Shpallet i pafajshëm gjyqtari Tabaku, prokuroria kishte kërkuar tre vite burg

18 Shtator 2013, 12:57Politika TEMA
Shpallet i pafajshëm gjyqtari Tabaku, prokuroria kishte kërkuar tre

Gjykata e Tiranës ka vendosur që të shpallë pafajësinë për gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku, i vendosur nën akuzë pas vrasjes së kryekomisar Adem Tahirajt nga Ilir Xhakja.

Tabaku akuzohej për shpërdorim detyre pasi nuk kishte zbardhur një vendim për Ilir Xhakjen, duke i mundësuar atij të jetë i lirë në kohën kur vrau kryekomisarin e Shijakut.

Por edhe pse prokuroria kishte kërkuar tre vite burg, gjykata vendosi që ta shpallë të pafajshëm.

Kreu u trupit gjykues, Bujar Krasniqi argumentoi vendimin me faktin se vepra penale për të cilën akuzohet Tabaku nuk vërtetohet, ndërkohë që ka theksuar se moszbardhja e një vendimi gjyqësor nuk përbën vepër penale, por shkelje procedurale.

Më 9 shkurt 2012, një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Neritan Tabaku në Gjykatën e Durrësit deklaroi të pafajshëm të pandehurin Ilir Xhakja.

Në këtë proces Xhakja akuzohej për “vrasjen me paramendim” të Qerim Malokut dhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.  Edhe pasi përfundoi afati ligjor për zbardhjen e vendimit, gjyqtari Tabaku nuk e dorëzoi atë në kryesekretari.

Ndonëse Prokuroria e Durrësit e ankimoi vendimin e Gjykatës, gjyqi në Apel nuk mund të niste për shkak se dosja e plotë me vendim të zbardhur nuk kishte mbërritur në Apel.

Kjo vonesë doli në dritë pas arrestimit të Xhakjes, më 13 shtator 2012, si autor të vrasjes së kryekomisarit Tahiraj. Sipas Prokurorisë së Tiranës, dosja nuk ishte dorëzuar në kryesekretarinë e Gjykatës nga gjyqtari i çështjes Neritan Tabaku, që prej datës së shpalljes së vendimit dhe deri në datën 14.09.2012, pra, për më shumë se një vit e shtatë muaj.

Sipas Prokurorisë, përgjegjësia e dorëzimit të vendimit ishte e Tabakut, pasi vendimi ndaj Xhakjes në Durrës ishte marrë në unanimitet nga të tre anëtarët e trupit gjykues./ep

30 komente në “Shpallet i pafajshëm gjyqtari Tabaku, prokuroria kishte kërkuar tre vite burg”

  1. Gezimi says:

    Shkundni gjykatat se na moren ne qafe, cfare beni keshtu?

    1. galaktika says:

      Çfare thua ti ore gjykatat tona shkelqejne. Sapo e deklaroi kryetari i shtetit, debili B.Nishani ne takim me drejtesine shqiptare. Si lum ne!

      1. galaktika says:

        dhe sa here qe degjoj te flitet per gjyqtaret me vine ne mendje vargjet e Hasan Z. Kamberit.

        Kadiut ti rrefesh parane
        Ters e vertit sheriane
        Per para se ç’e shet t’ane
        Ja di kimene parase

      2. ardian says:

        gjykatat tona handikapat si i pari i shtetit b,nishani,te zgjedhur sipas tekave te pede-s partise bajarektare…

  2. qytetari says:

    Ky vendim pritej. Gjyqtaret e korruptuar ne solidaritet me moton “ti me mbro sot ,une te mbroj neser se te gjithe nga nje vrime kemi dale”.

  3. alban4eva says:

    ok, shume bukur e paska filluar “Rilindjen” qeveria e re..!! kete ta bejne hero dhe ta cojne per ceshtjen e S-haleut dhe Lulushkes, se i zgjidh mire keto ceshtje ai..!!

  4. antidrejtesia says:

    Ne shqiperi bie ere ANTI-DREJTESI

    O Nasip Ministri (apo e ke mendjen tek Meta Kryeminister ende) a po cohesh apo po fle – bej te pakten 1% te detyres pavarsisht se paguhesh 100%.

  5. butrinti says:

    tani po ja kepusni kot ,po kot fare …………pa nasipi ska mar celsat akoma more …………e ca mendoni ju …me nje klik do rregullohen gjerat ..po nuk u ndergjegjesua sejcili gjykates ..sjan mire punet ..pastaj ,gjykatesit tane jane specialista ………..e kompesojne normen edenimit ,,,i japin ketij pafajesi dhe ja fusin 25 vjet ndonje fukarai ……..

    1. galaktika says:

      Ti pret te ndergjegjesohen banditet e gjyqesorit? Kurre s’ben vaki. Reforme e thelle me buldozer qe te behet tamam drejtesia.

  6. liri a vdekje says:

    nuk esht faji i qeveris se re o njerez vazhdon shkaterrimi i drejtesis nga kelyshet e saliut ,nga gjyqtaret duhet filluar drejtesia

  7. liri a vdekje says:

    shikoni dhe sot kur ti japin pafajsi atyre plerave te gardes nqs nuk shtyhet vendime per te mos dhen dy pafajsi brenda dites ,duhet burg per gjykatesit e korruptuar dhe plepista

  8. arbeni nga tepelena says:

    shyqyr,se per pak na u njollos drejtesia.

  9. Art says:

    minimumi, ketij kafshes tjeter, Tabakut, meqenese nuk ka bere shkelje penale por preceduriale, i duhet vene nje gjobe e majme sa te lere edhe breket peng, dhe hequr diploma dhe cfardo licence gjyqetari qe ka per paaftesi idiote, por jane ordiener edhe shoket e tij qe e gjykojne sot e qe duke mbrojtur ate mbrojne veten e vet nga maskaralleqet qe kane bere per para

  10. Qazim says:

    Minimalisht ky gjyqtar duhet te marre denimin per shkelje proceduriale, duke u larguar nga gjykata ose duke u ulur ne detyre, pasi mosveprimi I tij soli psojat e mevonshme.

  11. Ina says:

    Drejtesia eshte nyja gardiane ketu tek ne; nese nuk funksionon drejtesia, i gjithe shteti dhe jeta e vendit eshte katrahure. Me keta palo gjyqtare te korruptuar deri ne fyt, nuk mund te shkohet larg. Duhet sistemuar dhe rinovuar gjithe sistemi gjyqesor; te fshihen te paaftet, gjyqtaret qe kane mbaruar juridikun me kurse afatshkurtra. Ka shume individe te afte, te ndershem qe jane te papune…

  12. Miri says:

    E keqja me e madhe e ketij vendi pas politikes. prokuroria ngre akuza dhe dergon ne ne gjyq gjykata liron. keshtu u be dhe per Mediun, per Meten, 21 janarin dhe tani se fundmi. Dhe gjyqtareve su hyn asnje ferre ne kembe.

  13. toni says:

    Tani dhe bythen e fshin me kartmonedha 500 euroshe

  14. mali says:

    sora, sores nuk ia nxjer syte,,,,,,,ky eshte nje lajm sa per te mbushur faqen e gazetes,,do ishte supriz nqs denohej,,,
    do ishte vertet lajme nqs denohej.

  15. tropojani says:

    PASOJAT E QENIT TE VICIDOLIT HAJDUTE VRASESA MASHTRUSA JU RENTE KOLERA E TI SHDUKE

  16. titi says:

    sipas ketyre gjyqtarave qe kemi ne ku te gjithe dalin e pafajshem bota nuk duhet te kishte polici, gjykata, burgje, ligje. athere pse i mbajme keto struktuar dhe nuk i leme njerzit te bejen cte duan ndersa per te vendosur ne vend drejtesine lejojme kanunin me mire.

  17. idrizi says:

    tabaku=plehre. ai vjedh kedo. turp gjyjates se tiranes.o pernedi mos na co tek duart e ketyre burecerve qe sdine se ku eshte personaliteti.si vdiqen tere burrat e kesaj shqiperije????????

  18. Anti-qafderr says:

    me mire te shpresosh qe ndonje vampir te beje donacion gjaku se keta te denojne njeri tjetrin. QUHET ABUZIM ME DETYREN dhe me dashje, eshte veper penale plus pergjegjesi disiplinore, vende te tjera kane dhe pergjegjesi civile per gjyqtaret. Keta jane kollaret e krimit dhe korrupsionit. harbutizem lemerues…

  19. viktor hoti says:

    Drejtesia cduhet shkundur … po kush ta shkunde. Gjykatat me te larta jane thellsisht te korruptuara jo thjeshtde se marrin nene dore por sepse kane krijuar nderrvartesi korruptive e komprometuese ndaj nuk bejne gek nuk bejne gek. PPrdokruroia eshte me keq akoma ne te duy anate , paafatesi dhe korrupsion . Ku ma gjeten kete prokuror te pergjithshem qe e ka mendjen te kafenete maje taraces ?Ne dukje nuk e lejoin ligji por ketu duhet kontroll i jashtem jo nga jashte shtetit por mga mjeshtra e drejtesise shqiptare . Rruga ligjreoe gjendet . Kuvendi ka te drerjete ti marre si eksperte . Une dal vullnetar.
    Kam inspsktuar prokurorite e gjykatat per vite te ter. Viktor Hoti

  20. kadiu says:

    Kafshet e pyllit nuk kane nevoje per gjykates dhe ligj!keto jane vetem per njerezit! Kafsheve u duhet vetem nje roje pylli me stap te gjate e te trashe qe tu bjere e tu vine mendte!kete pune e bente mire baba enveri gjon m gjoni lek dukagjini dhe baba dovleti qe te benin derman me fis e me fare!

  21. Antikorrupsioni says:

    Te nderuar zonja a zoterinje qe lini komente ne kte shkrim. Pa qene nevoja per nje studim statistikore personalisht jam i bindur se:
    -Ne Shqiperi;
    *Nuk ka gjyqtare qe nuk ka marre ryshfet.
    *Nuk ka prokuror qe nuk ka marre ryshfet.
    *Nuk ka Ofic.P.Gj qe nuk ka marre ryshfet.
    Ketyre edhe po tua besh rrogen sa gjyqetareve amerikane, prape do te marrin ryshfet. Me vjen shume keq per popullin shqipetare. E vetmja zgjidhje per sistemin e drejtesise eshte te importojme 100% te gjyqetareve nga USA derisa edhe populli te sigurohet se po ti ofrosh nje zyrtatri ryshfet,SHKON NE BURG.

  22. USA says:

    Edhe keto gjygjtaret te futen ne burg me gjith kete plere
    . PSE DY Lloj standarte nje per mafian dhe nje per tjeret
    Te gjith ne burg do perfundoni . Do e paguani o plera nje per nje

  23. Kriminelet me te medhenj ne shqiperi eshte vete KLD. Te shfarrosen te gjithe keta kelyshet e saqi shpellarit nqs Rama do qe shqiperia te shkoje perpara.

  24. Perderisa moszbardhja e vendimit gjyqesor nuk perbeka veper penale te “shperdorimit te detyres” por shkelje proceduriale qe behet dhe shkak sanksioni disiplinor te con ne dy perfundime llogjike:
    Ose gjyqtari eshte i paafte profesionalisht ose prokuroria nuk di te ngreje akuzen dhe si rrjedhim i kesaj i bije qe prokuroria tani te ngreje akuze kryesisht kunder vetes per “shperdorim detyre”dhe fyerje kunder gjyqtarit Tabaku.Dy institucione ligjzbatuese te cilet kane mbaruar te njejtin fakultet dhe nuk dine te zgjidhin nje kallzus kaq te thjeshte pale te japin drejtesi per nje ceshtje te veshtire.

  25. rb says:

    Mire qe ndonje politikan nuk jeni ne gjendje te denoni, po ndonje prokuror a gjykates nuk beni ndonje shembull? Bejeni e te shikoni si mblidhen te gjithe. Ato kane deshtuar e ju beni sehir. Vet nje gjykates u shpreh ne TV se: “Se gjyqin e fiton ai qe paguan me shume!!!”. Kurse Nenkryetari i gjykates se larte u shpreh se” “Organet e drejtesise tek ne kane deshtuar!!!”. Ne vazhdojme te “prodhojme” duartrokitje, kurse bota e perparuar prodhon mallra. Bota eshte bere e perparuar sepse kerkojne me rigorozitet zbatimin e ligjeve. Bota eshte bere e perparuar, deri tek fqinjet tane qe kane shtet e jo rrumpalle si ne, sepse futin ne burg kryeministra, ministra, presidente, prokuror, gjykates…

  26. Albi says:

    A ka ndodhur ne historine e Shqiperise te denohet ndonje gjyqtar ?
    A ka mundesi qe nje gjyqtar te denoje nje gjyqtar tjeter ?
    ATA JANE TE GJITHE NJELLOJ ,mund te jene sa gishtat e nje dore gjyqtaret e ndershem ne kete vend .Te thuash refornmim eshte pak .Ne drejtesi duhet nisur gjitheshka nga fillimi.
    Te gjitha punet e mira zeroen kur gjitheshka hidhet ne ere nga gjyqsori .Nuk ka me zi se kaq .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje