Në fushatë kryeministri Edi Rama premtoi se në vend do të ketë një polici të vetme, Policinë e Shtetit, që nuk do dublohet nga dhjetëra polici të tjera.
Dhe në fakt duket se ajo ka nisur të funksionojë si e tillë.
Pasi njësitë vendore kanë dështuar në ndalimin e ndërtimeve pa leje, situatën e ka marrë në dorë Policia e Shtetit, që ka vendosur sekuestro ndaj tyre.
Kështu ka ndodhur edhe me këtë ndërtim pa leje në katin e fundit të një pallati në zonën e Selitës, denoncuar nga gazeta TemA.
Policia ka bllokuar shtesën pasi nuk pati ndërhyrje.
Kështu ka ndodhur edhe me ndërtimet në oborrin e Fakultetit Ekonomik në Tiranë.
Policia jo vetëm që ka bllokuar ndërtimet, por ka nisur edhe procedim penal ndaj pronarëve.
Aksioni për të prishur ndërtimet pa leje, është shtrirë në disa qytete të vendit.
Ai është iniciuar nga Policia e Shtetit dhe synon identifikimin e ndërtimeve pa leje, pezullimin e punimeve në to si dhe nisjen e procedurave për ndjekjen penale të kompanive ndërtuese, që kanë shkelur ligjin.
Janë marrë masa edhe ndaj zyrtarëve, që kanë pasur përgjegjësi direkte në lejimin e këtyre ndërtimeve.
8 janë shtetasit që po ndiqen penalisht në gjendje të lirë, nën akuzën e kryerjes së ndërtimeve pa leje këto javë të fundit, kryesisht në Tiranë.
Ndërsa në fshatin Zejmen të Lezhës, është proceduar ish-sekretari i Këshillit të Komunës për falsifikimin e dokumenteve të një toke.
Në Bashkinë e Fierit është kallëzuar, kryeinspektori i Ndërtimores.
Në Lukovë të Sarandës, janë paditur punonjësit e administratës, për një ndërtim pa leje në fshatin Piqerës.
Në faqen online, stop rrënimit.com, e krijuar nga PS-ja për të bërë publike ndërtimet pa leje, numri i denoncimeve është 865 objekte.
Ndërkohë, të denoncuar në prokurori në gjithë vendin janë 233 ndërtime pa leje.
Por vetëm 10 % e tyre janë kallëzime nga inspektoratet, pasi zëri më i fortë denoncues janë vetë qytetarët./ep
AHHHH TE PIVSHA DOLLIN O SAJMIR TAHIRI EDHE EDI RAMA….
KY PO QE ESHTE SHTET…RREGULL, DISIPLIN, LIGJI MBI TE GJITHA.
VETEM ME LIGJ EDHE DREJTESI MUND TE ECI NJE VEND PERPARA.
bravo djalosh.Jepini fund masakres qe I eshte bere dhe kishte ngelur si litar ne fyt per vendin tone te neperkembur.Mos e tremb syrin,Gjerat e mira behen me guxim e ndershmeri
Ne mes te Durresit perballe torres veneciane, lokali Portside dhe Elios kane shtuar ne kurriz te prones se perbashket mbi 40 metra secili…
Nuk eshte periferi… Nuk mund te thuash nuk e pashe… kjo vlen per bashkiaket, per njerzit e Durresit, per gazetaret, per te gjithe ata qe kane respekt per veten.
Sajmir.shkatrroje mafien ne drejtorine e pergjithshme dhe ne ministri qe vendi te eci perpara drejte Europes.
Pra paska qene e krejtesisht e lehte te mos ndertohet pa leje,mjaftoi mbeshtetja e kryeminstrit dhe nje urdher i vetem i ministrit te rendit dhe nuk vendoset nje tulle pa leje……e sali berisha sa borxhe i ke ketij vendi o fare e keqe….
i thoja Rames se edhe Koso Kokedhima, ka lajmeruar policine per tri pallatet pa leje qe ka ne Himare dhe nje motel ne Qeparo per tu prishur.
Plani eshte se kur ta prishi Kokedhima bashke me krieplakun e fshatit, gojat e liga do japne alarmin se Rama do ti filloje te prishe me radhe per gjitha plazhet.
Obobobo ore i shkreto qeparotas … Mire qe e paske bere shkollen naten a derezi , po s’kishit drita fare , dhe as vaj per kandilin , qe e paske mesuar shqipen per ibret a derezi ??? Te rrosh vete , dhe miqte shendoshe …
Hallall ministrit te ri te rendit. Dikush nga gojet e kiga qe jane mesuar te bejne rrumpalle e shtet per vete e jo per te gjithe nuk kishin besim, po ja qe me pune e vendosmeri u beka gjithçka. Vazhdoni. Nuk ka trimeri me shtetin, por te ikurit e lejuan vet ate gjendje mjerane.
Eshte privilegj i madh te prishesh ndertimet pa leje, duhet ti hedhesh ne ere nga themeli dhe mundesisht bashke me shkelesit brenda. Paska qene kaq e lehte zgjidhja e keti problemi. Thjeshte zbatimi i ligjit. Shfarosini ndertimet pa leje dhe mos lini as edhe nje kasolle ne kembe. Te mesojne te paguajne parazitet e ketij vendi. Te lumte goja per kete vendim Edi Rama..
Bllokimi i punimeve dhe disa shirita blu nuk do te thote prishje e tyre!
Kjo behet per tu dukur. Sepse tek pallati i Frangajt ne rrugen Themistokli Germenji, ku eshte thene se ka pasur 5 kate pa leje, sapo perfundoi nje kat tjeter shtese. Ky u ndertua fshehurazi, teresisht i mbuluar, as kokat e punetoreve nuk dukeshin, dhe tani u zbulua sikur te mos kete ndodhur gje. E denoncuam edhe me foto kete shemtire qe po ndertohej, por askush nuk e vrau mendjen. Atehere shteti ben diferencime, ca te nenes dhe ca te njerkes. Dhe Frangaj gjithnje eshte tek ata te nenes. Hajde shtet hajde!
he me te lumte dora o Saimir Tahiri
…ka lezet ..lere te kendoje ruspen dhe buldozerin per marrshalla dhe ti lyejme rrugen e tyre me sheqer …ma ki kujdes edhe ate godinen qe u ndertua tek fakulteti i ekonomise dhe qe la studentet
prishe por qe te kete sa me shume njerez dhe te degjohet rrapellima e prishjes se saj deri ne fund te Tiranes
tek Kullat Fati perball parlamentit ne Kat te dyte vazhdojne Punimet pa leje. Pas ankimimeve dhe peticioneve te banoreve, Policia Bashkiake as qe nuk do t’ja dije fare. Kemi 4 Muaj qe nuk gjejme qetesi, as bebet qe kemi ne shtepi nuk flene nga tmerri i Matrapikut qe punon pa pushim. Ju lutemi shume na ndihmoni.
Edi Rama eshte burre Shteti dhe do ta coje Shqiperine shume perpara. Sajmir Tahiri eshte djale trim. Ju lumte