Një familje në Rusi, në dukje normale, kishte ngritur një perandori terrori, duke bërë të paktën 30 vrasje dhe me dhjetëra grabitje.
Ish- edukatorja e kopshtit, Inessa Tarverdiyeva, 46 vjeç dhe burri i saj i dytë, Roman Podkopaev, 35 vjeç, një dentist i kualifikuar, u përfshinë në një seri vrasjesh të dhunshme.
Bashkëpunëtore e tyre ishte edhe Viktoria Tarverdiyeva, 25 vjeç, vajza e Inessa-s nga martesa e parë. Madje edhe vajza 13 vjeçare, Anastasiya mori pjesë aktivisht në krimet që u kryen në rajonin Rostov.
Roman Podkopaev vdiq gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, kur anëtarët e familjes u arrestuan më në fund.
Viktoria mbeti e plagosur rëndë.
Gjashtë policë ishin mes viktimave të familjes, që mendohet se e nisën serinë e krimeve gjashtë vjet më parë.
Duke folur përpara policëve, Inessa tha se vrasjet dhe grabitjet ishin të përditshme, njësoj sikur të shkonin normalisht në punë.
“Jam gangstere nga natyra,” tha ajo.
Vrasjet ishin një mënyrë për të fituar para, theksoi ajo, duke demonstruar përpara policisë se si e përdorte armën për të vrarë viktimat.
Policia tha se ajo dukej si një grua e zakonshme.
Në një prej vrasjeve, në vitin 2009, ata masakruan një ushtar, gruan e tij, djalin e tyre Sasha, 7 vjeç, me një armë gjysmë- automatike, kurse vajzën e tyre, Veronika, 11 vjeç, e masakruan me thikë 37 herë.
Ata grabitën prej tyre një laptop, një tharëse flokësh dhe një kamera, me vlerë mbi 1 mijë euro.
“Nuk i vrava unë fëmijët. I qëlloi burri im,” tha Inessa.
Në një rast tjetër ata vranë me torturë dy adoleshente, duke u nxjerrë sytë nga vendi.
Familja përdorte udhëtimet e pushimit si një pretekst për të kryer vrasjet.
Policia mendon se ata ndihmoheshin nga dikush brenda në polici, ndaj kanë arrestuar motrën e Podkopaev, të quajtur po ashtu Anastasiya, dhe të shoqin e saj, Sergei, që punonte si polic trafiku.
Në shtëpinë e tyre u gjet një arsenal me 20 armë zjarri, përfshi armë automatike, granata, shotgun, silenciatorë dhe municion. Po ashtu u gjetën gjëra të vjedhura nga viktimat e tyre./ep
Inessa Tarverdiyeva
Roman Podkopayev
Nqs do te shfaqen ‘zombies’ ndonjehere ne Toke, ata do te origjinojne nga Rusia — nje komb i mbushur me perbindsha!
Terrorists qe kane lidhje me Al Kaiden ne Ceceni,Roman Pudkajev duket qe eshte islamist cecen.
Kush je ti mor djale… i kan pare edhe komentet e tjera te tuat dhe je psikopat komplet je per tu lidh mo shoku. Ik ore gjej nje jete tenden…
Shyqur qe shqyptaret nuk bojne gjojna tilla. Jane popull me taban.
…fatkeqësisht kemi edhe ne “zombies” të tillë me bollëk…
Pse si ne filma?
Ne kemi realitetin e familjes Berisha.
Kjo familje akuzohet per disa vrasje.
enea
perdor durashka, kur te shkruash ti grek! se na qelb komentet!
Sali Serbi-sha eshte shume ma kriminel se kta.Ai ka faj per mijera viktima ne kto 22 vjet pluralizem ! Aq sa Enveri beri per 50 vjet,ky per 22 i ka kalu. TRADHTARI DHE SKIZOFRENI I SHFRENUAR.
Une flas pa dorashka, se ato ti perplas ne fytyre.
Si e ke hallin, te lendova tek pjesa intime (Berisha?).
Uh me vjen keq!!!
Ne fakt,Enea ka thene vetem gjysmen e te vertetes!Familja kriminale Berisha,ka rreth vehtes edhe zombi si ty or Gentian e plot maloke barbare qe e mbeshteten ne krimet e tyre.
[email protected], habitem ç’i gjen atij plakushit të mjerë, që nuk e do asnjë shqiptar, ndërsa ti e mbron me kaq mani…???
ne fakt me debile se shqiptaret ska ku te vete me! Nga vrasjet ne rusi filluat me berishen. Ah mjere ju per mendjet tuaja skizofrenike!