TemA TV/ Bashkim Dedja merr “bekimin” e mazhorancës, voton kundër vetëm Bashkim Fino (VIDEO)

22 Tetor 2013, 11:21Sociale TEMA

Mazhoranca dhe opozita u shprehën në favor të kandidaturës së Bashkim Dedjes për të vazhduar drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dedja ishte dekretuar nga presidenti Bujar Nishani disa ditë më parë.

Në një seancë dëgjimore përpara Komisionit të Ligjeve, Dedja tha se do rrisë rezultatin në punë.

Ai nuk komentoi asgjë në lidhje me nevojën e ndryshimeve kushtetuese, por tha se sa i përket ligjit organik për Gjykatën Kushtetuese, ai duhet ndryshuar.

Dedja tha se ndryshimet në këtë ligj kanë qenë në axhendë edhe më parë.

“Shpesh nuk merren vendime, pasi ka mungesë kuorumi sepse disa gjyqtarë vijnë nga gjyqësori dhe i kanë gjykuar çështjet më parë,” tha Dedja

Ndërkohë Komisioni i Ligjeve e miratoi në fund të seancës kandidaturën e tij.

Kundër votoi vetëm deputeti Bashkim Fino./ep

10 komente në “TemA TV/ Bashkim Dedja merr “bekimin” e mazhorancës, voton kundër vetëm Bashkim Fino (VIDEO)”

  1. Kritiku says:

    Nuk me duket me vend mbeshtetja qe beri maxhoranca per Bashkim Dedjen! Ky duhej hequr ashtu si te gjithe te dekretuarit nga ana e Berishes me ane te dores se Nishanit. Nese do te kerkojme nje dite te zbatimit sic duhet te ligjit, duhet te hiqen te gjithe bashkepunetoret e regjimit te Berishes. Koha do ta tregoje gabimin e bere sot.

  2. ari says:

    nga pamia me ata vesh qe paska ky te duket si ata rojet e stallave te lopeve te kohes se xhaxhit

    1. kunji says:

      mua me duket si tek Star Trek…

  3. agim says:

    Ja pafte hajrin mazhoranca ketij te derguari te Berishes,me vjen keq po dhe njerin vesh e paska me te madhe qe duhert tja kete smadhuar Berisha

  4. Kosovari says:

    Veshet ju jane ber sepse cdo pushtet qe vjen ngreh veshet e tij dhe ky behet i degjushem!

  5. pelivan says:

    As qe e ve ne dyshim qe zotni Dedja, eshte i zoti,eshte i kompletuar. Por, kur te propozon sali nishani dhe kete propozim, ti i vuajturi e pranon?!.. Eshte per te vene ulerimen, U e U e Uuuuu….. Pse?! ,Sepse,Huliganete partis se saliut gjurmojne, vecan engjejt,pastaj i zen ata dhe i zgerlaqin ne hu.. ,pastaj i kercenojne per familjen dhe kur binden plotesishte,e theksoj,plotesishte e propozojne per kanidature,(Kete s’e mer vesh kush,vec engjellit dhe saliut),o njerz. S’ka prokopi ky vend,nese s’ikin nga syt-kembet te gjithe,pa perjashtim keta, qe jane sote opozite,sepse asnjeri nuk eshte demokrat pa le me i djathte qe jo se jo,se te gjithe jane hajdut me cizme e vrasesa me brir… Pra, mirse na erdhe zoti Dedja,se dhe mezi po presim, te na besh ate veren e radhes,ne uj….

  6. Ina says:

    Nuk e kuptoj mbajtjen ne post te ketij palo gjyqtari medioker, vegel e komanduar e Sali Berishes. Ka mjaft profesionsite, pedagoge te tipit Luan Omari, etj. qe do i jepnin vendin e merituar institucionit.

  7. Lukas says:

    Bravo Fino. Dhe bravo Rama se mire e ke nisur… Eshte pikerisht gjyqesori varrmihesi i gjithe qeverive ne Shqiperi me mosveprimin e vet ndaj korrupsionit apo me koorupsinonin ndaj shoqerise. Dhe ky sistem do te ta haje koken edhe ty!

  8. albano says:

    ta provoj dedja te shkel urdhrat e mazhorances /?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje