Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, do të shkojë në Graçanicë më 19 tetor, nga ku do u bëjë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të Kosovës.
Lajmin e bën të ditur Express.
Daçiç ka deklaruar se qëndrimet e kryeministrit Hashim Thaçi se zyrtarët serbë mund të vizitojnë vetëm manastiret në jug të lumit Ibër janë bërë për konsum elektoral.
“Ne kemi interes që t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje,” tha Daçiç./ep