“Në listën e votuesve në Kosovë janë 130 mijë serbë”

22 Tetor 2013, 10:35Rajoni TEMA

Përfaqësuesi i vetëm serb në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikallo, i sapoemëruar në këtë detyrë, ankohet për cilësinë e listës zgjedhore.

Ai tha se në listë nuk janë përfshirë 32 mijë të zhvendosur, të cilët kanë të drejtë ankimimi.

Sipas tij, në komisionin e ankesave kanë mbërritur plot 16 mijë të tilla.

Siç raporton Koha Ditore, Rikallo ka thënë se në listën përfundimtare të votuesve ka 130 mijë serbë, përfshirë këtu edhe ata serbë që janë larguar nga Kosova, por që u është pranuar ankesa.

Rikallo po ashtu ngriti dyshime njësoj si Beogradi se në listën e votuesve ka 600 mijë shqiptarë më shumë. Ai madje tha se ky nuk është një gabim teknik.

Rikallo është emëruar në KQZ pas insistimit të Beogradit./ep

1 komente në ““Në listën e votuesve në Kosovë janë 130 mijë serbë””

  1. Shkodrani (safi) prej Puket says:

    Serbt Po bajn stervitje,

    per zgjedhjet e ardhshme ne Shqipri,

    se kosovart nuk i mjaftune baces Sali me 23 qershor.

    http://goo.gl/8vciik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje