Servet Pëllumbi vlerëson ‘çlirimin’ e kryeministrisë: Berisha do bëjë opozitë kurthesh

17 Shtator 2013, 09:51Politika TEMA

Ish- kryetari i Kuvendit, Servet Pëllumbi, është i bindur se kjo qeveri do të bëjë gjëra të mira për Shqipërinë.

Duke folur për gazetën Dita, ai vlerëson tre vendimet e para si të qarta, të sakta dhe të drejta.

Ai tha se këto akte po i kthejnë dinjitetin shtetit shqiptar.

Duke komentuar deklaratat e opozitës se këto vendime janë antikushtetuese, Pëllumbi thotë se kjo opozitë nuk ka gojë të flasë për këtë gjë.

“Ishte qeveria e Berishës që merrte pafund vendime antikushtetuese. Me arrogancën e tij, Berisha dhe qeveria e tij kanë dhënë shembullin më të keq se si mund të qeveriset vendi,” tha Pëllumbi.

Pëllumbi thotë se Berisha po bën opozitë kurthesh, por ka një mesazh për qeverinë e re.

“Unë kam besim se kjo qeveri nuk do të bjerë në kurthet që do të mundohet t’i ngrejë opozita. Qytetarët janë aq të mençur sa të shikojnë punët e kësaj qeverie, t’i krahasojnë me bëmat e mëparshme dhe të vërejnë ndryshimin e madh mes tyre,” tha Pëllumbi.

Ai ka vlerësuar edhe vendimin për të hequr gardhin rrethues të kryeministrisë.

“Ato hekura e ndanin qeverinë nga populli, krijonin një hendek të madh midis qeverisë dhe qytetarëve. Prandaj ky gjest duhet përshëndetur”./ep

6 komente në “Servet Pëllumbi vlerëson ‘çlirimin’ e kryeministrisë: Berisha do bëjë opozitë kurthesh”

  1. Bobi says:

    Ja nje komunist, por ndryshe nga Berisha, ka nje dinjitet ku i pershtati idete komuniste te marra gjate karrieres me ndryshimet qe
    ndodhen.

    Sali berisha nuk i pershtati por pershtati demokracine me idete komuniste.

    Serveti e njeh mire sepse ka eksperiencen e gjate me kete monster.

    Kini kujdes nga kurthet thote. Sepse do mundohet me cdo forme pengoje

    ecurine.

    Qe ne fillim kerkoi te beje nje, duke i kerkuar qeverise qe ta shtynte

    dhe dy dite votimin. Aq i pacipe eshte sa kerkon ne format me banale

    te fusi qeverine e re ne batakun e tij. Kerkoi qe qeveria te ikte

    pa mandat ne Bruksel. Ky njeri ska cipe.

  2. myzeqari says:

    Profesor Pellumbi respektoj mendimin Tuaj por kam idene se nje njeriu qe i zjene surrati nga 1 milion shuplakat e dhena nga populli ne 23 qershor nuk ma merre mendja se do kete kete aftesi te veproj, megjithese cfare nuk prete nga ai.

    Ai sot eshte si puna e atij qenit qe nuk ka dhemb me ne goje dhe vetem leh e te nduk por nuk te ha dot. Pastjen e tij atje ku eshte lereni rehat te shkretin Sali te jetoj dhe keto ditet e fundit. Me dhimbset kur e shoh ashtu dhe ndihem keq se e shohin dhe niper e mbesat e tij gjyshin plak pa nje fije mendje ne koke. Hahahahahahaha

  3. LORA says:

    “Opozita nuk ka goje te flase”,-thote semundja e bute s.pellumbi.
    Po aq sa kjo opozite brekedhjere nuk ke goje te flasesh,para shumices se shqiptareve, edhe ti o pjese e nano-kurvave qe ja ngopet 23 vjet shqiptareve brekedhjerin me korrupsionin dhe gangsterizmin tuaj.
    Me vjen cudi,qe kjo semundje e bute e paska marre vesh me ne fund se njerzit jane te mencur;sic duket qarte taborri i nano-kurvave funksionoi tere kohen me motivin “kalova lumin te dhjefsha kalin”,sa here qe ngulte fundomen ne kolltukun e arte te pushtetit.
    Ik pellumbi,ik e mos e nxirr me fytyren se nuk ke ti ndonje ndryshim te madh nga nahija brekedhjere e dr.krimit.Je gerdalle plak e nuk mund te kercesh dot me nen ritmin “dallendyshe ktheje ndryshe”

  4. david says:

    Shume dakort me parakomentuesin.

  5. arjanita says:

    Profesor.
    Ke gabuar.Bisha nuk do beje opozite kurthesh.
    Bisha do gjak do lufte.
    Urojme qe Rama t’ua tregoje me fakte shqiptareve
    surratin e vertete te Bishes.
    Uroj qe drejtesia ta denoje per krimet e kryera
    mbi popullin e vet kete monster dhe ta fuse
    ne kafaz.

  6. Aleandro says:

    Berisha do veproje ne te njejten menyre qe ka vepruar Rama para se te vinte ne pushtet nje loje vazhdon.Ne sna intereson me Berisha eshte diku aty por na intereson kjo qeveri se si do veproje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje