FRD i kthehet garës e vetme, kandidon një femër për Bashkinë e Korçës

18 Shtator 2013, 12:36Politika TEMA
FRD i kthehet garës e vetme, kandidon një femër për

Brikena Zeneli

Fryma e Re Demokratike do të vazhdojë jetën e saj politike e vetme, duke garuar edhe për Bashkinë e Korçës.

Pas mbledhjes së kryesisë së kësaj partie u bë e ditur edhe kandidatura e saj për të hyrë në garë për të zënë vendin e lënë bosh nga Niko Peleshi.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të FRD, Gazmend Oketa, Brikena Zeneli do të garojë për Bashkinë e Korçës.

“Fryma e Re Demokratike vjen kështu në skenën politike për të treguar vijimësinë e saj qoftë përmes analizës në proces, qoftë përmes vendimit për të shkuar në provën e radhës zgjedhore duke kandiduar një zonjë për kreun e Bashkisë Korçë.

Brikena Zeneli është një zonjë që vjen nga sektori privat, me angazhim në menaxhim biznesi prej mëse 20 vitesh dhe pjesë e Frymës së Re Demokratike që nga fillimet e saj.

FRD vjen me këtë vendim për të treguar edhe kursin e saj të perspektivës dhe rolin që ajo do të luajë në të ardhmen politike.

Fryma e Re Demokratike do të jetë e përkushtuar që zgjedhjet për Bashkinë Korçë të jenë pika e saj e konfirmimit në skenën politike shqiptare,” tha Oketa./ep

17 komente në “FRD i kthehet garës e vetme, kandidon një femër për Bashkinë e Korçës”

  1. Auron says:

    FRD-ja eshte PARTIA E VETME ATDHETARE ,QE MBRON TE DJATHTEN,NDRYSHE NGA PD-ja,QE ESHTE NJE BANDE KRIMINALE E ARDHUR NE SKENEN POLITIKE PER INTERESAT SERBE!!!

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Ka ardhur momenti qe Partia Socialiste ti mundesoi FRD fuqizimin e saj per tu bere nje force opozitare e fuqishme.
      Shqiperia ka nevoje per nje OPOZITE Dinjitoze.

      1. abcanticeeeen says:

        fredo ma merr mëndja se do të luhet loja për të fituar FRDja!
        thjeshtë një intuicion!!
        disa lojër aluhen dhe për nesër jo vetëm për sot!!
        varet nga largpamësia!

      2. shkodrani-londer says:

        Fred Dibrani, FRD do te rritet ne zgjedhjet pas 4 viteve dhe do te kete nje numer te konsiderueshem perfaqesuesish ne parlament. Por do te jete vetem pas 8 viteve qe FRD do te behet “rrezik” real per PS.

        Mendoj se pas 8 viteve energjite e qeverise Rama megjithese mund te ndryshoje ministrat do te vijne te shterojne.

        Une mendoj/uroj se pas mandatit te dyte ose te trete te qeverise Rama (duke pase parasysh se partia fashiste e saliut do shkerdhehet keqas) FRD mund/duhet te vije ne pushtet si alternativa e vetme e djathte.

        Cdo qeveri lodhet nga pushteti. Une mendoj se per 8 vitet e para Rama do te jape rezultate,ndersa ne mandatin e tij te trete do te lodhet pastaj se do mbarojne energjite….

        Te urojme qe kur qeverise Rama ti mbarojne energjite, te jete e djathta qytetare (qe mund te jete FRD e forcuar), alternativa tjeter dhe jo kafsheria alla sali/zhelefine.

        Neqoftese Rama vertete do qe te ngele ne histori ai duhet te terhiqet dhe te mos garoje pas mandatit tij trete.

    2. E djathta futja kot says:

      Po me Aurono,

      me keto mend qe kane duke ndejtur vetem si dhija e malit ato TOPET e tua kane per te fituar. Behu pak djale i zgjuar dhe me thuaj cdo me thene e DJATHTE ne Shqiperi? Mos ke parasysh ish bejleret turkoshake apo tregtaret-xhambazet e caracave?!?!?!

      1. lilo says:

        pse ty PD te duket parti e djathte?

    3. O te nderuar qe lexoni e komentoni per FRD e Bamir Topit (-Bamir “qylollarit”- i thone nga Progradeci e Korca), nje Particke dhe asgje me teper, qe eshte tani pothuaj inegzistente pas atij rezultati qesharak e disi te fryre me 23-Qershor-2013. Nga brenda vete radheve te Kryesise, realisht ish-Kryesise, flitet se; -qe pas 23-Qershorit tek zyrat e kesaj Particke nuk hyne kembe njeriu-, pervec tre apo kater drejtuesve te larte ku mungon vete Bamir Topi. Kjo eshte FRD e vertete dhe jo disa fletushka qe shperndan Sekretaria e kesaj Particke ne disa Media me nderhyrje miqesore si dhe me pare qe nga thmelimi.

  2. nesi says:

    Turp , Frd perfaqesohet nga nje mashtruese e rendomte Korcare.
    mashtrimet e saj ne Korce jane tema studimi per studentet e Juridikut

    1. Pashuku i Jozefines says:

      Po pse vetem ne Korce?
      Po ne Vlore qe kishin vene per deputete ate Edlira Gjonin qe u thote ketyre te FRD qe ka mbaru ne Angli. ?
      Mirela Bogdani tregon qyfyre per ate se kane qene bashke andej dhe ja dine mire historite njera-tjetres. ?

  3. fatmiri says:

    Faktikishte pak e veshtire te thuash se ka te djathte ne Shqiperi po ballistat zogistat qe faktikishte jane llumi i ksaj shoqerie perfaqsojne te djathtet. Shifeni historikun e zogut dhe te ballit komtare e nxirr konkluzionin cfare i lidh keta njerez me demokracine Kane nje gje te perbashket vetem pronen per veten e tyre jane specialista me vjedh me grabit me vra e me fshi gjurmat

    1. beeee says:

      sa shume qe te ka kalit xhaxhi enver mor fatmir…
      ti po qe je njeri i ri socialist!

  4. mitrolozi says:

    mire mire e mban e mban , ashtu siç eshte ne kembe ne shkalle ..

  5. gjergji says:

    do e votoj zonjen.

  6. busho says:

    Me ne fund nje kandidature dinjitoze, madje femer, per bashkine e Korçes. Zonja Zeneli, kjo grua intelektuale e biznesmene, do t’u hape syte qytetareve korçare dhe do t’u sherbeje me devocion e ndershmeri. Eshte perfaqesuese e denje e FRD, te kesaj alternative te ndershme te se ardhmes se te Djathtes shqiptare. Votojeni te nderuar qytetare korçare, do te bindeni per kete!

    1. nesi says:

      Korca e di shume mire bemat e saj.
      kush nuk i ka degjuasr do te thote se eshte i sapoardhur ne qytet.

  7. tefta says:

    kjo Zonje korcare e meriton te fitoje

  8. Lulja says:

    Une e njof personalisht kete zonjen dhe do e votoj me besim te plote. Se pari sepse e njof dhe eshte vertet nje femer per tu respektuar dhe e dyta nuk me pelqen kandidati i PS. Suksese Brikena!
    P.S. Sa per te sqaruar jam korcare prej shume brezash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje