Ja ‘mëkatet’ e gjyqtarëve që liruan Prendin dhe Llupon/ U ngritën në detyrë nga Nishani pas 23 qershorit

19 Shtator 2013, 10:29Politika TEMA

Njëra prej gjyqtareve ka qenë këshilltare e Eduart Halimit dhe ka dhënë vendimin për lirimin e Ilir Xhakjes

 

Opinioni publik është irrituar pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit për dënimin me vetëm katër vite burg të njerëzve që akuzohen për vrasjet më 21 janar.

Por kush janë gjyqtarët që dhanë vendimin, të cilët gazeta Dita i quan legena, duke theksuar se kjo është një fyerje nga pakujdesia?

Gazetari Artan Hoxha thotë se ata janë njerëz të opozitës së re, të cilët janë ngritur në detyrë pas 23 qershorit me firmën e Bujar Nishanit, i cili në kohën që jepej vendimi, fliste në KLD me zjarr për pavarësinë e gjyqësorit.

“Treshja e gjyqtarëve që dha vendimin, thjesht ka marrë guximin dhe kurajën për të firmosur mbi një vendim të servirur nga juristët e ish- kryeministrit, që u largua nga pushteti me votën e 1 milion shqiptarëve,” thotë Hoxha.

Pastaj ai analizon gjyqtarët.

“Agim Bendo, një njohje e vjetër e kryeministrit të sapolarguar. Një gjyqtar me eksperiencë të gjatë, që nga shekulli i kaluar, që ka qenë protagonist në shumë vendime të rëndësishme në favor të interesave politike të Berishës dhe në dëm të kundërshtarëve politikë të tij. Së fundmi i emëruar gjyqtar i Apelit nga presidenti Nishani më 16 korrik 2013.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gjyqtarin tjetër, ish- kryetarin e gjykatës së shkallës së parë në Durrës, Ervin Metalla, i emëruar po në atë datë në Gjykatën e Apelit nga Bujar Nishani.

Pra, menjëherë pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Gjyqtarja e tretë, Evgjeni Sinoimeri, është një gjykatëse me eksperiencë. Për ‘koincidencë’, pasi i skadoi mandati si gjyqtare në Gjykatën e Lartë, në muajin gusht 2011, vetëm tre javë pasi Ministër i Drejtësisë ishte emëruar deputeti demokrat Eduart Halimi (të gjithë e mbajnë mend se u vu në këtë detyrë si kryetar i zellshëm i komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit), ajo u caktua në detyrën e këshilltares së ministrit për çështjet e drejtësisë.

Sërish për koincidencë, ajo u përzgjodh nga KLD, e komanduar tërësisht prej Berishës, në detyrën e gjyqtares së Apelit,” thotë Hoxha, duke e akuzuar sërish Sinoimerin se ka qenë gjyqtarja e Gjykatës së Lartë që ka dhënë lirinë për Ilir Xhakjen, duke rrëzuar vendimet e shkallëve të para, që e dënonin atë me 21 vite burg.

Më pas Xhakja vrau edhe një kryekomisar./ep

30 komente në “Ja ‘mëkatet’ e gjyqtarëve që liruan Prendin dhe Llupon/ U ngritën në detyrë nga Nishani pas 23 qershorit”

  1. Qytetari says:

    Z. Artan Hoxha, nuk eshte e thene qe per çdo gjykates duhet te gjesh patjeter nje arsye per ta lidhur me dicka. Te presim te dali vendimi i argumentuar dhe i firmosur, ndoshta nuk eshte vendim unanim, ndoshta dikujt po i biem ne qafe…le te presim dhe mos ti fusim te gjithe ne nje thes.

    1. Auron says:

      Per cfare THESI flet ti.o KELYSH I Berishes???
      Te vrasesh 4 vete dhe te denohesh 1 vit???
      Cfare eshte kjo VRASJW NGA PAKUJDESIA???
      VRASJA ESHTE VRASJE,NDERSA PAKUJDESINE NA E SPJEGO TI SE SI NDODHI NE 21 JANAR!!!
      KUSH QUHET PAKUJDESI???
      Ata nuk po pastronin armet dhe rastesisht nuk pane se arma ishte e mbushur!!!
      Po keta VRASES shkuan ne KRYEMINISTRI ME DETYRE:TE MBR$ONIN OBJEKTIN TE ARMATOSUR,kur dihet se ASKUSH NE SHQIPERI NUK KA TE DREJTE TE PUSHKATOJE NJERI EDHE SIKUR TE VRASE 1000 VETE,sepse DENIMI ME VDEKJE ESHTE HEQUR,O KELYSH I POSHTER!!!
      Kush u dha urdher te QELLONIN,kur ne drejtim te turmes nuk qelluan RASTESISHT E NGA PAKUJDESIA 200 VETE,aq sa mbushen pemet me plumba e muret per rreth po ashtu!!!
      Aq plumba u qelluan mbi turmen sa U GRINE DEGET E PEMEVE ne kryeministri!!!
      PRA QELLUAN TE GJITHE GARDISTET DIREKT MBI NJEREZIT E JO NJE NJERI NGA PAKUJDESIA!!!
      Se si e vertetuan PAKUJDESINE KETA HORRA,nuk e di,por DUHET TA PAGUAJNE DERI NE NJE KRIMIN QE BENE:MBROJTEN VRASESIT!!!

      1. Qytetari says:

        Lexo njehere mire cfare kam shkruar pastaj dil ne konkluzionin se kelysh i kujt jam. Nuk jam shprehur ne ndonje fjale qe jam dakord me vendimin e dhene.

        1. katarakti says:

          Nga na doli ky Auron trimi pas 23 qershorit? S’e kisha ndeshur me pare emrin e tij?!

    2. Tarasi says:

      Evgjeni Sinojmeri-Kaso eshte vajza e xhaxhait te Ivi Kasos keshilltar i Berishes dhe me vone drejtor i anti korrupsionit ne Kryeministri prane Berishes.Familja Kso ne Gjirokaster ekstrem te majte dhe komunista te flakte ne kohen e Merhumit,na dalen demokrat.Prandaj e hengre koken o Sali Berisha se je vete komunist dhe mban afer komunista si puna e familjes Kaso.

    3. Arjan Melonashi says:

      PROFESIONISTI jep DOREHEQJEN dhe “DEL VETE nga THESI” o QYTETAR!

      http://ow.ly/p1aZA

      1. Qytetari says:

        Gjyqtari nuk mund te dorehiqet nga gjykimi I nje ceshtjeje pa pasur nje nga arsyet e parashikuara ne kodin e procedures penale. Profesionalist eshte ai, qe pavaresisht rrethanave, presioneve dhe sensitivitetit te ceshtjes, voton, EDHE PSE NE PAKICE, qe dy gardistet te denohen sipas kerkeses se prokuroreve. DHE NJE NGA KETA TRE GJYQTARE ka votuar per denimin e gardisteve SIPAS KERKESES SE PROKUROREVE. I takon gazetareve qe ta zbulojne se cili prej tyre eshte dhe te mos keqinformojne publikun, I cili me te drejte shpreh indinjaten e tij. Gazetaret dhe publiku duhet ti japin kurajo dhe te gjithe bashke te bejme ate qe dy gjyqaret e tjere nuk bene, TE MBESHTESIM DREJTESINE.

    4. Xhoker says:

      Kjo qeveri po sillet akoma sikur eshte ne opozite duke u mjaftuar me punen e gazetave ne publikimin e lajmeve si ka bere 8 vite rresht. Kjo eshte e tmerrshme, kjo mungese veprimi eshte edhe e pajustifikueshme edhe e pafalshme per kete qeveri qe premtoi rilindje. A e mendoni per nje moment po te ish Saliu ne krye te qeverise se re si do tju bente sic ju ka bere me fshese te hekurt, kashte e koqe? Kur do fillohet te veprohet per rilindjen o njerez? Dhe mendoje se rilindja presupozon fillimin e pastrimit te ambjentit te punes nga prurjet e lumit te turbullt Berish pastaje me urtesi, mencuri e durim cdo gje tjeter…

  2. gentian says:

    Kjo esht nji mesim per qytetaret e thjeshte qe mos te behen preh e politikaneve qe i cojne qytetaret drejt vdekjes per perfitime personale, edhe nji kojcidenc tjeter qe se permend gazetari qe te gjith viktimat ishin ne ate protest qe i thirri edi rama per bllokun e ilirit edhe per koicidenc edi rama i thirri familjaret e tyre ne parlament kur edi rama po e votonte ilir meten per kryetar kuvendi, prandaj mjaft me keto servilizma ndaj pushtetarve sepse gazetaret duhet te jene zeri dhe mendimi i nje populli dhe jo zedhensa te politikanve sepse vetem emrat e partit i kan ndryshe se ne thelb jana te gjith te njejt…….

    1. +10 says:

      …dmth mor gentiian salbythlepiresi….fajin e ka ai qe e nxori dhe jo ai qe e futi. Pash zotin, flisni si njerez dhe jo si kafshe, se ishin jete njerezish te pafajshem ato qe iken.

    2. armand says:

      Shume mire Gentian djali.Neser kur baca do te japi urdher te dalesh para kryeministrise per te protestuar,garda s’ka per tu menduar dy here por do te hapi zjarr.Me llogjiken tuaj te pjerdhur dhe djallezuar po i beni gropen vetem vetes tuaj o njerez te tredhur.

  3. tiger says:

    Po me keta zagare kudh do merret? Si do shembet ky mur?

  4. Banija01 says:

    Nje nga Gjyqtarja Evjeni Sinoimeri (Kaso) ke 25 vjete gjyqtare.
    E ka filluar karieren ne Gjirokaster nga fundi i viteve 90-te.
    Nga i gjithe brezi i saj qe ishin gjyqtar ne Gjirokaster asnje nuk eshte sot gjyqtar perveç Vjenos.
    Kjo tregon se i eshte pershtatur kohes dhe ka ditur te ndroje lekuren sa here i eshte dashur sipas padroneve.

    Jazekdhe turp Vjeno !!!
    Nuk e di si do ndihet Haritua (babai) per ty qe firmose per dy vrrases te lirohen .Ti ke qene ajo qe ke denuar nje djal fierak qe u kap ne 90-en ne klon ne Sopik dhe e denove me shume se keta dy kriminel qe vrane njerez te pa fajshem.

    Karjere nuk behet duke shkelur mbi trupa njerzish ,po behet me zotesi profesionale.

    1. tiku says:

      Po kush je ti qe po na tregoke ketu si behet drejtesia?? A e di ti qe nga ata 3 gjyqtare aty vetem gjykatesja e nderuar Evgjeni Sinoimeri ka qene kundra ketij vendim! Vota kundra e saj eshte hedhur poshte nga vota pro e dy te tjereve.
      Mos flasi njeri kur nuk dihet e verteta, se ne vend te inkurajohet hidhet balte e pamerituar mbi te!!!

    2. Aqifi says:

      U pika qe s’te bie o Banija 01! Po kur more vesh se gjyqtarja Sinoimeri votoi kundra (dmth qe gardistet te denohen), i kerkove falje per budallalleqet qe shkrove? Kolaqe/kolaq gjirokastrit! Dhe here tjeter kur te zesh emrin e Vjenos ne goje, ose me mire ne halenë e ndyre tenden matu mire!

  5. artan says:

    Halimi mo eshte ai thuthuqi….haha eshte tip I forte ai.

  6. FENOMENI says:

    O gentian o injorant tjeret vdiqen dhe vrasesit bredhin lirshem e ti me thun kush i nxorri sa te kemi vemje si puna jote palle ariu do beja Saliu

  7. lazeri says:

    POPULLI JA DHJEU MUSTEQET.

  8. ajaza says:

    O gentian qe je pk i merzitur mga shkrimi duket poe mendoj se po te ishte ndonje i afermi i yt i vrare me siguri nuk do te flisje keshtu ,por te vrasesh njeriun dhe te lirohet se i mori jeten nga pakujdesia ky nuk eshte argument prandaj thirri logjikes asnje nuk ka te drejti ti marri jeten askujt se ate e ka dhene zoti dhe ai e di kur do tjamarri ate qe i ka dhene dhe me kete argumentligji nuk parashikon denim me vdekje se eshte anormale ketij qe nga pakujdesia sikur te kishte vrare Berishen cfare do kishte ndodhur e ben dot kete llogari ose edhe Ramen keshtu do te ishte trajtuar mesiguri jo pse per ate njeri te thjashte te trajtohet me termin e vrau nga pakujdesia ne cfare vendi te botes munde jete shkruar ky lloj ligji prandaj jame 100% kondra me mendimin tende te denohet me maksimalen e marituar sepse ka marre jete kjo do te ishte edhe drejtesia dhe keshtu do te krijohet besimi tek drjetesia perkete aresye asnje i djathe apo i majte nuk ka besim tek drejtesia se te fuqishmit i liron ajo e thente drejtesi

  9. O gentjan @ o zagar i saliut o qelbesir ik o pler se e shkateruat kete vend e shput ne zero nga te gjitha drejtimet.kini dnr e dilni komentoni ca plera si puna jote qe ju rent nje kancer ju rend se ju jeni me keq se saliu rop qira.,

  10. Banija01 says:

    tiku…

    E kuptove gabim shkrimin tim, une nuk tregoje si behet drejtesia,po te tregoje se kush jane ata qe bejne drejtesine.

    Kete koment e dergova ne fillim te shkrimi/Gjykata i dhuron lirine Prendit dhe Llupos.

    Para se te dilte ky shkrim dhashe mendimin tim dhe kete ma perforcoi gazetari Artan Hoxha qe i pershkruan te tre gjyqtaret njerez te perkushtuar ndaj Berishes.

    tiku… qe Evjenia te kishte ndergjegjen e paster dhe nuk do ishte pale me bemat e drejtesise se Saliut duhet te mos pranonte te ishte pjese e ketij trupi gjykues.

    Po ta them edhe nje here qe kane qene rreth 6-7 gjyqtare te rinje te periudhes qe Evjenia ka qene gjyqtare ne Gjirokaster dhe asnje nga ata nuk eshte as gjyqtar ne shkallen e pare.

  11. korabi says:

    AS MOS SHPRESONI NE VENDOSJEN E DREJTESISE!FAMILJARET E TE VRAREVE DUHET TE KENE TE QARTE QE GJAKU I NJEREZVE TE TYRE TE DASHUR,DO TE SHKOJ HUPAS,NQS NUK E MARRIN ATA.A NUK U MJAFTON RASTI I GERDECIT QE FILLOJ ME VDEKJEN E TREBICKES E PASOJ ME VDEKJEN E 26 TE TJEREVE,E ME VONE ME DHENIEN FUND TE JETES DHE NGA TE TJERE.PO PRITET NGA EDI RAMA DHE ILIR META,DO TE PRISNI KALENDAT GREKE.

  12. Arturi says:

    Keta “gjyqtare” (me sakte qyqare te vetes se tyre), perpos se i rivrane dhe nje here 4 viktimat, po vrasin dhe shpresen dhe endrren tone qe ne kete vend mund te behet drejtesi!
    E keqja me e madhe vjen nga Padrejtesia e “Drejtesise”!!!

  13. Rexhin says:

    Eshte e kote te presesh drejtesi nga keta gjykates ,keta jane plehrat e shekullit,keta jo vetem duhen shkarkuar por duhen futur ne burg.

  14. eksperti says:

    Ed Rama,

    poplli po pret – cfare do te besh me gjyqtaret kriminela qe rivrasin te vraret !!!

    A do futet ndonjeri ne burg te zere vendin e kafsheve llupo e prendi ?

    Apo po i beni gati krevatin e drunit salepit te mallkuar ne qeline VIP te burgut te Bences?

    Ec shpejt Ram se nuk kemi kohe me prit bemat e te mallkuarve e te marreve.

    Shqiperi nuk mund te futet ne Europe me shpellaret ne krye ende.

  15. Andrea says:

    Reagimi per vendosjen e Drejtesise duhet te filloje me shkarkimin e “shtyllave” qe mbajne ne kembe padrejtesine, ose “drejtesine” e berishizmit qe jane: Presidenti Nishani, Kryeprokurori Llalla, Shefi i Shish Visha, ne rast se kjo nuk behet atehere shpresat e shumices qe i besuan Rames vendosjen e Drejtesise ne vend, duke filluar me strumbullarin e berishizmit-Sali Berisha, dhe klanin e tij kriminal.
    Ndryshe, gjithcka eshte nje flluske, qe sterkalat e saj kur te plase do te bijen mbi 1 milion votuesit antiSali, qe masivisht kerkuan shkaterrimin e berishizmit duke ia besuar ekipit te Edi Rames realizimin domosdoshmerisht te deshires se akumuluar prej 23vjetesh.
    Shenjat jane aspak premtuese, ka ndroje te pajustifikuara qe sic duket do te vendose ne te njejten krah te balances se Drejtesise te gjitha forcat politike parlamentare. Ndersa nga krahu tjeter i ballances qendron vetem shpresa dhe deshira per Drejtesi.
    Pra, fillim aspak i mire, duket sikur te gjithe politikanet parlamentare e kane ngrene Lugen e Corbes. Mjere Ne!
    Pozita e sotme pret “t’i nxjerre geshtenjat” me duart e BE-se, Sh.B.A.-se. Sikur kalamajt e perkedhelur! Kete bente gjasme Saliu, sepse djallezisht per te mbajtur pushtetin iu servilos dhe iu shiti gjithcka mundi te gjithe atyre qe kishin ne dore reagimin ndaj krimeve te Berishes dhe klanit te tij, u shperndau atyre “dhurata”. Po juve qe dje i bete Opozite, perse nuk tregoni se e keni pasur seriozisht ne c’ka i premtuat shumices-viktime e berishizmit, Rilindjen e Shqiperise.

  16. Kruja says:

    Sa bukur te ka kap poza, shoku Sali! fotozhenik fotozhenik, shuko qytetar dhe qytetar, un, ju garantoj ju, jo shuko un du t’them esht madhore pamja, jo, jo shuko Edvini do karrigen time por jo te garantoj un tyja nuk ke per ta marr kurrrr at karrige.

    qytetar dhe qytetar(e) un shuko e provoj ai por deshtoj piktori eshte deshtak, jo shuko e kam then un kalores qe vetem humb, le ta provoj prap prap do humb ju garantoj un ju, e din ai…

  17. koci says:

    sic e shpjegon dhe zoti Artan Hoxha keta tre gjyqtare te emeruar nE gjykaten e apelit pas zgjedhjeve nga i nderuari president qe deklaron se perfaqson simbolin e unitetit popullor,por qe jane gjyqtare te lidhur ngushte me zotin SA,MERRE ME MEND SE C,BEJNE KETA MATRAPAZE PER TE MBULUAR NJE Nga krimet me te shemtuara qe ka kryer zoti kryeminister me 21 janar dhe tani me paturpesi kerkon te fshihet si mi vrimash duke perdorur gjykates pa dinjtet dhe presidentin qe le shume per te deshiruar me keto emerime te qellimshme qe ka bere pas 23 qershorit vetem e vetem qe te mbulojne krimet e saliut duke u bere e ky merhum pjesee ketij krimi qe s,mund ta fshehin edhe ps po kryejne veprime te holla e te kordinuara aq mire e me paramendim por qe po e implikojne edhe me shume veten duke marre saliu edh te tjere pas se mendon se sa me shume qe te implikohen ne kete krim mund te shpetoje pa lagur,por kjo mazhorance ka pergjegjesi historike per ta zbardhur kete krim te shemtuar sa c,jane shemtira dhe keta gjykates te padinjtetshem per keto institucione te rendesishme duke dhene s,prandaj duhet te mos terhiqen nga transparenca e ketij krimi dhe ndeshkimi maksimal i te gjithe atyre qe jane molepsur ne fhehjen e krimit qe nga zoti Nishani qe duhet te largohet vete nga ky pos se me keto emerime e qendrime po tregon qe jo vetem qe s,eshte perfaeues i unitetit te popullit,por nje partiak i semure qe perdoret ende nga saliu mbrojtjes se krimineleve

  18. misionari says:

    Nishani duhetr te shkarkohet urgjentisht nag mazhoranca e sotme. E ka mbushur kupen me kohe!

  19. Prandaj nuk i vjene keq shqiptarve, se kur vdes nje gjykates te gjith thone, he mo se pale sa mekate kan bere keta kelysh, dhe ja ku i keni faktet. Duhen qeruar nje minut e me pare njerzit e berishes dhe 21 Janari te rihapet duke thirrur si te pandehuh te parin sali shpellarin dhe te dytin bashen. Nqs kjo nuk ndodh atehere eshte vetem nje zgjedhje – gjak per gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    最 高級 ラブドール バイヤー産業施設ダッチワイフ写真-様々な頭を持つオメガ--163CM | 5 '3 "-K CUP-AF DOLLS

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje