Fiks Fare: Tregu i barnave në Kosovë, në duart e drejtuesve të shëndetësisë

25 Shtator 2013, 22:08Rajoni TEMA
Fiks Fare: Tregu i barnave në Kosovë, në duart e drejtuesve

Ferid Agani, Ministri i Shëndetësisë

Tregu i barnave në Kosovë është përqendruar në duart e drejtuesve të institucioneve të shëndetësisë.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” solli fakte se si funksionon ky treg në Kosovë.

Gazetarët e “Fiks Fare”, të cilët u prezantuan si përfaqësues të një kompanie farmaceutike shqiptare që donte të hynte në tregun e Kosovës, u takuan me vëllain e kreut të Agjencisë Kombëtare të Produkteve Medicinale në Kosove, i cili ka në pronësi kompaninë farmaceutike “Delta”.

Në bisedë me gazetarët e “Fiks Fare”, ai ju siguron mbështetjen për mbarëvajtje e biznesit duke theksuar se ai ka të “madhin” e AKPM-së, të cilin e ka vëlla.

Vëllai i kreut të AKPM-së tregon edhe projektet që kanë për të ardhmen, kur do të fillojë të hyjë në fuqi kontrata e rimbursimit të barnave.

Duke folur në emër të kreut të AKMP-së, ai u siguron gazetarëve të “Fiks Fare” tregun në Kosovë.

Pas bisedës me të, gazetarët e “Fiks Fare” takuan vetë kryetarin e AKPM-së, z.Ilir Dushi.

Gjatë intervistës, zoti Dushi rendit detyrat që ka institucioni i tij në rregullimin e tregut të barnave në Kosovë dhe tregon se një vendim i Ministrit të mëparshëm të Shëndetësisë, ndalon që kreu apo punonjësit e AKPM-së të kenë farmaci, depo farmaceutike në pronësi apo të punojnë si farmacistë.

Kur e pyesin për farmacinë që disponon vëllai i tij, drejtori stepet, ngurron të flasë, por në fund thotë se kjo farmaci menaxhohet nga i vëllai.

Jashtë kamerës, drejtori i AKPM-së tregon se nuk është vetëm ai që ka lidhje familjare me pronarin e një depoje farmaceutike, pasi vetë familjarët e Ministrit të Shëndetësisë kanë në pronësi një tjetër depo të madhe farmaceutike në Kosovë, depon “Agani”.

Nga ana tjetër, Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, kur e pyesin për lidhjen familjare që ka kreu i AKPM-së me pronarin e depos farmaceutike “Delta”, premton se do të fillojnë verifikimet, dhe nëse do të vërtetohet se do të ketë shkelje ligjore, do të merren masa.

Por kur e pyesin se çfarë lidhjesh ka me pronarët e depos farmaceutike “Agani”, ai shpjegon se kjo depo ka qenë në pronësi të xhaxhait të tij përpara se ai të bëhej ministër.

Në Agjencinë e Antikorrupsionit në Kosovë askush nuk ka dijeni për këto lidhje familjare të krerëve të institucioneve që kontrollojnë aktivitetet e depove farmaceutike me pronarët ligjorë të tyre.

Zyrtari i Agjencisë së Antikorrupsionit në Kosovë, z.Frashër Myrtezaj thotë se do të shikohet si rast pasi nuk janë në dijeni të këtij fakti dhe më pas edhe ata do të ndjekin të gjitha hapat ligjore për të marrë masa në lidhje me këtë problem.

7 komente në “Fiks Fare: Tregu i barnave në Kosovë, në duart e drejtuesve të shëndetësisë”

  1. kel ukaj says:

    Kapitalizem alla shqiptarçe? Kosovaret shpejt do te filojne demostratat per tu bashkuar me Serbine. Me mire me Serbine se mafien.

  2. Lushi says:

    E njejta gje pike per pike ne Shqiperi.

  3. Lale Gjoni says:

    Nese keto raste konsiderohen konflikt interesi atehere zoterinjte F Agani dhe I. Dushi te tregojne qe jane burra dhe jane ne ato poste ne rradhe te pare per te miren e popullit te Kosoves, pra te japin doreheqjen dhe nese ka shkelje te rregullave dhe shperdorim te fondeve te popullit te Kosoves atehere te demshperblejne.
    Gjithashtu te demshperblejne demin qe kane shkaktuar ne tregun e barnave ne Kosove duke e deformuar ate dhe duke e asfiksuar.

  4. andi says:

    Tani fiks fare pasi ka mbushur mbe gjoba dhe shantazhe biznesmenet shqiptar paska filluar me kosovaret.

  5. Nori says:

    Mire ju ben fiks fare hallalle bravo te them te drejten vetme po e kekrokjm kohen e ish Jugosllavis se ke qen free cdo aspekt te jetes jemi ngop me mafijoza bravo fiks fare vazhdoni kshtu

  6. Alban Elezi says:

    Vetem nje sqarmi I vogel, kompania apo depoja “Agani”, eshte funksionale per me shume se 20 vjet, pra shume kohe para se te behet minister Ferdi Agani. Perndryshe kompania farmaceutike Agani, vetem “deme” ka pesuar prej se eshte emreuar minister I shendetesise Ferid Agani.
    Perndryshe ka keqperdorime dhe favore, por edhe Fiks Fare, duhet te hetoje me shume per mbledhjen e fakteve.
    Cka duhet te presim, qe nje biznes me hsume se 20 vjeçar, te mbyllet pse nje mandate qeverie nje familjar behet minister. Le te kete kontrolle, por jo edhe etiketime

    1. arsen says:

      Hallall plako!
      Ne knej nga Shqiperia themi “per nje plesht , dogji jorganin”
      Nuk do ishte me mire qe bisnesi te shkoje 40 vjet dhe ai mafiozi te mos behej minister???
      Digje lale digje! Rrofte prijsi, udheheqesi, komandanti…packa EKONOMIA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje