TemA TV/ PD, e shqetësuar për INSTAT-in: Po spastrohet politikisht (VIDEO)

23 Tetor 2013, 14:53Sociale TEMA

Partia Demokratike e ka cilësuar si të paligjshëm shkarkimin nga detyra të drejtoreshës së INSTAT, Ines Nurja.

Në një konferencë për mediat, deputeti demokrat Florion Mima theksoi se po vërtetohen paralajmërimet e PD-së për emërime politike në administratë.

“Sot, kryeministri i ri i vendit ka shkarkuar, në thyerje totale të bazës ligjore, pa asnjë argument dhe tërësisht jashtë të gjitha procedurave ligjore në fuqi, drejtoren e Institutit të Statistikave, znj.Ines Nurja, një eksperte karriere e statistikave kombëtare, duke e zëvendësuar atë me z.Gjergj Filipi, drejtor i Institutit ‘Agenda’, tashmë edhe haptazi jo të pavarur. Sot, të gjitha paralajmërimet e Partisë Demokratike lidhur me fushatën e spastrimeve politike dhe emërimeve të reja klienteliste e aspak meritokratike, po vërtetohen katërcipërisht”, theksoi Mima.

Sipas tij, me anë të shkarkimit të drejtoreshës së INSTAT-it, kuptohet qartë qëllimi i atentatit ndaj konsensusit me shtyrjen e futjes në fuqi të ligjit për nëpunësin civil.

“Statistikat e vendit, një krenari kombëtare e cituar pa përjashtim në të gjitha raport-progreset e Bashkimit Evropian, kanë pësuar sot atentatin më të rëndë dhe paralajmërimi tjetër i Partisë Demokratike për kapjen e statistikave të vendit dhe vendosjen e tyre nën thundrën e kryeministrit të ri të vendit, është sot plotësisht i vërtetuar”, shtoi Mima.

24 komente në “TemA TV/ PD, e shqetësuar për INSTAT-in: Po spastrohet politikisht (VIDEO)”

  1. Sepse INSTAT-i ka mashtruar says:

    Si mund te punosh me njerez qe 23 vjet i kane fshehur te verteten popullit dhe shtetit ?
    INSTAT-i duhet te hetohet per mashtrimet.

    1. Argita_B says:

      PD-ja ka te drejte per nje gje ne ato qe thote, Instat po spastrohet pasi “pastrimi” i bere nga PD-ja nuk ishte i mjaftushem dhe e kishte lene ate te piset.

  2. Çimi, shoku i Melaminit says:

    Aloooo Çimi jam…Florion
    Po Inesi nuk i zuri vendin dikujt tjeter o Florion? Sa shpejt i harroni ato qe bete mo burre???
    Aloooo Çimi isha…Florion

  3. Safeti says:

    Ashtu eshte, profesioniste eshte Ines Nurja por kam nje pyetje.
    Po milven pse e shkarkuat ju zoterinj?

  4. vironi i drites says:

    Eeee mo se nga bajga po pastrohet edhe nese eshte keshtu si thua ti

  5. Tiku says:

    O mima ik e bej ca pushim o burre, apo ke frike se mos ju dalin sheshit rrenat. Ik o burre shij ato qe ke fituar apo fshehur se mundte te vije rradha edhe ty, nese e ke bere balte.

  6. eli-Tiv says:

    …mbase po behen shkarkime politike….po hiqen militantet…

  7. colombi says:

    po ky mima nga e di qe keta qe vine nuk i bejne punet me mire se keta te berishes?

  8. Shqiperia ne "Kaos" says:

    O qoftexhi, e late shqiperine ne “KAOS TOTAL INSTITUCIONAL”.
    Gjithcka duhet te ndryshoje dhe filloje nga e para.

  9. Shqiperia ne "Kaos" says:

    O Qoftexhi ….
    Shqiptarët dëshirojnë të jetojnë në paqe, gjithnjë e më mirë, njëlloj si europianët.
    Por gjithsesi shqiptarët janë gati të durojnë edhe sakrifica momentale me kusht “denime”, që të rivendoset drejtësia sociale dhe shteti i sundimit të ligjit.

  10. Arben says:

    kush del e flet ky pijaneci Mima…ik se na i shpifet fare.

  11. gjiro says:

    Nje zgjedhje e goditur, profesionale.Z. Gjergji FILIPI eshte ekspert i ekonomise, i statistikave, nje analiste realistw qe ka ndihmuar ne paraqitjen reale por dhe qe ka dhene mendime shume te vyera per mbarevajtjen e ekonomise shqiptare; nje stdiues i palodhur i problemeve te lidhura me enmigracionin, vecanerisht me remitancat, fushe per te cilen ka paraqitur nje situate reale mbi bazen e studimeve, anketimive apo sondazheve. Nderkohe ne UNIV- EVROPIAN te Tiranes ku ka punuar si pedagog, ka qene shembull ne leksione dhe ne marredhenie me studentet e kontabilitet finances. urimet me te mira z. FILIP.

  12. albana says:

    Ines Nurja: e paafte nje person pa pike aftesije drejtuese qe merrej me gjithe llafet e grave qe drejtonte. Pa edukate dhe sh arrogante.

    Sh sukese Gjergj filipit qe e respektoj vec nga TV.

  13. Horri i Bulevardit says:

    Keta i ka bere Saliu te gjithe trapa, sikur kane lindur te gjithe ne Vucidol, ne vend qe keta si me te qyteteruar ta ndryshonin Saliun ta benin pak me qytetar, keta u bene me keq se Saliu.
    Keta trapat kane menduar se le ta fitoje qeverine Edi Rama, administrata duhet te mbetet e jona dhe me kete mendim keta trapa, guxojne dhe dalin neper foltore dhe sikur u ka hyre huri ne bythe.
    O Pe De-istera, do ti heqim te gjith shpellaret, as edhe nji per fare sdo tju a leme, se rraca juaj, eshte si qelbi, po mbeti nje ne plage, infekton gjithe plagen.
    Asnje malok ska per tu pare ne admishqiptare, ju provuam dy here, njehere me Zogjin, qe e mbushi administraten me copa mishi me dy sy dhe tani me kryeshpellarin Birrrishe, qe na beri te urrejme vendin tone dhe te themi se nuk jemi shqiptare se smund ta indentifikonim vehten me qelbesirat e Sali Berishes.
    Llapni dhe llapni, shkone hale dhe lutuni qe tju marre brima e halese me faqe te bardhe, ne jeten e ameshuar.

  14. RamaDoni says:

    Florian ti duhet te pergjigjesh per shitjen e kompanis taci oil dhe per gjendjen e financave dhe borxhin ndaj firmave.

  15. elton says:

    Po pra, me cfare motivacioni e hoqen drejtorin e Instatit ne 2005, keta?

  16. Nga brenda INSTAT says:

    Nuk eshte e vertete qe eshte eksperte, nuk asnje lidhje me statistikat, pervec nje gjeje, e dini vete. E ka demtuar shume kete institucion dhe do te duhet shume pune qe ta kthyer ne normalitet. Nje nder gjerat qe ka bere, eshte mbushja me te paafteqe i merrte nga nderhyrjet, me konkurse fiktive, duke e trefishuar stafin me njerez qe rrine koridoreve dhe mbarojne problemet e tyre ne te gjitha format. Eshte njeri i pabese. Te shpresojme tani

  17. arjanita says:

    Qenkan vendosur politikisht.
    INSTAT do specialiste te afte jo militante.
    Ky institucion ashtu si shume te tjere nuk
    po spastrohet.Po pastrohet.

  18. galaktika says:

    Si nuk doli njeri prej ketyre e te thote-‘po vellezer ca gjera i kemi bere gabim gjate qeverisjes sone e shpresojme qe te ndreqen’.Se kuptojne qe po te vepronin keshtu do t’u kthehej nje fare besimi ketyre.

  19. Kendveshtrim tjeter says:

    Florion Mima e “drodhi” nga socialistet e Nanos,kaloi me Berishen,per te “punuar” ne administraten e larte.
    Tani duhet te largohet,jo per reformen,por per plotesimin dhe tejkalimin e moshes se pensionit.
    Mjaft,ka abuzuar ky person,nxirreni ne pension,mos e toleroni !

  20. Fanolist says:

    Ti Florian me Inesin mos u matni me Milven qe e zevendesut ate.
    INSTAT me largimin e Inesit dhe ndonje tjetri vetem permiresohet.
    O Florian mos mbro ceshtje te deshtuara e mos u keqperdor me tej.

  21. Meromorkoqe says:

    Ajo qe me ben pershtypje tek forumi i kesaj gazete, eshte se mendimet jane pothuaj 100% te unifikuara. Kjo tregon qe stafi juaj ka mendime pothuaj 100% te unifikuara.

  22. Klodiana says:

    Shume e zgjati Rama me kete Inesin, me bemat qe ka bere ajo duhej te kish ik nje dite para Sales…E shesin edhe per profesioniste, kete injorante diabolike, qe nuk di te bej as edhe nje gje, (as te hartoj nje shkrese jo me te perpunoje statistika) dhe qe e kapte me te tjeret per paaftesite e veta. E ktheu nga nje institut me reputacion te mire qe e la Milva ne nje perandori te shkateruar te degraduar per te te ardhur turp. Largoje me 100 intriga duke menjanuar te gjitha procedurat rregullloret dhe ligjet te gjithe te aftet qe kishte institucioni vetem se i kujtonin se sa e paafte ishte ajo vete. Me shume gjasa Sala te gjitha keto pelqeu te kjo vemje qe i bente presion punonjesve qe ta nxirnin Shqiperine Paris ne shifra…I uroj sukses GJergji Filipit…i duhet shume pune ta kthej ne shina

  23. Lira says:

    Inesi xhepiste(blinte frigorifer per zyren me leket e shtetit dhe e conte ne shtepi dhe sillte te shtepise ne INSTAT), vinte verdalle me miliona leke (te perfituara nga posti) te bera shuk neper xhepa e cante (sdinte ku i fuste)…e kishte mendjen me vjedh bashke me Elda Kapllanin skane pyetur as cerekun e shtetasve shqiptare gjate CENSUSIT te popullsise…12 milion Euro te Censusit e dine vetem ato dhe Genc Pollo se ku shkuan…Ato duhen hetuar dhe duhen futur brenda per krimin me shifrat qe kane bere dhe per vjedhje spektakolare te fondeve te Censusit dhe shtetit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje