INTERVISTA/ Ambasadori gjerman: Ajo çfarë u duhet është ... shteti ligjor

17 Shtator 2013, 20:08Politika TEMA

Ambasadori i ri gjerman, Helmut Hoffmann, në këtë intervistë për TemA-n, e vë pikërisht gishtin tek plaga më e madhe e këtyre viteve tranzicion, mungesa e një shteti ligjor.

Hoffmann flet edhe për projektin e një linje interkonjeksioni me Kosovën, duke theksuar se projekti është në rrugë të mbarë, ndërsa qetëson shqiptarët se mekanizmi i rikthimit të vizave lidhet më shumë me vendet e rajonit dhe jo me Shqipërinë

Bisedoi: Anisa Xhani

Zoti ambasador, Shqipëria shpreson që të marrë statusin e vendit kandidat për në BE në fund të këtij viti. A mendoni se është realiste kjo pritshmëri?

Për fat të keq kësaj pyetje nuk mund t’i përgjigjem me siguri, nuk mund të parashikoj se cila do të jetë rrjedha e zhvillimeve të ardhshme.

Shqipëria sigurisht që ka bërë përpjekje për t’ju afruar statusit të vendit kandidat, ka pasur disa kritere që janë vendosur për t’u plotësuar prej Shqipërisë, në sektorë të tjerë është duke u punuar, diçka pozitive ishte zhvillimi i zgjedhjeve dhe fakti që edhe ndërrimi i pushteteve u bë në mënyrë të paqtë dhe i rregullt.

Unë jam i sigurt që partnerët e BE do të mbështesin për aq sa munden  aplikimin e Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat, por sigurisht do të verifikojnë me mjaft kujdes.

Unë për fat të keq nuk mundem t’i paraprij raportit të KE-së në lidhje me vendimet që do të merren.

Dëshiroj të shtoj në këtë kontekst edhe që ne kemi ndjekur me mjaft interes dhe thekset që janë vënë nga qeveria e re në kuadër të programit të vet qeveritar dhe më duhet të vërej se ka pasur disa pika që kanë qenë pozitive dhe në vlerësimin tim dhe që janë në drejtimin e duhur.

Vendimtare do të jetë se sa do të mundet të realizohen këto pika.

Për sa i përket përmbajtjes të sektorëve të caktuar lidhur me angazhimin në të ardhmen, sigurisht që një element qendror është siguria në shtetin ligjor, e cila do të ishte me rëndësi thelbësore në këtë drejtim, pasi shumë elementë të tjerë, përparimi dhe progresi, do shënohen nga vendosja e shtetit ligjor. Këtu mund të përmendim luftën kundër korrupsionit, krimin e organizuar, pra janë shumë sektorë të tjerë që janë të lidhur ngushtë me shtetin ligjor.

 

Si i komentoni zhvillimet e fundit në parlamentin shqiptar? A mendoni se do kemi sërish një opozitë që bojkoton dhe një qeveri revanshiste?

Lidhur me këtë pyetje më mungon përvoja, por në përgjithësi mund të them se ka një polarizim shumë të fortë të politikës në vend.  Kjo u vu re edhe kur kryeministri Rama lexoi deklaratën e vet prezantuese dhe grupi parlamentar i PD-së e la sallën.

Sigurisht është në interes të vendit që elementë të konsensusit të mund të zhvillohen më tej dhe në mënyrë më të fuqishme dhe mendoj që nuk është kompetenca ime të vërej si duhet të sillen, por besoj se në interes të vendit është të vendoset një ekuilibër midis konsensusit dhe debatit politik.

Gjithsesi e rëndësishme mbetet që një parti politike të mund të udhëheqë.

 

Zoti ambasador, edhe kryeministri kosovar e përmendi gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama çështjen e ndërtimit të linjës së interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Si po ecën ky proces dhe a do ndryshojnë gjërat tani që ka ndryshuar qeveria? Cili është pozicioni i bankës gjermane KfW?

Unë kam dëgjuar që në fillimet e këtij projekti ka pasur vështirësi, të cilat ndërkohë unë mendoj se janë në rrugë të mbarë të zgjidhjes së tyre.

Tenderi i dytë është zhvilluar tani, ka pasur disa oferta dhe brenda këtij viti do të fillojmë me realizimin e projektit.

Sigurisht gëzohemi që tanimë vështirësitë janë në rrugë të mbarë të zgjidhjes së tyre, për më tepër që ky është një projekt i rëndësishëm për sa i përket tregut energjetik në Shqipëri dhe përtej saj.

 

Një nga problemet me të cilat përballet Shqipëria është pamundësia për të thithur investime të huaja. Si qëndron e vërteta me investitorët gjermanë? A keni ju kontakte me ta? A duan të investojnë këtu dhe a kanë rezerva?

Lidhur me investimet gjermane, me angazhimin e tyre këtu në Shqipëri, më duhet të përmend që në fillim Dihan që është një organizatë shqiptaro-gjermane në formën e një dhome tregtie, e cila fokusohet mjaft në veprimtaritë e investitorëve të huaj, investitorëve gjerman më Shqipëri.

Sigurisht që ka pasur investime mjaft të rëndësishme gjermane, aeroporti Nënë Tereza, porti i Durrësit dhe shumë sektorë të tjerë.

Ajo çka është thelbësore në këtë kontekst është fakti që investitorët gjermanë e konsiderojnë mjaft të rëndësishme elementin e sigurisë ligjore, të shtetit ligjor.

Pikërisht këtu duhet punuar më tepër në mënyrë që të garantohet pastaj dhe shtimi i investitorëve gjerman në vend, përndryshe…

Gjithsesi duhet të tregohemi të durueshëm dhe të bëhemi sa më aktiv që të jetë e mundur.

Sigurisht edhe pala shqiptare duhet të bëhet mjaft aktive që të tërheqë investime gjermane në vend.

Dhe sigurisht ne do përpiqemi të bashkëpunojmë me qeveritë shqiptare në mënyrë që të arrijmë suksese edhe në këtë drejtim.

 

Së fundmi është miratuar nga Parlamenti Europian një mekanizëm që mundëson rikthimin e përkohshëm të vizave për vendet e Ballkanit në rast se abuzohet me regjimin e lëvizjes së lirë. Sa e rrezikuar është Shqipëria?

Në fakt kjo është një pikë që edhe unë e kam mësuar sigurisht këto ditët e fundit qëkur ka dalë ky njoftim, por ky mekanizëm i sapomiratuar, me sa di unë i referohet vendeve të rajonit.

Gjatë fundjavës pata për qëllim të mësoj më tepër rreth këtij mekanizmi çka e kam ndërmend, por jemi në fillim të javës.

Në gjykimin tim kjo është diçka që nuk ka të bëjë me Shqipërinë, nuk do të prekë Shqipërinë.

9 komente në “INTERVISTA/ Ambasadori gjerman: Ajo çfarë u duhet është … shteti ligjor”

  1. uragan says:

    …na keni neveritur me këto lloj “intervistash” poshtëruese me ambasadorët. E kam fjalën për median e gazetarët shqiptarë, qofshin këta gazetarucë qofshin edhe ata që i thonë vetes “elitë”. E keni katandisur Shqipërinë, si një vend ku të huajt si të jenë ambasadorë, si të jenë shoferë kamionësh, i shikoni sikur të jenë UFO, kurse ne na bëni sikur jemi gjysëm majmunë që sapo kemi zbritur nga pemët. Jeni të N E VE RI T SH Ë M…

    1. Pasionet says:

      Po ashtu jemi, ske ci ben. Jemi vendi me i korruptuar ne bote. Akoma nuk e dime cfare eshte shteti ligjor(e dime por nuk e kemi pare kurre, me perjashtim te pak viteve ne kohen e Zogut, kur dy xhandar rushin gjithe Tironen). Gjysem majmune eshte kompliment.

  2. burreria says:

    Diplomacia behet me embel,me intervista e pa neveriri ne dukjen e pare.
    Nuk jam dakort me ju,ata(DIPLOMATET NE SHQIPERI) te bashkuar mbeshteten per zgjedhje te ndershme, dhe ja harriten qellimit.
    Ata flasin e folen me gjuhen e demokracise, dhe ata na ndihmojne e na mbeshtesin, por 23 vje nuk beme shtet.
    Mbase thone me diplomaci qe je burre shteti,per te reflektuar,por nuk vonuan te thone edhe gabimet.
    urojme qe ne fund te kemi shtet ligjor,per te miren e shqiptareve,edhe te nderkombetareve se jane lodhur me shume monstra ne politike e me qeverisje korruptive.
    Edhe qeveria gjermane ka investuar mire ne shqiperi

  3. burreria says:

    Diplomacia behet me embel,me intervista e pa neveri ne dukjen e pare.
    Nuk jam dakort me ju,ata(DIPLOMATET NE SHQIPERI) te bashkuar mbeshteten per zgjedhje te ndershme, dhe ja harriten qellimit.
    Ata flasin e folen me gjuhen e demokracise, dhe ata na ndihmojne e na mbeshtesin, por 23 vjet nuk beme shtet.
    Mbase thone me diplomaci qe je burre shteti,per te reflektuar,por nuk vonuan te thone edhe gabimet.
    urojme qe ne fund te kemi shtet ligjor,per te miren e shqiptareve,edhe te nderkombetareve se jane lodhur me shume monstra ne politike e me qeverisje korruptive.
    Edhe qeveria gjermane ka investuar mire ne shqiperi

  4. redi says:

    Mendoj se, ne shqiptaret kemi nje problem te madh qe, lidhet fatkeqesisht me mentalitetin e se kaluares. Ne duhet te fusim ne kokat tona mendimin se, ardhjen e investitoreve te huaj nuk e kane ne dore ambasadoret ose qeverite e huaja, kete ka ne dore vetem interesi qe do te kene firmat e huaja te investojne ketu. Firmat e huaja nuk ja varin shume qeverive te tyre ato kujdesen qe, te kenaqin aksjoneret e tyre.

    Ato duhet te kene interes qe te rrisin fitimet e tyre sa me shume. Kapitali nuk ka atdhe ( e kam thene mijra here ), ai shkon atje ku eshte fitimi me i madh dhe kushtet me te mira si uji, energjia, ligji, fuqia punetore e shkolluar etj. Ambasadoret dhe qeverite e huaja kane çelsat e kashtes ne dore per sa i perket investuesve private.Tregu kerkon sa me pak shtet, ambasadoret jane pjese e shtetit.

    Investitoret nuk jane bamiresa ata duan fitimim maksimal sepse, ne te kundert dora e fshehte e tregut i flak jashte si limona te shtrydhur. Mund ta kem gabim, por mua me habit servilizmi ( me falni per shprehjen) qe tregohet ne intervistat qe ju merren ambasadoreve te huaj. Ne kapitalizem i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Ne se ti behesh interesant duke krijuar kushte te mira dhe sidomos Fitim te madh atehere investitoret vine dhe ata nuk pjerdhin ambasadoret. Une mendoj se tani eshte rast i mire qe te vine Firma italjane te investojne ketu sepse fuqia punetore ne Shqiperi eshte shume e lire dhe basta.

  5. Xhema nga Tirana says:

    O redi !
    Më dukesh kontradiktor në ato që shkruan. Në fund të fundit asnjë investitor nuk ka për t’i hyrë aventurës së investimit në rast se nuk ka shtet ligjor ( me fjalë të tjera: Garanci dhe kushte që: investimi i tij të mbrohet; që investimi i tij të mos bjErë pre e ndryshimeve të befasishme ligjore në Dogana apo Tatime etj.). Në të kundërt (Kur nuk ka shtet ligjor): Pjesa e konsiderueshme e investitorëve do jetë Mafia Internacionale që interes dhe veprimtari kryesore do të ketë PASTRIMIN E PARAVE.

    1. Patriot says:

      Sa per shtetin ligjor,ky u pasqyrua tek aleancat marveshjet e fshehta Berisha-Rama dhe Meta,ku meta per cudine e kesaj rilindje,i dhane si per inat te shqiptareve 4 fishin e deputeteve,gje qe me mburrje dhe ne nje kohe rrekord nga KQZ-ja dha rrezultatet,rezultate te pa pakontestueshem nga hienat e poltikes shqiptare qe diten bejne pozite-opoziten dhe naten ndajne paret e botes se krim-korrupsionit te cilen ne mes te dites dhe pa frike e riciklojne ne te tre pushtetet.Rasti flagrant i superkorruptuar Ilir Meta ne krye te kuvendit me shumice dermuese te votave te marre nga deputetet e “dershem”.Ja perse ambasadori German e thekson shtetin Ligjore.
      Pa u denuar krimet e diktatures komuniste dhe persekutoret ne to dje dhe sot ne Shqiperi nuk mund te pretendohet per shtet Ligjor,pale per shtet te se Drejtes.
      Por fatmiresisht poltikave te riciklimit te botes se krim-korrupsionit nga bandat blu-roze i mbaroje vaji i kandilit,shqiptaret tashe jane ndergjegjesiar dhe bota e civilizuar i perkrah,shperblimi per te tille poltikane nje fund i turpshen sikurse i Sadamit dhe Gadafit qe nuk kishin te ngopur ne para te piset e pushtet pakufi.

  6. Kopani says:

    Fenomeni i Gjak marjes dhe i Ngujimit , duhet te jete nje obligim madhor i kesaj Qeverie te re te rilindjes te ketij vendi . Ne programin e saj , ky problem duhet te jete i perveçem me + Kryq . si nje plagw e madhe shoqerore, humane e njerzore si nje turp i shekullit te XXl i ringjallur nga fuqi te erta dashakeqese me objektiv te qarte e afat gjate “Percares e Sundues ” duke perzgjedhur personin e duhur ati shqiptarin Sahli i cili gjithmone si celes per te mbajur pushtetin ka gjetur percarjen, futjen ne grindje e gjak , Jugu – Veri , Te majte te djathte, besimi , krahinizmi nepotizmi , militantizmi , anti ligji , pa nenshkueshmeria , kolonialisimi i vendit, vrasjet djegjet , vjedhjet , shkaterimi menyra e mbajtjes se pushtetit te tij vrastar e ketij retorist bashkepuntori te AlKaedes e Muxhedineve te islamit Radikal . Ajo qe duhet te beje kjo Qeveri mbare Popullore per kete fenomen te dhimshem , anti human , anti ligj e anti Fe edhe te turpeshem per ne shqiptaret , Evropen e me gjere . ta beje pjese te objektivave madhore te kesaj Qeverie , duke e programuar edhe ne axhenden e Ministrise se Arsimit duke e trajtuar qe ne teksat shkollore , jo si vlere e vyrtyt , por si nje njolle te zeze per shqiptaret e Shqiperine , Mim e Drejtesise , Min e Rendit , Min e Kultures , Min e Shendetesise , Organet e Medias ,Shoqeria Civile e bashkepunim me Klerim Katolik e Musliman ne Veri te vendit e me gjere ,Te cilet duhet te predikojne fort tek besimtaret ” Ne jete te sjell, Zoti dhe vetem ai ka te drejte te mare jete ” Ai qe del mbi zot eshte anti Zot dhe duhet ti nderpriten te gjitha sherbesave si saksjon per nje afat reflektimi e kerkese per meshire , mos pranimi ne Kisha , Xhami , Teqe , mos kryerja e riteve nga lindja Pagesim , Kurore , Vdekje . Dhe mundesia e zhdukjes te ketij fenomeni eshte 100% i mundeshem , mbasi edhe fenomeni eshte 100% subjektiv .

  7. RITVAN SHEHI doktor i shkencave veterinare says:

    Une jam plotesisht dakord me para-komentuesit por do shtoja edhe nje tjeter ide.
    Ne shekuj ne Shqiperi bashkejetojne tre besime fetare: ai kristian, ai ortodoks dhe ai musulman. Pa nenvleftesuar edhe besimet e tjera me te vogle une do ndalesha ne tre te parat. Sejcila nga keto besime ka nje kod te vetin “etik e komportamental”. Duke qene besime te rrenjosura ne shekuj ne perberje te ketyre kodeve ”etiko-komportamentale” jane edhe “masat” ndaj shkelesve te tyre.
    Marrim si shembull Biblen e kristianeve me dhjete komandamentet e saj. Ne kapitujt e saj kur flitet per vjedhjen, per abuzimin, per vrasjen, per ofendimin ka edhe tipin e ndeshkimit perkates. Me klasiku i tyre eshte ofendimi: kur te japin nje shuplake ne njeren faqe, sipas Bibles, duhet ti afrosh edhe faqen tjeter e te mos reagosh ndryshe.
    Po ashtu edhe Sharia ka gjithe kodin e etikes musulmane ku mund te permendim: faljen pese here ne dite, respektimin e hyrjes ne xhami me kembe te zbathura, ndeshkimin e vjedhjes me 25 thupra etj.
    E njejta gje mund te thuhet edhe per ortodokset.
    Keto besime fetare nuk jane produkt i shqiptareve, ato u imponuan ne shekuj nga pupuj te tjere qe na sunduan. Megjithate ne kontektin modern qe jetojme çdo shtet ka ligjet e tija qe pak a shume kane te njejtin sistem ndeshkues.
    Per vete ndjesine fetare te shqiptareve ne shumicen e rasteve ndeshkimi per mos respektim te etikes komportamentale te nje besimtari rizulton me e rende ne se ndeshkohet nga nje personalitet fetar se sa nga vete shteti, une propozoj qe paralelisht me gjykatat shteterore te lejohen edhe gjykatat fetare,te cilat edhe duke u nisur nga Anglia ku njihen e operojne aktualisht, mund ti pergjigjen plotesisht nevojave urgjente per nje shtet ligjor e modern.
    Per te arritur kete duhet qe organet kompetente te ndermarrin nje sere inicjativash per te promovuar gjithçka qe ndihet e nevojeshme ne aplikimin ne te ardhmen te drejtesise fetare duke filluar qe nga edukimi i forcuar i femijve ne shkolla me kodet e etikave fetare sipas relixhioneve perkatese.
    Vetem keshtu Shqiperia mund te behet nje vend modern i denje per tu quajtur shtet BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje