TemA TV/ Merr jetë Këshilli Ekonomik Kombëtar/ Rama: Askush s'do guxojë të kërcënojë sipërmarrjet (VIDEO)

24 Tetor 2013, 19:32Sociale TEMA

Qeveria e majtë do të shlyejë borxhet e trashëguara, që shteti u detyrohet firmave apo kompanive private për punë të përfunduara.

Kryeministri Edi Rama tha se po bashkëpunohet me FMN dhe BB për gjetjen e mënyrave efektive, për t’i bërë këto plane të realizueshme.

Premtimi i përsëritur i kreut të mazhorancës, është bërë në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Pjesë e këtij Këshilli janë zv/kryeministri, ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ekspertë ndërkombëtarë dhe një grup përfaqësuesish të sipërmarrjes shqiptare.

Kryeministri tha se Këshilli Ekonomik Kombëtar do të mblidhet çdo tre muaj në praninë e kryeministrit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë. Ndërsa çdo muaj do të mblidhen për të diskutuar problematikat që kanë bizneset dhe sipërmarrësit.

“Një herë në tre muaj ky Këshill do të mblidhet në këtë formë që jemi sot, ku do të variojnë prezencat e ministrave sipas temave përkatëse, ku mund të variojnë prezencat e ekspertëve, sipas mundësive të tyre. Rrjeti ynë i miqve ekspertë të nivelit më të lartë botërorë sot të ekonomisë dhe financave është më i gjerë sesa këta katër miqtë që na kanë nderuar me praninë e tyre në këtë tryezë. Dhe duke marrë parasysh dhe angazhimet e tyre, ne mendojmë që alternimi do të ishte plotësisht i mundshëm dhe po ashtu i vlefshëm, ndërkohë që e gjithë puna e kësaj tryeze do t’i përcillet e plotë të tjerëve që nuk janë këtu sot, të pranishëm. Mbas Konferencës që kemi pasur në gusht, kemi vazhduar të kemi komunikim me të gjithë pjesëtarët dhe, si të thuash, ky rrjet pak nga pak po merr një formë shumë të përshtatshme dhe që ne na ndihmon shumë.

Po ashtu, çdo tre muaj ne do të sjellim këtu temat e nxehta, me synimin që të diskutojmë për aspektet strategjike të zhvillimit të politikave ekonomike dhe financiare. Ndërkohë që, çdo muaj ky Këshill do të mblidhet pa praninë e ekspertëve të huaj që nuk mund t’i kemi çdo muaj, të jemi realistë, të pranishëm këtu në Shqipëri dhe pa praninë time, por me praninë e gjithhershme të ministrit të Financave dhe të ministrit të Zhvillimit Ekonomik, për të ndjekur çështje më aktuale dhe më në mikro të sipërmarrjes, të bankave dhe të marrëdhënieve mes sipërmarrjes së bankave dhe mes sektorit privat dhe vetë qeverisë. Duke synuar që ky Këshill të jetë dhe vendi ku trajtohen edhe probleme në dukje të vogla, probleme në dukje individuale, qoftë edhe të një kompanie të vetme, por që mund të na shërbejnë për të zgjidhur jo thjesht atë problem, por për të luftuar me fenomene shumë problematike deri më sot, si sjellja e papërshtatshme e administratës tatimore ndaj sipërmarrjes, si mosndjekja dhe moskorrektesa nga ana e përfaqësuese të qeverisë në lidhje me çështje shumë të rëndësishme për sipërmarrjen dhe më lejoni ta them, si vet korrupsioni në administratën tatimore dhe në administratën shtetërore, a kudo ku ka një pikë kontakti mes sipërmarrjes dhe shtetit, që është një fenomen që mund ta luftojmë me efikasitet, në rast se ndërtojmë një marrëdhënie të hapur dhe transparente mes nesh, institucionale dhe sistematike, në mënyrë që çështje të rënda që lidhen me arbitraritetin, që lidhen me abuzimin, që lidhen me shpërdorimin e detyrës dhe që rëndojnë mbi sipërmarrje të caktuara, bëhen çështje të kësaj tryeze dhe qeveria të mos mund të thotë se nuk isha e informuar, ministri i Financave të mos mund të thotë që nuk isha i informuar, po kështu, ministri i Zhvillimit Ekonomik, po kështu edhe vetë Kryeministri. E, kështu, të gjithë ata që në emër të administratës shqiptare, tatimore, doganore apo në çdo pjesë tjetër të shërbimeve ndaj sipërmarrjes, që janë në kontakt me sipërmarrjen, ta mësojnë jo vetëm me fjalë, por edhe me shembuj se kur shkojnë të dhunojnë apo të kërcënojnë një sipërmarrje, për të marrë para e korrupsion mund të përfundojnë pre e një transparence që garantohet nga marrëdhënia konstante mes sipërmarrjes dhe qeverisë.”.

“Për ta bërë këtë transparencë sa më efikase, ne do të ngremë këtu në Këshillin e Ministrave, një zyrë që do të jetë zyra e ankesave dhe zyra e kërkesave të sipërmarrjes,  drejtpërdrejtë si Sekretariat i Këshillit, në raport me mbledhjet e përmuajshme. Kështu që, duke shpresuar që miqtë e ftuar të mos ndjehen të rënduar nga kjo pjesë, sepse në fakt kjo është pjesa që na takon ne këtu ta zgjidhim me njëri-tjetrin, po shkoj më tutje pa e zgjatur shumë më tepër fjalën time, duke ju thënë se kemi dy çështje në këndvështrimin tonë që ne duam të trajtojmë; Njëra është çështja e planit afatshkurtër, që lidhet me një situatë të ngarkuar borxhesh ndaj të tretëve të qeverisë, borxhe ndaj sektorit privat; ndaj kompanive për punë publike të tenderuara apo edhe të kryera e të papaguara; ndaj të tretëve në arsim, në shëndetësi, për shërbime të marra dhe të papaguara; ndaj vetë kompanive në formën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) të parimbursuar, ose as të marrë fare në konsideratë për rimbursim, ndaj kompanive lidhur me vetë tatimin e fitimit, ndaj sistemit elektroenergjetik shqiptar në formën  e mbi 40 milionë dollarëve borxhe të qeverisë dhe të agjencive shtetërore që nuk kanë paguar energjinë, deri te borxhe që lidhen me kompani telefonike apo edhe me hotelet dhe restorantet ku janë shtruar dreka e darka, janë bërë recepsione e nuk janë paguar paratë. Pa llogaritur këtu, borxhe që lidhen me vendimet e gjykatave, qoftë Gjykatës Kushtetuese, qoftë gjykatave të tjera shqiptare, që janë një pjesë tjetër që përsëri janë borxhe, por që do të trajtohen veç nga pjesa për të cilën fola”, tha Rama./ep

19 komente në “TemA TV/ Merr jetë Këshilli Ekonomik Kombëtar/ Rama: Askush s’do guxojë të kërcënojë sipërmarrjet (VIDEO)”

  1. Pilo Lala says:

    Kush jane saktesisht anetaret e ketij Keshilli?

    1. Alb says:

      keshtu behet shteti! Ju lumte Edi Rama!

      1. raimond vlonjati says:

        Edi ka mungese te plote transparence ne cdo emerim qe ben …Edhe ne ekte rast nuk jepen emrat e ketij Keshilli _

        -Kush jane keta ?

        Edi mundohet qe me metoda te mesjetes se erret bizantine te reguollje
        demokracine e Shqiperise –Keto emtoda qe perdor Edi e helmojne demorkacine e brishte shqiptare, e bejne te deshtoje rilindja e tij e perfolur lart e poshte

        Edi perdor parullen amerikane te Bushit _-Don’t ask, don’t tell hahahahaha

        Po Bushi e perdori kete parulle, vetem per rastin kur Amerika ishte ne gjendje lufte me terorizmin e Bin Lades, pastaj ajo parulle u hoq
        se nuk ishte aspak demorkatike …..Por Edushkes keto gjana i pelqejne .

    2. tom says:

      E ke ne lajm….

    3. Shuaip says:

      Jo vetem nuk dihen anetaret e keshilli ekonomik kombetar, por nuk mund te dime se cfare mendojne dhe cfare thone ata. Keto qe thote Ram mund ti thoshte edhe pa mbledhur keshillin por cfare mendon keshilli a mund te thote dikush. Apo edhe keshilli mendon sic mendon Rama dhe ne fakt as qe mund te te mendoje ndryshe. Na rrofte keshilli dhe na rrofshin keshillat qe do jape keshilli memec, si te gjitha institucionet memece qe ka krijuar Rama.

  2. Male ozdrimi says:

    Se mos keni harruar samirin e bitijes ? Eshte kokra e budallait po ka hedhur shume gure ne lume, ndaj te mejtonemi co bejme me ate palo bicnecmen dhe kusar te papare

  3. eljo says:

    Krieministri shume ngjyresh piktor thote(Askush
    nuk do te guxoje te kercenoje sipermarrjen)!!!!
    ATE socialiste e ka fjalen, apo jo.

    Edhe kur ishte krietar bashkie krieministri piktor,
    e filloi me shkatrrime, duke hequr kjoskat nga lana,
    dhe mir e beri, por demi qe me i madh me lejet e
    ndertimit qe dha pa kriter duke shkatarruar tiranen,
    kjoskat shkatarrohen kollaj, por pallatet qe banojne
    me 1oo ndra persona nuk shKAtarrohen me.

    Ja ky eshte vizioni e kryeministrit piktor qe mburret
    me tiranen.

    1. greta says:

      Po eljo ke te drejte…nuk ka vizion Europian,duhet te bente kurban ne shkallet e bashkise te mbushte sheshin me dhe si nje varr te madh dhe te mbillte nje pyll idiot!!!!(Ti qe gjykon per “vizionet europiane”korigjo vehten,hap fjalorin dhe meso shqipen…”shkatarrohen” nuk thuhet)

  4. Gjok Martini says:

    Duke quajtur Edi Ramen dhe alencen europiane te majte nuk eshte gje tjeter vetem se doni te poshtroni kur e quani Edi Ramen te majt!
    Edi Rama ka thmeluar Partine Demokratike dhe kurre nuk e permenden si demokrate, Edi Rama eshe i majte per klasen punetore eshte i djathet demokrate por je si keta te Berishes sheqyr qe nuk eshte, vetete demokrate i pastert jo si keta “Berisha psikopat” bandite dhe gangster qe e turperuan “Demokracine” dhe humben Shqiperine por duhet Edi Rama ta shpetoj a e shifni qe Shqiperia ndollet mbi shkum Deti ku e la Berisha me gangsteret e tij!.

  5. kuna says:

    Edi Rama e sjell kete vend ne terezi askush tjeter.

  6. lan says:

    Ekspert nderkombetar – nje fillim shume i mire. Degjoni, mesoni dhe veproni mbi baze te ekspetizes me te mire nderkombetare. Nje nga problemet e qeverise ‘demokratike’ ishte se ajo drejtohej nga nje imbecil, i marre, koke pagdhendur, koke mur…si Sali Berisha.

  7. ed mema says:

    besoj se ka arllur koha qe shqiperia te kete nje qeveri te vertet ku cdo gje te thuhet ashtu si eshte bravo kryeministri i shqiptarve

  8. ali says:

    Z. KRYEMINISTER KUR DO TA PADITNI BERISHEN DHE BODEN,RULIN DHE BASHEN PER KORRUPSION’
    DHE KRIMET E TYRE NE TE GJITHA FUSHAT !!!!!!!!!!

  9. henri says:

    Nuk di, se cfare te them. Kuptohet, se si i majte i uroj koalicjonit dhe qeverise se re sukses. Ne fakt, une kam frike ne se raporti midis shtetit dhe tregut anon me shume se sa duhet nga shteti. Te gjithe e kami pare vete tragjedine e SOCJALIZMIT REAL, ku shteiti ishte primat.

    Ne na kujtohet shume mire ( mosha ime )se ne kishim komisjonin e planit te shtetit, shefi i te cilit ishte gjithmone nje anetar i byrose se PPSH. Sot diskutohet shume mbi betejen ideologjike midis shtetit dhe tregut. Te djathtet duan sa me pak shtet dhe te majtet sa me shume shtet. Une jam per rrugen e trete te Toni Blerit, i cili thote se duhet te kete nje ekujliber midis tregut dhe shtetit. Socjologu anglez Anthony Giddens ka thene :

    “Politikat ekonomike te te djathteve si dhe politikat socjale te te majteve te nderthuhen se bashku dhe kjo eshte rruga e trete. Keto ndryshime ne bote duhet te institucjonalizohen.”

  10. alb_man says:

    as qe nuk diskutohet qe do vjedhi edhe kjo qeveri , por te pakten me laps dhe jo me makine llogaritese si ata qe iken , dhe dicka do ta bej piktori per ket shtet ,se artisti e ka ne gjak ,ta lere nje veper mbrapa pavaresisht vleresimit ,doktori pa te semure ska pune ,del ne pension para kohe ?

  11. Kerpaci says:

    Kam shprese se do e justifikoje besimin e shumices.

  12. Lymi Tutit says:

    Ju lumte Z. Kryeminister!

  13. Era says:

    Pse te gjithe komentet me duken njelloj. Ose gjykojme shume keq ose me super-relativa. Ka ardhur koha qe te thuhet kjo eshte mire dhe eshte bere kjo keq. Akoma se keni kuptuar qe ky vend do eci se vete koha ecen dhe ate e bejme ne dhe jo politikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje