TemA TV/ Rama: Do shlyejmë me çdo kusht borxhin 400 milion dollarë të qeverisë ndaj biznesit (VIDEO)

19 Shtator 2013, 10:50Politika TEMA

Është një nga bombat që ka lënë pas qeverisja e Sali Berishës, një borxh gjigand i qeverisë ndaj sipërmarrjes private.

Por kryeministri i ri, Edi Rama, është angazhuar sot se do e shlyejë këtë borxh me çdo kosto.

Rama e bëri deklaratën në konferencën me temë “Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore”.

“Borxhi ndaj sektorit privat futi ekonominë në një ngërç dhe paralizoi në një masë të konsiderueshme fuqinë ndikuese të bankave mbi ekonominë. Ne po përgatitemi një orë e më parë ta shlyejmë këtë borxh. Nuk mund të bëjmë sikur ky borxh nuk ekziston dhe t’ia lëmë në kurriz sektorit privat dhe kompanive që po asfiksohen. Do të shlyejmë borxhin me çfarëdo kostoje”, tha Rama, duke theksuar se ky borxh shkon deri në 400 milion dollarë.

“Ne kemi marrë votën për t’i dhënë jetë një profili të qartë ekonomik dhe me një strukturë që na ofron me ekonominë europiane si një ekonomi që provon suksese përmes lirisë së konkurrencës. Dhe për këtë arsye, ne synojmë që të adresojmë disa çështje kyçe për të filluar një proces të rimëkëmbjes së ekonomisë në një afat të shkurtër, pa pretenduar që kjo rimëkëmbje të jetë e menjëhershme. Ne duam të mbështetemi mbi politikat themeltare të hapjes se tregjeve, privatizimeve që janë të patjetërsueshme në një proces demokratizimi të ekonomisë, por ne besojmë për vetë përmbajtjen dhe numrin e popullsisë sonë që ndryshimi i marrëdhënieve të shtetit dhe ekonomisë, qeverisë me sipërmarrjen, është një bazë me të cilën mund të ngremë shumë më pas. Duam që të ndërtojmë një model të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe të orientohemi drejt një marrëdhënie të re me biznesin,” tha Rama.

Sipas Ramës, Shqipëria përjeton një krizë sistematike që vjen si pasojë e neglizhimit apo mosadresimit disavjeçar të nevojave të ekonomisë.

Kryeministri Rama lajmëroi gjithashtu se në muajin tetor do të mblidhet Këshilli Ekonomik Kombëtar.

“Këshilli Ekonomik Kombëtar do të jetë një forum i munguar në gjithë këto vite, që do të ulë bashkë protagonistët në mënyrë permanente si Kryeministrin, Ministrin e Financave, Guvernatorin dhe këshilltarët e nivelit më të lartë të ekonomisë do të diskutojë për mbarëvajtjen dhe të shqyrtuar strategjinë tonë”, tha Rama./ep

33 komente në “TemA TV/ Rama: Do shlyejmë me çdo kusht borxhin 400 milion dollarë të qeverisë ndaj biznesit (VIDEO)”

  1. henri says:

    Mendoj se, Edi duhet te kete shume kujdes me faktin qe, te mos fusi shume shtet ne ekonomi dhe treg. Une kam frike nga ky Keshilli Ekonomik Kombetar sepse, me kujton shume Komisjonin e Planit te Shtetit ne kohen e “xhaxhit”. Shteti te jete, por jo te fusi hundet ne treg. Eksperienca e “Socjalizmit real” tregoi se cfare demesh sjell nje shtet i gjithefuqishem.

    Sipas meje, shteti duhet te kontrolloje dhe ti krijoje kushte sa me te favoreshme tregut dhe inisjatives private. Kuptohet se, shteti duhet te organizoi shkollat publike, spitalet publike, qetesine publike por ne asnje menyre te fusi hundet ne treg. Ky do te ishte nje gabim fatal qe bene regjimet ish diktatoriale.

    Me sa di une asnje vend i Europes perendimore ka nje keshill te tille ekonomik. Eshte fakt qe, atje ku shteti ka futur hundet ne treg dhe ekonomi ka sjelle efekte negative.Une jam i majte dhe jam per shtetin por jo per nje shtet te gjithefuqishem si ne kohen e “xhaxhit”.

    1. skeptiku says:

      Mos kontrolli i tregut nga shteti ishte arsyeja qe, krijoi krizen me te madhe ekonomike qe ka njohur ndonjeher bota perendimore. Mahuterine njerezore duhet dikush a kontrolloje.

      1. DREJTESI says:

        @henri!

        Po sikur ti “fusi”hundet aq sa i ka futur shteti Kinez ne ekonomine e tij- a do te ishe dakort?

        1. henri says:

          DREJTESI,
          Nuk do te isha dakord sepse, ne Kine kemi nje ekonomi shteterore. Atje nuk egzistojne sindikatat,nuk mbrohet klima dhe ambjenti, elementi socjal eshte per toke, fshataret vuajne. Ka nje imigracjon te tmershem nga perendimi ( pjesa e detit ) ne brendesi te Kines. Kina ka shume probleme per te ardhmen dhe konktretisht :

          – Pas 10 deri 15 vjet ne Kine do krijohet shtresa e mesma e fuqishme e cila, nuk do pranoje kete sistem politik me nje parti.

          -Popullsia do plaket dhe sipas nje studimi te OKB ne vitin 2050 per cdo 100 njerez qe do punojne do kete 79 pensioniste.Keta pensioniste pervec pensionit qesharak do kerkojne ndihme nga shteti qe do te thote se cmimet e prodhimeve kineze do rriten.

          – Problemi i burimeve te lendeve te para dhe sidomos ai i burimeve energjitike. Ka studime qe, thone se, nese ekonomia boterore do heci me keto ritme si tani atehere, burimet energjitike klasike do te mbarojne ne fund te ketij shekulli.

          – Ata duhet te pastrojne me mire mbeturinat kolosale qe lindin si rezultat i ketj eksplosjoni eksponencial te konsumit. Pastrimi i lumenjve, ajrit, ambjentit etj.Kjo do ti beje mallrat kineze me te shtrenjta se tani.

          – Problem mund te jete se ne fillim te shekullit te kaluar Gjermania u rrit shume shpejt ekonomikisht, Anglia mbeti ne vend dhe plasi lufta e pare boterore. Le te shpresojme qe Kina nuk do te kerkoje te njejten gje. Pervec kesaj buxheti ushtarak kinez eshet gjashte here me i vogel se sa buxheti ushtark amerikan.

          – Kina do kete probleme per lendet e para, ambjentin dhe gersheren ta pasur te varfer. Ajo do kete problem se, popullsia po plaket dhe se ka me shume djem se vajza.

          Pra edhe Kina do kete probleme sepse, jo cdo gje qe shkelqen eshte flori.

          Pershendetje

    2. toni says:

      Shume e drejte henri. Shteti nuk mund te behet drejtues i tregut, pasi vete sipermarrja private e orienton ate. Gjithmone ne raste kur shteti fut hundet, fillon korrupsioni, favorizimi, monopolet.
      Sidoqofte si qeveria qe iku ashu dhe kjo qe vjen jane njesoj. Te gjithe e dime si i detyronte firmat e ndertimit kryebashkiaku Rama per te bere pune vullnetare ne Tirane dhe kjo favorizohej me dhenien e lejeve te nderimit apo puneve publike. Shpresoj qe Tema mos ta censuroje shkrimin.

  2. Argita_B says:

    Mesazhi eshte shume i qarte dhe Rama po tregohet me te vertete nje politikan i zoti. Bota e finances ka nevoje te kete nje vizion te qarte mbi politikat ekonomike, perndryshe nuk ka investitor ne bote te financoje qofte dhe nje kopek ne nje ekonomi e cila nuk i garanton rimbursimin e investimit te tij.
    Kjo qe thote Rama per momentin mbetet nje slogan, pasi duhet bere nje studim i mirefillte i shumave te borxheve qe duhen shlyer, me pas duhet te buxhetizohen dhe te te njeten kohe duhen identifikuar apo krijuar burimet financiare qe do te lejojne rimbursimin e borxheve.

  3. Ina says:

    Edi ka vullnetin e mire dhe vizion te jashtezakonshem, eshte politikan modern me nje oratori te shkelqyer. Njerez si ai jane programuar per te shkuar larg e bere gjera te medha, fatkeqesia eshte se eshte mbyllur ne nje kafaz rrethuar nga njerez qe i hedhin shkopinj nen rrota, duke filluar nga ‘aleati’ Meta.
    Meqe ra fjala, si shpjegoni dobesimin e jashtezakonshem qe ka pesuar ai koketuli?

  4. Alb says:

    profesoret me te mire kolos te makroekonomise boterore, ne kohen e krizes keshilluan modelin francez te nderhyrjes se shtetit ne ekonomi, si edhe menyren e jeteses franceze me piknik dhe jom me kredi neper banka per te arritur qejfet e holliwudianeve pa i kthuer dot interesat ne banka-

    Madje edhe zhvillimi rural rekomandohet nga koloset e marketingut, qe vendet e pa zhvilluara te kerkoje asistence franceze,

    1. Pelasgian says:

      po pra …prandaj po shkelqen franca …franca edhe pak dhe do perfundoje si italia !

  5. daku says:

    Si tha Ben Blushi mos i besoni te gjkitha ato qe thohen, qe
    ju quajne budalla. por budalla, budalla ama sic thoshte edhe
    Jozi budallaqa. hahahah

  6. Gjin says:

    Te marresh persiper te kurosh borxhin ndaj privateve ne Shqiperi duhet ta fillosh nga analiza ligjore se si u ndertua ky borxh. Mos harroni se kompanite ne fjale kane qene pjese e “oborrit” te Familjes dhe fale tyre Berisha u mundua te krijonte profilin si “ndertues rrugesh” e te tjera brockulla si keto. Shumica e ketyre kompanive jane pjella te Bashkimit Fahriut, Xenit e kompani. Te mos harrojme se Berisha ka fituar dhe pret te fitoje akoma nga keto para te taksa-paguesve.

    1. Bledi says:

      O Gjin, sot ka dale Rama dhe ka thene se biznesin e madh nuk do e kontrollojne tatimet, por do te vete-kontrollohen vete bizneset. Dhe jo vetem kaq, por tha se bizneset e medha jane modele per t’u marre shembull nga te tjeret!! Kujt po ia thote? Popullit shqiptar?

      Me parate e vjedhura te pasurive te shqiptareve, jane ndertuar bizneset e medha monopol te derrave ne politike, qe i njohin te gjithe ne Shqiperi. Shikoje se deri ku arrin Rama? Deri aty sa te thote se bizneset e emdha nuk do i kontrollojne tatimet. Qe te bejne ” gjasme te ndershmin” dhe tatimet te kontrollojne e t’u vene gjoba vetem bizneseve te vogla dhe shqiptareve. Ky njeri qe fliste per vjedhje e korrupsion te Familjes Mafjoze te Shqiperise, tani qe s’ka as pak dite qe eshte ulur ne karrigen e paraardhesit te tij Berishe, ndryshoi fjalet qe thoshte me pare, pra genjen pa problem fare.

      Nuk behet Shqiperia me kucedra dhe kriminele. NATO, BE, gjithe bota e zhvilluar duhet te ndihmojne shqiptaret te cojne nje ore e me pare ne BURG kriminelet hajdute me pushtet ne Shqiperi dhe te vihen ne krye njerezit e ndershem dhe profesioniste.

      1. askushi says:

        Dhembjen ne kurojo o Bledi(me gjith Gjinin),se keshtu shkojme edhe me shpejt ne Europe…
        Ato borxhe posepo qe do te paguhen,pa as nje kontroll e hetim(ndryshe nuk qetesohet Xeni i Salushit,bashke me oborrtaret e tije),por do te marrim edhe borxhe te tjera(tani qe kemi dhe FMN e Sorosin…),sepse edhe oborri ‘yne’do te punoje e ndertoje(koqerat,fidelet,anxhelet,delijogjerit,ahmeterit,rakiperit..).
        Eh…,nga e thena ne te bere,ka ne mes nje m…ale te tere!

        1. cingapoku says:

          Prape ti askush, opo po te pashe ne rruge po nuk ti preva gishtat mos me thencin me cingapok!!! Daren e kam ne xhep. Pc fat!

  7. tironsirefugjat says:

    Edi vjen kryeminister ne nje koh mjaft te turbullt te ekonomis perendimore te bazuar mbi borxhet dhe ushujzat e bankave private qe avash avash shysin kombin ne nje bot borxhesh nga ku nuk mund te dalin gjith jeten! Pas kesaj krize qe brenda “nje nate” cveshi realitetin e “mirqenies” dhe zgjoi popuj te pergjumur nga dajaku i fajdeve qe po han dhe banditizmit qe fshihej pas saj ,besoj se nuk ka vend me per shum teorira e mos futje hundesh per te kontrolluar dhe paraprir katastrofen !Hiku “fasada e pikturuar” dhe shembujt e kapitalizmit te aq reklamuar ku nje grusht njerzish kontrollojn ter pasurin e botes dhe nuk ka te ngopur grykesia e tyre ! E kemi “filmin” para syve dhe ne kuriz dhe duhet te jemi te matur ! Jemi nje kob i vogel e nuk ka vend qe nje pakic te notoj ne miliarda e te tjer te vuajn per buken e gojes !Si do kufizohet e si do korigjohet kjo ,i duhet qeveris se re ta harmonizoj! 400 milion € borxh bisnezit esht nje kolaps qe ka bllokuar varfanjaket qe enden rugeve per nje dit pune ! E ku tjeter ka borxhe dhe sa kan len ujqit qe hiken nje Zot e di se ne asgje sdim ……

  8. Beni says:

    Hallall Edi,dhe te filtrohen firmat qe jane debitore nese jane serioze dhe te pastra dhe jo te lidhura me ish ministra te Berishes qe ju siguronin tendera per te marre perqindjet dhe me pas i mbanin me shprese per likujdim parash,dhe keshtu i groposen firmat duke i dhene tendera ne pune publike,rruge,ura,ujesjellesa,hidrocentrale,e plot te tjera.jepi oksigjen bisnesit qe Shqiperia te Rilindi ekonomikisht dhe miresia vjen mbas.Rilindje

  9. Mentari says:

    Borxhi i privateve nuk eshte meshum se 110 milione dollar kurse ky per te mbuluar vjedhjet e Bandes Enveriste deklaron se ato jane 400 milione dollar.Smadhoi ato, shumfishoi ato o Edvin kolerja,Edvin mashtruesi,o hajdut e bir hajduti, vdekje hajduteve te Fatos Nanos.Qeveria ortodokse rrezikshmeri e madhe e ekzistences se kombit shqiptar.pa filluar mire beri deklarata ne prezencen e Sllavit maqedonas per te barazuar 1/3 3 popullsise maqedonase qe eshte me kombesi shqiptare dhe numeri i tyre eshte mbi 700000 banor me ato 6000 banor Maqedonas qe jetojne ne shqiperi pa diskriminim,o antishqiptar,o qelbesrie Ordodokse antishqiptare(te me falin Ortodoksit e vertet shqiptar se Edvin Rama nuk eshte nga ata Ortodokse te vertetpor eshte nje Ortodoks Sllavo-Grek,kjo dihet shum kohe mepare kur ai e nderoi me celesin e Tiranes kengetarin e Milloshevicit)zoti e ruajt kete Komb nga pakicat jo shqiptare

    1. sync says:

      Asnje gje objektive nuk shkruan o mentar ,thjesht shfryrje fetare ,ato klasiket, nga tropoja e siper

  10. Dashnor Kozaj. says:

    Ore Edi Rama ,me duket se po te hyne vetja ne qejf, shikoje mire realitetin shqiptar. Per sa deklaron se do te shlyesh te gjithe borxhin prej 400 miljon euro,mua me duket lajthitje nga ana jote dhe e atyre keshilltareve qe ke emeruar. Ne fillim ,Ju duhet te ngrini nje institucion kontrrolli shume te fuqishem,si nga ana e personelit, ashtu dhe nga ana e infrastruktures mbeshtetese,per kete institucion Kontrrolli.Une flas nga praktika ime personale,qe kam punuar aty ne Shqiperi, ne fillim si revizor,e me vone si Drejtor I drejtorise te Kontrroll Revizjonit ne Albpetrol,deri ne fund te 1997. Me vone,me V,K,M,nr 267,dt10 ,05 ,2oo6,jam emeruar ne krye te komisjonit,per ekspertizen financiare te kompanive rentiere{kompanite e fajdeve},po ne nendor 2006, deri ne fund te vitit 2008, kam qene ne pune si audit ne K.E.SH.sha Tirane,pothuajse 20 vjet ne sektorin e kontrrollit financiar aty ne Shqiperi.Kam arritur ne konkluzion se organet e kontrollit mbahen nen presion.Mos te flas per veten time,se une duke qene teper kurajoz dhe shume I parakohshem per te punuar aty ne Shqiperi, se kush me delte perpara ne shkeljet ligjore, une I evidentoja dhe I denoncoja direct,por kam pesuar shume goditje, si largime nga puna,se ne vitin 1993 nxorra dhe denoncova thyerjen e embargos ndaj Serbise,dhe vjedhjen e ndihmave te K.E.se .Kam denoncuar vjedhjet qe kryeshin ne Albpetrol,deri ne fund te v.1997,qe kryheshin nga drejtuesit e larte te Albpetrolit,ne bashkepunim me Kastriot Islamin,si deputet ne Mallakasterdhe me detyre si Zv,Kryeminister,e pas tij,Ylli Bufi,si Minister I Energjetikes.Mbas ketyre denoncimeve,mafia qeversese me burgosi,me ane te nje akuze fallco, per dy vjet {1999 deri2001}arrest me burg{birucat e Korces},e me pas ,arrest shtepiak,deri ne shtator 2005,Arsyeja pse me burgosen ishte se une deklarova qe per vjedhjet qe kryhen ne Albpetrol kane dore dhe qeveritaret qe une theksova me siper.Ne v.2006,me emeruan ne krye te komisjonit per ekspertizen e fajdeve.Konstatova vjedhje skandaloze,dhe shkelje te ligjeve ,ne menyre flagrante,qe nuk mund ti mbyllja,por e pesova,me larguan nga puna,se Sali Berisha me te tijte nuk donte te dilte e verteta e vjedhjeve te pasurise te popullit shqiptar. Ne nendor 2006 ,me emerojne ne drejtorine e Auditit ne K.E.SH.sha. Ne kete kompani vjedhjet ishin ne shkallen superior, sidomos ne blerjen e energjise ,si dhe ne investimet.Kulmi I ketij korrupsioni arriti ne procesin e privatizimit te O.S.SH.se,qe u shit me nje vlere qesharake 102 miljon euro,ndersa vlera reale e kesaj kompanie kushton mbi 700 miljon euro. Une per kete problem,kam hapur process gjyqsor,ne gjykaten e Tiranes,me object gjykimi,anullimin e ketij privatizimi, por gjykatat si shkalla e pare dhe ajo e Apelit ne Tirane,e anash kalojne kete ceshtje,Une e kam denoncuar ne gjykaten e Larte per kopetence gjykimi, Te shohim se cfare do vendosi gjykata e Larte ne Tirane.Pra si konkluzion del qe te gjitha Privatizimet qe jane kryer aty ne SHqiperi ,jane bere ne kundershtim me interest e popullit,e te shtetit shqiptar.Ndersa per investimet qe jane kryer ne keto 8 vjet, ne fillim duhet te kalojne ne filtrin e kontrrollit, e pastaj te kryhen ,ligujdimi I tyre.

    1. Ilir says:

      Z. Kozaj, Rama eshte thjesht nje pasardhes i Berishes me mentalitetin e Berishes. Te dy kane origjine prej familjeje komunistesh te privilegjuar prej rregjimit kriminel te Enver Hoxhes. Keta, si njeri dhe si tjetri, nuk kane asnje te drejte morale te kerkojne te jene ne pushtet, por derisa duan pushtetin, atehere vetkuptohet se thirrjeve te tua nuk do u pergjigjen. Por ka organizma nderkombetare, me te cilat duhet punuar fort. Interesohu dhe gjithe popullin shqiptar do e kesh nga pas.
      Urime per ndershmerine dhe profesionalizmin. Mos harro se shume shpejt vesh-shurdherit do te terhiqen prej veshi dhe duarsh me pranga per t’u futur ne burg te perjetshem.

  11. dba says:

    Borxhi USD 400 milion eshte per tenderat publike.
    Ne Itali 40% e vleres se tenderave shkon si ryshfet ne xhepat e politikaneve.
    Po ne Shqiperi sa eshte kjo perqindje qe kane futur ne xhepat e tyre politikane te djathte e te majte?

  12. leo24 says:

    borxhi lahet shume lehte, nje kontroll i repte i pasurive te ish- qeverise berisha, dhe jam i sigurte qe jo vetem borxhin ndaj biznesit do ta paguaje, por do paguaje edhe nje pjese te mire te borxhit te jashtem.

  13. baca mertur says:

    tironso , spaske cfare ti shtosh komentit tend, deshen kapitalizem brekegrisurit …dhe ne bashke me ta!!

  14. Landi says:

    E kujt do ia marresh? Shqiptareve me tatime mbi fitimin dhe biznesit te vogel?

    Edhe nuk do i kontrollosh fare bizneset e medha, qe lajne ne lavatricen e ndyre te krimit te organizuar, parate e vjedhura te shqiptareve prej atyre hajduteve krimonele qe kane pasur pushtet duke filluar prej 1990?

    I hengre te gjitha ato qe the. Por c’mund te pritej prej teje? Kur nuk ke pasur moral, a mund te kesh moral per te tjeret?

  15. studenti says:

    Po ky nuk eshte borxh ndaj biznesit por eshte para e thate ndaj PD. PD mori borxhe per te bere fushata. Beri tendera pa patur para, por mos harroni se c do biznes ka dhene para te thata KESH ne PD per fushaten.
    Pa kujtoni doganieret, tatimoret , infermieret, mesuesit qe dhane para te thata per PD-ne. !!!!
    Tani qe nuk fitoi kane frike te thone PO ne paguam se nuk mund te linim vendet e punes.
    Por as kete nuk e thone.
    Borxhet te shihen se pse jane krijuar, cfare eshte bere me to.

    1. henri says:

      studenti,
      Me lejo te te kujtoj te lutem se :

      – Në total në vitin 2013 borxhi do të arrijë në 8,959 miliardë USD.

      – Aktualisht interesat e borxhit publik zene 3,6% te PBB dhe investimet per vitin 2013 per arsimin zene vetem 2,7% dhe per shendetesine 2,1%.

      _ Meta thote : Ne paguajme reth 500mije dollare ne vit vetem interesat e borxhit publik ose 50miljarde leke te reja.

      Dihet se, shifrat flasin me ze me te larte se sa fjalet. Ekonomia eshte matematike dhe jo politike.

      Pershendetje

  16. dan says:

    Ne qe qeveria, mbi baze dokumentacionve te rregullata i ka borxhe te tjereve, duhet tja kthej keto borxhe. Ky eshte nje veprim i ndershem dhe dinjotoz.

  17. Mondi says:

    zoti rama ne si popull i thjeshte nuk na intereson shume kapitalistet e tu por na intereson ekonomija jone se ata te gjithe servile dhe mashtrues te qeverise kane qene dhe sala mir jua ka bere pse kane pranuar te punojne pa para.po cfare borxhi kemi ne qe qeveria ka hyre ne borxhe dhe neve nuk na eshte permiresuar kushtet e jeteses,por perkunrazi jemi varferuar,mos te pakten sala ka demtuar eliten e pasur por ti me duket po demton te varferit me kete qe ke shprehur sot,sepse nder ta ke dhe mashtrues e bisesmene qe duan te perfitojne,nese ti nuk i verifikon nje e per nje,se per cfare i kane harxhuar ato para se ne si qytetar ngado shohim pune te pakryera e te lena pergjysme,prandaj e theksova dhe ne fillim keta sipermarres jane sevile te cdo pushteti.

  18. astriti says:

    Z. Rama nuk mund te lash borxhet e Sali Berishes me shoke me leket e popullit shqiptar. Ke premtuar shume ne fushate, por e ke filluar keq dhe shume i kapardisur. E majta shqiptare e papune, pa buke, 8 vjet ne varferi dhe ne persekutim nga Berisha me shoke kerkon pune, kerkon qe leket tua marresh Sali Berishes dhe Lul Bashes, 240 milion EURo ne Rrugen e Kombit, leket e BB te vjedhura etj. Audit Nderkombetar nga ekspertet e BE-se dhe jo nga FMN e BB, te cilet jane te lidhur me Qeverine e shkarkuar.

    Mendoj se e ke te veshtire te punosh, kur perseri njerez si Nora Malaj vihen ne krye, kur ata çfare nuk bene me Universitetet qe ti çfare nuk u the njerezve ne fushate. Perse keshtu?

    Z. Meta nuk kandidatura te tjera, por perseri Nora Malaj e dale edhe ne Median italiane si pronare e Universitetit “Krsital”. Ke nje milion njerez qe presin nga ti, por ti e ke filluar me dreka dhe jo me pune? Ku po shkon ne kete menyre Qeveria jone e majte?!…

    21 janari te iku nga duart. Gjykata ta dha verdiktin pa iu trembur syri dhe ministri yt i Drejtesise, pjese e Qeverise se shkuar mezi tha nje fjale te thate ne ate Keshill ta Larte te Drejtesise qe vetem i tille nuk eshte. Nje gje duhet ta kesh te qarte se Rilindja eshte e deshtuar pa operacion dhe mos u tremb nga fjalet e Lul Bashes qe spastroi te gjithe Administraten e Bashkise apo kudo ku ka qene minister.

    Jemi ne pritje edhe per nje gje. Emerimet e sotme vetem me djem dhe vajza te reja jane nje shkaterrim social qe po i ben kombit. Po ve te rinjte kunder te vjeterve, po shkel karrieren si pjese e pervojes dhe perballe te huajve me floke te thinjur po ve pioniere qe ende nuk kane drejtuar nje seksion, nuk kane shkruar nje artikull, nuk kane realizuar nje analize ne fushen e tyre te diplomimit, por reklamojne civite e tyre pa pune.

    Ku jane te vjeterit, pse i ke shmangur nga karriera. Pse ministrat e tu i kane mbyllur telefonat njerezve te PS-se qe kane dhene shume per fitoren e PS-se. Apo si thoshte Agolli gishtin ga prapa.

    Kujdes me te majtet. Ata jane te edukuar, por teper kritike e humaniste. Kete gje besoj se e ke mesuar nga familja jote e origjines.

  19. tironsirefugjat says:

    Po o bac ,u perpelitem 5o vjet mrena gardhit me gjemba ,slam ambasad pa ja zen deren ,enderuam te shkelim ne ate boten e “mrekullis”qe shifnim neper televizor kshu hajduce duke rotullu antenat naten e tu i kthy perseri ne vend diten ,se na vinin ata te lagjes e na benin verejtje !Morem ruget nga syt kembet duke reziku femij e familje e u shperndam si lypsa te mjer neper ruget e perendimit aq te enderuar !Keshtu ben shumica e shqiptareve te ndershem qe punuan e u shfrytezuan si skllever duke ju puth edhe duart “shpetimtareve” tan ! Lam ne Shqiperi ate faren e keqe qe na shkerdheu per nje llaf goje dhe u ben milionera ne kuriz te popullit duke ju pir gjakun me keq se atyre “shpetimtareve”perendimor ! Kishin pushtetin dikur e sot kan milionat dhe tallin bythen me ne duke ja dhen “topin “njeri tjetrit e ne gezojm , shpresojm e presim !Te tjera na thon para se te marin pushtetin e te tjera bejn sapo e marin ate !I ham shuplakat ktu e 23 vjet e perseri mend nuk vem ! Nuk di pse verdallosen me llafe te gjata e me premtime dhe ne nuk dim cfar ka ne kok ky kryeminister i ri !Cpo na duhen planet dhe dredhjet qe koha do na jap pergjigje por nje pyetje dhe pergjigja e saj esht ajo qe na cliron nga paragjykimet ,nga pikpyetjet dhe dyshimet qe na mundojn : A do hapen me ne fund “letrat” e ktij korupsioni kriminal e vandal qe shtypi dhe e katandisi Shqiperin ne kte dit !A ke byth ta besh e ti cosh per gjykim qe te marim vesh ku shkuan gjith ky borxh qe ne edhe breket lam aty!(nuk dua te kujtoj histori hajnish qe tashme i dim e skan te mbaruar)Sic shikon jan po ata qe ne kte glob nuk pushuan se shkruajturi e spo pushojn sepse akoma dhembin plaget ! Cpo na duhen fjalet e bukura per te ardhmen kur korupsioni e kriminelet pa “brir” jan neper kembet tona dhe bile pa ju dridhur dora japin e marin vendime !”SHaka bera” thot kryeministri “nje shaka ishte”thot kryetari kuvendit kur kjo “shaka”ju dogji hajduteve e u hodhen nga kariget duke kercenuar si dikur ! Cfar te mendojn kta 1 milion votusa qe i hoqen qafe qafiret !!!Deri para dates 23 qershor na mundonte pyetja a do i shpetonim dot votat dhe nuk ishte i vogel ky shqetesim e ja tani me po ate dimension, na mundon vendimi nese do e pastrosh kte “mocal” te mbushur me “bakterie” qe edhe ambjentin helmojn, apo do vazhdoj me nje c.q.t.ktij mileti, ashtu si ben ter paraardhesit …..

  20. Z Rama ; Nuk ke per detyre te shlyesh me cdo kusht borxhet qe vodhen ata qe iken !Ti ,z Kryeminister ,duhet te shikosh probleme te tjera , me imedjate dhe te kerkosh llogari krimineleve te PD se ,se perse nuk i shlyen keto borxhe per 8 vjete !Apo ,nuk i shlyenin dot se iu duhej makine 700 000 E ,helikopter i blinduar ,dhe asnji helikopter shpetimi (emergjence) ,iu duheshin dhe per te blere canta 200 000 euroshe ,etj etj,,,nuk jam as ne gjendje te gjykoj por na shperthen barku nga padrejtesite e te gjitha llojeve qe kane bere paraardhesit e tu ,dhe mundohemi te shpjegohemi me aq sa mundim ,por prape bej sic eshte me e mira !

  21. Pelasgian says:

    keni shume te drejt qe jeni te shqetsuar o bashkombas ….borxhin le ta paguajne ata qe vodhen ne kurriz te shqiptarve ! Ksaj i thone te te vjedhin dy here !

  22. kendveshtrim tjeter says:

    400 miljon,po te ishin investime serioze,ja vlen te shlyet borxhi.
    Keto jane shifra fiktive.
    Duhet bere rivlersim i vleres reale,borxhi te shlyet,deri ne kufirin e investimit real,fitimi te mos shlyet.
    Kur kjo qeveri merr persiper te shlyej, aventurat e bashkepunimit bisnes-qeveri e mepershme,bisnesi duhet te paguaj aventuren e saj.
    Deri ne 50 % te shlyerjes se borxhit,do kishte vend per falenderim,per qeverine e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje