TemA TV/ Cani: Më 30 nëntor del fatura për borxhin ndaj biznesit (VIDEO)

22 Tetor 2013, 11:25Sociale TEMA
TemA TV/ Cani: Më 30 nëntor del fatura për borxhin ndaj biznesit

Më datën 30 nëntor del fatura për borxhet që qeveria i ka biznesit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë konferencës për auditimin e ministrive dhe ecurinë e procesit.

Sipas Canit, shlyerja e borxhit ndaj biznesit do të bëhet me këst sapo të sigurohet kredia, raporton “Ora News”.

“Ekzistenca e detyrimeve ndaj biznesit është një borxh i fshehtë. E pamë të arsyeshme shlyerjen e detyrimeve, pasi kanë ndikim në ekonomi. Buxheti ka detyrime edhe ndaj palëve të treta, si vendimet e gjykatave. Procesi do të jetë transparent dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo është sfidë për të njohur borxhin ndaj bizneseve, Deloitte është një kompani prestigjioze”, është shprehu Cani.

Ai ka shtuar më the se do të bëhen të gjitha përpjekjet që buxheti për vitin 2014 të hartohet në kohë në mënyrë që ai të mos jetë i varur nga borxhet.

“Koha është e kufizuar për buxhetin e 2014-ës, por do të bëhen përpjekjet që ai të vijë në kohë. Buxheti 2014 nuk do të jetë i varur nga borxhet që po evidentojmë ndaj bizneseve. Borxhet ndaj bizneseve, pjesë e diskutimeve me FMN-në gjatë vizitës në Uashington. Po diskutojmë me FMN dhe BB për shlyerjen e borxheve ndaj biznesit. Pagesa ndaj bizneseve me një këst, sapo të sigurohet kredia,në mënyrë që të nxitet ekonomia”, tha Cani.

Sipas tij mbi 250 biznese kanë aplikuar në ministri për shlyerjen e borxheve.

4 komente në “TemA TV/ Cani: Më 30 nëntor del fatura për borxhin ndaj biznesit (VIDEO)”

  1. henri says:

    Me sa kuptoj une, borxhet ndaj bisneseve dhe detyrimet ndaj te treteve (vendimeve te gjyqeve ) do te lahen me marrjen e nje kredie te bute (me kushte te mira ) nga FMN dhe Banka Boterore.Mos harrojme, se dardha e ka bishtin prapa. Ne e dime se cfare kushtet i vuri Greqise FMN-ja dhe dime gjithashtu, se Italia po lufton ashper, qe borxhi ne bilancin e vitit 2013 te mos kaloje 3 % e PBB italjan, qe eshte edhe nje nga kushtet e Mastritit dhe te paktit fiskal qe kerkon me force Gjermania. Italia e ben kete lufte, se ajo nuk do qe te futet edhe ne Itali (si ne Greqi dhe Spanje) treshja FMN, BQE dhe Brûkseli.

    FMN do qe, sa me pare te marri leket e kredise qe do japi dhe duke pare se cberi me Greqine dihet se, ajo do beje presjon mbi qeverine shqiptare ( ai qe paguan urdheron )qe :
    Te uli rrogat dhe pensionet, te uli numurin e punonjesve ne administrate, te vendosi mbi zhvillimet ekonomiko financjare te qeverise, te beje shitjen e aseteve publike (nuk kane mbetur me se i shiti dhe i sha me koncesjone Sala ), te risi taksat etj.

    Me vjen keq, une nuk dua, ne asnje menyre, te bej KASANDEREN, por ne bote njihet menyra e punes se FMN. Cdo gje e mire ka cmimin e vet. Sot asnjeri nuk te ndihmon kot. Koha e Jesu Krishtit ka hikur. Dora e fshehte e tregut, e ekonomistit angez Adamsit, ben punen e vet.

    Perfundimisht mendoj se qeveria po zgjedh te keqen me te vogel dhe ben mire. _Ajo, sipas meje, duhet te jete transparente dhe ti thote te drejten popullit.

    1. Patriot says:

      Qeveria te marre borxhe dhe te laje biznesment deklaron Caani,po cilet biznesmene,ato te pronave te grabitura me fuqin e pushtetit,apo ato biznese qe vazhdojne pastrojne parate e botes se krim-korrupsionit politik?
      Qevria Rama me minisrin Cani filloje vjedhjen me demonstrative me fuqin e pushteteve.Sa turp.
      Drejtesi e vonuar dhe drejtesi e mohuar,nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.
      VEPRO TANI nje thirrje sa njerezore e vellazerore,aq dhe ligjore ne mbrojtje te moralit e dinjitetit njerezor te dhunuar dhunshem ne vite nga mostrat e diktatures komuniste dhe pjellat e saj me fuqin e pushteteve.Dita e gjykimit po afron,por Edvin kristaq Rama nuk don ta besoj dhe vazhdon me avazine vjeter,nen demagogjite komunisto-nazifashise,si sherbet,perca e sundo dhe rrej,rrej se dicka do te mbetet,duke shkelur dhunshem dhe ne menyren me demonstrative mbi qinda viktima te marrise politike qeverisese ne vite.Mjaft me.
      Lojes se futbollit me dy porta dhe mashtrimit ekonomik te tipit Cani i ka ikur koha,nese do te kishte shtet te se Drejtes ne Shqiperi Cani sot do te ishte duke vujtur denimin per miljonat e eurove te grabitura kur ishte guvernator i Bankes Shqiptare,dhe kete e din dhe shoku Rama.Krimi ekonomik eshte veper penale shoku Cani.Beso dhe bindu dhe mos vazhdo te vjedhesh se nuk e han me shqiptari dhe bota sapunin per djath.

  2. Liridon says:

    Ritmet e punes e te jetes te perditshme te shqiptarve nuk perputhen me burokracine te mirepaguar te punonjesve qe merren me financat,duke perfshire ketu edhe punonjesit e Deloites.
    Gaz geben(jepi gaz)thote gjermani.

  3. A says:

    30 NENTOR 2013, data kur del analiza plote inventarit/auditit se gjendjes financiare te vertete te qeverise qe na la te debilit SALI BERISHA.
    Kuptohet borxhet qe kemi si popull do te jene super te medha, sepse fitimet dhe shperblimet si cdo qeveri e korruptuar i ka SALI BERISHA, me familjen e tij, me klanin e tij mafioz dhe humbjet dhe borxhet eshte e “natyrshme” i ka populli.
    Kuptohet si gjithenje kur kerkon ndihmen e FMN-se dhe BB-re, rripin sipas keshillave dhe sugjerimeve te ketyre dy institucioneve shkojne tek populli. Mos te shkojme larg keshtu po veprohet me popullin grek qe mbi 600 mijeliard Evro jane vjedhur nga politikanet grek dhe te deposituara ne Bankat e huaja dhe kerkush nga keto dy institucione nuk thone qe ti kthehen GREQISE, por thone si gjithenje: “THANAS SHTRENGO RRIPIN” dhe Thanasi eshte populli i thjeshte dhe qe zbaton ligjin. Se ne vendet dhe shtetet Ballkanike, ai qe nuk zbaton ligjin, ai qe nuk deshiron rregullin, ai qe vjedh, qe grabit, qe shperdoron, qe mashtron i thuhet SA I SHKATHTE qe eshte.
    Prandaj dificiti dhe zhdukja e te hollave nga QEVERIA e SALI BERISHES, duhet te shoqerohet menjehere ne rradhe te pare me ARRESTIMIN e ish Kryeministrit SALI BERISHA, me ARRESTIMIN e ish Ministrit te Financave
    RIDVAN BODE, por edhe me arrestimin e Governatorit aktual te Bankes te Shqiperise ARDIAN FULLANI. Ne te kundert i themi EDI RAMES si Kryeminister dhe SHKELQIM CANI si Minister i Fiancave qe edhe ju keni vetem fjale dhe jo vepra. Ja po na vjen 30 NENTORI 2013 jemi ne pritje si po “zhvillohet” filmi. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje