Basha uron Merkelin dhe e fton në Tiranë (sa herë e ka ftuar Berisha!)

23 Shtator 2013, 11:01Politika TEMA
Basha uron Merkelin dhe e fton në Tiranë (sa herë e ka ftuar

Lulzim Basha ka uruar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për fitoren në zgjedhje.

Sipas tij, kjo fitore konfirmoi faktin se njerëzit kanë besim tek e djathta, si alternativa më e mirë për qeverisje.

Ai ndërkohë u ka ftuar atë në Tiranë. Në fakt, Berisha e ftonte çdo vit atë kur merrte pjesë në mbledhjet e partive të djathta dhe premtonte gjithmonë se Merkeli e kishte siguruar që do vizitonte Tiranën. Por, në 8 vitet e qeverisjes së Berishës, Merkeli nuk e bëri kurrë një gjë të tillë.

“E dashur Zonja Kancelare !

Në këtë ditë të madhe të fitores spektakolare të CDU në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, kam nderin e madh dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell urimet më të sinqerta dhe përshëndetjet më të ngrohta për vazhdimin e udhëtimit tuaj jashtëzakonisht të suksesshëm dhe me shumë arritje në vitet e ardhshme.

Unë e kam ndjekur me shumë interes dhe admirim fushatën tuaj të mrekullueshme zgjedhore dhe jam plotësisht i bindur se këto rezultate tregojnë konfirmimin më të fortë që populli gjerman i jep lidershipit tuaj vizionar dhe reformator që e ka fuqizuar më tej ekonominë e vendit dhe ka përmirësuar mirëqenien e banorëve të saj. Kjo fitore mbresëlënëse është një mesazh domethënës dhe nxitës se platforma politike e qendrës së djathtë mbetet zgjidhja më e mirë për zhvillimin e mëtejshëm dhe modernizimin e të gjithë vendeve tona dhe për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.

Me këtë rast dua t’ju falenderoj me shumë mirënjohje për mbështetjen e pareshtur dhe ndihmën bujare që Gjermania dhe qeveria juaj i kanë dhënë Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve. Dua gjithashtu t’ju shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time të thellë për ndihmën tuaj personale dhe atë të CDU ndaj Partisë Demokratike, si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që ekziston mes dy partive tona, një traditë e gjatë dhe e bukur, që unë personalisht mbetem i angazhuar dhe i vendosur për ta zgjeruar dhe konsoliduar gjatë viteve në vazhdim, si në rrafshin dypalësh ashtu edhe në kuadrin e Partisë Popullore Europiane.

Për këtë qellim, është dëshira ime e madhe, por edhe e çdo qytetari shqiptar t’ju mirëpresë në Tiranë në një kohë të përshtatshme për ju, si një mike e madhe e vendit dhe e kombit tonë dhe si një avokate e vendosur në mbështetje të projektit tonë të kombëtar të integrimit në Bashkimin Europian”, thuhet në deklaratën e Bashës.

33 komente në “Basha uron Merkelin dhe e fton në Tiranë (sa herë e ka ftuar Berisha!)”

  1. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…
    Tani qe ftoi Luli, ajo do te vije!!!
    Aloooo Çimi isha…

    1. Kulmaku says:

      Merkel vertet eshte e djathte,,por ajo nuk jep urdher qe te vriten gjerman,ajo nuk punon per te pasuruar familjen e saj,ajo nuk bene politik per te krijuar kultin e saj,ajo eshte e ndjeshme ndaj cdo fenomeni negativ ne Gjermani,ajo nuk shet mend qe Gjermania eshte nje shkalle me lart se Shqiperia ne ekonomi,ajo,,,etj,etj,,,dhe mbi te gjitha ajo nuk denjon qe ti pergjigjet ftesave te anadollakeve te cmendur dhe monstruot ballkanik,,ku ne krye qendron psikopati Sali Berisha me qelbesilleqe si puna jote o Basha.

  2. lilo says:

    ha ha. i duket vetja kryeminister ketij.

  3. Ina says:

    Me çfare pozite e fton ky dallkauk? Eshte thjesht nje ‘kryetar’ lokal, qe edhe ate post e fitoi ne saje te ‘xhaxhit’ dhe Ristanit qe i dhane votat. Te ishte bere votim i ndershem, ky do ishte me dhjetera mijera vota larg Rames. Shko ore derezi, mbaj ate karrige se edhe pak muaj te ka ngelur para se te te largojne votuesit masivisht me vote. Ky Basha me jep pershtypjen e nje vemje, njeri pa personalitet qe vetem ben demagogji, flet pa thene asgje e me nje hipokrizi te lindur…

    1. NjeQytetarOptimist says:

      Eshte pa shtyll kurrizore..Merr c’fare I jipet edhe kur e shef qe si takon atij. E shef dhe I thot hajdutit duke buzeqeshur: ‘Faleminderit se e desha dhe une por s’kisha mbeshtetje dhe eksperience”..Per bashkine nuk garon me sepse duhen punetore e profesionista, cilesi qe ai se ka..Do dali me ankesen e “partise”..

  4. shvejk says:

    Njerezit kane besim tek e djathta po jo tek ajo Shqiptere, qe i vrau i vodhi dhe i persekutoi per 23 vjet.Te lash gojen o Bashe kur flet per te djathten ne Gjermani,qe mendon per popullin dhe vendin e vet.Jeni dy krahasimisht te kundert, populli juve te djathteve ju dha 1.000.000 shuplaka, ndersa ne Gjermani Merkel mori me shume se ne dy zgjedhjet e kaluara.Nuk mund te besh politike me fitoren e Merkel o idiot.

  5. E po nese nuk paska ardhur per Berishen do vi per Kryeshamikuqin Rama

    1. Ana says:

      Per kryeshamikuq mbaj xhaxhi Saliun ti, eshte i paarritshem ai ne kete drejtiim. Jo vetem shami, por te gjitha i ka te kuqe ai, se aty i rri zemra e shpirti…

    2. igli says:

      ore molja e saliut ja ku e ke kryetarin shamikuq dhe i shamikuqve,ti je ai perversi ramy pake nderruar nick tani more mavi pink i lgbt-se,po sa i semure qeke ku nuk erdhi kto 8 vjet,tani edhe ndoshta vjen se nuk eshte me i semuri mendor garngrena sali dhe vrasesi luli shamikuqi i hollandes..

  6. enea says:

    Aahahaahhaa, ky harron qe e djathta Shqiptare ska asgje te perbashket me ate gjermane.

    1. Genti says:

      E ka ftu me marr experience nga politikanet tona. Si vishen, si krihen si fryhen , si jane ne gare kush te jete me e bukura me aksesore e veshje super te shtrenjta se thua po ja plase shqiptarve per bukurine e ketyre mostrave qe dine vetem me vjedh dhe me u lah nje here ne jave.

  7. eee... says:

    ky eshte tamam biri enverit

  8. BERISHA DHE BASHA LARGOHU BECAUSE I WANT ALBANIA FREE. says:

    Nuk je kryeminister per te ftuar kryeministren e Gjermanise, sapo votoj populli dhe po qeveriset nga nje qeveri qe u votua nga populli shqiptar. Respekto voten e populli duke qendruar ne opozite te pakten per 4 ose 8 vite. Ndoshta nuk do behesh kryeminister sepse je krimineli i 21 janarit, pra ke nje rruge te gjate per te menduar si kryeminister.

  9. Kendveshtrim tjeter says:

    Per Bashen dhe Berishen,dergon Doris Pack !

  10. Princi (Belgjikë) says:

    Basha tregon injorancën e tij në punët shtetërore.Nejse i ri është dhe do të mësojë ndoshta.Si fillim duhet të dijë se në marrëdhëniet midis vendeve apo shteteve ka edhe një protokoll që respektohet rigorozisht. Në bazë të tij një kryebashkiak mund të ftojë një kryebashkiak, por kurrë një kryeministër. Duke ftuar një kryeministër kryebashkiaku e barazon atë me veten e tij, pra në vend që ta nderojë e dekonsideron.Lulit të vocër i duket vetja shumë i madh!Ndoshta është infektuar nga pararendësi i tij që krahasohej me Gjermaninë!

  11. lavirja e bulevardit says:

    mbaj pozicionin tat mor koqe, se s’te takon ty me ftu Merkelin. Ajo vjen mbas Obames mor trap, per nga shkalla e hirearkise politike boterore.
    Gomar!!!!!
    Pse me ftesen tate vje ajo ne Shqiperi eee?
    Loqe!!!!

  12. tonin says:

    E fton per te vizituar SHQUP-in dhe ndertimin e xhamise….

  13. bbb says:

    kryetari i Komiteti Qendroro te PDse shoku Lulzim Basha ka uruar kancelaren gjermane, shoqen Angela Merkel, për fitimin e zgjedhjeve. Sipas tij, kjo fitore konfirmoi faktin se njerëzit kanë besim tek e djathta, si alternativa më e mirë për qeverisje drejt rruges se ndritur te kapitalizmit.

    Ai ndërkohë u ka ftuar atë në Tiranë qe te viziotje Shqiperine qe eshte bere kopsht me lule dhe fasule ne 8 vhet te qeverisjes se partise me shokun Sali ne krye.

    “E dashur shoqja Kancelare !

    Në këtë ditë të madhe të fitores spektakolare të partise Demokratike te Gjermanise në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani, kam nderin e madh dhe kënaqësinë e veçantë t’ju përcjell urimet më të sinqerta dhe përshëndetjet më të ngrohta ne mere te partise dhe popullit vella shqiptar për vazhdimin e udhëtimit tuaj jashtëzakonisht të suksesshëm dhe me shumë arritje drejt rruges se kapitalizmit.”

  14. tungu says:

    ti lulkuqe kish ngelur pa ftuar – nuk te vijne grate ty mor bythec fto burra vetem, ti se je mesuar me xhajen salep.

  15. i raskapituri says:

    Ne kaq vjet ne politike Lulushi nuk ka kuptuar akoma se ne raportet ndermjet shteteve ka reciprocitet protokollar se nuk jane ftesa kafenesh “na dil ndonje dite nga shtepija se kam menjane nje shishe raki qe e ruaj per miq me koke”

    Tani le te ftoje dhe Ed Paloka Obamen dhe te plotesohet cikli.

  16. tara says:

    Me sa duket me kete leter Luli do ti tregoj Angelas qe ai eshte tani bere kryetar partie. Luli, duhet te kuptosh qe politikanet dhe pushtetaret e vendeve demokratike, sidomos gjermanet, kane autoritetin e tyre dhe nuk mund te komunikojne me persona (si puna jote) dhe shtete (si puna e Shqiperise) te korruptuar pa interes.

  17. XHAXHI BEHARI me CIZME DHE QELLOTA says:

    KANCELARJA GJERMANE NUK VJEN NE SHQIPERI ,,, SE NUK ESHTE VEND I SIGURTE ,,,, TERRORISTI DHE KRIMINELI SALI BERISHA ME COM. PER TE GJITHA KRIMET E TIJA NUK PO DENOHET NGA DREJTESIA ,,, SE ESHTE E PARALIZUAR NGA TE KORRUPTUARIT E FAMILJES ,,, MERRINI ME RRADHE PO TE DONI DHE SHIKONI DICTATUREN E SALI BERISHES ,,, SHIKONI QE NGA BUJAR MAVRIA (PRESIDENT) PA U RICICLUAR KETA PLEHRA DERI TEK KY KUKULLA E BASHKISE ME MIRE TE THEM KY KRIMINEL I PADENUAR DHE KY ,,,,BEJNE PIS EMRIN E KANCELARES ,,,, PO TE KISHIN NDODHUR ATO VRASJE DHE VJEDHJE GJITHE KETO VITE NE GJERMANY IMAGJINONI KU DO ISHIN KRIMINELET TANI ,,,. KURSE KRIMINELET SHQIPETARE JANE AKOMA NE POSTE TE RENDESISHME ,,, DUAN TE MERREN AKOMA ME VRASJE , VJEDHJE DHE KESAJ I THONE POLITIKE

  18. NjeQytetarOptimist says:

    Po mire moj “lulke” kush do ta pres ne aeroport?!?! Policia e bashkise do ti hapi rrugen?!?! Ne cilat zyra do ta presesh, ne ate te Bashkise ?!?! Karagjoz me bebelina…

  19. Agimi says:

    Perse e dashur zonja kancelare dhe jo e nderuar zonja kancelare ?
    Perse 85 % ose 90% e pershendetjes ka me shume ndjenje dhe nuance si pershendetje personale dhe shume shume pak si perfaqesues I militanteve te PD-se ?
    Te genjen mendja per efektin e fytyres akull tende?

  20. tropojani says:

    HAAAAAAAAAAAAAAAAA LULZIM BASHA QE ME 21 JANAR ISHTE BASHK ME VRASESIT PRENDIN LLUPON E SALI KRIMINELIN FTON GRUAN E HEKURT PJERTH AJO SE I CON LETER NJE MI HALESH NGA TIRANA QE HYRI ME ZOR NE BASHKI NJE KOPIL I LINDUR NGA UDHEHEQESIT KOMUNISTE

  21. Lexo, Lexo ..... says:

    -Mjaft me “mashtrime dhe karshilleqe”.
    -Tani populli nuk ju njeh fare nese ekziston Ceta-Dragobi e PD-se.
    -Vetem ZOTI e di nese Z.Rama do shpetoje “vendin e pashprese” SHQIPERINE.

  22. Lexo, Lexo ..... says:

    ha,ha,ha,ha,ha …. ku di Z.Merkel ku bie Ti dhe Peshkopia jote ?

  23. astrit says:

    KY IDIOT FLET PER TE DJATHTEN GJERMANE SIKUR VETE KA FITUAR ZGJEDHIET, DHE E FTON KANCELAREN QE TE MARI SHEMBULL SI I HUMBASIN, E DJATHTA GJERMANE FITOI SE KANE PUNUAR PER POPULLIN, KURSE JU O LULI KENI VJEDHUR, KENI VRARE, E VARFERUAT POPULLIN, VEC KETE SHEMBULL MUND TI OFROSH KANCELARES O LULI.

  24. askushi says:

    Po Sala i tha gjermaneve se fati ballkanit dhe botes varej prej tij, se nje fjale e tij shkakton lufte boterore. Dhe kete e beri para nje viti. Dhe kujt ja tha, atyre qe kane bere dy luftra boterore.
    A e kutoni sa budalla eshte. Ai kercenon gjermanin me lufte. Ne vend te thote nqs gjermanet na i varin pak, se po ta varen ata atehere behemi njerez, se ste lejojn te besh sipas qejfit.
    Gjermanet i mbajne te gjitha shenim, Sala eshte i djegur. Ishalla ja jep Doris Pak

  25. tropojani says:

    SI ESHT NJE THENIE E URTE UBE MUTI I MACES PER ILAC KESHTU E LUL CAKERRI

  26. vloraku says:

    Ajo nuk vjen sepse ka turp qe Shqiperia vend i botes 2-3 ja ka mare ne kthese keto vite qe PD ishte ne pushtet. Eshte e shume e rende qe ajo te mare leksione nga Xhozi e Sala.Rritjet e papara te Shqiperise i trazojne gjumin dhe mendimet. Pra mos e prisni te vije……..

  27. Franz Kafka says:

    pervec fteses do duhet ti tregonte dhe sesi deri para nje jave Shqiperia ne shume aspekte ia kishte kaluar Gjermanis

  28. foti says:

    O luli ti nuk perfaqeson as te djathten as te majten por te mesit tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje