Edhe Van Rompuy deklaron: Statusi është pranë (por kjo tërbon Sali Berishën)

17 Shtator 2013, 18:58Politika TEMA

Edhe presidenti i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy është i bindur se marrja e statusit kandidat është shumë pranë.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, që ka takuar drejtuesit më të lartë në Bruksel brenda pak orësh, Van Rompuy tha se duhet kujdes me reformat.

Presidenti Van Rompuy u shpreh se: “progresi varet nga Shqipëria dhe puna e saj në këtë drejtim. Statusi i vendit kandidat po bëhet gjithmonë e më shumë një realitet. Ju inkurajoj që të vazhdoni në këtë rrugë. Nuk ka asnjë dyshim që e ardhmja e Shqipërisë është brenda BE”.

Kryeministri Rama u shpreh se ndjehej i nderuar që ndau me Presidenti Van Rompuy kënaqësinë për zgjedhjet në Shqipëri, për faktin që Shqipëria më së fundi ishte e aftë të kryejë zgjedhjet që shqiptarët meritojnë.

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, janë ndalur në takimin e tyre edhe në kontributin e Shqipërisë në rajon.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian theksoi se: “mirëprita faktin që kryeministri theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të investohet për kufij të sigurt në rajon dhe gjithashtu vlerësoj synimin e tij për t’i thelluar më tej marrëdhëniet me të gjithë vendet fqinje”.

Në këtë kuadër Kryeministri Rama tha se: “do të punojmë shumë të gjithë së bashku, me shqiptarët në Kosovë, me serbët, me malazezët, maqedonasit, boshnjakët, sigurisht me kroatët si anëtarë të rinj, me grekët si anëtarë të vjetër të Bashkimit në rajon, për të forcuar bashkëpunimin dhe për t’i dhënë më shumë kuptimi të ri të këtij momentumi të ri paqeje duke e transformuar në një zhvillim ekonomik, social dhe kulturor”.

Kryeministri Edi Rama ka garantuar Presidentin Van Rompuy që fryma konstruktive, e cila ishte në diskutimin e parë të parlamentit të ri do të forcohet dhe nën drejtimin e ri të parlamentit.

“Të gjitha partitë do të kenë mundësinë të shprehen në një mënyrë të re dhe nën rregulla dhe procedura të reja të aprovuara me konsensus”.

Por kjo ka tërbuar ish- kryeministrin Sali Berisha, që priti një mandat, plot katër vjet, dhe nuk e mori statusin, duke e ngrirë integrimin e vendit në një mënyrë të paprecedent në historinë e BE.

Në një status në FB, Berisha duket se shpreson që Shqipëria të mos e marrë statusin tani në dhjetor.

“Brukseli ka kushte dhe mosbesim për Edvinin, mjerisht edhe për integrimin.

Kryetari i Parlamentit Europian, Schulz tha se statusi mund të merret para zgjedhjeve evropiane, d.m.th nga pranvera. Kurse në Komisionin e Jashtëm, Jelko Kacin e pyeti Ramën se si do e luftojë ai korrupsionin në Partinë Socialiste. Me fjalë të tjera, PS është parti e korruptuar.

Udhëheqja e Brukselit ka ndjenja miqësore për Shqipërinë, por e dinë se Rama është politikani i vetëm në Europë që për 8 vite me radhë bëri gjithçka për të penguar integrimin e vendit të tij në BE. Rama dhe integrimi nuk pajtohen,” shkruan Berisha./ep

37 komente në “Edhe Van Rompuy deklaron: Statusi është pranë (por kjo tërbon Sali Berishën)”

  1. robert says:

    une se marr vesh pse publikoni fjalet e nje te cmenduri si Sali Berisha, lereni ore te ulerase kot, po nuk i dhate jehone thenieve te tij , do pushoj se sdo e ndjej me veten te forte, mjaft na ka sakatuar 20 vjet , me duhet ta degjojme, bejini block ne faqet e shtypit e te biem rehat nga idioti qe sundoi me cmenduri fantastiko shkencore

    1. ALpini says:

      Shkon Edi Rama ne Kosove dhe deklaron qe Berisha ka punuar per TAP-in,shkon ne Bruksel dhe deklaron qe integrimin spo e fillojme nga pika 0(zero),ka punuar Berisha me qeverine e tij.
      Kjo sjellje e Edi Rames nuk eshte e nje politikani xhentelmen,po sillet si dikur ne metrote dhe nen urat e Frances,tamam si nje barbon i vertete.

  2. Ka lezet says:

    Z.Rama un si shqiptar dua ta shikoj shqiperine ne europe,por me ligje komuniste sikur ligji 7501 qe per prap dhe grabit pronat e pronareve te vertete,dhe pushtetaret e gezojne ate dhe me futjen ne europe e sheshin me cmim 15 fish atehere do mbesim me statusin,dhe do detyrohen pronaret te shkojne ne gjykate europiane dhe te paguan populli nga taksat 1 miliard leke per 5 dylym sikur u be ne vlore para pak ditesh,duhet te keni turp qe keni marr persiper te kompesoje shteti pronat dhe te paguaje populli rrembimet e juaja dhe pushtetaret ti kene pronat FALAS,te kthehet prona tek ish-pronaret e vjeter,te ken force dhe leke te hapin fabrika,pune dhe shum gjera te tjera te zhvillohet vendi,un rri ne gjermani dhe e shikoj ketu si eshte bere sepse gjermanet gjeja e pare qe kan bere kan kthyer pronat dhe ka rregull dhe pasuri ndersa ne shqiperi fshatet jane bosh,dhe fshataret kan dhe prona ne fshat dhe prona ne qytet ndersa disa pronare jan emigrant,jame frymezuar nga nji i njohur qe rrin ne gjermani dhe me tha se cfare behet,TURP DHE VETEM TURP un kam nje shpi ne toke te huaj dhe po me kerkoj pronari ta paguaj do ta pagoj POR E DI SE BREZ MBAS BREZI AJO SHTEPI DO JET E IMJA sepse nuk dua djerrsen e asnjeriu sepse eshte mekat,te pasurohesh me djerrsen e tjetrit,vetem DEMOKRACI nuk kemi me kete lloj ligjes,JEMI TURPI I EUROPES pa prona NUK BEHET ASNJE ZHVILLIM…ktheni pronat qe te hapen biznese te shesin dhe te blejne,dhe me ne fund me mire me 300 euro rroge ne vendin tone se sa ne vend te huaj…

    1. Pilo Lala says:

      Ke te fala nga Haklajt, ta pelqejne shume Facebook.
      Ke mundesi te tregosh ku do jesh javen tjeter?
      Vecse duan te “pershendesin”, per gjakun qe ju ke vrare.

    2. +10 says:

      ..edhe dhelpra keshtu rrinte pas koqeve te dashit…me shprese se do te binin dikur…

      1. ardian says:

        po car humbni kohen te komentoni katragjyshin serbo-malazezin sali,lereni te meret me tespi tani dhe te beje ciu ciu neper fcb..

  3. Tironci says:

    e pashe te komenti i sales ne fb, u mata te komentoj, por sinqerisht nuk ja vlente. E lashe ne marrezine e tij dhe te atyre te marreve te tjere.

    1. Pilo Lala says:

      Akoma e keni ju kete shkerdhate ne Facebook?

      1. Tironci says:

        nuk e kam ore djale, thjesht kur del ndonje lajm futem tek fb i tij dhe i kepus ndonje te share me rrenje…sot per cudi s’me behej ti shkruaj, thashe, mire ky idiot po une cdua.

  4. faslli says:

    Don Kishoti qenkerka me ethe,me temperature,qe t’i jep skizofrenia dhe kafshimi i qenit te terbuar.Burgaj,kur do trokasesh ne porten e Saliut?

  5. Kruja says:

    Hahaha sa qesharake je shoku Sali! Te keshilloj te heshtesh sepse me keq do perfundosh. Populli ta tregoj ‘qefin’ maskara.

  6. Ripjellje says:

    Anglishtja e piktorit, e denjë për një nxënës të fillores. Po më kundërshtuat edhe këtë fakt, kam të bëj me komentues psikopatë.

    1. zefi says:

      O “Ripjellje”!!!
      Ne se je lope,te takon te besh krahasime te tilla!!!
      Ne se je marre me SHQIPEN e Sali Berishes dhe akome me shume me SHQYPEN e Jozefina Topalles,do jesh me i sakte!!!
      Je pakez INJORANT,o “Ripjellje”,se ne FILLORE nuk behet gjuhe e huaj!!!

      1. ----- says:

        ne FILLORE nuk behet gjuhe e huaj ? ?

    2. Tironci says:

      ripjellje, anglishtja e piktorit eshte ku e ku ne krahasim me anglishten e doktorit. kape pak kete linkun
      http://www.youtube.com/watch?v=a873vqCQDvQ

    3. Loni says:

      Per cfare anglishte e ke fjalen? Ne ketej nuk pame qe re kishte perkthyes. Dhe nga Rama nuk presim te behet foles te BBC apo CNN. Anglishtja e tij apo e Berishes eshte normale per sa kohe i pebush nevojat e komunikimit. Ata as kane studiuar anglisht e as nuk jane emigranre ne ShBA apo Angli.

    4. leo24 says:

      me mire se SALIU jot e flet, pastaj qe te flasesh anglishten me theks ,duhet te pakten te jetosh per 5 vjet, ne nje vend qe flitet anglisht, EDI RAMA me sa di une ka jetuar vetem ne france,

    5. Po ik o @ ripjellje bej ndonje koment tek babaj jot sali se po iken per lesh. Pastaj shiko kalorsin qe e faren kembet.. Ke gjith ditn ne komente qe shkruan per anglishten e ramer .shkruaj dicka tjetr se e morem e kuptuam tani qe se ka folur mir o pjellje e sales.

  7. Ali Baba Tomori says:

    Ik o Sale se po le nam. Nga dita ne dite po behesh nje teveqel e i padurueshem. Iku koha jote, leri te tjeret pte punojne, nuk ta var me njeri o plakush.

  8. qytetari vlore says:

    per statusin e shq ne be kane shkruajt te gjitha agjensite e huaja sote. un spara u besoj politikane tane por e lexova ne google dhe u habita. me ne fund dicka e mire per kete vend.

  9. luis says:

    Ti zoteri qe je ripjellje nuk e di a e di anglishten apo jo por di te them une qe jetoj ne USA prej 20 vjetesh dhe qe e njoh mire jo vetem anglishten e anglise por edhe te asaj amerikane di te them se Edi Rama mbase nuk e flet rrjedhshem ne kesi rastesh sepse nje fjale e thene gabim merr kuptim tjeter por ama e flet ne menyre te qarte nga ana gramatikore dhe ka bagazh te mrekullueshem fjalesh qe po te ishte ne nje bisede te zakonshme do te dukej perfekt.
    Shko tani e flej gjume o ripjellje e Saliut.

  10. koci says:

    NUK IA VLEN VERTET QE TE MERRESH ME BUDALLALLEQET E sALI BERISHES QE S,THA KURRE NJE FJALE TE MENCUR DHE NE FAVOR TE VENDIT TE VET ,NDJELL SI DHE kACI I ZI ,VETEM ZI E PARQGJYKON SE VENDI S,DO TA MARRI STATUSIN,SEPSE SIPAS TIJ rAMEN S,E DO bRUKSELI E TE DASHKA TY OKRIMINEL Q

  11. sali says:

    NDOSHTA ANGLISHTJA E TIJ NUK ISHTE SHUME E MIRE ,POR ISHTE ME E MIRE SE E SHPELLARIT.Kryesorja eshte qe ai foli drejt dhe u kuptua nga ewropa

  12. endri says:

    Nuk eshte Berisha ai qe ka penguar votimin e ligjeve per mosmarrjen e statusit dhe as nuk ishte Berisha ai qe bente greva urie dhe conte emaili per eksode masive qe shqiptareve mos u hiqeshin vizat. Puna e mbare nuk te ecen kurre mbi themele te kalbura .

  13. nje Shkodran says:

    Na t’bijte e shekullit te ri
    ta leme plakun ne vetmine e tij…..

  14. gentian says:

    statusi eshte pran nga puna e qeverise se kaluar dhe jo nga qeveria e tanishme, po mos te ishte per socialistat edhe kelyshet e saj qe i shkuan mbrapa per 4 vjet me protesta e bllokime ligjesh statusi di ishte mare me koh, megjithate ky esht nji lajm i mire sepse i nxjerr ne siperfaqje se kush ishin bllokusit e vertet te statusit per 4 vjet me rradhe, vec zoti na ruajt nga militant te semur qe gjith diten rrine neper forume per te mbrojtuj nji tuaf hajdautash…..

    1. O gentjan @ o debil po si mund te pranonte evropa nje diktatur ne gjirin e saj. Si mund te pranonte evropa ne gjirin e saj nje qeveri ajdute e te koruptuar. E si mund te pranonte evropa nje qeveri kriminale qe vret popullin e vet 28 vet vravi ne gerdec e 4 vet ne bulevart ne mes te dits esa esa te tjera qe nuk i dim . E nuk pranonte evropa nje qeveri si te saliut o kopil i saliut.

      1. gentian says:

        aleksander qe je nji palle …. kjo nuk diskutohet sepse vetem nji tuf debilash si ti mund ti turren duke ofenduar cdo njerin qe mendon ndryshe nga kopeja juaj, por zotria jote nuk eshte ne gjendje te fus llogjiken ne pune vec te ofendoje gjith diten neper forume. edhe per sqarim eshte qeveria e djatht qe ka hedhur cdo firm ne cdo gje pozitive deri sot, po ashtu edhe statusi kandidat ishte gati me kohe vetem mjaftonte te gjindej konsensusi per tre ligjet, dhe nuk ka asnji lidhje me qeverin e re….prandaj shko me mire futi nji pjat fasule e mos u mer me te tjeret qe shprehin mendimin e vet pa afenduar njeri…..

  15. ky duhet te perfundoje si kadafi,si qen

  16. Kendveshtrim tjeter says:

    Berisha nuk duhet te permendet ne gazeta dhe tv.ne rolin e kryetarit te PD-se,as dhe te liderit te opozites,perderisa kjo nuk eshte zyrtare.Aq me keq kur i jepet koha e neojshme ne medja,ne rolin e lartpermendur.
    Po qe se eshte e kunderta le te deklarohet zyrtarisht !

  17. Raketa Kozmike says:

    Ja pra gezohuni se statusi per Shqiperine ne Bashkimin Europian eshte gjithnje e me afer,
    e tha sot Brukseli.
    KUJDES ZOTRINJ EUROPIAN,
    JO KAQ AFER SE MOS NA BIE TE FIKET NGA AFERSIA.

    Ja pra gezohuni se anetaresimi per Shqiperine ne Bashkimin Europian mund te behet ne 2023,
    e tha sot Edi Rama.
    KUJDES ZOTRINJ POLITIKAN,
    JO KAQ SHPEJT SE MOS KEPUSNI MISH NGA SHPEJTESIA

  18. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Sqarim !
    Totila ,KA munguar per nje jave ne faqet e TEMAS sepse me sa duket serveri i TEMES ,ketu ku jam une nuk punonte normalisht.
    Nga kronika :
    Une e RI PER SE RIS se :
    Kushdo parti politike te fitoje tani e mbrapa ,koha qe kaloi per afer 90 vjet qysh nga 1925 na mesoi ne se:
    KRYEMINISTRI i SHQIPERISE duhet te zgjidhet nga TIRANA e POSHTE DERI NE SARANDE ,por i vetmi qytet qe mund te kete KRYEMINISTER nga VERIU ,eshte SHKODRA .
    Kjo sipas meje eshte AKSIOME dhe nuk duhet qe te negociohet .

  19. sanco panco says:

    i ashtuquajruti doktor e ka shtuar vete dozen e sulfateve se fundmi pa lejen e mjekut specialist dhe … ja keto jane pasojat

  20. Pilo says:

    Edhe yuve si eterit tuaj KOMUNISTA.
    Ska nevoje Europa per Komunista si juve dhe baballaret tuaj.
    Cka mendoni Edi Komunist Rama ka per tju paguar per spiunim e
    servilllek ,jo ore ai eshte si te paret e tij e tuajt e di ai se ju e beni falas.
    Me hajni e plackitje nuk shkohet ne Europe. Jeni mesuar juve dhe
    baballaret tuaj na vodhet mundin e djarsen tone per 50 vjet, e prape
    doni te vazhdoni Turp te keni.

  21. Goca e xhaxhit says:

    Lufta ndaj korrupsionit dhe vendosja e shteteit ligjor , do sjelli pranimin e Shqiperise ne BE.Urime Edi , presim sh nga ty.

  22. Vlora says:

    Ke te drejte o pilo kane 8 vjet qe kane shitur banane keta shiko sa urrejtje kane por BE do tu jape dy banane mos te kene merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje