Një trafikant droge nga Shqipëria është dënuar me 15 vite burg në Angli.
Sipas Daily Mail, ai tentonte që të mashtronte qenin e antidrogës, duke lyer pakot e kokainës me një krem që përdoret kundër kollës dhe të ftohtit.
Admir Doda, 37 vjeç, ishte drejtues i një bande kriminale, që mendohet se ka trafikuar të paktën 100 kilogram kokainë në Britaninë e Madhe.
Banda i fuste pakot e kokainës në çorape dhe më pas i lyente me kremin Vicks VapoRub.
Kokaina më pas shpërndahej në qytetet e bregut jugor.
Të gjithë anëtarët e kartelit janë shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Pas shumë hetimesh, policia britanike arriti të shkatërrojë këtë bandë kriminale, nga më të mëdhatë e kohëve të fundit.
Doda, së bashku me pesë anëtarë të bandës, janë dënuar me 57 vite burg në total.