Vdes në një aksident rrugor aktori Giuliano Gemma

2 Tetor 2013, 10:08Lifestyle TEMA

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare aktori Italian Giuliano Gemma,i njohur edhe për publikun shqiptar. Shkak është bërë një aksident rrugor,ku u përfshinë dy makina,ku për pasojë Gemma gjeti vdekjen,ndërsa dy persona të tjerë u plagosën.

Gemma lindi në Romë në 2 shtator të vitit 1938 dhe fëmijërinë e kaloi në Reggio Emilia deri në vitin 1944, kur familja e tij u kthye në Romë.

Karrierën e tij e nisi në moshën 18-vjeçare duke luajtur role me spektër të gjerë, që nga ato mitologjikë deri tek ato komikë. Janë gjithsej 100 filma të luajtur prej tij, ndërsa për publikun shqiptar, shumë mund ta kujtojnë për rolin në filmin “Gruaja në kornizë”.  P.K

 

9 komente në “Vdes në një aksident rrugor aktori Giuliano Gemma”

  1. sync says:

    Kush e mban mend filmin arriten titanet ,ku gemma interpretonte rolin e krios ,i madh gemma,me vjen keq per vdekjen e tij

  2. Alice Cooper says:

    pace ad anima sua.e morto un idolo del cinema.Riposa in pace Giuliano

  3. Aldo says:

    Hehe Krios i bukur ai film!
    U prehte ne paqe!

  4. alek says:

    mbetet nje aktor i paharruar

  5. Latif Dreqi says:

    me kujtohet nje film, ne mos gaboj “Marco ne kerkim te nenes”..per nje femije te humbur ne argjentine.Aktor i vecante.

  6. X says:

    Kam nje pyetje per komentusit kur kam qene 15 vjec me kujtohet ne kinema ishte nje film italian qe quhej “Kush ben ligjin” a e din dikush titullin e vertet te filmit ju FLM

  7. 3r2 says:

    me vjen shum keq per kete aktor!

  8. sajmir halili says:

    esht filmi ne argjentin marco ne kerkim te nenes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje