Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se kërkon ta paraqesë vendin në krizë ekonomike, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së. Ai e cilësoi aktin normativ për buxhetin, si një fatkeqësi e madhe dhe e paparshikueshme për shqiptarët dhe ekonominë.
Basha e ka cilësuar aktin normativ të qeverisë për buxhetin si të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm dhe si minë me sahat për ekonominë.
“Të enjten në seancë plenare, ballafaqohemi me rishikimin e buxhetit të shtetit, si aktin e parë real që mazhoranca Rama-Meta ndërmerr në fushën e ekonomisë, në kuadrin e strategjisë së shpallur të saj, për të paraqitur vendin në një krizë të thellë dhe financat e vendit jashtë kontrollit.
Duke pasur parasysh fjalët e bukura dhe premtimet e mëdha të kryeministrit Rama si dhe duke u nisur nga përvoja e njohur se çdo ndryshim qeverie, madje çdo ndryshim në nivelin drejtues të doganave dhe tatimeve, sjell impulse të reja pozitive në performancën e ekonomisë dhe financave, bashkëqytetarët tanë mund të kenë pritur me të drejtë një ndryshim pozitiv në buxhet, që do mbështetej në rritjen e të ardhurave të mbledhura nga qeveria e re. Kujtojmë këtu se, 120 milionë dollarë më shumë mblodhëm ne, në 3 muajt e fundit të 2005, apo tre muajt e parë të tranzicionit, 120 milionë dollarë më shumë se plani i tyre.
Në pamundësi, shqiptarët kanë pritur e presin që kjo qeveri e fjalëve të mëdha, të ruante në vija të përgjithshme trendin e trashëguar nga qeveria jonë, gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, si më e pakta, por jam i bindur se askush nuk ka pritur një ndryshim të buxhetit, si ky që kanë sjellë me një akt tjetër normativ, që mbështetet jo në rritjen, as mbajtjen në të njëjtin nivel por rënien më drastike, pa asnjë logjikë ekonomike, të të ardhurave të mbledhura dhe thellimit me dorë të rëndë, madje me kazmë, të borxhit publik,” tha Basha.
“U çorën kur ishin në opozitë kundër borxhit publik, edhe pse ne e menaxhuam me profesionalizëm të lartë, në funksion të stabilitetit makro-fiskal dhe makro-ekonomik, pa rrezikuar asnjëherë daljen e tij jashtë kontrollit. Dhanë alarm të rremë prej amatorësh e spekulantësh, e paraqiten borxhin si gogol, mbollën iluzione, më saktë gënjeshtra që do të plasë me sot a me nesër dhe thanë se më të ardhur ata në pushtet, këtij borxhi, këtij “gogoli” do t’i vinin fre. Dhe çfarë po bëjnë tani, që kanë ardhur në pushtet!? Po e trefishojnë. Po marrin hua, jo aq sa mund të marrin me planin, pa rritur kufirin e borxhit publik të miratuar, afro 15 miliardë lekë, apo 150 milionë dollarë, por tre herë më shumë, afro 40 miliardë lekë apo 400 milionë dollarë. Në tetë muaj, qeveria demokratike mori 35,7 miliardë lekë, sipas planit. 40 miliardë duan të marrin këta në tre muaj.
U çorën kur ishin në opozitë kundër korrupsionit, evazionit dhe keq menaxhimit të financave. Premtuan edhe këtu botën e tyre të re. Dhe çfarë po bëjnë, tani që kanë ardhur në pushtet!? Duan të ligjërojnë me akt normativ një katastrofë, një krim financiar në mos mbledhjen e të ardhurave. Për çdo muaj, parashikojnë të mbledhin 80 milionë dollarë më pak se plani. 15 milionë më pak se plani mblodhi qeveria e kaluar, në tetë muajt e parë të vitit, 4 herë më pak, qeveria e tyre, për pjesën e mbetur të vitit. Kësaj i thonë “të të zërë mallkimi” i gënjeshtrave dhe mashtrimeve që i ke bërë popullit tënd, për t’i marrë votën”.
…luli…je karabush..
luliiii…te hengert lulja sic po te ha goja
Karagjozi Basha vazhdon te thote perralla me mbret. Se kush e krijoi kete grope kaq te thelle ne ekonomine e vendit, vetem budallenjte nuk mund ta kuptojne. Jane pikerisht shifrat e borxheve qe qeveria e shpellarve nuk i afishoi asnjehe, por ishin reale, qe dolen tani ne driten e diellit. Vetem borxhi i papaguar i qeverise qe u kishte firmave per punet e bera(eshte tjeter gje si jane bere punet) qe nuk u tregua asnjehere edhe vete firmat kishin frike qe tua kerkonin qeverise, krijojne nje grope shume te madhe te frikshme, per te ardhmen e ekonomise. Tani qe dalin ne pah shifrat reale te shkaterrimit ekonomik qe qeveria e shpellareve krijoi me kalimin e kohes, keta qe e kane vendin nje dite e me pare ne burg, pellasin si gomeret e Sales dhe mundohen qe “fajin” tua hedhin qeverise qe sapo ka filluar punen. Harruan shpellaret qe vete buxhetoret i lane me muaj te tere pa pagesa, por u benin presion qe ata te mos flisnin, se perndryshe humbisnin vendin e punes?! Eshte mese normale qe qeveria Rama duhet te marre borxhe, sepse nuk ka asnje rrugedalje tjeter tani per tani, derisa ne vihen ne rrugen e duhur reformat e saj.
Por nje gje duhet patjeter te beje qeveria Rama dhe ajo eshte konfiskimi i plote i te gjithe pasurise se lutshme dhe te palujtshme, e te gjithe atyre qe perfituan me abuzimin e shtetit. Kjo do te mbushte ne nje fare mase arken e shtetit. Nese kjo qeveri nuk do ta beje kete dhe vetem do te mjaftohet me heqjen nga vendet e punes te krinineleve ekonomik, atehere punet nuk i ka mire dhe do ta kete shume te veshtire qe te vazhdoje te realizoje planet qe ka.
2015 po Afron per Ty qe ke viedhur ke vrare ne do te dergoj me ne shtepi ne Ty she esht ligji per tu sbatur qe duhet te coj Ty ne drejtsi min me sahat e bet you ate vend dhe populli nuk I harron ato qe ju te pd I bet u vraft zoti nje nga nje juve.
O Zot, bertet hajduti kapeni hajdutin. Nuk ishit ju qe :
– Vute Instatin ne varesi direkte te kryeministrit Berisha ?
– Nuk ishit ju qe borxhin publik e cuat ne vleren 63,7 % te PBB dhe vute gjoja kufirin deri ne 64% te PBB ?
– Ju more zoterinj injorante duhet te dinit, se per mbylljen e kesaj grope te madhe sic eshte borxi publik bota njef dy rruge :
a.- Shkolla anglo saksone, qe bazohet ne teorine e Keyenes, sipas te ciles kur vendi ka borxhe dhe eshte ne krize ai duhet te stimuloje Infrastrukturen shteterore, te ngreje rruge,ura , shkolla etj. duke hapur ne kete menyre vende te reja pune, pra njerezit te kene leke ne xhep, pra do blejne duke rritur konsumin e brendeshem , pra do rritet kerkesa, tregu do reagoje dhe do rrisi oferten per mallra gje qe do krijoje vende te reja pune etj.Kete rruge po ndjek edhe Obama dhe rezultatet pozitive po shifen.
b.- Shkolla gjermane, e cila per aresye historike, ( vitet 1930 ) e ka shume frike inflacjonin dhe qe per te tjeret, per shembull Greqine, ndjek nje politike te tmereshme kursimi qe i ka mare shpirtin ekonomise greke.
– Ju more horra te Pd-se keni bere, qe borxhi total publik i Shqiperise te jete 9, 95miljarde dollare dhe qe vetem per pagesen e interesave te ketij borxhi gjigand, qeveria shqiptare duhet te paguaje cdo vit shumen prej 500miljon dollare. Keto leke mund te perdoreshin fare mire per sherbime publike si shkolla, spitale, cerdhe femijesh etj.
– Ne fakt ne duhet te dime, se detyra e opozites eshte te beje bla bla bla dhe detyra e maxhorances eshte ti degjoje me durim dhe ne se opozita ka te drejte per dicka, qeveria te beje ndryshimet e duhura. Ne fund t fundit opozita ka vetem fjalet ndersa maxhorance duhet te kete durim ti degjoje dhe ne fund te fundit te vendosi ajo vete. Pra fjalen e fundit e ka maxhoranca, te ciles populli me zgjedhje i dhe 84 deputete pra 3/5 qe eshte edhe vota e cilesuar.
O lulo shif pak nga e Djathta jote. Hap syte or qyq, se po ta fut sala me noj shpulle.
Nuk arrij ta kuptoj se me c’kurajo civile del ky derdimen dhe me nje ton solemn c’nuk thote kunder qeverise.Thua se ketij i kishin vajtur punet sahat sa kohe qe kishte pushtetin plus qe ky vete si individ mban mbi kurriz sa e sa bema dhe gjema qe vetem burgu ia lan.Keta turpin e hane me buke. Kush te genjeje ma fort asht ma i devotshem per PD.Ky asht morali i malcuerit kur zbret ne qytet.
Keta jane apo bejne?
Basha, je mashtrus,intrigant, ti nuk vlen me shum se asgje.
Keto bastarde vetem fjalet ; mina bomba thike me helm stilolapsa pistolete kan ne goje.Se keshtu mendojne keshtu veprojne.Nuk permendin fjale tjeter feç ato te krimit ,te sharjeve ,te kercenimit.
Injorantet … qe nuk dine te bejne shtet.
Cfare turpi me kete tepsi gjigande ne mes te salles dancimit te nje hoteli.
or ti karagjoz i sali brrishes! ende me dokrra ju? Populli nuk ju duron dot as tju shikoje surratin kurse ju dilni dhe derdellitni sic kini bere kur ishit ne pushtet dhe talleshit me popullin.
or ti karagjoz, partine e sal brrishes dhe brrishen Populli e goditi fort duke e nxjerre ne NOCK-OUT or ti mik, keni dale me barrela nga fushe-beteja politike.
Por duket se jeni ende ne koma te rrende.