Ky qytet me këto fasada me ngjyra të ndezura duket sikur është sheshxhirimi i një filmi.
Por në fakt është i ashtuquajturi ‘qyteti fantazmë i milionerëve’, një lagje prej 17 hektarësh në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
Një dekadë më parë nisi ndërtimi i qytezës Vozdvyzhenka.
Qëllimi ishte që të tërhiqeshin pasanikët për të blerë shtëpi.
Por kriza bankare e vitit 2008 goditi të gjitha ekonomitë e planetit, duke e zhytur edhe Ukrainën në probleme.
Tani Vozdvyzhenka është thuajse bosh.
Një e pesta e shtëpive janë shitur.
Edhe ata që kanë blerë shtëpi duke menduar për t’i rishitur më vonë, tani janë në hall pasi vlera e tyre është përgjysmuar në treg.
Në ato shtëpi që janë shitur, nuk ka banorë pasi ato janë blerë nga pasanikë që jetojnë jashtë vendit.
Por ka arkitektë që ankohen se lagjja e re ka shkatërruar një zonë historike të vendit dhe parashikojnë se ajo nuk do banohet kurrë plotësisht.
Nuk mjafton me kaq, por ndërtuesit duke shpejtuar të mbarojnë punimet, i kanë bërë pa cilësi dhe tani kanë nisur çarjet në mure dhe problemet sidomos me sistemin e ngrohjes./ep
Me sa marr vesh une, e njejta gje po ndodh edhe ne Spanje. Jane me dhjetra mijra shtepi te pa shitura. Kjo sepse bankat ju prishen mendjen njerezve qe, te blenin shtepira me kredi pa kolateral ( mjete financjare siguruese per banken ne se kredimarresi nuk paguan kredine dhe interesat ne kohe ). Keto shtepi u blene me qellim qe me vone, kur te rritej cmimi i shtepive keta njerez ti shisnin me shtrenjte dhe te fitonin.
Kjo gje nuk arriti se erdhi kriza, mungonte leku,ra kerkesa dhe oferta mbeti e njejte, cmimi i shtepive ra dhe keshtu qe, kredimarresit i humben ne pjesen me te madhe keto shtepi qe, tani jane prone e bankave. Nje miku im me ka thene se, reth 40% e te gjithave shtepive private ne Zvicer jane blere me kredi ndertimi ( hypodheke) nga bankat. Pra ne fakt cdo shtepi private ne Zvicer duhet tju paguaje bankave hypothekat per vite e vite. Edhe shtepine ku jetoj une ne Zvicer e kemi akoma me hypotheke te trasheguar nga prinderit e gruas.
Ne se ne si prinder nuk e lajme dot Hypotheken atehere djali yne do te marri persiper shtepine dhe do vazhdoje te laje Hypotheken. Ky sistem eshte me se normal ne Zvicer.
zvicra eshte shtepia e roshtlideve.
“Kjo gje nuk arriti se erdhi kriza,”
gabim në formulim!!
KJO SOLLI KRIZËN!!!!
Tamam si qyteza Bathorja, e Xhelal mziut
Tahmaja e madhe te le pa gjè…dhe ne shqiperi ndertohen fshatra te tille, nje prej tyre, Lundra,,e Samir Manes, ku gjysmen e vilave spo e blen njeri..dhe eshte.prishur.gjelberimi nderkohe..toka qe blihen me 1000 leke.e shiten ,me 1000 euro.
Ku ka ngjyra me te bukura ??
ne pallatet e Kievit ?
apo
ne pallatet e Tiranes ?
me duket se ka zot. keshtu vene paret e vena me krime…
Me sa di une e njeta gje ndodh edhe ne shqiperi ku mija apartamenta Jane stock.
Do vinte dhe dita qe ndertuesit do pesonin krize.u bene te gjith ndertues e cuan cmimet e tokes si ne firence.me 2 rrenje portokalla dhe 1 shtepi qe po i rrezoheshe u jepnin 3 hyrje 3 dyqane 2 garazhde u bene pallatet vetem per pronaret e shtepive jo llogari kosto cmim.te gjithe ndertimet pa lek hyrje per tulla hyrje per llac hyrje pert te gjitha.po kesh jo meri 10.000 euro po pastaj se nxjerr dot nga shpia se eshte shpia ime thot ai.se ku i kishin shqipetaret kaq lek me ble shpia e sidomos dyqanet se di.
Qenka si Vicidoli
Po sikur te jene ndertuar me shume se kerkesa reale…
shikoni bregdetin shqiptar! pallate pa fund.
Qenka keq per parkim si ne Tirane
Kjo eshte parajsa qe akoma nuk eshte banuar dhe jo fantazme si ” cikago ”
ku fabrikat jane kalbur e shtepite jane rrenuar ne nje pjese te madhe te qytetit dhe sbanon me asnje njeri si dikur!