Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj është i pari ministër që deklaron prurjet e reja në dikasterin që do drejtojë.
Pas një vizite që ai ka bërë në shkollën profesionale të Hoteleri-Turizmit, Veliaj njoftoi se nga kjo shkollë ai ka rekrutuar 6 recepsioniste të reja.
“Pashë që ishin të sjellshme, me edukatë dhe dinin të prisnin, por pashë edhe që ky institucion nuk kishte recepsioniste, ndaj unë rekrutova 6 nga kjo shkollë”, tha Veliaj gjatë një interviste për Ora News.
Ai ka shprehur inkurajimin e tij për të gjithë prindërit e nxënësve që t’i çojnë fëmijët e tyre në shkollat profesionale, që ata të marrin një zanat dhe Shqipëria të ndryshojë e të bëhet si shtetet e Evropës.
Ai mori si shembull Gjermaninë, duke thënë se prej kësaj praktike, pra shtimit të numrit të zanatçinjve, Gjermania nuk kaloi në recension.
Ndër të tjera, ministri Veliaj bëri të ditur se u ka kërkuar Burimeve Njerëzore dhe sekretariateve përkatëse që të bëhen gati të punësojnë edhe nga komuniteti rom dhe nga komuniteti i njerëzve me aftësi të kufizuara.
“Do të ishte turp për mua si ministër, nëse në sekretariatin për romët nuk do të kishte romë. U kam kërkuar sekretariatit dhe Burimeve Njerëzore të gjejnë njerëzit dhe të jenë ata që do të drejtojnë politikat për komunitetin e tyre”, vijoi më tej ministri i ri.
“Nëse ne kemi 100 vetë në ministri, duhet të kemi 4 vetë nga personat me aftësi të kufizuar, sipas ligjit. Duke filluar nga java tjetër ne do të kemi 4 vetë që do të punojnë nga personat me aftësi të kufizuar”, përmendi ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Ndërkaq, ai tha se do të ketë edhe persona të tjerë nga ata që kanë aplikuar, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, që janë përzgjedhur nga ky database dhe që do të punësohen në këtë ministri.
“Jam shumë i lumtur që janë përzgjedhur nga ajo database njerëz të shkëlqyer dhe me CV të pasur”, theksoi Veliaj.
Ai bëri të ditur se do të ketë reformim të arsimit profesional, njëkohësisht.
Kështu, nëse 5 ditë bëhet mësim, tani do të bëhet 3 ditë mësim e 2 ditë punë, praktikë në kompanitë më të njohura.
Veliaj njoftoi se do t’u bëhet e ditur edhe institucioneve përkatëse që këto kompani të mos paguajnë tatime për këta praktikantë.
“Gjëja e parë që do të bëjmë është që do t’u lejojmë më shumë kompetenca këtyre shkollave. Ne do t’i menaxhojmë këto shkolla me bord. Besoj që do të shohim disa rezultate që vitin e parë”, nënvizoi Veliaj.
Ndërkohë me anë të një njoftimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ai bëri të ditur po dje se “pas vendit vakant të Sekretarit të Përgjithshëm, emërova në këtë detyrë sipas ligjit, znj.Itena Ndroqi. Juriste e shkëlqyer, ajo është diplomuar në ‘Alma Mater Studiorum’ në Universitetin e Bolonjës, në Fakultetin e Jurisprudencës. Itena, mirë se erdhe në ekip!”.
Merr dhe ndonjë mashkull se nuk bëhet “hataja”……!
bravo veliaj pe e niset keshtu mbare do tju shkojne punet suksese
Sa me behet qejfi kur shoh nje angazhim serioz si ky i mesipermi..uroj qe te vazhdoje e te ecet ne keto hapa… shoh te ardhme me te mire dhe ndjej se dite me te mira do vine…nje bravo e madhe per Erion Veliajn
Po te kishim ndjekur shembullin e Gjermanise Lindore,ne privatizimin e prones publike,nuk do kishte mbetur Minister pa shkuar ne gjyq.
Ne e filluam nga çeku i bardhe,dhe perfunduam ne çekun e zi.
Politika shqiptare i ka patur shembujt,per privatizim dhe punesim.por ka prefereuar korupsionin,per pasurimin personal.
Me 1993 filloi privatizimi ne Gjermanin Lindore,shikoheni ku eshte.
Tek ne nga privatizimi,jane bere miljoner pushtetaret,te cilet pak merakosen per punesimin
Edhe Jej Fenit nuk i mungonte asnje celes e vegel.
Kendveshtrim tjeter,
Per sa i perket ish DDR, mos harro i dashur se, ajo ka marre dhe vazhdon te marri ndihma ne miliarda nga ish gjermania perendimore. Me duket se deri tani kane marre me shume se disa mijra miljarda, por nuk jam i sigurte. Pra nuk eshte ashtu sic thua ti. Nga do ti marri miljardat e Eurove Edi? Edi kam me teper se dhjete miljard Euro borxh publik plus 50miljarde leke te reja qe duhet te paguaje cdo vit VETEM per interesat e borxhit.
Po konkurimi ku eshte Zoti minister?
Pra mesa duket te gjitha ato qe thuhen jane trillime!!!!?
I dyti veprim qe tregon se cfare eshte duke bere Qeveria e re,
I pari, Ndertimi pa leje I Vjeherrit te Bashes, qe sipas Gjikes diten e dyte Ishte me leje dhe nuk u prish!
I dyti,
Menyra e rekrutimit te punonjsve nga Veliaj!
Ishallah reflektojne, po shpresoj!
Henri mor djalosh, keto lek nuk vine vetem nga buxheti i shtetit. 80% e tyre jane lek qe vijne nga organizatat e medha sic jane, USAID, UNICEF dhe te tjera si keto. Duke pasur parsysh dhe faktin qe Shqiperia mund te marre statusin per t’u anetaresuar ne BE do te kete mundesine te aplikoje per fonde europeane qe jane me miliarda specifik per kete fushe. Kuptohet qe kushti i vetem eshte qe ministria e mireqenies sociale ne bashkepunim dhe organizata te tjera te jene ne gjendje te bejne projekte te sakta per te arritur teheqjen e ketyre fondeve… Keshtu funksionon asistenca sociale ne shume vende te BE-se… Shteti nuk eshte donatori kryesor por eshte kontrolluesi dhe mbeshtetesi kryesor i projekteve dhe politikave sociale qe aplikohen ne teren… Se sa do te arrihet kjo ne Shqiperi kjo mbetet per t’u pare?
1. “Do të ishte turp për mua si ministër, nëse në sekretariatin për romët nuk do të kishte romë. U kam kërkuar sekretariatit dhe Burimeve Njerëzore të gjejnë njerëzit dhe të jenë ata që do të drejtojnë politikat për komunitetin e tyre”, vijoi më tej ministri i ri.
Diskriminimi pozitiv nese nuk behet ne baze te merites dhe kompetencave dhe testimit paraprak, nuk jep rezultatet e pritshme.
2. Ndërkaq, ai tha se do të ketë edhe persona të tjerë nga ata që kanë aplikuar, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama, që janë përzgjedhur nga ky database dhe që do të punësohen në këtë ministri.
Akoma nuk po kuptohet nese ata qe kane derguar cv-te pas thirrjes se Rames do te bejne konkursin/testimin para se te punesohen. Te jete nje problem komunikimi? Te pakten sa deklaron Veliaj duket sikur nuk do ta bejne dhe ky eshte nje standard i vjeter.
Perfitoj nga rasti, qe t’u them te gjithe anetareve te qeverise se Re, te dale nga vota plebishitare e 23 qershorit, se ne rekrutimin e punonjsve ne dikasteret e tyre,apo edhe ne deget e varesise se tyre, duhet te kene si prioritet personat qe kane formim dhe arsimim te pershtatshem, per vendin e punes ku do te emerohen, me nje fjale , punes t’i gjejne njeriun, dhe jo njeriut pune, me qellim qe te marre fund njehere e pergjithmone epoka e Sales, qe ne policine e shtetit emeronte mesueset, dhe ne arsim çonte çobanet, gjyqtar bente agronomet, prokurore , veterineret.
Se per kete ju votoi populli me nje shumice te tille , qe as ne enderr nuk e kishit pare.
Henri,
Kur flasim per privatizimin e Gjermanise Lindore,kam parasysh platformen dhe rrugen qe u ndoq per privatizimin,kjo nuk kerkon miljarda euro.
Pengesa per ta realizuar dhe ne,eshte korupsioni dhe pandeshkushmeria.
Po qe se do ndiqej kjo rruge privatizimi,qe u ndoq nga ne,ne DDR,do ishin burgosur.
Ata nuk i lane te shkaterrohen,per te ulur vleren e privatizimit,per ti shitur per skrap !
Miljardat e ndihmave,nuk kane munguar tek ne,por kane ikur ne drejtim te paditur.
Ne kemi shkateruar drejtesine,per te vjedhur ekonomine !
Ketu behet fjale per 23 vjet pushtet “demokratesh” te majte e te djathte,qeveria e Edit,do kete kohe te gjykohet per veprimet e saj.
NJE DJALE I MIRE SHQIPTAR QE KA ARRITUR DERI KETU ME SHUME PUNE DHE MUNDIM SUKSESE I NDERUARI ERJON VELIAJ