Frroku: Ramës i kemi kërkuar vetëm 1-2 drejtori, Berisha më vuri 1 milion dollarë gjobë

23 Shtator 2013, 18:07Politika TEMA

Kreu i PKD-së, Mark Frroku, ka mohuar lajmin se ka kërkuar 13 drejtori nga kryeministri Rama. Ai tha se PKD ka kërkuar vetëm 1-2 drejtori.

“Ne kemi kërkuar 1 ose dy, një numër të kufizuar, pasi është anormale të kërkojmë aq shumë.

Në fakt duhet të ketë qenë një keqkuptim i gazetarit apo gazetarëve. Ne kemi bërë një kërkesë, por jo në atë formë. Ne kemi bërë kërkesë në lidhje me një sërë drejtorish apo prefekturash, por kemi bërë një listë të preferuar tonën, pasi në atë listë kemi mundësi t’i shërbejmë qeverisjes, apo koalicionit, por nuk kemi kërkuar 13 drejtori, pasi është anormale. Ne kemi kërkuar 1 ose dy, një numër të kufizuar, pasi është anormale të kërkojmë aq shumë në mënyrë që të japim kontributin tonë”, ka thënë ai për News 24.

Frroku ndërkohë e ka cilësuar qeverisjen “Berisha” arrogante dhe gjobëvënëse. Ai akuzoi publikisht ish-kryeministrin e vendit se i ka vendosur rreth 1 milion dollarë gjoba ndaj biznesit të tij.

“Gjoba marramendëse, qindra mijëra dollarë dhe pa asnjë lloj arsye. Di shumë mirë se në Tiranë dhe Shqipëri ka pasur biznese dhe aktivitete të mëdha që nuk kanë pasur licencë dhe kanë lulëzuar, ne paguanim taksa dhe merrnim gjoba marramendëse. Arsyeja ishte e thjeshtë, ne u pozicionuam në krah tjetër dhe nuk ishim me to. Gjobat mund t’i keni kaluar 1 milion dollarë. Shumica e tyre janë paguar, pasi nuk i kishim mundësi tjetër”, u shpreh Frroku.

Ai sakaq bëri publike faktin se është në fazën e bisedimeve me partinë e Nard Ndokës për mundësinë e bashkëpunimit të forcave kristiane.

“Në fakt ne do jemi gjithëpërfshirës. Jemi në bisedime me zotin Ndoka, por dhe me spektrin tjetër kristian. Jemi në bisedime dhe duhet të konkludojmë në disa pika. Që në një të ardhme do e bëjmë publike. Nëse bashkohemi, do jemi forcë e madhe. Do ndryshonte shumë situatën, pasi Ndoka ka një mandat dhe ne kemi një mandat dhe do ishin dy deputetë”, tha Frroku.

10 komente në “Frroku: Ramës i kemi kërkuar vetëm 1-2 drejtori, Berisha më vuri 1 milion dollarë gjobë”

  1. mergim tari says:

    1-2 gazetari e ka perkthyer sipas qejfit te vet…., 12. Ketu shtohet edhe nje, ngaqe gazetaret tane jane gjithmone te sakte dhe e ka bere tamam numer ters 13….

    Une jam dakord qe Frroku te merrte nje z/minister. Ajo qe ka bere ai per PS qe per here te pare ne historine e shqiperise Shkodra behet e majte duhet vleresuar.

    Gjithsesi me vjen mire qe z. Frroku eshte nje njeri teper i arsyeshem dhe i zgjuar. Uroj te jete perhere ne krah te Rames, sic kane qene po keshtu edhe Tom Doshi dhe Paulin Sterkaj.

  2. agimi says:

    kur te beni dy mandate ju do rregullohet shqiperia besoj.
    Bejeni sa me shpejt sse pa ju mori fund albania.

    1. genti says:

      he pra te shkreten foli te perpiqet me shume per kontributin e tij kundrejt shqiperise…beji dhe nje pyetje te ato gjobat benin pjese dhe sasia e leketve qe ka dhene per heqjen nga puna te komisarit dhene kupoles se djeshme?apo ato i mori me interesa..dhe mos bej shume si antiberishe se dikur ke qene financiator i èartise se doktorit po sic e thote dhe shoku me siper je djal i zgjuar e duhet te rrrish afer kryetarit..po po je burr dili kunder te shofim njeher mos i ben hoqeri byrazerit..

  3. Lalushi says:

    Ky frroku te tregoje se ku ka mbaruar shkollen e mesme njehere pastaj te kerkoje vende Pune ne qeveri .dhe e dyta kur do sjelle vellan e tije frrokun tjeter qe vrau puntorin e policise .me keta njerez do hecim ne kjo eshte rilindja me analfabet puke

  4. Koke lash a koke mora says:

    E bukur kjo apo jo. Jo mor jo aspak e bukur, por per te vene kujen.
    Frrokut i paska vene Berisha gjobe 1 milionshe. Imagjinoni se sa miliona duhet te kete ky idiot.
    Vini re:
    1. Nuk thote asgje se me cfare i ka bere milionat dhe përse eshte gjobitur.
    2. Del se qenka bashkuar me Ramen i cili i paska premtuar për te mos paguar gjobat duke ia fshire ato.
    3. Del gjithashtu se Rama mund ti kete premtuar qe ceshtja e te vellait te mbyllet??? Kjo puna e gjobave me siguri hedh drite rreth vrasjes se komisarit nga i vellai.
    4. Del se zyra e tatimeve nuk i ka kerkuar ryshfet per mbyllje te problemit, pasi ne te kundert do ta thonte kete te paren.
    5. Na dilka qe koqe kandari do bekerka politike te madhe duke futur dhe partine e Ndokes!!!

    Mjere ky popull, ku sic e parashikoi Muc Nano: Le te mblidhen gjithe plehrat per ta hequr Berishen.

    Tani e tutje do te kenaqemi me maskarada te tilla te Plehrave
    I lumte Temes qe i fut keto me marifet e nen rrogoz.
    Dhe populli POZITAR do te bindet per voten e dhene gabim.

    1. tiger says:

      Shoh nje mllef PD-isti ne gjithe kete koment me 5 hamendsime alla-zedhenes-PDje.

      Per gjobe e ka fjlen per rryshfet, se nuk ka gjob tatimesh 1 milion $. Nejse, kur nuk kupton as kaq.

      1. farifariu says:

        TIGER I DASHUR NUK ESHTE MLLEF PDje POR ESHTE NJE REALITET NE ME TE VERTETE DONIM LARGIMIN SA ME PARE TE BERISHES,DONIM QE KLASA E TIJ POLITIKE DHE ATO LLUMRA QE QEN GRUMBULUAR RRETH TIJ TE ZHDUKESHIN POR JO KESHTU SE HOQEM NJE PALE LLUMRA DHE ME DUKET SE PO VEME NJE PALE TE TJERE PERSONALISHT BESOJ TEK KAUZA RAMA TEK IDETE E TIJ TEK VULLNETI I TIJ POR JAM NJE CIKE SKEPTIK NGA NJERZ SI PUNA E KETIJ FRROKU QE E RRETHOJNE ATE DO ZOTI DHE E NDRICON MENDJEN E RAMES DHE ATEHERE NEVE DO TE ECIM PERPARA DUKE MOS PAS NEVOJE PER KETE LLOJ KATEGORI DEPUTETESH

  5. Kopani says:

    zotit Frok i uroj detyren e Deputetit i cili eshte nje vleresim e besim i atij komuniteti per ju, gje qe ju obligon ta perfaqesoni qenjesisht ne ate organ te larte , ajo qe ju jep dinjitet me shume se kandidatura juaj nuk u votua p . sh si e Nard Nokes si i vene ne rrjesht nga Saliu . dhe perfaqesimi i tij nuk sjell ndryshim as sot as 101 vjet . Mendimi juaj per te bere nje bashkim te atij grupimi subjektesh politike eshte per tu pershendetur dhe ne te miren e atij komiteti te gjere . Por nje gje desha te shprehja une si qytetar Se ne Nikoll Lesin e Nard Noke , duhet te kesh shume rezerva se ata kane deshmuar se jane dredharake , nuk kane bese e burrni,dhe se fitoria e Nardit eshte si fitoria e Piros, besoj se ai po se ka kuptuar eshte fatkeqesi per ate . Filloje bashkimin me ato subjekte te tjera , kam parasysh me z Zef Bushatin i Aleances Demokristiane ,Aleanca Arbnore . Ju siguroj se ata zoterinjte e lart permendur do vine te lepien sikurese kane bere gjithje . Mendoj se Koalicioni i kryesuar nga P S e zoti Edi Rama jane parti serjoze dhe se do dine te vleresojne dhe subjektet qe ndikuan ne maksimalizimin e votave te cilat jane afer 10 % kontribut me se modest, te cilat jam i sigurte se do jene bashke edhe ne shume beteja te tjera politike , vendore e qendrore deri ne vitin 2025 mandej nuk i dihet mire do jete te hedhe shtrat nje subjek i ri deri atehere me vlera konkuruese .

  6. rrapushi says:

    alooo cimi,ky shoku sa vjet ka qe nuk paguan dritat mo.

  7. Boti says:

    Ore pipell!
    Mund te me pergjigjet ndonjeri troc qarte se kjo rradakja ime nuk kupto mir.Se kap…
    Per cfar i duan drejtorite keta qe fituan zgjedhjet. Ata duhet te jen te lumtun qe poplli i dha karriget n parlament. Kaq.drejtoret e ministrat jan te emeruar,nepunes,specjalista,
    Deputetet jan te zgjedhurit
    Cfar duan kta qe zgjidhen me vota te fusin hundet atje ku emrohen me firm titillating!?
    Apo……..leku……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje