

Por skena tjetër tregon vajzën duke fjetur pranë babait. Kur zgjohet, gjen një faturë tjetër mjekësore. Shuma që duhet të paguajë? Asgjë.

Gjithçka është paguar 30 vjet më parë.

Doktori që po shpëton babanë e saj është vogëlushi që ata ndihmuan 30 vjet më parë, pasi vodhi ilaçet në farmaci.

“Të dhurosh është komunikimi më i mirë,” lexon motoja në fund të reklamës./ep

51 komente në “VIDEO/ Në fund gjithkujt i shpëton të paktën një lot…”

  1. tahipi says:

    me te vertet si mbajta dote lotet,,sinqerishte.

    1. ramizi says:

      Ne respekt te atij qe ka bere videon, to tju thoja qe kete skene e ka shkruar Viktor Hygo tek libri Te Mjeret. Ne rast se ju kujtohet Zhan Valzhani vjedh disa shandane ne nje kishe, Inspektori (Polici) Zhaverr e kap hajdutin Zhan Valzhan dhe e con mbrapsht tek Kisha. Prifti e shpeton Zhan Valzhanin duke then qe ai (Prifti) ja kishte falur shandanet E floririt dhe se ZhanVazhani nuk i kishte vjedhur, dhe pastaj vazhdon gjithe libri ose filmi me miresite qe bene Zhan Valzhani. Besoj se eshte histori e njejte.

      1. Indigo says:

        Eshte edhe nje histori tjeter e perafert, per bamiresine. Thone qe eshte e vertete dhe une dua te besoj se eshte e vertete.

        Nje djale, gjen ne nje shtylle te ngjitur nje leter ku shkruhej: “Ju lutem, me kane humbur 50 Krona. Kush i gjen, lutem te mi sjelle. Pa to, nuk mund te blej dot barnat e nevojshme”. Djali shenon adresen dhe niset per t’i dhuruar ato 50 Krona. Kur shkon, shikon se ishte nje shtepi e vogel, qe ne dukje e varfer. Troket dhe pas deres shfaqet nje e moshuar. Ai i thote se ka gjetur 50 Kronat e saj. Ajo nuk i mban dot lotet, dhe ne mallengjim e siper i thote djalit: Bir, te faleminderit, por ti je i 12-i qe hiqesh sikur i ke gjetur ato para…

        Ne bote ka ende njerez te mire dhe ne shqiptareve, paraja na ka zene syte. Thone varferia… edhe kjo, por me shume se kjo, eshte lakmia. Ne jemi lakmitar dhe ta pranojme! Lakmia na beri te babezitur! Lakmia jone beri qe ta prishnim kete vend, te shkaterronim natyren e tij. Lakmia e udheheqesve lakmitar te nje populli lakmitar, po e mban peng kete vend per 20 vjet. Degjojme lajme makabre se si njerezit vriten per 250 mije leke te vjetra. Paraja… paraja na ka zene syte!

      2. tefta says:

        FALEMINDERIT QE NA KUJTOVE FANTINEN , XHA MADLENIN , KOZETEN DHE FAMILJEN E TENARDJERIT SI DHE REVOLUCIONIN FRANCEZ ;NA EMOCIONOVE ME PERSONAZHET ME TE BUKURA 1

  2. redi says:

    Eshte nje histori shume e bukur dhe prekese. Jam i bindur se ne kete bote ka edhe njerez shume te mire.

    1. abcanticcccen says:

      redo nuk është histori!!!
      është rreklamë!
      por dhe sikur të ishte e vërtetë do të ishte një pikë uji në oqeanin e kripur të ndyrësisë njerzore!!
      do të ishte një moment i këndëshëm e mallëngjyes që do të shuhej shumë shpejt kur të shihje mosmirnjohjen e përditëshme!!
      do të ishte një moment platonian në këtë botë ku sundon aristoteli!

  3. Zoti na dhuroi jeten, nese ne nuk dhurojme dicka me pak se jete tek njerezit ne nevoje, sinqerisht ne jemi te vdekur perbrenda.

    1. zefi says:

      Tepke, si Sali Berisha e ka bere!!!
      Edhe ai keshtu e ka ndihmuar popullin shqiptar:NE GERDEC VRANE VETEN NGA LUMTURIA 26 VETE DHE NE 21 JANAR VRANE VETEN PO NGA LUMTURIA 4 VETE!!!
      CDO DITE VRASIN VETEN PA HESAP GRA,BURRA,FEMIJE TE JEHOVAIT,GRA,QE VRASIN BURRA,BURRA QE VRASIN GRATE,FEMIJTE QE VRASIN PRINDERIT PER NJE HU GARDHI DHE MIJRA FAMILJE TE NGUJUARA NGA LUMTURIA!!!
      DHE ME TE LUMTURIT NE SHQIPERI JANE BASHKE FSHATARET E Sali Berishes,qe VRASIN NJERI TJETRIN PER NJE FJALE GOJE SI TE ISHIN LEPUJ!!!
      E cfare do me populli yne mosmirenjohes???

