Shënime nga Ditari i Doktorit: 21 Janari sipas meje

18 Shtator 2013, 20:49Antena TEMA

Sot është gjyqi i 21 Janarit. Heronjtë tanë të vërtetë, që mbrojtën Shqipërinë nga një puç i rrezikshëm shteti, sot do të jenë në gjykatë. Ata janë të pafajshëm dhe duhet të meritojnë medalje trimërie.

Të dashur miq. Siç u pata thënë më 21 Janar 2011, bandat e Piktorit, të armatosura me thika me helm, me pistoleta çadër dhe këpucë me maja të helmuara, sulmuan kryeministrinë.

Ka qenë një ditë e vështirë për mua. I mbetur në kat të dytë për gjithë ditën, udhëhoqa përballimin e një sulmi të pashembullt. Në fillim hodhën në sulm këmbësorinë e lehtë, të cilët kishin veshur këpucë me maja të helmuara. Ata qëllonin policët nga këmbët dhe policët paralizoheshin. E konstatova këtë gjë dhe dhashë urdhër të qëllohet me gaz lotsjellës. Pas kësaj, demonstruesit u shpërndanë. Pastaj erdhi skalioni i dytë. Ata ishin të armatosur me thika me helm. Iu afroheshin policëve dhe tentonin t’i qëllonin. Urdhërova menjëherë makinat me ujë dhe i shpërndanë. Sapo makinat me ujë hynë në shesh, u hodh në sulm skalioni i tretë. Ata ishin me çadra- pistoletë. Ata i pikasa. Një burrë i vjetër hapi çadrën dhe brenda sekondës një ushtar i gardës u rrëzua. Natyrisht dikush e kishte qëlluar. Atëherë nuk durova më. Thirra Gonin dhe i thashë t’i thotë komandantit të gardës të hapë zjarr. Goni e thirri dhe i tha urdhrin tim. Komandanti hezitoi. Goni humbi durimin dhe e qëlloi me grusht. Pastaj i mori pistoletën dhe hapi zjarr mbi turmën. Komandanti i gardës pastaj i kërkoi falje, mori pistoletën vetë dhe qëlloi dhe ai.

Kaq duhej dhe hapën zjarr të gjithë. 35 mercenarë u plagosën dhe katër prej tyre vdiqën më pas. Ishte një punë e shkëlqyer.

Puçi dështoi. Por puçistët nuk dorëzoheshin. Qendra e tyre ishte në godinën përballë meje. Dërgova policët t’i shpërndanin që andej. Më raportuan se i zbuan. Pastaj erdhën lajmet për të vrarët. U qetësova. Katër prej tyre kishin vdekur. Kaq mjaftonte mos të guxonin më të dilnin në rrugë.

Në mbrëmje erdhën prokurorët. Kërkonin të merrnin provat e plumbave dhe portën e hekurit të kryeministrisë që ishte e goditur nga plumba nga brenda. I ndalova kategorikisht. Portën e hoqëm dhe e çuam për skrap, ndërsa gëzhojat i mblodhëm vetë. Policët e plagosur dhashë urdhër të mbaheshin në kat të parë të qeverisë dhe të ushqeheshin aty që të mos merreshin në pyetje.

Prokurorët e puçit rrinin aty pas gardhit. E shikoja se si mërziteshin. Njëri prej tyre mori në telefon shefin dhe i tha, po qe se dështoi plani A, unë do kaloj tek plani, B, do t’ia fus një paçe e pilaf dhe do ik në shtëpi. Ashtu bëj, i tha prokurori. Ky ishte një komplot i madh. E zbardhëm telefonatën dhe po prisnim. I njëjti prokuror shkoi në mëngjes në gardë dhe kërkoi serverin e gardës për provë. Oficeri më njoftoi mua. I thashë në asnjë mënyrë. Oficeri ia bëri të qartë që nuk do t’ia jepte serverin.

-Do na e japësh apo të kalojmë në planin B, i tha prokurori.

-Jemi të vendosur, nuk ua japim, tha oficeri. Atëherë prokurori tha se do zbatojmë planin B. E ndoqëm nga pas dhe ai shkoi hëngri paçe tek restorant Gjirokastra. E bëri për t’u maskuar. Me siguri plani B ishte puçi nga presidenti dhe kryeprokurori që donin të arrestonin zinxhirin komandues. Mua nuk ma hidhnin dot.

Dola dhe i denoncova për planin B. I kisha të gjithë provat. Tani nuk më iknin dot.

Luli më rrinte pas vetes i shqetësuar. E ndjente shumë nëse dështonte operacioni. E sigurova të jetë i qetë.

-Do ta shpartallojmë puçin.  Kërkova tabulatet e gazetarëve puçistë. Nga ata kuptohej e vërteta. Njëri prej tyre kishte kërkuar që dikush të bënte shurrën brenda kryeministrisë. E vumë në përgjim 24 orë. Zbuluam planin C. Plani C ishte që kur puçistët të vinin në komisionin hetimor, do deklaronin se kishin ndërmend të përmbysnin qeverinë dhe kryeministrin Berisha, por kishin lidhje me familjarët e tij, të cilët ishin të pakënaqur nga qeverisja. Donin ta paraqisnin si puç brenda familjes. Ishte një skenar i turpshëm. Anulova menjëherë seancën e pyetjeve të atyre çakajve dhe ua dogja dhe planin C.

Tani ka mbetur plani D. Pafajësia e gardistëve. Gjykata e Apelit ka vepru sot gabim që i ka quajtur vrasje nga pakujdesia. Ato ishin vrasje sipas ligjit. Sidoqoftë, ky është presioni i pushtetit të krimit, vrasjeve dhe drogës. Por ne do fitojmë. Përpara!

7 komente në “Shënime nga Ditari i Doktorit: 21 Janari sipas meje”

  1. ALBAN ALIAJ says:

    O Mero,
    po s’ma botove kete koment,
    je me te vertete PUCIST I 21 JANARIT!
    http://is.gd/8NqZJe

    1. JTC says:

      AHA HA HA HA HA HA HA HA, MERO PUQIST!

  2. i inatosuri says:

    Edhe une enderr e kisha te beja shurren te kryeministria para 23 Qrershorti o sale hahahaahahahahah o Mero je thjeshtesisht i madh

    1. Ripjellje says:

      Shumë shpejt do të kesh rast ta bësh tek tryeza e mësuesit të vizatimit.

  3. Saliu says:

    Ti [email protected], mos je gjë çoban…?! (në asnjë mënyrë nuk dua të ofendoj çobenjtë…)

    1. Ripjellje says:

      Po po bravo, si e gjete? SAGAX ES

  4. luis says:

    Ripjellje do te thote i ripjellur nga Saliu.
    Nuk mund te mbesi shterpe aq kollaj Saliu prandaj akoma ka fuqi te ripjelle si ky dordoleci me nickname Ripjellje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje