Nadeem Ilahi i FMN jep rekomandimet për ekonominë shqiptare: Borxhi në shifra alarmante

19 Shtator 2013, 12:56Ekonomia TEMA

Në konferencën e sotme të Bankës së Shqipërisë dhe Universitetit të Oksfordit, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nadeem Ilahi, në prezantimin e tij “Politikat aktuale dhe sfidat n” Shqipëri”, nga pozitat e këtij institucioni, konfirmoi situatën problematike të ekonomisë shqiptare.

1. Rritja ekonomike ka rënë ndjeshëm në 5 vitet e fundit.

2. Deficiti i lartë dhe borxhi në rritje janë një rrezik në rritje për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e ekonomisë shqiptare.

3. Deficiti i lartë buxhetor ka rritur borxhin publik, i cili në vitin 2013 mund të arrijë në nivelin 65% të PPB, kurse në vitin 2018 borxhi publik do të tejkalojë 80% të PPB.

4. Kreditë e këqija kanë ndikuar në rënien e kredisë dhe investimeve.

5. Politika monetare ka pasur sukses në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve, por nuk ka sjellë rritjen e kredisë.

Duke qene se panorama e tij për nivelin e borxhit publik tejkalonte në shifra alarmante, Ilahi u pyet se ku e mbështet këtë parashikim që borxhi publik në vitin 2013 do të arrijë nivelin 65% të PPB, kurse në vitin 2018 borxhi publik do të tejkalojë 80% të PPB dhe a mundet ekonomia jonë të përballojë nivele të tilla borxhi.

Përgjigja e përfaqësuesit të FMN ishte: “Ky parashikim do të ishte në rast se do vazhdohet politika e deritanishme buxhetore”.

Duke komentuar këtë fjalim, dr. Ermelinda Meksi, si anëtare e Bordit e Bankës Qendrore të Shqipërisë, thotë se: “Mesazhi është i qartë se nuk mund të ndiqen edhe në të ardhmen politikat e deritanishme, pasi në këtë rruge ekonomia rrezikon kolapsin, prandaj kërkohet adresimi e alternativës tashmë të njohur për nevojën e zbatimit të modelit të ri ekonomik.

Për këtë përfaqësuesi i FMN, por edhe Kryeministri Rama dhe diskutantë të tjerë, trajtuan nevojën e një agjende reformash strukturore që të synojnë përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë sonë. Kompanitë shqiptare janë të fundit në rajon për aksesin ndaj kredisë, ndërsa infrastruktura e sektorit energjetik është e varfër…

Për këtë FMN rekomandoi që agjenda e reformave në radhë të parë të synojë përmbysjen e trendit të borxhit publik nëpërmjet një plani të besueshëm afatmesëm për konsolidimin fiskal. Kjo agjendë kërkon marrjen e shumë masave nga qeveria e re e kryeministrit Rama, por profesionalizmi i administratës publike mbetet sfida e vërtetë në ecjen tonë përpara”.

9 komente në “Nadeem Ilahi i FMN jep rekomandimet për ekonominë shqiptare: Borxhi në shifra alarmante”

  1. gomisti says:

    edhe 400 mil shlyrje borxhi biznesin privatat kishe mangut zoti rama

    si tha kapexhiu? dhe kur te vemi matane do I themi na falni se ju genjyem

    1. Spiro Pali says:

      Keta te 4 duhen rrjepur te gjalle, + rulin

      http://goo.gl/enM14a

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    U lodha duke e RI PER SE RI TUR qe :
    Kushdo force politike qe do te vije ne Shqiperi pas PARTISE SOCIALISTE ,KRYEMINISTRI i ARDHSHEM duhet qe te vendoset me KUSHTETUTE qe te mos jete nga VERIU me perjashtim te SHKODRES ,por te jete me banim dhe rrenje ne TIRANE edhe POSHTE ,por edhe ketu duke bere nje perjashtim qe te mos jete nga SKRAPARI .
    Po nje gje e dini ju komentues ?
    Deputeti i pare i PARLAMENTIT Shqiptar ne 1925 qe e propozoi ZOGUN per MBRET ishte nga SKRAPARI ,as me shume dhe as me pak por dora vete…………….RIZA CEROVA .
    A e dini se si ja shperbleu kete te mire ketij HEROIT te POPULLIT te kohes se MONIZMIT ?
    Te vetmin qe vari per gjuhe ZOGU ne kryengritjen e FIERIT ne 1936 ,ishte vetem RIZAI ,por cudia me e madhe pse ZOGU vari vetem kete dhe jo ndonje tjeter eshte se :Per te gjithe te denuarit me vdekje pati nderhyrje per ti falur ,kurse vetem per XAKEN nuk nderhyri njeri .
    Me pak fjale anallogjia eshte e sakte .

    1. demokrat says:

      Cerova e kishte hak litarin pasi ne menyren me te pabese vrane Gjilardin, por Zogu qe ashtu si Enveri zbulonte nga nje komplot cdo 6 muaj, vari edhe Hekuran Manekun keshtu qe Cerova buk ishte i vetmi.

  3. misionari says:

    Alarmant borxhi?! Ja ku e keni Sali Berishen pse nuk e coni para gjyqit?

  4. tironci says:

    bo cka bere bastardi berishe
    duhen shtetezu cdo gje nga familja berisha nga femijet e tij
    kane miliona dollare ate bastarde

  5. henri says:

    Me vjen keq por me habit fakti se, pse ne shkrimin siper lihen frazat pergjysem dhe konkretisht :

    – Ermelinda Meksi thote : ““Mesazhi është i qartë se nuk mund të ndiqen edhe në të ardhmen politikat e deritanishme, pasi në këtë rruge ekonomia rrezikon kolapsin, prandaj kërkohet adresimi e alternativës tashmë të njohur për nevojën e zbatimit të modelit të ri ekonomik.”

    Del pyetja : Kush eshte ky modeli i ri ekonomik. Cfare permban dhe cfare qellimi ka ?

    Me falni per injorancen por cfare eshte “konsolidimi fikal”. Une e kuptoj se konsolidim Fiskal do te thote qe te stabilizohen taksat por nuk e di se si behet kjo ? Dihet se FMN do te jete partizane e rritje se taksave, uljes se rrogave dhe pensioneve dhe shpenzimeve publike, dhenje me koncesjon dhe shitje te pasurive te mbetura publike etj. Por desha te dij se so do behet kjo konkretissht. Transparenca eshte nje nga gjerat me te rendesishme ne ekonomi. Populli paguan taksat dhe duhet te dije se ku dhe pse shkojne leket e tija.

    Lutem qe Brenda mundesive te botoni shkrimin.

    1. nastradinhoxha says:

      Ta sqaron nastradini o Henry i paditur dhe beso se te kam shkruajtur edhe me pare: ilaci dhe pergjigja qe kerkon ti ne TEMA eshte fare i thjeshte dhe ai quhet PRODHIMI me vulen MADE IN ALBANIA. Ky eshte eshte shpetimi dhe zgjidhja. Te gjitha te tjerat jane llafollogji boshe sic edhe flet zonja Meksi. Pse nuk del Fullani t’u sqaroje shqyptareve rrugen konkrete per te aktualizuar keto llogje te hedhura ne media badiava pa dogane pa treguar asnje gje konkrete? Pse nuk flasin pushtetaret konkretisht? Kete gje duhet t’i kerkojne shqyptaret atyre qe u dhane voten, sepse per kete gje i zgjodhen dhe jo per te mashtruar me llafollogji boshe. Pse keshtu? Sepse PRODHIMI do bythe dhe pune, jo llafollogji mashtruese. Dhe ne kete gjendje te mjeruar te financave te shtetit qe ka lene Saliu me Boden Edi Rama duhet te terrhiqet nga premtimet e tij dhe te filloje te shtregoje rrypat e miletit per te gjetur urgjentisht LEKA dhe per te fituar besimin e humbur tek FMN-ja dhe institucionet e tjera financiare boterore. Ky eshte per fatin e keq te shqyptareve Modeli i ri Ekonomik qe pyet ti dhe ky eshte Konsolidimi Fiskal qe kerkon ti. Sepse shteti nuk fiton as taksat dhe as tatimet, por as ZERIMET everiste te taksave dhe as nga taksa famoze alla socialiste me emerin bombastik PROGRESIVE te Edi Rames kur nuk ka PRODHIM kombetar. E shikon o Henry Miku i nastradinit se te besh ekonomi dhe te drejtosh shtetin si nikoqir i vertete nuk eshte nje pune e lehte dhe aspak patriotike. Sepse keshtu eshte e VERTETA e hidhur qe kerkon pune inteligjente dhe jo llafollogji boshe, sic e ka permendur nastradini shume kohe me pare, por ASKUSH nuk ja ka degjuar kurre fjalen.

  6. Kerpaci says:

    Saliut edhe lekuren t’ja rjepish nuk e shlyen e dot demin ekonomik qe i beri kombit. E vetmja zgjidhje e drejte eshte sekuestrimi i te gjitha shumave te grabitura nga banda familjare e Berishes. Kjo eshte demokracia e vertete e jo enderra ne diell

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje