Nuk i jepte para të luante bixhoz, burri rreh bashkëshorten dhe djeg në fytyrë kunatën e tij. Ngjarja e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Bilishtit.
Sipas policisë, çifti Ilia dhe Brunilda Kordalli prej tre muajsh jetonin të ndarë për shkak të dhunës sistematike prej 13 vitesh, që 44-vjeçari ushtronte ndaj bashkëshortes, por që për hir të opinionit “mbytës” nëna e dy fëmijëve nuk e denoncoi kurrë.
Pasi ka shitur gjithçka në shtëpinë e tij dhe paratë e fituara i ka luajtur në bixhoz, 44-vjeçari ka shkuar mbrëmjen e kaluar në banesën e kunatës (motra e gruas), ku strehohej bashkëshortja dhe dy vajzat e mitura, për të kërkuar të tjera para.
Përgjigjja “Jo” e gruas ka qenë e papranueshme për burrin, i cili e ka rrahur me grushte dhe shkelma në sy të 2 vajzave, 8 dhe 12-vjeçare, që mes britmash janë përpjekur të ndalojnë babanë e tyre.
Në të tilla kushte kunata Nexhmie R. ka ndërhyrë, çka sjellë edhe sulmin ndaj saj.
Sipas policisë, dhëndri agresor i ka derdhur një tenxhere me gjellë në fytyrë, duke i shkaktuar djegie në një pjesë të fytyrës dhe qafë.
“Pamja ime flet qartë dhe fjalët janë të tepërta. Më dridhet trupi kur kujtoj ngjarjen e djeshme. Gjithçka e ka zanafillën tek ndarja e motrës sime. Ajo prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti i saj, pasi ai i kërkonte vazhdimisht para për të pirë alkool dhe luajtur bixhoz. Kur ajo nuk i jepte para, ai e rrihte me grushte dhe shkelma. Ajo iku dhe erdhi tek unë. Kunati erdhi në mbrëmje për të kërkuar para që të luante bixhoz. Motra kundërshtoi dhe ai nisi ta rrihte me grushte. Shikoja vajzën e tyre 8-vjeçare, e cila mes lotësh përpiqej të ndalte babanë e saj. Më pas u afrova vetë që ta ndalja, por ai e rrëmbeu një tenxhere të madhe me gjellë që ishte në sobë dhe ma hodhi të gjithën në fytyrë. Fatmirësisht më kapi vetëm anën e djathtë dhe më shpëtuan sytë. Mbaj mend që djegia e madhe më detyroi të bërtisja dhe ai u largua nga shtëpia. Vajzat ishin fshehur prapa dollapit në dhomë nga frika ndërsa ne njoftuam policinë.
Që kur është martuar, afro 13 vjet. Asnjëherë nuk ka parë një ditë të bardhë. Ai vetëm e ka rrahur dhe lotët nuk i janë ndarë kurrë nga sytë. Nuk e ka denoncuar asnjëherë. Ne jetojmë në një qytet të vogël dhe kemi frikë nga opinioni. Edhe unë që po flas, kam frikë tani. Ndaj ajo ka qenë e detyruar të heshtë”, shprehet Nexhmie R. për GSH-në.
Ato kërkojnë mbrojtje nga policia, pasi kanë frikë se nëse lirohet, edhe mund t’i vrasë.
Po pse thoni Korce o gazeta tema pse ?!
Thuaj Bilisht… dhe akome me mire ndonje fshat i Bilishtit.
Korca nuk ka nxjerre asnjehere histori te tilla kafsherore.
Jane keta kafshet e tjere…
Nuk ka rendesi se ku ka ndodh kjo e gjith teritori esht i Shqiperis por une them ne vet vete se si te ndalen ketu dukuri qe dita dites po shtohen ne Shqiperi.
Heren e fundi isha per pushime ne Vlore tek uj i ftoft dhe aty u komudova ne ni hotel qe e kishin ne menagjim burri gruja dhe djali i tyre per 7 dit sa kom qendru aty e kom pa se si grat ne shqiperi punojn pa u ndalur dhe burrat vetum raki (alkohol) pin per mos me then qe 24 ore te dehur qendrojn kurse tek ne ne Kosove esht ekunderta e kesaj.
Nuk e denoncon nga opinioni…pfff – Kandahar
Pijini lengun tani opinionit fshatar.
ku e lexove Korcen more se qe ne paragrafin e pare thuhet Bilisht….. por bixhozi ska emer ….. dhe mbiemer si ne Bilisht dhe ne gjithe shqiperine e njejta situate eshte me njerezit e droguar prej bixhozit . Po nuk u hoq ky kances qe ka zene shqiperine asnjehere sdo kete sherim…
nuk u bene njehere njerez albanezet kafshe te egra ngelen
skype 2,,u ofendove qe tha korce,,ketu qendron problemi per ty,,booo sa kot,,ne vend te thuash ndonje gje per cka ndodhur meresh me idiotsira,,,
Mbylli kazinote o edi rama ,se po hyn sherri ne familje
Jam shume dakord me ty. Ose te behen shume pak dhe ne zona jashte qyteteve.
Kazinot mbyllen vete kur te kene pune njerezit; zgjidhja nuk eshte mbyllja e tyre me force nga shteti. Thjeshte pse nje kafshe rreh nenen e femijeve te tij ne sy te tyre nuk kane faj kazinot. Ai do ta bente ate gje gjithsesi, ne mos per nje arsye per nje tjeter. Ndoshta thjeshte per inat qe ra shi sot.
Ajo qe nevojitet eshte sensibilizimi i opinionit publik per dhunen ne familje dhe aplikimi i nje rregulloreje me zero tolerance nga ana e autoriteteve.
Keto jane te parat gjera qe mund te ndryshojne. Pastaj vijne te tjerat sic jane zbutja e kafsheve te tilla, rritja e intelektit te popullesise nepermjet forcimit te edukimit arsimor….e me radhe.
Dy kafsh = me ni shqiptar! Tan shqiptart i rrehin grat ne sy te femijeve edhe familjareve te tyre, sepse nese ti guxon te rrehish gruan ne sy te tjerve je tamam “Burr”, keshtu i preceptojn gjanat shqiptaret e shekullit 21!!!
Kta janë burate shypnis,
kërkojnë pare nga gratë e tare.
S’kanë pasë faj të moçmit që kanë thonë :
” s’ka xho prej cubave t’Shypnis “
Kta janë burrat e shypnis,
kërkojnë pare nga gratë e tyre.
S’kanë pasë faj të moçmit që kanë thonë :
” s’ka xho prej cubave t’Shypnis “
….!!!!ose njefsha mire per ta,e kurr me sy mos i pafsha,thuhet nga ne,klm Preshevali.
E vertete , fatkeqesisht po ndodh ky fenomen ne Shqiperi. Meshkujt shqiptare kane qene xhentila me femrat, po qe kur u “bashkuan ” me “vellezerit” kosovare ,mesuan se mund ta shfrytezojne femren, ose te “flejne” me nusen e vellait…. And the list goes on and on .
Shti i paska fajët “bashkimi”.
Haj medet për Ty dhe mendët që (s)’i paske.
Bashkohem me mendimin e Arbenit, ndiefsha mire per ju, po syte mos ua pafsha.
Ja kalofsh mire “vellau” im kosovar.
keta nuk jane nga qyteti i bilishtit se une jam vete andej ja futin kot do jene nga fshati
ska te thote qyteti fare , ne shumicen e rasteve ne vendin tone ne zonat periferike edhe pakashume ne qytetet e vogla ndodh kjo , ne nuk kemi njohuri te mjaftueshme mbi rreziqet e lojrave te fatit , ne nuk kemi njohuri te mjaftueshme se si dodhin gjerat pas divorcit .
Lojrat e fatit po te jesh optimist kane nje probabilitet 1 me nje milion per te qene fitimtar edhe gjithashtu mund te ndodhi qe te ” genjehesh ” ne qofte se informacioni qe percillet nga administrata per to nuk eshte komplet .keto lojra kane veti qe personi te ngel i varur sepse si ne cdo gje kur fillon ta perserisesh esht e veshtire ta lesh menjeane .
Pirja e duhanit demton shendetin ( shume e drejte ) pse nuk detyrojne e kontrollojne keto subjekte qe te vejne ne dije personat per rreziqet qe i kanosen??
doja te thosha gjithashtu qe ne qofte se dy persona diorcojne , nuk jane me bashkefamiliar (pra personat nuk kane me te drejta karshi njeri tjetrit ) , ky burri ndoshta na 1 detyrim per te dhene ndihmese ekonomik e per te mbajtur femijet qe ishin edhe te tijet e kishe ,por gjithsesi ky do haje ca vjet tashi per : ( hyrje pa leje ne prone private , abuzim , dhune , etj ) , gjithsesi ne qofte se frika ndaj opinionit nuk i ndalon keto per te bere proceduren gjyqesore .
NE VENDIN TONE ESHTE OPINIONI PERSONAL QE NDIKON QE TE MENDOSH QE OPINIONI I TE TJEREVE DUHET TE MESOJ SE SI TE JETOSH JETEN TENDE .
NE QOFTE SE NE OPINIONIN PERSONAL NE NUK DO TE KISHIM FRIKE NGA PARAGJYKIMET E TE TJEREVE , NUK DO TE KISHIM FRIKE TE VAZHDONIM CDO LLOJE GJEJE .
Ne qofte se une mendoj se kur bej vrap me pantallon te shkurtera , me shohin komshijte e mendojne qe UNE ; BURRE ME KALAMAJ SKAM TURP , une e mendoj kete !! ato as ndoshta se kan cu ne mendje , kjo do me beje mua te jeme i shendoshe si komshiu . ( me falni per shembulli idiot ;por keshtu eshte te ne : nuk hec me biciklete se mendojn keq ; do rri me te zeza se vdiq komshiu ; do pije se po me bejne GEZUAR ; nuk pi une ne qofte se nuk mund te pi pije alkolike )
MENDOJ SE MENDIIMI IM ESHTE KOTE , NE NJE KOHE QE AS UN NUK E RESPEKTOJ !
!
He qen chicago te dogji.
Jo korce, po bilisht.
Evgjit I mutit. Ballist
Nuk ke pseOfendohesh seje prej Korce se ne Korce ne keto 23 vite kane ndodhur shum krime te shemtuara si Djali rrihte Nenen e tij per para ,por edhe ne kohen e Komunizmit ne korce ka ndodhur nje krim Monstruoz kur nje familje nxirrte te vdekurit per ti marre unazat e florinjte,dhembet e florinjte,varest e te tjera.Korca nuk eshte diferent nga Vlora per krime ne familje dhe jasht familjes.Pasioni i korcareve per tu bere te pasur mbrenda nates me rruge Imorale jane fakte te njohura.Korcaret jane Lekista te terbuar.hajt te dalte turpi tani.
personalisht nuk me vjen keq fare as per gruan e atij qenit e as per kunaten , s’me vjen keq fare se paska 13 vjet qe dhunohet dhe s’eshte ndier , kunata thote kemi frike opinionin atehere kokat te hane ,,, me vjen shume shume keq per femijet e shkrete qe kane qe kur kane lindur qe shikojne keto s’kena horrori qe qajne dhe perpeliten nen dhunen dhe ulerimat e ktyre prinderve me mentalitet barbar , shume keq me vjen per kta femije dhe me teper vajza njera 2 vjeç dhe tjetra 8 vjeç sinqerisht kta prinder jane mostra qe krijojne te tilla ambiente horrori per femijet e tyre qe do ngelen te shokuar per gjithe jeten te traumatizuar , ne shqiperi jane shume shume familje nen dhune shume shume femije qe rriten nen dhune ,, kjo eshte fatkeqesi , dhe pastaj pyesim veten pse jemi kaq te dhunshem ne shqiptaret ,, ua them une : jemi te dhunshem se rritemi nen dhune dhe dhunohemi qe te vegjel dhe instiktivisht behemi vrases dhe te dhunshem dhe vete ::: fatkeqesi kombetare breza te marre ne qafe nga dhuna ne familje ne sy te femijeve ….ja pse behen vrases dhe kriminela shqiptaret …..
Per Mallakastren
: jemi te dhunshem se rritemi nen dhune dhe dhunohemi qe te vegjel dhe instiktivisht behemi vrases dhe te dhunshem dhe vete ::: fatkeqesi kombetare,:mendim shume i vertete,te lumte truri Mallakastriot