Familjarët e viktimave të 21 janarit: Do e marrim gjakun, presim të burgoset Berisha

18 Shtator 2013, 19:39Politika TEMA

Familjarët e viktimave të 21 janarit kanë reaguar plot zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dy të akuzuarit për vrasjen e të afërmve të tyre.

A1Report ka marrë në intervistë disa prej tyre.

Motra e Ziver Veizit, Trëndafile Muhameti, thotë se do e marrin gjakun, por presin burgosjen e Berishës.

“Jemi të shokuar, nuk e prisnim këtë vendim. Nuk do ta lëmë gjakun e vëllait tonë pa marrë. Po na lëndojnë shumë. Po na i vrasin përsëri njerëzit tanë

Unë prisja dhe pres në fakt burgosjen e Sali Berishës, sepse ai është urdhëruesi i vrasjes së tim vëllai dhe atyre të tjerëve që dergjen sot nën dhe. Kërkoj me ngulm nga qeveria e re shqiptare, tek e cila kemi besim, që të vendosë në vend nderin dhe gjakun e tim vëllai, i cili nuk ishte kokëpalarë, por i ndershëm dhe doli kundër korrupsionit. Doli në demonstratë, sepse ishte kundër bllokut të korrupsionit dhe krimit të gjeneruar nga qeveria, e cila u shporr një herë e mirë nga ne të gjithë.

Gjykata e Apelit, nuk është gjë tjetër veçse një vegël në duart e Berishës, ndaj pres një reagim nga ana e qeverisë së re, që të reformojë gjykatat dhe pse jo rikthim të çështjes në fjalë duke dhënë dënimin e merituar për vrasësit dhe urdhëruesit e vërtetë të tim vëllai,” thotë Muhameti.

Kurse vëllai i Hekuran Dedës, Zabiti, thotë se ata nuk e pranojnë një vendim të tillë.

“Ne do të rihapim çështjen. Nuk do ta lëmë me kaq. Mos na detyrojnë që të bëjmë gjëra të tjera. Po na vrasin përditë,” tha Zabiti.

Kurse Mark Nika, xhaxhai i Aleksit, thotë se vendimi duhet injoruar.

“Duhet injoruar. Kemi qenë spektikë për shkak të lidhjeve të trupit gjykues me Berishën. I bëjmë apel qeverisë Rama që ta çojë çështjen deri në fund”.

Renato Myrtaj, i biri i Faik Myrtajt, i kontaktuar me telefon nga studio e “A1 Report”, u shpreh: “S’më çudit vendimi. Është amanet i Berishës”./ep

30 komente në “Familjarët e viktimave të 21 janarit: Do e marrim gjakun, presim të burgoset Berisha”

  1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Vepro.

    1. Pilo Lala says:

      Edhe ky vendim nuk eshte pak.
      Prangat ne duart e Prendit dhe atij zagarit kriminel Llupo, e tregojne qarte se cte pret kur shkon per dhjam qeni.
      Berisha urdheron, ti shkreh armen kunder popullit, qenke idjot dhe frikacak vete.

      1. Argita_B says:

        Kur Nexhmije Hoxha gruaja e ish diktatorit Enver qe persekutoi kundershtaret e regjimit te tij per 45 vjet me rradhe, dhe la mijera viktima u gjykua per pako kafe apo çelsa elektrike eshte e veshtire te presesh te gjykohen sot funksionare te larte te shtetit vetem per 4 vete!! Eshte fatkeqesi e madhe per ata qe u vrane dhe familhjaret e tyre qe jetojne dhe do jetojne me kete brenge ne zemer, po ky eshte realitetit shqiptar.
        Kur gjykatesi, prokurori eshte vella, prind, kushuri apo mik i kriminelit eshte shume e veshtire per viktimen qe te kerkoje drejtesi, faktet jane kokeforta.

    2. Dielli mbi KORAB says:

      Familjarve te deshmorve te 21 Janarit ju rekomandoj ta degojne çeshtjen, ne Gjykaten e Hages,….si Krime kunder njerzimit te bera nga ish Kryeministri Sal Berisha gjate ushtrimit te detyres.
      Saliu do te pergjigjet per vrasjet e 21 Janarit.
      Ai e din mire kete gje,prandaj perpelitet si gjarper i goditur ne koke.

    3. jimmi says:

      shume mire vendime i drejte ju koke palaret i votuate iljan edhe sal ji kriminelin cfare kerkoni ulni koken e punoni se ju a ndreqe edvini do tju rrasi ne burge dashkeni edhe me marre haken le ti gezoni ata qe votuate jua premtoi edi ai qe flete per kriminelin berisha do marre masa

      1. Argita_B says:

        Nuk ta uroj, po diten qe mund ti ndodhe ndonje te afermi apo ty e njeta tragjedi do ta kuptosh me mire se nuk mund ti thuash viktimes se ti je fajtori!

  2. sazan says:

    Vepro, Edi po te kete vullnet do ti veri perpara pergjegjsit e shkaterrimit 23 vjecar dhe vrasesit e popullit Shqiptar. Arben Duka, Mero Baze, Geri Kokalari dhe disa te tjere jane ndihme e madhe qe mos ta lene shumicen parlamentare te neglizhoje.

  3. fadili nish-tulles says:

    adhahu akber

    1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

      fadili, ate allah akberin nuk te hyn ne pune sepse je injorant.

  4. katarakti says:

    Po Edi Rama ku eshte?! Perse nuk flet per kete gjasme gjyq dhe vendim?! A po te ishte Berisha ne vendin e tij! Si do te sokellinte sa te trembej bota ndaj gjykatave te blera nga Edvini, ndaj gjykatesve te korruptuar, per gjakun e te reneve qe nuk e shlyen gje, per pushtetin e poshter qe mbron dhe shperblen vrasesit etj etj. Po Rama ku eshte, çfare ben?! Gjume te embel.

    1. Auron says:

      Edi Rama eshte ne “SYTE QE TE PELLCASIN TY DHE GJITHE KELYSHEVE SI TY”!!!
      Edi Rama nuk eshte Sali Berisha!!!
      Ai do punoje per te NDERTUAR SHTETIN LIGJOR,por jo duke u bere GJYKATES,PROKUROR,HETUES,POLIC etj sic bente NJERIU ME I URRYER I SHQIPERISE SALI BERISHA!!!

  5. Do largohen ..... says:

    Kujdes … vendimi eshte totalisht i qellimshem, per ti dhene kohe ketyre vraseve te largohen jashte, pasi qendrimi ne burg do ti bente te tregonin te verteten qe urdherusi eshte Deputeti plak kurrizo Sali Bisha.

  6. +10 says:

    Nese drejtesi nuk vendoset brenda institucioneve te shtetit, ajo duhet te vendoset me patjeter jashte tyre.

  7. RamaDoni says:

    Duhet ta paguaj Bendo gjakun e te vrareve.

  8. ???? says:

    kokpalare i tha ilir meta, kta kan humb kujtesen t gjithe

  9. endri says:

    Pa merak se ua con Ilir Meta drejtesine deri ne fund …… me vjen sh keq per ju qe humbet njerezit e dashur qe njeriu kunder korrupsionit te te cilit dhane jeten sot me votat tuaja eshte kryetar parlamenti.

  10. Xhoker says:

    Pushka top o Gerdecar…

  11. luis says:

    Mos bini ne deshperim sepse ai gjak i derdhur nuk kerkon minjte qe zbatuan urdherin por kerkon hijenat qe e dhane urdherin.
    Shume shpejt do vije dita kur keta gjyqtare do zene vendet ne qeli dhe ish urdheruesit dhe ekzekutoret do marrin denimin maksimal.
    Deri ate dite duhet pastruar rruga nga ferrat dhe guret dhe kete mision ia kane besuar kesaj qeverie e cila me patjeter do e zbatoje.
    Duhet maturi dhe vendosmeri prandaj sa kane pritur nuk kane per te pritur dhe kjo qeveri eshte akoma duke projektuar kur dhe si sepse qelbesirat dhe mafia e meparshme eshte e lidhur me shume fije dhe para dhe duhet luftuar jo duke ndermarre revansh por ne meyre te studiuar dhe efikase.

  12. Hesapi says:

    Po ku ishit deri me sot ,apo pritnit nje gjykim tjeter?He se ju kalon pak nga pak sa t’ju vrasin edhe ju te tjereve edhe mos harroni hapni gjygje se do ta kapni drejtesine me tren zhavorri.

  13. shiaksi says:

    ndyrsirat me ne fund gezojn lirin

  14. avokati says:

    ah more popull apo komentues keqardhje per viktimat se per disa qe flasin pa lidhje nuk habitem.
    Ju garantoj dicka ore popull qe ne momentin kur nje ceshtje politizohet, kurre sdo dali e verteta ne shesh.
    Jane te provuara keto gjera per kte te jeni te sigurt.
    Edhe nje here une i qendroj fort mendimit tim qe zoterinjet jane te pa fajshem dhe gjykata duke i shpalluar fajtor per krimin nga pqkujdesia ka bere gabim gjithmone sipas mendimit tim.

  15. O ZOT says:

    hahaha kuqaloshet…kokepalaret e likes…hajde se jua sjell drejtesine palloshi i gjate per fshataret…ju kujtohet kur bente sikur prekej e nxirrte lot si zuske e vogel e nga ana tjeter e mori bllokun e likes ne qeverri. Pse spo i vjen zeri baze ziut gjanem?

  16. unknown says:

    Ha ha ha, ky “Auron” qeka I modh. Po c’te bej Rama ore djale kur I nxorri njerezit ne miting per Hajdutin Meta, ju vrane, dhe tani koklopen duhet ta beje krytar kuvendi, se ndryshe duhej ta linte politiken nje here e pergjithmone,dhe bashke me te edhe disa njerez si puna juaj. prandaj qetesohu djale, se ketu nuk ka me moral. ndyresire Berisha, palaco Rama. qetesohu

  17. nick says:

    zoterinj merruni me ate qe po drejton parlamentin se ai eshte kye mafozi me I madh ne shqiperi ,se per ata u bene protestat me 21 janar

  18. Gavroshi says:

    Na bot me e neverit atdheun me keta loj deshshmoresh si dhe me A. Hajdarin! Motra e atij Vezirit o bo si Shkurte Palvata mjaft me me keto gjera qesharake deshmore te katunare qe dolen per 50 Lek na qe kan deshmore! Cfare aktiviteti kishin keta tre fshatare para se te dilnin me cadrat?! Me vjen keq qe u vrane! Fatkeqsi per ata dhe familjet e tyre por deshmore?! Qesharake, e turpshme dhe e peshtire si formim i formues pa forme te perdorimit te njerezve si bageti. Ne jemi primitive dhe s’behet i kurre!

  19. Sidorela says:

    Shpreh keqardhje te thelle per Ju, familjaret e viktimave te 21 janarit. Shpreh njekohesisht keqardhje per cektesine tuaj ne gjykim, kur shpreheni se “prisni te arrestohet Berisha”. Gaboheni rende: Berisha nuk do arrestohet kurre (megjithese meriton te vdes ne burg), sepse kreret e PS jane ortake te tij. Ne te ardhmen do bindeni per kete. Nga ana tjeter eshte mire te mos kercenoni njeri, se ashtu u zotuan edhe familjaret e viktimave te Gerdecit se do te vrisnin Fatmir Mediun, por ky vazhdon te shendoshet edhe me teper. Gjaku shqiptar eshte bere uje, prandaj tallet politika me kete popull pa dinjitet.

  20. koci says:

    Turp per keta gjyqtare qe qenkerkan pa dinjtet e seder profesionale,por dihej se c,vendim mund te merrej nga Bendoja i cili duhet larguar urgjentisht nga institucioni i dhenies drejtesi .tURP PER TE GJITHE ISH PRESIDENTET E VENDIT QE E KANE LENE DERI ME SOT KETE SHARLATAN GJYKATES QE JEP DENIME POLITIKE ASHTU SIC BERI DHE ME Nanon qe e fitoi me vone duke i shkaktuar arkes se shtetit dem kolosal ,ndersa Nanon e beri te pasur se mori aq para sa te denuarit politike s,i kne marre akoma

  21. misionari says:

    Berisha duhet te burgoset me 21 janar 2014.

    1. Bardhok Cupi says:

      Mirditori.Vrasesit e 21 janarit pervec te tjereve vrane edhe Aleks Niken eshte e veshtire te harrohet kure kemi te bejme me nje mirditor vreses kam frike se vendin e ligjit do ta zere Kanuni i Leke Dukagjinit,nuk mendoj se Ndrea Prendi do ta beje jeten te qete bashke me familjen e tije.

  22. Shqip says:

    BERISHA PATJETER QE DUHET TE MBROHEJ NE ATE MENYRE,NUK SULMOHET KRYEMINISTRIA.NJEREZIT QE JANE VRARE I VRAU RAMA ME INTRIGAN E TIJ JO SALA JO SE PO PERKRAH SALEN KETA NJESOJ JANE TE GJITHE,SHIKONI KODET E ETIKES QE FORMON RAMA KONTROLLON MINISTRAT E TIJ MOS TE KENE NGA LEVIZIN BYTHEN KURSE PER ATE PERSONALISHT NUK KA NJE KOD ETIKE,PRESIM NGA ATO QE THA 300000 VENDE PUNE MJEKESINE FALAS PRISHJEN E NDERTIMEVE PA LEJE,DHENIEN E PRONES TEK I ZOTI DHE ME KRYESOREN LUFTEN KUNDER KRIMIT,PO KUNDER KUJT KRIMI -KUNDER METES ? KUNDER RUCIT?APO KUNDER KLANIT TE HAKMARRJES PER DREJTESI QE ME EMRIN E TYRE ESHTE MBURRUR KAQ KOHE,PRA MOS NGRINI FLAMURE DARDHA E KA BISHTIN MBRAPA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje