Sot ishte një ditë e vështirë. Më njoftuan se zyra e re tek kulla që kemi, u bë gati dhe mund të shkoja. Ishte një ndjesi që nuk e kisha provuar ndonjë herë. Sa herë që jam nisur për në zyrë, gjithë jetën më ka pritur dikush. Zyra për mua ka pasur kuptimin e një vendi ku shkoj se më presin. Kështu ka qenë kur isha mjek, kështu ka qenë kur u bëra kryetar i PD-së, President, kryetar i PD-së, kryeministër… Tani zyra ku po shkoj është thjesht një zyrë ku nuk më pret askush. Unë duhet të shkoj aty, të hyj brenda, të hap kompjuterin dhe pastaj ta mbyll prapë. Nuk kam asnjë plan konkret. Libra jam betuar që nuk shkruaj. Kam thënë aq shumë gjëra për veten, sa nuk i gjej dot të gjitha t’i verifikoj dhe të nxjerr një version të vetëm në një libër…
Për këtë arsye, kjo ishte një ditë e mërzitshme. Shkova në zyrë dhe hapa kompjuterin. Hyra në Facebook. Kur ç’të shikoj., Mes atyre që më kishin shkruar, ishin disa biznesmenë të licencuar për import plehrash. I pari më kujtonte se ishte treguar korrekt me tim bir dhe ne duhet të tregoheshim korrekt t’i mbronim nga vendimi i Edi Ramës për plehra. Më kërkonte që PD-ja të niste protestat për mbrojtjen e importit të plehrave.
Në fakt kishte të drejtë. Jo se ka paguar për të marrë atë licencë, por ka të drejtë në parim. Ne nuk mund t’i mohojmë biznesmenëve shqiptarë të marrin plehra nga jashtë dhe të vënë në punë industrinë ricikluese. Ne duhet t’i mbrojmë ata. Nuk është puna se ai më kujton se ka qenë korrekt me tim bir, por puna është që ne duhet t’i mbrojmë.
Më shkoi mendja menjëherë tek Flamuri. I thashë të porosisë Visin në shtypshkronjë dhe të bëjë disa postera të mëdhenj për protesta. Parulla e madhe do të jetë: “Plehrat janë jeta jonë”, “Plehra, mos ndalni plehrat”, ose “Kush ndalon plehrat, ndalon vlerat”.
Flamuri e mori përsipër se do m’i bënte posterat shpejt.
I ktheva përgjigje biznesmenit të plehrave dhe i thashë që PD do t’i mbrojë deri në fund. Beteja jonë për të mbrojtur plehrat dhe foton e Nishanit do jetë një betejë historike, i thashë. Ata që duan të hedhin në plehra portretin e Presidentit, dhe nga ana tjetër duan të ndalojnë importin e plehrave, janë me të vërtetë plehra, i shkrova.
U ndjeva i lehtësuar që i ktheva përgjigje. E di që ai do t’ua thotë shokëve të tij dhe do hapet fjala që unë po e bëj timen.
I kënaqur, mora Gitën në telefon.
-Si është puna e këtyre licencave për import plehrash, jemi në rregull me ata ne, i thashë.
-Ne në rregull jemi, tha. Unë tre përqind për çdo projekt u kam marrë.
-Desha të them a jemi në rregull me ligjet, i thashë, po e di që ti je korrekte me pjesën tënde.
-Në rregull jemi, tha, se ligjin vetë e kemi bërë.
-Si të duket ta sulmoj këtë Piktorin që kërkon të ndalë importin e plehrave, e pyeta.
-Shumë mirë, më tha, po prit mos u nxito t’i kontaktoj dhe një herë të paktën të paguajnë një përqind dhe për këtë shërbim.
SLOGANET FAMOZE TE SKIZOFRENIT BERISHA:
Më shkoi mendja menjëherë tek Flamuri. I thashë të porosisë Visin në shtypshkronjë dhe të bëjë disa postera të mëdhenj për protesta. Parulla e madhe do të jetë: “Plehrat janë jeta jonë”, “Plehra, mos ndalni plehrat”, ose “Kush ndalon plehrat, ndalon vlerat”.
http://ow.ly/p5jRl
Gjalle qenka ky .Spaska pasur pike sedre, ta munde dhe Piktori? Duhet tja heqe vetes .
Kam pas lexuar dikur qe ka pas then qe nqse nuk do ishte bere mjek do te behej shkrimtar,tani na qenka betuar qe nuk do shkuaj kurre,the te vetmen gje qe do besh mire.pervecse te shkruar si e dhe urdherin per vrasjen e demostruesve te 21 Janarit dhe krime te tjera .Mund te ishin bere ” best seller” SI SERIAL KILLER the femijet e tu te babezitur mund te beheshin akoma me te pasur.
Duhet nje vendim tjeter per exportin apo degdisjen e FAMILJES PLEHRE
ha ha ha ha i madh je o mero.
“-Shumë mirë, më tha, po prit mos u nxito t’i kontaktoj dhe një herë të paktën të paguajnë një përqind dhe për këtë shërbim”.
antena dhe mero baze sala iku nuk qeveris me keto talljet u ben bajate nderroje drejtimin merru me keto qe na drejtojne vendin
O epson! Saliu eshte si tersi i Pojanit qe ka lene litarin jashte varrit.Mero do merret edhe me keta qe erdhen ne pushtet se shtypi ate mision ka; te kritikoje te metat, por me keta duhet te merret i gjithe shtypi sa te degdisen fare se ishin me te keqijte sundimtare qe ka pare vendi yne ne tere historine e ekzistences se tij , pasi na helmuan ne emer te demokracise.
Zoti Mero, bravo te qofte per kurajon dhe guximin qytetare. Je nder te rralle gazetare investgues dhe trim, duke e ditur qe Ai eshte hakmarres, te e ke provuar edhe me heret edhe nje here bravo.
Te dale cdo zullum i qereverise se djeshme, te vendosen perpara pergjegjesise per punen qe kane bere, e pastaj me punen e qeverine e sotme. Opozita e sotme po na hiqet si engjellore! Kjo, thote populli, “s’hahet as me vaj, e as me uthull”!