  4. Drenicaku says:

    Historija esht e verte por me sa di une kjo ka ndodhur ne USA.

    1. kledon says:

      po mo lali po! ne usa ndodhin te tera historit. dhe UFO-te atje ulen…. restoja e botes nuk ka vend per histori.

      1. Hajdut says:

        Jo mo kjo ka ndodhur ne Arabine Saudite sepse ata jane shume bujare sidomos kur vjen puna per leke…asgje qe ndodh ne Usa ose ne vende jo islamike nuk eshte me qellime per mira sepse vetem muslimanet jane bujare dhe te paster ne shpirt

        1. i says:

          ik o idiot,
          ca lloj idiotash mban kjo toke, gjynaf

    2. I fundit i Moikaneve says:

      Kjo eshte nje histori qe ndodh mbase cdo dite dhe kudo ne bote.Vetem se nuk ishte bere video.

  5. david says:

    uaauuuu shume prekese.

  6. azom says:

    Bravo zoteria human por me beri peshtypje edhe qe zoteria ne fjale ka qene tregtar per me shume se 20 vjet dhe nuk kishte as 25 mije dollare por i duhej te shiste shtepine per tu kuruar. Ne Shqiperi tregtaret dhe me koti, 25 mije dollare i bejne shpejt sepse ketu abuzohet shume me cmimet dhe asnjeri nuk e can koken te kontrolloje tregun dhe cmimet. Shume produkte ketu jane me shtrenjte se ne vendet me te shtrenjta te botes kurse cilesia le shume per te deshiruar….

    1. i says:

      dmth ai qe ka fast food aty ke lagjia jote ka 25000 mij dollar, ke po thua?

  7. aaaaa says:

    Kjo eshte historia e vertet e Sali Berishes. kur ishte i vogel vodhi ilace per sheqeren e semure dhe kur e kapen ja falen ilacet. ate dite vendosi te behej doktor qe te ndihmonte shume njerez ne nevoje, dhe tani pas shume vitesh paguan faturat e te tjerve dhe nuk le njeri pa ndihmuar ose …. ?

  8. Patrioti says:

    Deshiroj me gjithe shpirt qe bota te funksionoje ne kete menyre, ku njerezit te dhurojne vec miresi e dashuri tek njeri-tjetri…..do ishte perfekte.

  9. Askushi says:

    Kjo Bote na eshte dhuruar nje here.
    Dhe ne kemi bere c’mos(edhe me te gjitha marrezite) per ta cuar perpara,edhe duke vrare,prere e shkelur mbi njeri-tjetrin,edhe duke e dhunuar,perdhunuar e percudnuar sistematikisht e pa limit.
    Dhe ja ku jemi sot:
    -Nje Bote komplet komerciale;nje shterrim e shuarje marramendese e vlerave humane…;nje reklame vetvrasjeje!
    -Ballperball me pytjen fataliste;do te kemi nje ridhurim(te dyte)te kesaj Bote,apo po shkojme drejt zbulimit te nje Bote tjeter??!!

    1. Cingapok says:

      Ti sheh vetem boten tende ajo ashtu eshte, shke, e rrembe, e tradhetu perca e sundo pa limit.

      Por ne ket boten e vogel ka edhe ndryshe, dashuri, lot, dhurata, perjetime, ajo dridhet paksa kur aksidentalishtpreket disa caste me boten tende te krimit e te kafsherise—

      1. Askushi says:

        ‘Cingapok’,o frymor i kesaj Bote,i ketij Rruzulli toksor,frymor i Galaktikes,s’perben cudi per mua qe ju s’jeni ne nivelin qe te kuptoni Refleksionin tim, e aq me pak mesazhin qe une doja te percillja!
        S’perben cudi sepse une e di,se bota juaj eshte e vogel,botekuptimi juaj i vjeter,mendjemprehtesie dhe intelekti juaj le shume per te deshiruar,ndaj e tera permblidhet ne mentalitetin e rendomte te nje militanti(militanteje),qe cdo gje(te kesaj Bote te Madhe)jashte botes se partise(dhe botes se Idhullit)tuaj,eshte “krim e kafsheri”,eshte”shke, e rrembe, e tradhetu perca e sundo pa limit”(te me falin lexuesit, qe po perifrazoj’shkelqimin e Cingapokut’).
        Fatkeqesia juaj eshte se Militantizmi(i ‘shkelqyer’)ju ka verbuar syte e trurin,ndaj dhe s’arrini te lexoni e kuptoni asgje(qofte dhe nje Refleksion te thjeshte,te pergjithshem e kryekeput human e progresist).
        Ja,pikerisht per kete fatkeqesi tuajen,diku(dite me pare),ju kam shprehur ngushullimet e mija me te sinqerta!…
        Te reflektosh eshte …,te ndalesh per nje cast…,te nxjerresh cdo pike ajri te ndotur e te vjeter(edhe nga ‘rreza’ e fundit e mushkrive),e te besh nje frymemarrje te thelle e cliruese, shoqeruar me shpresen e besimin qe kjo Bote(qe s’eshte vetem e imja dhe e juaja),te behet me e mire,me humane,me e jetushme!
        Mundohuni te bini ne Refleksion edhe ju Cingapok!

        1. mirel says:

          O ASkush! o BUllSHIT !i kesaj toke. Ti qe rron vetem per te trazuar njerezit ne qetesine e boten e tyre cilado qofte, dhe e ben per ca para te felliqura, dhe i perdorur e pa deshiren tende, ti as nuk meriton nje vend ne kete toke e jo me te reflektosh. Ti je nje perbindesh i vertete, une as qe mund te imagjinoj lot ne syte e tu, vetem kur te te afrohet vdekja, sepse perbindshat si ti kane frike te vdesin

          1. Askushi says:

            mirel(e),(ha ha ha ha) !

            Po te isha krejt i sigurte se qetesoheshit(e lumturoheshit),po te pranoja se jam nje bullshit, perbindesh qe s’ka qare kurre,do ta beja(edhe pse i gjendur ngushte me veten time),por s’jam krejt i sigurte se pastaj juve,do ju kapllonte trishtimi,e do humbisnit ndjesine e pikes se lotit ne sy!

        2. Cingapok says:

          askush ta dine komentuesit kush je ti largohen pergjithmone nga blogu. ti je binjaku i Temuzit tek filmi Ezel, por dije se une jam Ali Dara dhe te betohem e ke tepruar aq shume , po aq shume sa une po te pashe edhe nje shenim te vetem ketu do te ti pres gishtat me dare e do i bej ushqim per qente e lagjes.
          Ju lutem tema ma publikoni

          1. Tironci says:

            o chingapok, shko futja noi tas dhalle pash Zotin, se na hape barkun me ezelin, aliun, skenderin, seferin e cooo te serialeve turke. shko mor bir dil nje xhiro nga blloku

  10. liu says:

    kjo video eshte nje mesim i mire per te pasurit qe mendojne se kur te vdesin do ti marin tera me vete mos harojne 2 metra te gjithe

    1. Cingapok says:

      Thuaja Askushit qe edhe turirin e ka si elefant. I duket se do rroje pafundesisht, prandaj perpiqet te shkaterroje njerez te mire deri sa nje dite do ngelet vete i shkaterruar. Ne fakt eshte ishkaterruar nga ana mentale, cfare do donte me shume njeriu ne kete jete vecse te kishte trute ne koke?!

  11. Era says:

    E mrekullueshme!!!!

  12. Gezimi says:

    Nje histori njerezore shume prekese. Mos harrojme se ne kete bote nuk ka vetem djaj por dhe engjej.

  13. Guri i vjeshtes says:

    Zoti na ka dhuruar dhembet, zoti do te na dhuroje buken e perditeshme.
    God gave the teeth; God will give bread.

    Reklamat te kompanive celulare fokusohen tek ‘kenaqesia qe ndjejne perdoruesit e telefonave celulare’ dhe gjithmone jane me buzeqeshje
    tepruara dhe gjithmone me te rinj qe defrejne me celuar ne dore (shumica jane te papune dhe te paleke ne fakt) kjo per te treguar kliente te kenaqur.

    Me thene te drejten kjo reklame tajlandeze eshte shume domethenese dhe njerezore.

    Duhet shoqeria civile te ndikoje qe reklamat ne vendin tone te jene realiste, edukative dhe njerezore ne rradhe te pare.

    Ka raste skandaloze kur reklama per produkte qe njihen boterisht si te demshme per shendetin e femijeve, perdorin femijet per te shprehur ‘cilesine’ e tyre.
    Ato paraqesin femijet sikur vdesin qe te hane sallam me mish brazili, qe vdesin te pine pije me gaz dhe koncentrate ‘lengje frutash’ me te fresketa se do te ishin ne peme, me kos natyral qe behet me qumesht pluhur te importit etj etj.

    A ka organe shteterore per te mbrojtur konsumatoret xhanen apo do vazhdojme te jemi shteti i rrumpalles , kush ta haje le ta haje, kush te semuret le te semuret, kush te vdese sa mire qe beri.

  14. mark says:

    Kjo eshte per Salen, Meten & Co qe e kane vjedhur e rrenuar kete popull; qe ende nuk kane te ngopur! politikanet dhe qeveritaret (lexo: hajdutet) shqiptar vishen e krekosen me fytyra fodulle dhe injorante, bejne shpenzime te shfrenuara me parat e popullit, kur shume shqiptar nuk kane buk per te ngrene.

  15. Klimax says:

    Dikur, jo shume large ne kohe, ishim ne shqiptaret qe dolem nga gardhi i diktatures per nje jete me te mire neper bote. Fatkeqesisht shume prej nesh “harruam” ndihmen e momenteve te para dhe teper te veshtira te fillimit te nje jete te re ne keto vende te huaja nga njerez te panjojtur per ne. Tashme, shume nga ne te “fuqishmit”, gezojme me veshtiresite e tyre nga kriza e rende dhe kerkojme ti “shkelim me kembe” per ti “zhdukur” nga faqja e dheut!!!
    Besoj se na pershtatet shprehja se “evgjiti kur behet “mbret” vret edhe babane e tij”!

    1. Cingapok says:

      Bravo KLIMAX, me si guri nje pjese e shqiptareve jane arrixhinj

  16. Bato Mokra says:

    E kam pare videon dhe, jo si kori i te paditurve, nuk jam habitur fare, as mallengjyer.
    Video me mesazhe humaniteti,-dhe jo vetem me to, – fatmiresisht, jane shtuar, pasi eshte nje nevoje publike, per te hequr dore nga ftohtesia e reklamave, qe jane trysnuese, minojne frymen e solidaritetit, shtojne “natalitetin” e te forteve per te mberritur me cdo kusht e mjet te malli i reklames me te re, pa e ditur, ose pa e vrare mendjen se, sic thone ne Afrike, per nje qe rri nen (ose qe nuk e vret mendjen se c’ere ka djersa dhe nga dalin parate per te bere te veten risite teknologjite), duhet te punojne tre te tjere ne diell.
    Sipas meje kjo video dhe mjaft te tjera analoge, qe percjellin mesazhe qytetarie, te ndihmes e solidaritetit njerezor, tregojne jo vetem per mundesite e medha teknologjike per jetesimin mediatik te mencurise se njerezimit edhe ne dobi te promocionit qofte edhe te nje artikulli.
    Pse ka prekur miliona njerez kudo ne bote? Pikerisht per keto mesazhe perhere aktuale. Promovuesit tane mund t’i bejne “kombetare”, mjaft nga promocionet e tyre, te cilat shpesh here per nga menyra se si i ndertojne percojne nje diletantizem e amatorizem skandaloz, qe s’te bie ndermend jo vetem te blesh mallin e ri qe reklamohet, po mos te degjosh fare me ate promocion. Varferi idesh e zgjidhjes teknologjike, dialogje si ne estradat e hershme, kur dialogonte Punetori 1 apo A me punetorin 2 apo B, asgje terheqese, nje steriotipi banale. Dhe, realizuesit marrin, thuhet, goxha honorare!? Per cfare? Per te merzitur shikuesit! Nqs ka ligj qe me mbron, mund te nenvizoj ketu edhe rekalama a promocione, qe mund t’i kete bere roja i deres se prapme te biznesit.
    Nqs ndonje nga parvenyte e sotem qe merren me keto pune, komenti im i mesiperm sherben edhe si oferte. Jam i gatshem, per te sjelle ndryshime.

  17. Ajdi says:

    Me preku shume spoti, por kur lexova komentin per Berishen dhe te emen Sheqeren me hipi gazi dhe spo e mbaj dot edhe tani qe shkruaj. Hallall o aaaaaa.

  18. maja says:

    Pasuria -Deri te dera e shtepise e shoqeron te vdekurin nuk merr me vehte asgje.
    Shoqeria e vllazeria- Deri tek gryka e varrit , i ben nderin e fundit .
    Hallet – I merr me vehete i vdekuri, mbyllen me ska,

  19. maja says:

    Prandaj po ke mundesi DHURO nga djera jote dhuro dashuri e miresi sa je gjalle se te kthehet nje dite……..

    1. Cingapok says:

      po pse vjedh nicknamet e te tjereve? di nuk besohesh ne asnje fjale o Askush sepse ju vjedh JETEN njerezve ate qe nena ua jepem me gjithe dashurine e saj. A ka me monster se ty? dhe kete e quan fitore!!! Ti ja i shkare komplet mjere kjo tok c’mban mbi shpine.

  20. paulo says:

    sikur nga pak miresi ta dhurojme çdo dite nuk do te ishim ketu ku jemi . arroganca ,mendjemadhesia , egoizmi ,smira i ka rrethuar njerzit e nuk i lane te shohin se ka edhe nje bote tjeter ku ka dashuri,mirsi,pervujteri, ku mjell sot e korr mot. shume jane qe mendojne te zgjidhen gjerat me lufte e nuk duan as qe te mendojne se munde te zgjidhen me paqe.shume jane qe mendojne qe te grumullojne pasuri sot,e harrojne qe te dhurojne diçka e ta marrin me shumice ne mot.e po ta marrim ne aspektin monetar rastin do te shohim nje diçka te randesishme edhe per ato qe e kane çdo gja te lidhur me pasurimin. nuk ban vaki qe te arketosh me çdo lloje banke 20$ e te marresh 20000$ mas 30vitesh. mirsia e ivestuar ne çdo kohe nuk munde te matet me as nje lloje interesi.

  21. ARUSHA says:

    TREGIM I SHKELQYER JAM SHUME E MALLENGJYER;JU FALEMINDERIT

  22. cingapok nuk perserit says:

    hej cingapok sapo pashe emrin mu kujtua melodia e filmit ‘perendimi i larget’nuk e di si e ka titulin ne anglisht nuk po e gjej nese me ndihmon,dhe sa per kete histori ka plot,bota eshte e madhe me histori te pafundme.

  23. Emigrant says:

    Nje histori prekese dhe shume domethenese Ndodh shume ralle por nuk e di nuk ka gje me te bukur se kjo ne kete jete Nuk ka lidhje me perkatesine fetare sic thote dikush thjesht eshte nje ndjenje njerzore e atij qe e beri ne fillim dhe e atij qe nuk e haroi kete nder Se ka shume njerez qe nuk duan ta dine per nderin qe u ben e shkelin me kembe ate per mos thene se e mira te kthehet ne nje bumerang ne ndonje rast.

  24. Gezimi says:

    Krahasojeni me reklamen tone te Kastratit, qe kerkon te te joshe me karburantin e tij, por te ofron cilesine me te dobet. Turp e faqe e zeze!

  25. Albana says:

    Karma is a bitch….cdo gje te kthehet ne jet…e mira dhe e keqja

  26. Rita says:

    Me te vertete ka njerz shpirt mire por ne mes te popullates , midis nesh jane aq te paket gati te padukshem !!!! Eshte per tu cuditur kontrasti qe krijohet nga puna qe mund te beje nje njeri i vetem e nje numer i shumte njerezish !!!!Aty ku bashkimi ben fuqine sic thote dhe nje proverb i urte po aq dhe fatal e shkatarrues ky bashkim ! E ndersa nje njeri i vetem ,qe po te masesh forcen e fuqine e tij me te shumtit ,me te grumbulluarit eshte zero ,asgje e pallogaricme ,por ben ate qe s”mund te beje ai grup njerezish ,ben mrekulline ,magjine jep jete e shprese tek dikush sic eshte dhe rasti i rekajmes tajlandeze !!!!Kontrastet ne kete jete nuk jane vetem tek ngjyrat ,jane kudo prezent ,na vene neve ne prove cdo dite e cdo minute !!!!!

  27. arbeni nga tepelena says:

    sh e bukur,por kjo nuk eshte e keshillushme per ne shqiperi.

  28. leo24 says:

    kete gje kerkon dhe do te beje EDI RAMA me shendetesine, siç e ka gjithe evropa perendimore, te gjithe te paguajne nje shume modeste çdo vit, dhe te gjithe ata qe kane nevoje per mjekim, te mos shesin shtepite dhe te futen ne borxhe, per nje oiperacion. me nje fjale SOLIDARITET PER TE GJITHE DHE ME TE GJITHE.

  29. detroit says:

    MOS BESONI O SHQIPTARE ASGJE.NE BOTEN E KAPITALI NUK TE FALIN NJE CENT[1QINDARKE]DHE MOS JA FUTNI PORDHES KOT.

  30. Beni says:

    Fisnikeria dhe Miresia i ben keto.

  31. Zaberhoni says:

    ti kishte ra ne dore saliut ky cuni vogel e kishte var te palma se ai lufton korrupsionin hahahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje