INTERVISTA/ Paloka: Opozita na vodhi votat. Qeverisëm mirë, por komunikuam keq

18 Shtator 2013, 19:01Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, flet për revistën Klan

Bisedoi: Rozeta Rapushi

 

Telefoni i bie pa pushim dhe nga ana tjetër e receptorit, dikush ka nevojë të konsultohet dhe të marrë mendimin e tij. “Mendojmë ta bojkotojmë seancën nëse nuk na japin kohën e duhur në dispozicion për programin. Edhe aleatët nuk kanë më dyshime ..”. Bisedat pasojnë njëra tjetrën dhe Edi Paloka, diskuton mbi vendimmarrjet e para të rëndësishme të detyrës së tij të re në krye të grupit parlamentar të PD. Sigurisht nuk është një detyrë e lehtë, tashmë që grupi i PD është në opozitë. Mes fluksit të telefonatave, Edi Paloka në një intervistë për revistën Klan, nuk ngurron të rrëfejë strategjinë e tij në krye të grupit demokrat, përballjen me mazhorancën e fortë në numra dhe pakënaqësitë e para ndaj saj pas përballjes në Kuvend. Ajo që është e sigurt sipas tij, është se opozita do të jetë ndryshe nga ajo e mëparshme në kuptimin e luajalitetit dhe konstruktivitetit dhe madje edhe bashkëpunuese, me gjithë rezervat e Palokës së kjo qeveri do të punojë për popullin. I konsideruar si një dorë e fortë në PD, Paloka shton se në rast përballjeje me një mazhorancë konfliktuale, opozita sipas tij, do të jetë e fortë dhe agresive. Tonet janë acaruar tashmë dhe bojkotet apo reagime të tjera përballë asaj që Paloka e quan intolerancë të mazhorancës, duke se janë të pashmangshme. Paloka flet edhe për arsyet e daljes në opozitë dhe fajet e ministrave të kabinetit qeveritar që tashmë u hoq nga pushteti.

 

Zoti Paloka, sapo jeni zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe procesi nuk kaloi pa diskutime dhe polemika brenda grupit. Kolegë tuaj kërkuan shpjegime dhe llogari mbi procedurën e zgjedhjes. Për të qenë të qartë, a është e ligjshme zgjedhja juaj si kryetar grupi, në kushtet kur nuk ka ende struktura në PD, si kryesi, nënkryetarë, etj?

Fakti është që situata në të cilën ndodhet Partia Demokratike nuk është një situatë normale dhe kjo sigurisht që imponoi edhe një mënyrë zgjedhjeje të kreut të grupit, jo si në situatat normale. Pra, praktikisht pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit, Kryetari i PD-së, Sali Berisha dha dorëheqjen dhe pas tij edhe të gjithë funksionarët e lartë të PD-së. Në këtë mënyrë edhe organet e tjera si kryesia dhe Këshilli Kombëtar, praktikisht nuk janë funksionale. Në këto kushte, duke pasur parasysh që fillonte Parlamenti, seanca e parë ishte të hënën 9 shtator, ishim të detyruar që të përcaktonim drejtuesit e grupit. E vetmja mënyrë që u gjet si më e mira, pikërisht që të mos shkelnim statutin ishte kjo, që drejtuesit e grupit parlamentar që ishin në grupin e kaluar të kalonin një nivel më lart dhe të drejtonin grupin si të komanduar. Kjo u bë që të mos kishte shkelje të statutit të PD-së, i cili parashikon se kreu i grupit parlamentar zgjidhet nga Këshilli Kombëtar sepse është njëkohësisht edhe nënkryetar i partisë. Kjo u shmang. Pra, unë jam thjesht si kryetar i komanduar i grupit parlamentar. Nuk e kam funksionin e nënkryetarit të partisë. Kur të zhvillohen procedurat e zgjedhjes së strukturave të partisë, do të realizohet edhe votimi i kreut të grupit në Këshillin Kombëtar.

Kur parashikohet zhvillimi i këtyre zgjedhjeve të rëndësishme në PD?

Besoj deri në fund të vitit do të realizohet. Do të përfundojë i gjithë procesi në mënyrë të plotë, duke nisur nga seksionet e vogla për t’u shtrirë më pas në të gjitha institucionet e tjera në PD. Besoj ndoshta nga dhjetori.

Ju do të kandidoni sërish për këtë post?

Së pari njëherë duhet parë se si do shkojë puna këto muaj, deri në atë moment. Në një farë mënyre, këto rrethana mund të shërbejnë edhe si një lloj prove, pasi të jem i sinqertë, të qenit kryetar i grupit në këtë moment të PD-së, të qenit kryetar grupi në opozitë, është jo thjesht vlerësim, por një përgjegjësi shumë e madhe. Jo për modesti, por më tepër kam ndjerë gjatë kësaj kohe peshën e përgjegjësisë sesa kënaqësinë e vlerësimit, që sigurisht është, sepse jam padyshim i vlerësuar dhe i falenderoj ata që patën besim tek unë. Por pesha e përgjegjësisë ka qenë më e madhe për marrjen e një posti të tillë.

Një nga zërat më kritikë ndaj mënyrës së zgjedhjes tuaj, u përfol se ishte kandidati për kreun e PD-së, demokrati Sokol Olldashi. A mund të flitet për një krisje të marrëdhënieve brenda PD-së, një opozitë të opozitës?

Debatet në një grup parlamentar janë absolutisht normale. Ka pasur, ka dhe do të ketë gjithnjë debate. Do ketë mendime të ndryshme. Ajo që u diskutua dhe që u ngrit si shqetësim, ishte fakti se u pretendua që u bë një veprim në shkelje të statutit me zgjedhjen e kreut të grupit. Kjo pasi statuti, siç edhe jua përmenda më sipër, parashikon që nënkryetarin e partisë dhe kreun e grupit parlamentar e zgjedh Këshilli Kombëtar. Paqartësi që u sqarua edhe nga kryetari i partisë. U diskutua dhe nga deputetë të tjerë dhe mendoj që ishte një pikë që kaloi pas diskutimeve dhe sqarimeve që u bënë. Mendime të ndryshme dhe debatet janë normale dhe unë mendoj se do të ketë vazhdimisht.

Cila do të jetë strategjia juaj në opozitë? 

Unë personalisht e ndjej përgjegjësinë e të qenit kryetar i grupit sepse në opozitë unë kam qenë për vite me radhë, tetë vite para se të vinim në pushtet. Në njëfarë mënyre edhe në atë kohë e kam drejtuar opozitën. Atëherë ishte koha e një opozite, që në fakt dhunohej përditë dhe që ishte e detyruar të protestonte përditë. Unë në atë kohë kam qenë në krye të protestave. Sot roli është komplet ndryshe, pasi jam në krye të grupit parlamentar dhe detyrat janë të ndryshme, por është opozitë. Ne do të jemi një opozitë ndryshe nga ajo e Partisë Socialiste në tetë vitet që shkuan. Ndryshe në kuptimin e luajalitetit, të konstruktivitetit. Do të jemi një opozitë që nuk do të bazohet tek shpifja dhe tek sajesa ndaj mazhorancës, por një opozitë që do të bazohet tek e vërteta, faktet dhe argumentet. Nuk do të jemi një opozitë që do të përdorë dhunën atëherë kur nuk ka më argumente. Por do të jemi opozitë sa më bashkëpunuese. Nëse kjo qeveri do të ketë ndonjë moment apo ndonjë rast kur do të punojë për interesat e shqiptarëve (gjasa për të cilat nuk ka, nga sa po shohim), sigurisht që do të jemi bashkëpunues. Në të kundërt, nëse do të ecet sipas këtyre gjasave, pra sipas rrugës që është nisur, pasi po e shohim se është një rrugë që të çon në mënyrë të panevojshme drejt konfliktualitetit, atëherë dhe ne do të mbajmë pozicionin tonë, që do të jetë një pozicion i fortë dhe agresiv. Në kuptimin më demokratik të fjalës. Edi Ramës unë ia kam thënë edhe këto ditë, se mbase është në momentet kur po sheh ëndrrat me pushtet, që janë gjithnjë ëndrra të bukura. Njeriu kur pret të ulet në karrigen e kryeministrit sigurisht mund të rrijë edhe natën pa gjumë duke ëndërruar sesi do e shijojë pushtetin, por nëse vazhdon në këtë mënyrë ne ato ëndrra do t’ia kthejmë në makthe.

Në mungesë të zgjedhjes së strukturave të tjera në Partinë Demokratike, do të jeni ju që do të mbani të gjithë peshën e grupit demokrat përballë mazhorancës?

Edhe kur kam qenë deputet, kam përballuar më shumë se kaq. Grupi tani është më ndryshe, nuk do të përballem i vetëm me mazhorancën, pasi për fat të mirë vërtet kemi numra të pakët në Parlament por cilësisht si grup parlamentar jemi shumë më lart se mazhoranca. Po ti marrësh si individë deputetët tanë, as nuk mund krahasohen cilësisht me deputetët e mazhorancës. Pra, përderisa jemi në një parlament me një numër deputetësh me të cilët nuk mund të imponojmë qëndrimin tonë, atëherë do të jemi të detyruar që të imponohemi me vlera dhe me argumente. Numrat kanë vlerë në një aspekt tjetër. Kurse ne vërtetë mund të jemi 50 deputetë, apo 60 me gjithë aleatët, por përfaqësojmë qindra mijëra shqiptarë. Pra mazhoranca nuk duhet ta bëjë llogarinë me 60 deputetë, por me të paktën 600 apo 700 mijë shqiptarë.

Po ju i humbët zgjedhjet. Mazhoranca rezulton me një mbështetje më të madhe në vota, për rrjedhojë në njerëz…

Ne i kemi humbur zgjedhjet dhe unë po flas vetëm ata që kanë votuar Partinë Demokratike dhe aleatët tanë. Pastaj, dihet që jemi në opozitë. Por unë kam bindjen se shumë shpejt, edhe me ndihmën e zotit Rama ne do të kthehemi prapë në mazhorancë.

Zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike janë shprehur prej kohësh se do të bëjnë një analizë të thellë se pse kjo forcë politike i humbi zgjedhjet. Ju personalisht kë fajësoni për humbjen në 23 qershor?

Pa hyrë në analiza të thella, që sigurisht do të zhvillohen në Partinë Demokratike për mendimin tim arsyet e humbjes kanë qenë disa. Nuk mund të thuhet që ka pasur një apo dy arsye, ka pasur një numër arsyesh që lidhen mbase edhe me sjelljen tonë, të Partisë Demokratike, ministrat e kësaj force politike. Por sigurisht që shumë faktorë të tjerë u vunë re në këto zgjedhje. Për herë të parë ndodhi që opozita të manipulojë, që opozita të vjedhë votat, që opozita të përdorë dhunën dhe presionin ndaj zgjedhësve, dhe të gjitha këto janë të faktuara. Por ne pavarësisht gjithë këtyre faktorëve, e kemi pranuar rezultatin e zgjedhjeve. Mos harrojmë këtu, se Edi Rama, gjatë fushatës bëri edhe premtime tërësisht utopike, të cilat për fat të keq një pjesë e shqiptarëve i besuan dhe i dhanë votën. Premtime që sigurisht shumë shpejt do të bien, pasi janë të parealizueshme. Kështu që këta shqiptarë, pak nga pak do të rikthehen tek Partia Demokratike dhe shumë shpejt do të jemi në mazhorancë.

Zoti Paloka, pavarësisht akuzave për blerje votash apo vjedhje votash, realisht nuk shihni ndonjë gabim tek Partia Demokratike që shkaktoi humbje të thellë të zgjedhjeve për forcën tuaj politike? E majta ka një numër prej 83 mandatesh në Kuvend dhe madje flitet për një shtim të mundshëm në të ardhmen, si pasojë e mundësisë së rrjedhjes së votave nga aleatët tuaj drejt pushtetit.

Sigurisht që janë edhe përgjegjësitë tona. Unë e kam konsideruar si problematik faktin që drejtues të Partisë Demokratike që kryesisht ishin anëtarë të qeverisë, u shkëputën nga baza dhe militantët. U krijua një lloj ndarjeje që shpesh u shoqërua edhe me arrogancë të disa drejtuesve. Një pjesë e ministrave krijuan edhe një lloj kaste drejtorësh pas tyre, të cilët ishin po aq arrogantë me qytetarët dhe militantët e partisë dhe kjo sigurisht solli problem brenda Partisë Demokratike. Ky mund të jetë një problem në PD. Kjo nuk ka lidhje me qeverisjen e vendit. Unë nuk kritikoj qeverinë e PD-së, madje them se këta ministra kanë bërë punë të mirë në qeveri në lidhje me zbatimin e programit dhe objektivat që ka pasur qeveria. Por problemi i tyre ka qenë marrëdhënia me qytetarët dhe militantët e PD-së.

Që në votimin e parë të bërë në seancën plenare për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Kuvendit, duket se pati një rrjedhje nga e djathta. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, u zgjodh në krye të Kuvendit me 91 vota, ndërkohë kur koalicioni i majtë ka 83 deputetë. Aleatët tuaj si PR, PDIU apo dhe PDK, nxituan deklarojnë se votuan kundër. Ju shqetëson rrjedhja e votave që duket se i mbeti në derë PD-së?

Unë nuk i dhashë shumë rëndësi këtij fakti, pasi siç thashë numrat në këtë Parlament janë pak të rëndësishëm. E rëndësishme është që të gjithë grupet e opozitës të ishin në unison. Siç jemi edhe në unison në qëndrimin e fundit që ka marrë mazhoranca për programin qeverisës. Dhe nëse ka pasur deputetë tanët apo të aleatëve, që me mendjen e tyre, pra jashtë qëndrimeve politike, nuk e di se për çfarë arsyeje, mund të kenë votuar Ilir Metën, është çështje që ata duhet ta zgjidhin me veten e tyre. Politikisht qëndrimet e të gjitha grupeve kanë qenë për unifikimin. Ne jemi në unison kundër vendimit që mori mazhoranca për ta zhvilluar seancën e debatit, pa na lënë kohë të shohim programin dhe ta lexojmë. Të kemi kohë fizike të njihemi me programin e saj. Mesa duket mazhoranca ka vendosur, siç e shprehu edhe në mbledhjen e kryetarëve të grupeve zoti Ruçi, “momenti kur diskutohet dhe kur kalon programi e vendosim ne”. Në këto kushte, kur ata vendosin ne jemi të detyruar të mbajmë qëndrimet tona.

Që do të jenë?

Që do të jenë në varësi të qëndrimeve që do të mbajë mazhoranca, por që mund të kalojnë deri në ekstrem.

Ekstrem quani bojkotin ndaj Parlamentit?

Bojkot, mbase edhe diçka më tepër. Si fillim do të mbajmë qëndrimet që ju thashë më sipër. Qëndrimet e mëvonshme dhe strategjitë do të përpunohen dhe diskutohen në varësi të situatave. Në momentin kur nuk të lenë as të mendohesh, je i detyruar pastaj të reagosh në forma të tjera. Uroj që ky parlament të mos vazhdojë me këtë intolerancë që ka nisur nga ana e mazhorancës, pasi nuk do të kishim më parlament.

35 komente në “INTERVISTA/ Paloka: Opozita na vodhi votat. Qeverisëm mirë, por komunikuam keq”

  1. enea says:

    1,000,000 vota nuk vidhen. Pranojeni qe populli ju urren!

    1. Devolliu says:

      O Palloqe; për të dalë nga bataku ku ini fundosur nga POPULLI, mirë bëni që ta lexoni me kujdes, ta konspektoni e ta analizoni thellë atë letrën e hapur drejtuar Sali Berishës nga i ndrituri demokrat PËLLUMB KULLA.
      I madhi Pëllumb, me fakte të njohura botërisht, ua thotë të vërtetat troç, që Saliu është një i lig, diktator i urryer, hajdut, kriminel gjakatar, vrasës i shqiptarëpve, tradhtar i Kombit dhe se PD-ja nuk është Parti Demokratike por është një bandë e kriminalizuar që i ka shkaktuar vuajtje e mjerim Popullit shqiptar.

    2. kunji says:

      … dhe ec e thuaj pastaj qe ky Paloqja nuk eshte vertet MIOP me syze…
      keshtu jane te gjithe trimat e PeDe-se…

    3. NCUQ, NCUQ, NCUQ ... says:

      Nuk ka si behet me keq.

      Presim te na mbaje krahun kunder qeverise ky takem bythecesh, ncuq ncuq ncuq…

      http://goo.gl/EHe1rv

    4. Leke says:

      Po kot nuk e ka gene Berisha kete se te jesh kryetar grupi ne opozite eshte lufte pa bereqet. Po dhe budalla se ato bythat e zgjuta qe kishte doktori ne qeveri nuk luftojne si ky palloqja se nuk Kane leverdi.

    5. Samki says:

      Nuk mund ta pranojne qe kan humbur prandaj dhe do rine gjate ne opozite. Keto PD-istat kane ndjesine se jane “Flori” dhe se populli ka gabuar por ne fakt kto vet gabojne pasi qe nuk i kerkojne llogarite brenda vetes per humbjen historike por fajsojne 1 milion qytetare te Shqiperise.

  2. sali berisha says:

    ti je e ardhmja e pd ,,,,,,ti je qendrestar dh ejo byth pambuk si ky luli qe slulezon dot ,,,pale kur po trash edhe zerin se di qe eshte kryetar me demek s ekrytar jam vet ,,bana gabim qe dhash doreheqjen ,,sduhet t akisha ba,,,,perpara sb

  3. from UK says:

    Re nje pyetje kam peer ty o thu thuq trap. ti ishe ne maxhorance dhe te vodhen votat thua, po tani qe ata jan ne maxhorance I bie qe ti nuk mer as nje vot se nuk ishe I zoti te mbroje dot. PO IK RE INJORANTA DHE MOS DILNI ME PER MEDIA SA NA SHKATERRUAT NGA NERVAT.

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po sikur une te them ty se ata OPOZITA e DJESHME ty te kane vjedhur LOQET, ti cfare do te thoshje ne kete rast ?
    Le qe cfare derdellis edhe UNE ,por harrova qe llagapi yt tregon me se miri qe ti quhesh EDI PA-LOQJA .
    Me habit fakti se si mund te justifikohet ne menyre te tille nje kuader i P.D-se ,qe pavaresisht kokrrave te grurit qe ka ne RRADAKE ,eshte KRYETAR i GRUPIT PARLAMENTAR te forces se dyte politike ne vend qe pret momentin qe te vije ne pushtet .
    Atehere kam te drejte qe te them se EDI RAMA do tall KA…..IN me keta PALACOT PA-LOQE te PD -se sa ti doje dhe kur ti doje qejfi .
    Ne vend qe te rri lart mbi MU….IN qe ka bere ai edhe PD-ja dhe ta mbuloje ,e zbulon dhe lere qe i del era e te qelbe ,por ky THUTHUQI BUDALLA ,harron se cdo fjale e tij analizohet nga SHQIPTARET por edhe nga TRUPI DIPLLAMATIKne vendin tone ,sepse ata jane LOJTARET qe i nderrojne GURET E SHAHUT si dhe sa here qe tu doje MENDERJA .
    Po kaq gje nuk e kupton ky MISTRECI I DROGUAR qe e mat burrerine kur flet me GOtat e RAKISE qe ka kthyer dhe kur ndodhet nen mbreterine e AVUJVE te ALKOOLIT ,pastaj kur i del pija ,vjen ne identitet .TURP !

  5. Lexuus says:

    po kur komunikon keq a’mund te quhet qeverisje e mire? okej disi mir po ka dhe me mire ( si i that ne nje mbledje atij ministrit te vogel sot, qe ka marr rendin , hajd dalim jashte, ajo ishte dhun jo politik, prandaj jo komunikim te mir s’ka pasur por me shum se kaq .

  6. Tironci says:

    ky me duket se po ngaterrohet me kembet e veta, hem thote na vodhen votat, hem thote qeverisem mire por komunikuam keq. hajt e merri vesh keta. kesaj i thone si ajo barcaleta, e ze perdhunuesi nje femer, duke e perdhunuar i thote: a te dhemb? po i thote zonja… a ta heq i thote perdhunuesi, ncuq ncuq i pergjigjet zonja.

  7. ermir says:

    O PALOQE O THUTHUQ MJERE P.DEMOKRATIKE KU ESHTE KATANDISUR ME IDJOTE SI PUNA JOTE,KUR PRANON SE NUK KENI NUMRAT NE PARLAMENT POR KENI NJEREZ ME CILESI TE RRALLA BEN PER TE QESHUR EDHE LOPEN,PO KU I KENI O LUMEMADH KETA FIGURA?!!ME DY RRANGALLE TE PERZENE NGA P.S.APO ME SAHAN LEPIRESIT E TJERE QE FLASIN ME GOJEN E SALIUT,LERE PASTAJ KUR AKUZON ISH OPOZITEN PER VJEDHJE VOTASH ME KUJTOHESH TI KUR ISHE TEK GAZETA RRENIMI DEMOKRATIK QE MUNDOHESHE TE BLIJE VOTAT E NJEREZVE ME 5MIJE LEK TEVJETRA APO DREJTORI I BURGJEVE ME QESET E USHQIMEVE E SA E SA EKSPONENTE TE PARTISE TENDE,PASTAJ NA FLET PER MREKULLITE E ISH QEVERISE BERISHA PO SE KU JANE KETO MREKULLI VETEM INJORANCA JUAJ E DI NDOSHTA EDHE XHEPAT TUAJ QE I KENI MBUSHUR PLOT DUKE VJEDHUR DJERSEN E POPULLIT SHQIPTAR,THUA SE MINISTRAT E PD KANE PUNUAR MIRE PO PSE NUK THUA SI U BENE SUPER TE PASUR KETA ZOTERINJ APO EDHE FAMILJA E BOSIT TEND BERISHA?SA HERE PARTIA JUAJ KA DALE NE OPOZITE VETEM DHUNE KA PERDORUR MOS HARRONI 98 SE CFARE BETE POR KOHRAT KANE NDRUSHUAR PALOQE MOS GUXO TE KERCENOSH ME DHUNE SE POPULLI KETE HERE NUK JU FAL DHE DO PERFUNDONI SI MOS ME KEQ.

  8. Oemor says:

    Erdhet si gangstere ne pushtet dhe po ikni si legena , duke marre me vehte nje mallkim te madh te nje miljon shqiptareve , paloqja ne interviste e cilsoi se do te shkojme deri ne ekstrem , ne ja majte bytha ta provoje nje here ekstremitetin , mor legena lene qeverine te punoje se mire e fillu.

  9. Ceta-Dragobi PD says:

    me keto qe vazhdoni te beni ju po ndihmoni vetem Kriminelin deputetin plak Sali Bishen.
    Ai do kapet dhe denohet per gjithe bemat.

  10. Mere says:

    Paloka te thoj qe vedhem mire dhe jo qeverisem mire.
    Per qeverisje mos na mbushni mendjen se e pam cfare bete. Per te vjedhur gjysmen e Shqiperise po, ishit shume te zot. Turp te keni.

  11. maji says:

    Prap ky qe nuk di cfar flet dhe si flet…….- turp i pa edukate ….

  12. Fatmiri says:

    Ai qe eshte ner dardh i han dardhat e jo ai qe sesht fare afer dardhav,ore klysh edi paloka ti fare nu ke tru ne koke.

  13. Miri says:

    Kur u bete grupi cilesisht me i mire, me ke, Ristanin,Mesilen,Paloqen,Fashistin e Vicidollit,Imamin,Halimin ke te qaj me pare te gjithe cilesisht plehra.

  14. lavirja e bulevardit says:

    Oooooo doli prap ky kryeKari i Pd-se???

    Me trapa si puna e Paloqes, PD-ja e ka te pronotuar per 50 vjet vendin e saj ne opozite.

  15. . says:

    Kjo “kope hajdutesh” pepiqet te ndihmoje vetem Kriminelin deputetin plak Sali Bishen.
    Ai do kapet dhe denohet per gjithe bemat.

  16. Qeveria do bjere .... says:

    Urime “thuthuq”, gjykatat tuaja i nxorren vrasesit e deputetit plak kurrizo Sali Bisha.
    Ky eshte nje TURP Z.Rama. Ku eshte drejtesia qe priesim ? Pse denoni hajdutin e xhepave dhe drogen 1-5 vjet dhe vrasesit politik 1 dhe 3 vjet ?
    Pergjigjuni popullit …. perndryshe qeveria do bjere.

  17. mirel says:

    kOMUNIKIMIN E KE DIFEKT TE LINDUR

  18. Vjosa VL says:

    I NDERUAR POPULL!
    Lexojeni me vemendje kete interviste te zotit Paloka dhe do te mesoni se keta kane qeverisur mire, po kane komunikuar keq.Si ta kuptome kete qe kene punuar,po me popullin jane sjell harbuteshe?! Kur keni punuar,perse nuk kini komunikuar mire? Do te thote se populli nuk ka ditur t’u vleresoi? PO,MOR ZOTI pALOKA EDHE NE E DIM QE KINI QEVERISUR MIRE PER FAMILJET TUAJA,KURSE POPULLIT EDHE KUR KA KERKUAR NJE TE DREJTE JU I KINI VRARE , E PRAP VAZHDONI TE TREGOHENI TRIMA,SI PUNAJOTE QE U THOT : “DO t’a u kepeus koken'” Meshirojini o popull,se keta nuk qen te zot te mbronin voten e ua vodhen,ndaj ne kemi bere nje pune te mire qe u vum drune,se nuk dinin te komunikonin ,se jane pa edukate,mendjen e kane te perdorimi i hurit. Kini pare keto kohe se dhe ai djali qe vetem qesh,eshte bere serioz e trim i madh? JU NUK DINI C’FLISNI MORE LUMMADH,doni te ginjeni popullin. PO NE 2OO9 PSE NUK I HAPET KUTITE? Pa tjeter se do dilnin me qindra Ruzhdie> Mendohuni kur flisni de u bet qesharak,e aq me shume kur krekoseni tani qe jeni rrahur sa ju be kurrizi me i but se barku. NUK JU VODHEN VOTAT.PO HUMBET SEISHIT TR KORRUPTUAR,HAJDUTE ,VRASES,MENDJEMEDHENJ,HIQESHIT SI DEMOKRAT, KUR POPULLI U NJIHTE DHEMB E HEMBALLE. Quani dhune nje fjale te Rames,e harruat dhunen e Sali bej Tropojanit,fjalorin e Sali komunistitte bllokut,Sali genjeshtarit qe nuk njihte baxhanakun,qe vendoste lakrat e Maqedonise per prodhime vendi ,apo rubineten ne nje mur dhee quajti ujesjelles,inagurim poa qytetar ,po me boigard e militat te mbledhur e jo me shume se 20-30 veta. Keto u munden e jo se u vodhen votat,se po te ishte per te vjedhur ti je i forti i PD e do kishe ber namin.

  19. geol says:

    Mathe mathe pith pith pith
    Thka dollapi qe levidh ?

    Po ik o merhum se ty te bejne kot pushke per top

  20. alby says:

    ahahahahahahahahhhhhhhhhhhhhh-ia ktheu Saliu.I erdhi mendja qe te pakten te mos e therresin deputet,po te pakten kryetar te gr.parlamentar.Popopopo keta te PD-se ju ka vene litaken Sali-bajga e i vertit si qener.

  21. Juve ishit ne pushtet ,dhe opozita u be (Zoro)dhe u vodhi votat !? Keni ik per lesh nga dita me dite !

  22. DETARI-vl says:

    C NA KA GJETE
    O SHOKE E SHOQE
    PO NA TREMB
    Z PALOQE
    ME SALIUN
    SE PRONON
    HURIN E GJATE
    NJE MILION

  23. Beni says:

    Ed Paloqja,1 Paloqe 2,Paloqe 3,Paloqe 4,Paloqe 5,Paloqe 6,THI THUA O U THJENE FATHULET,Y pianec ordiner,y fytyre e poshter ,bixhozxhi i mbaruar.kete e ke nga Fatos Nano ai i tha i pari Pa Loqe,edhe pse koke e kembe Loqe eshte.

  24. zhironi says:

    Po ca te kane vjedhur ty or te q…… rrobt e shtepise

  25. m 33 says:

    sa shpejt e harruan jozefinen kto shikoni nje her parlamentin ne qeverisjen tuaj dhe tju duket ky si ne britani pastaj legena dilni dilni po sja u shqyb bythen beni dhe ju presion ti thyy syzet me grusht armando lacit deputeti dhe ta cau barkun me grusht paulin sterkaj kur ishe ne pushtet dhe nete si legen sfole fare tani u bere i fort ta cajm gojen me verte o thuthuq nuk harron populli jo pederast po dolet ate po presim se ta nxjerrim inatin tamam se sna del kollaj vetem me superfitore por dajak e burg e keni pak aq te kqija sa bet ju sja u dhane voten as demokratet e vertet perfituesit e pushtetit tuaj nuk dalin rrugve jo se jan trash shume

  26. Mirela Bregu says:

    Kjo interviste e Edi Polokes duhet te analizohet.Eshte direkt kercenim dhe arrogance….nuk ka turp akuzon qeverine si te tille
    Po citoj fjalet e tij te thena ne kete interviste,gazetaret duhet ta analizojne….nder te tjera thote….endrren do ja kthejme ne makth( eka fjalen per kryeministrin)…pra ky eshte direkt kercenim….sipas etikes se parlamenteve europiane debuteti qe citon direkt kerceni denohet sipas ligjit.
    Si ta kuptojme thenien tjeter te E.palokes :-kam bindjen se shume shpejt me ndihmen e zotit Rama,ne do te kthehemi ne mazhorance( ky ka shkalluar…sdi se cfrae flet nga urrejtja)
    kercenimi tjeter eshte aty ku thote …se pozicini jone do te jete i forte dhe agresiv. ky ka problem ne logjike dhe komunikim(qe eshte injorant kete e ka tregu)
    -kercenimi tjeter eshte:- do mbajme qendrim deri ne ekstrem.Ekstrmizmi luftohet dhe partite qe jane ekstremiste denohen e kritikohen ne europe.
    Kercenimi tjeter eshte:
    -…do kemi bojkot, edhe dicka me teper.
    Cfra do te thote kjo???
    I lutem kryeredaktorit te Temes z.M.baze qe keto kercenimet e E.Palokes te publikohen ne te gjitha gazetat dhe ne media televizive.

  27. cimi says:

    shkaqet e humbjes se pd jane se populli shqipetar eshte i ifektuar nga virusi komunist ngriji pensionet rrogat rregullo ifrastrukuren rrug te reja drita pa nderprerje liberalizimi i vizave e shum te tjera jo nuk i duam buk misri do ham vetem partia socialiste motra e komunistave duhet na komandoj ishalla te gjihet ky ilaci apo antibiotcu sa me shpejt qe te sherohen shqipetaret se po vazhduan keshtu do kemi ndonje enver tejeter

  28. rb says:

    Tani qe u bere dhe me goxha post, nuk ke ndonje analize tjeter per humbjen, por vetem se u vodhen votat. Mjere ti per trurin qe ke…

  29. Bekimi says:

    Vazhdoni e glorifikoni Saliun se e keni të sigurt të qënit në opozitë për edhe nja dy mandate të tjera…ose thënë ndryshe, derisa të ndryshoni mendje

  30. Lori says:

    Po sikur te kishe komunikuar mire e te qeverisje keq do ti fitoje keto zgjedhje?Ti se bashku me Sali baben me 400 hajdute qeverise keq e komunikove keq o Edi Paloqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje