Ambasadori gjerman: Shqipëria duhet të projektojë një imazh të ri në botë

18 Shtator 2013, 14:59Politika TEMA

Ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë dhe Gjermania do të ndjekë me interes progresin e vendit në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reformës në fushën e drejtësisë dhe përmirësimit të klimës ekonomike e sociale”.

Kështu është shprehur ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Hellmut Hoffman gjatë një takimi me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.

Gjithashtu ambasadori Hoffman siguroi kryeparlamentarin Meta për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit.

Ndërsa kreu i Kuvendit u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.

Meta shprehu gatishmërinë për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të  marrëdhënieve mes Parlamenteve të të dy vendeve.

Në përfundim, Meta theksoi gjithashtu se Qeveria e re ka shumë energji të reja dhe se Kuvendi do të kontribuojë pozitivisht në drejtim të rritjes së klimës bashkëpunuese mes mazhorancës dhe opozitës, me qëllim forcimin e stabilitetit, mënjanimin e konfrontimeve të panevojshme, dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik të Shqipërisë, në rrugën e integrimit evropian.

4 komente në “Ambasadori gjerman: Shqipëria duhet të projektojë një imazh të ri në botë”

  1. dummy says:

    Ha..ha! Kujt po i flet dhe ke keshillon Ambasadori gjerman?!! Me krye hajdutin po flet ky? Shqiperise dhe shqipetareve nuk i mjaftojne dhe 100 vjet te tjera per tu gdhendur. Lexo Konicen cfare thote para 100 vjeteve per Shqiperine dhe shqipataret. Pa ndryshuar asnje pike e presje pershkrimet e Konices jane absolutish aktuale; duket sikur ai ka bere pershkrimin sot.

  2. endri says:

    Patjeter qe po . Tani Iliri do vjedhe me IPAD dhe jo me bllok dhe po e kapen edhe kesaj radhe premton qe do te shkoje vete ne burg qe mos demtohet imazhi vendit .

  3. safeti says:

    Meta do luftoje kropusionin??????
    Hahahaha.
    Korrupsionin.
    Hahaha.
    Me bllok ne dore.
    Hahaha.
    Ckam qeshur.
    Meta. Hahaha

  4. mirel says:

    Natyrisht!
    Ky do jete imazhi “Meta”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje