Durrës, qëllohet me breshëri plumbash autobusi, plagosen dy persona

18 Shtator 2013, 08:41Politika TEMA

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Ngjarja u shënua rreth orës 7:00 në rrugën e re të Kënetës në Durrës.

Nga hetimet paraprake mësohet se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët drejt ndërmarrjes së rrobaqepësisë  ‘Filanto’.

Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeçi dhe mjekja Xheni Doka, e cila ka marrë plagë të lehta në krah.

Sipas dëshmitarëve të traumatizuar që kanë parë gjithë skenën, autori i plagosjes, i cili ishte i pajisur me skafandër, pasi ka qëlluar në drejtim të autobusit, është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e drejtuesit të mjetit Albert Gjeçi, 47-vjeç lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4 është e rëndë, pasi ai është shtruar me urgjencë në reanimacion, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërkohë, mjekja Xheni Doka ndodhet në gjendje më të mirë pasi ka marrë plagë të lehta në krah.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe objektivi i të shtënave me armë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

7 komente në “Durrës, qëllohet me breshëri plumbash autobusi, plagosen dy persona”

  1. mira says:

    Lajme të denja për një vend që do të marrë statusin e vendit kandidat…!

    1. Mujo says:

      keto incidente kriminale i organizon kryekrimineli i pabese talebani sali berisha ky kerrme duhet zhdukur sa me pare se prape do krijoj Probleme mbas ikjes se turpshme nga pushteti

      1. emigranti says:

        O NJEREZ DERI SA TE JETE HALEJA KRIMINELI VRASESI I SHQIPETAREVE GJALLE kamikazi saleh ahmedinaxhad Berisha perseri do keni Probleme dhe vrasje prandaj nje ore e me pare futeni shemtiren Berisha ne burg ose futini nje plumb kokes se eshte njeriu me i pabese qe ka rruzulli tokesor ky byjge vetem te vrase kerkon

  2. sadiku says:

    KJO NGJARJE E RENDE KRIMINALE DHE SHUME TE TJERA KANE BEKIMIN E PAGESEN E KRYE/KRIMINELVE SALI BERISHA LULZIM BASHA,, EDI PALOKA MHILL FUFI ETJ. KUJDES EDI MERR MASA TE SHPEJTA SE U DOGJE.!!!

  3. leo24 says:

    mos them 200%, por jam 100% i sigurte, qe eshte nje dore e fshehte qe po vepron dhe po minon rrugen e drejte qe sapo ka nisur QEVERIA E RE, dhe kujdo qofte ,mendja i vete vetem tek banda e SALIUT me shoke qe kane humbur pushtetin dhe akoma s’po u besohet qe jane ne opzite. EDI nqs do ta luftosh gjarprin e krimit ,duhet me pare ta fillosh nga koka e tij.

  4. Nishan nishani says:

    Ja se kush jan shqiptart
    Qenijet me te ndyta poshtnore
    Gjuan tjetri mbi njers te pafajshem me arm!!
    Denim me vdekje nepermjet tortures per kta pisa

  5. Treviso says:

    Mendoj se konkurenca po vret njerez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje