Sot kishim mbledhjen e grupit parlamentar. Luli ishte i shqetësuar se ku duhet të ulesha unë. I thashë unë do ulem si gjithë të tjerët. Ai nuk pranonte. Jo, tha, duhet të rrish në krah tim se kam frikë se bëjnë zhurme.
-Nuk ka rëndësi, i thashë. Tavolina është e rrumbullakët dhe kreu i vendit quhet ku jam, kështu që nuk bën njeri zhurmë.
Por Luli kishte pasur të drejtë. Sapo filloi mbledhja dhe ai bëri propozimet për kryetarë komisionesh, filluan debatet.
Olldashi kërkonte të vendoste Mesilën tek Media, Luli ngulte këmbë për Pollon. Pas shumë debatesh, i thashë Sokolit të qetësohej.
-Dëgjo mor zotëri, i thashë. Unë nuk e ndaj dot Mesilën nga Pollo se të dy kanë përvojë. Por Mesila ka qenë këshilltare e shtypit e Metës, kurse Pollo ka qenë i imi. Tani unë nuk mund të hedh poshtë këshilltarët e mi.
Kaq duhej dhe u vendos qetësia. U votua Pollo.
Pastaj kaluam tek pika e dytë. Duhet të zgjidhnim Majlindën. Thashë një herë të prisja kush do ngrinte kokë, por më doli instinktivisht urimi për Majlindën dhe nuk pati kandidatura. Propozimi i tretë ishte për Albanën. Aty nuk ishte nevoja të ngrija dhe kokën se nuk guxoi njeri të vendoste kandidaturën.
E pashë që Luli u kënaq shumë. U qetësua që nuk pati më debate.
Pastaj vazhduan debatet rreth qeverisjes njëjavore të Ramës. Ramë të gjithë dakord se ai nuk ka mbajtur premtimet, bile ka bërë dhe gjëra që nuk i ka premtuar. Pati konsensus për fjalën time.
Pasdite shkova në shtëpi dhe po shikoja lajmet. Në ekran m’u shfaq Fullani. Po rekomandonte leximin e një libri me Çufon. Po thoshte që kriza ekonomike do kalojë dhe po jepte direktiva për Evropën Juglindore. Në fillim mendova të reagoj ashpër kundër tij, por pastaj mendova një plan tjetër.
-Ne duhet ta mbështesim Fullanin, thashë. Vetëm ai mund ta rrëzojë këtë qeveri duke e vënë në gjumë. Aftësia e tij për t’i mbushur mendjen kryeministrit se ekonomia nën drejtimin e tij po shkon vaj, është e rrallë. Në fillim e fton në zyrat e bankës për konferencë. Pastaj e thërret në zyrë dhe i jep dhuratë ndonjë verë të shtrenjtë. Hapi i dytë është tava me peshk, e gatuar vetë. Hapi i tretë është blerja nga banka i ndonjë ndërtese apo biznesi që ndihmon kryeministrin. Hapi i katërt është rritja e blerjes së bonove të thesarit. Hapi i pestë është fjalimi i tij vjetor që thotë se këtë vit ekonomia njohu rritje dhe hapi i fundit është falimentimi i shtetit. Tani që po e mendoj hollë- hollë, këtë vetëm Fullani mund ta bëjë.
Dhe unë në fillim desha ta hiqja dhe i hoqa vështrimin. Ai vinte çdo fundjavë me tavë peshku në Durrës, por përfundonte tek Sandri. Por një herë që m’u deshën 30 milion euro, ma gjeti anën dhe m’i dha menjëherë duke blerë Dajtin kot. Pastaj bonot dhe më në fund mbeti.
Tani e shikoj që të njëjtën gjë po bën dhe me Piktorin. Është i gabuar sulmi ndaj tij se Piktori mund ta heqë dhe vendos ndonjë njeri normal. Fullani na duhet aty, ashtu siç është. Vetëm ai mund të hedhë në erë shtetin me qetësi. Ky është një plan i shkëlqyer. Do t’ia tregoj Lulit në detaje dhe ta zbatojmë. Përpara!
E merove fare të ziun Fullan o Mero
Dhe unë në fillim desha ta hiqja dhe i hoqa vështrimin. Ai vinte çdo fundjavë me tavë peshku në Durrës, por përfundonte tek Sandri. Por një herë që m’u deshën 30 milion euro, ma gjeti anën dhe m’i dha menjëherë duke blerë Dajtin kot.
http://is.gd/KyoQrZ
Fullani duhet te rrefehet pastaj shkoje ne gjyq. Ai eshte iderguari Saliut, per shembien e Shtetit.
Kur u be dhe ky kokrra e kurves me të dhën mend ty ooooooooo Ed Rama!!!?
Je me i mencuri,Mero.Sarkazem me therese per te zgjuar Ramen nuk ka.Po nuk levizi edhe pas kesaj Rama e paska ngrene grepin e Fullanit.
mos vdeksh kurre Mero;
Po rekomandonte leximin e një libri me Çufon.
Kam shum dyshim qe Fullani ti nenshtrohet ne te ardhmen nje proçesi gjyqesor per:
– rrenimin e financave te Shqiperise,
– abuzimin me postin per perfitime personale,
– mos kontrollin absolut te 16 Bankave qe operojne ne Shqiperi
– te nenshkrimit te nje numur te madh kontratash tipo “swap” me banka te huaja
– per investime ne fonde derivative “hedge funds” me parate e shqiptareve me humbje kolosale
– per lojen e felliqur me kurset e eur/all e usd/all ne favor te krimineleve te ekonomise shqiptare duke favorizuar ata ne import eksportin e mallrave
– per mos denoncimin e mbi 22 mije transakcione me jashte te personave shqiptare e jo qe kane bere vitin e fundit edhe ne vlera te medha
Dhe eshte kjo e fundit qe Fullanuqi e shtrengon fort (sepse ka njohuri per te gjithe personat si te djathte ashtu edhe te majte) qe kane bere keto transaktime.
FANTASTIKE,
Mul noka i ha mutin fullanit per trashesi, mezi e zhdukem e tani te durojme fullan kurven me na dhene mend, ky qe s di te mbaroje nje fjali pa e lexu 3 here, me te vertete bravooooooo mero
Me Full-han kemi qene bashke ne Burgujevice dhe kemi luftuar per perandorin.Ai me ndihmoi ti shisja qenin nentoger Dubit qe nentogeri ta ndjente vehten gjeneral.E bleu hotelin se i ka qejf ndertesat me tre kate ,me tre shkalle ,ne cdo kat tre banake,ne cdo dhome tre jastek.Tani po kerkon te gjeje ne cfare Moshe vdiq gjyshja e portierit te pare.
Edhe perandorin tone e ndihmoi qe me paret te rindertoje vilen e nentoger Dubit ,veteranit te Burgujevices qe perfaqeson unitetin e kombit.
Edhe pse keni hequr perandorin dhe portretin e Dubit une ju mirkuptoj.Perandorin kur me duhet e gjej ne Facebook dhe kenaqem me margaritaret qe I prodhon koka.
per potretin e Dubit tani ne vere e ne vjeshte mbajeni ne magazine,se e peshtyjne mizat,per ta mbajtur te paster duhen shpenzime ,pra duhet pasur mire me full-hanin
Mero kete artikull e ka me qitje te larget.
E kemi pare disa here ne televizor qe Rama sikur po e perkedhel Fullanin dhe qe Fullani po ja mer krahet Rames. Egziston frika qe Fullani tja hedhe paq dhe te mos i hyje gjemb ne kembe. Rrofte mbreti, poshte mbreti dhe Fullani mbijeton ne postin e tij ku noton me miliardat e shqiptareve te shkrete.
Duhet kujtuar Rama se servilet e Saliut, tani do ti servilosen atij dhe po e hengri servilizmin e tyre, ka per ti ngrene edhe tavat e peshkut edhe qafen e pates. Vigjilence dhe vetem vigjilence.
Bankieret kan ne dore shtetin …kan mundesi ta rrezojne ! Bravo Mero …shyqyr u zgjuat dhe ju se deri dje vetem mire flisnit per Piktorin .
Spiunet kurre nuk dihen per ke punojne dhe nga cili krah jane.