Ekonomistja Majlinda Hoxha ka mbetur viktimë e një konflikti për 25 mijë lekë.
Ky është motivi i ngjarjes, që pak ditë më parë shënoi vrasjen e radhës në qendër të kryeqytetit.
Prokuroria ka zbardhur ngjarjen ku gjeti vdekjen Majlinda Hoxha dhe mbeti i plagosur Elton Fusha.
Sipas prokurorisë, gjithçka ka ndodhur për shkak të një borxhi prej 25 mijë lekësh, ndërkohë që gruaja 40 vjeçare ka mbetur viktimë e rastësishme, pasi objektivi i vrasjes ka qenë shtetasi Elton Fusha.
Duke zbardhur dinamikën e ngjarjes, prokuroria thotë se ka lëshuar urdhër arresti ndaj Ndriçim Ballës, si person i dyshuar si autor i ngjarjes.
Arrestimi i 33- vjeçarit Balla është bërë i ditur edhe nga burimet zyrtare të policisë, sipas të cilave, shtetasi Ndriçim Balla, nënoficer pranë “Shkollës së Bashkuar”, është autor i vrasjes me armë zjarri të shtetases Majlinda Hoxha si dhe plagosjes së rëndë të shtetasit Elton Fusha.
Ngjarja
Në datë 09.09.2013, rreth orës 21:30, në vendin e quajtur rruga “Vaso Pasha”, pikërisht në ambientet e lokal “Xhoi Lloto”, është vrarë me armë zjarri shtetasja Majlinda Hoxha si dhe është plagosur shtetasi Elton Fusha.
Nga hetimet e zhvilluara rezulton se viktima Majlinda Hoxha, së bashku me bashkëshortin e saj shtetasin Fatos Hoxha, kanë shkuar tek lokali “Xhoi Lloto”, që i përket shtetasit të dëmtuar Elton Fusha.
Aty rreth orës 21.30, teksa qëndronin në një tavolinë, një person i pamaskuar është afruar tek pragu i derës së lokalit dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të tavolinës ku qëndronin këta shtetas.
Si rezultat ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasja Majlinda Hoxha si dhe është plagosur shtetasi Elton Fusha.
Nga deklarimet e marra shtetasve Elton Fusha dhe Fatos Hoxhës, (bashkëshorti i viktimës), shpjegohet ngjarja dhe mekanizmi i saj.
Nga provat e grumbulluara provohet se Elton Fusha ka pasur një konflikt me shtetasin A. Balla, pasi ky i fundit i kërkonte t’i paguante shumën prej 25 mijë lekësh, për një punë që kishte bërë si usta në objektin e tij.
Por kjo shumë nuk pranohej nga i dëmtuari dhe si rezultat disa ditë para ngjarjes tek lokali i tij ka shkuar shtetasi A. Balla i shoqëruar me një shtetas tjetër, që siç ka rezultuar është autori i ngjarjes, vëllai i tij shtetasi Ndriçim Balla, dhe i janë drejtuar shtetasit Elton Fusha që ‘nuk të vijmë më për këtë punë, prandaj na jep lekët’, por përsëri Elton Fusha nuk u është përgjigjur.
Oficeri nuk pranon vrasjen
I akuzuari i prokurorisë për ngjarjen e rëndë në zonën e ish- Bllokut nuk ka pranuar se është autor i vrasjes së ekonomistes dhe plagosjes së Elton Fushës.
Për oficerët e policisë, Ndriçim Balla ka pranuar faktin që shtetasi Elton Fusha i kishte para borxh vëllait të tij, por jo të ketë qëlluar mbi të për shkak të këtij borxhi.
Por duket se kanë qenë viktimat e këtij sulmi ata që kanë identifikuar autorin e vrasjes, identifikim ky që ka çuar në vendimin e arrestimit të menjëhershëm.
“Në datë 17.09.2013 është proceduar me paraqitjen për njohje, veprim i cili është kryer nga prokurori i çështjes, të të dyshuarit Ndricim Balla, ku gjatë zhvillimit të njohjes të dy dëshmitarët okularë, shtetasi Fatos Hoxha dhe i dëmtuari Elton Fusha kanë njohur shtetasit Ndriçim Balla si autorin e ngjarjes së datës 09.09.2013. Për këto arsye është lëshuar urdhri i ndalimit për shtetasin Ndriçim Balla si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 79/ë dhe 278/2 K.Penal”, thuhet në njoftim zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme.
shpellaret nuk te falin per 500 leke jo per 25 mije, kaq vlen jeta per turkomongolet barbare te albanistanit,dhe nuk eshte e pakte kjo lloj race ariane qe te vret per nje gervishje makine por ne cdo 3 njerez 1 eshte psikopat.
Ti ben pjese te njeshi me duket se je shprehur i pari ..
bej shurren prokuror,ste vret njeri per 25-mije leke.
As qe behet fjale ta kete vrare ky , eshte nje djale shembullor e ka nje familje shembullore , po shihni se kane ruajtur rastin(konfliktin qe kane pasur keta te shkretet per punen e krahut e me djerse qe kane bere ) e i dobti e ha gjithmone ,gjynah i zotit .
Oficer dhe nuk di ta perdor armen?!