TemA TV/ Zana Xhuka thotë se është familje atdhetare prandaj zbaton ligjin. PD e merr në mbrojtje (VIDEO)

22 Tetor 2013, 19:01Sociale TEMA

Ka reaguar edhe Zana Xhuka, kryetarja e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, pas një padie që kanë bërë punonjësit ndaj saj për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Xhuka thotë se të gjitha veprimet e saj janë ligjore dhe të pavarura.

Ajo thotë se ka pezulluar nga detyra inspektorin Shkëlqim Ganaj për dhunë fizike dhe verbale, ndërsa thekson se ka kërkuar nga Policia e Shtetit mbrojtje për familjen e saj dhe atë vetë.

Xhuka ka kujtuar edhe prejardhjen e saj familjare.

“Si një individ që rrjedh nga familja Gjuka (Xhuka) dhe familja Shehu, kontribuuese në shekuj në shtetformimin e Shqipërisë dhe të Kosovës, me penë dhe me gjak, ju garantoj se do ta përmbush këtë detyrë me dinjitet, profesionalizëm dhe integritet të lartë, si çdo detyrë të mëparshme, në përputhje të ligjit dhe vetëm ligjit”, thuhet në deklaratën e Xhukës.

Ndërkohë në mbrojtje të saj ka dalë edhe Partia Demokratike, që ka mbajtur një deklaratë me anë të deputetit Oerd Bylykbashi.

“Qëllimi i vetëm i dyshes Rama-Meta është shkrirja e këtij institucioni kyç në luftën kundër korrupsionit; me shkatërrimin e këtij institucioni, kjo dyshe kërkon të ketë dorë të lirë në aferat korruptive që po planifikon. Partia Demokratike i bën thirrje organit të akuzës, të fillojë menjëherë hetimin ndaj personave që kanë kërcënuar për shkak të detyrës Inspektoren e Përgjithshme të ILDKP-së, si edhe ndaj nxitësve të këtyre sulmeve. Sot është imperative të ndalet sulmi Rama-Meta ndaj institucioneve të pavarura”, tha Bylykbashi./ep

30 komente në “TemA TV/ Zana Xhuka thotë se është familje atdhetare prandaj zbaton ligjin. PD e merr në mbrojtje (VIDEO)”

  1. juristi says:

    Kjo eshte idite e lindur, se paaftesia eshte normale ne kete shtet!

    produkt i Jozit, bashke me Lefterine e KQZ-se, dhe turp qe arrijn te till njerez ne krye ne institucioneve

    1. Sinjorina Silvani (FANTOZZI) says:

      Kjo eshte fiks si sinjorina Silvani tek filmat e Fantozzi-t me Paolo Villagio. Na cane me nder keta sojllinjte shqiptare. Se ku na dolen keta pasardhes te familjeve te medha kur vete Shqiperia u be shtet vetem 100 vjet me pare, hajde merre vesh. Ik o shemtire se na hape barkun. Mblidhen injorantet bashke dhe i bejne qejfin njeri tjetrit se kush eshte sojliu me i madh. Hajduter.

    2. 1 000 000 shqiptare. says:

      edhe gjuka maloqe nga te jozit na paska qene

      1. Samiu says:

        Ka qene ne nje klase me Gjozin ne institutin e Shkodres…

    3. hajduti says:

      diten e pare te punes kjo sojllesha ka thene: duhen te lirohen vende pune prandaj jeni te rrezikuar te gjithe, lironi vete vendet ose do tju heqim ne te pd…apo harron kjo diktatorja

    4. FANE MIRDITE says:

      o juriste sipas teje ata qe jane per ty te mire per mua jane shkerdhata dhe pidha motrash kjo eshte llogjika jote UNE KAM NJE PARIM INJORANCA LUFTOHET ME INJORANCE DHE ZGJUARSIA ME ZGJUARSI hiqe fjalen juriste se nuk e dine se qfar do te thote .

    5. Fredi says:

      Doli menjehere ky jeniçeri i Sales! Po ku i gjen keta dylbera mor zot?

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ja dhe qulli I qenit hodhi karten e biografise..Sigurisht, si c’do detyre te meparshme..Vetem nga mbiemrat e keni grire shtetin shqiptar sikur e keni marre me tapi..

    Nje pyetje..A ke ngelur ndonjehere 2 dite pa pune ?!?!

    1. adi_köln says:

      Vetem fakti qe e mbron PeDe-ja eshte 100% e sigurte qe eshte e paafte per te mos thene e korruptuar.

  3. galaktika says:

    Pra tridhjete vartes genjekat ndersa kjo shemtira paska te drejte!Cilin besoni ju o milet, se kto e bejne pa piken e turpit te bardhen te zeze e vice-versa.

  4. antonio says:

    Cudi,se si ju KELYSHET e ketyre “FAMILJEVE” te medha,na qenkeni te tere HAJDUTE??
    Pergjigju ligjerisht AKUZAVE e leri DENGLAT me MORALIZIME shterpe!!!
    Ti,qe ne SURRAT dukesh,qe je KATILE!!

  5. Zeçir says:

    Se Familjes Xhuka, Shehu,gjithë familjeve tjera atdhetare,si dhe individëve që kanë kontribuar në kohë të ndryshme për jetësimin e idealit kombëtar, u kemi gjithë jetën borxh-respektin. Por, se dhe kto familjee individ kanë krijuar mbeturina të dëmshme për shoqërinë si kushdo tjetër, pa çka dhe të jetë në formë të qenjes njerëzore, jo që nuk u kemi borxh respektin, por kemi borxh të gjithë tok, si në fronte lufte, t’i demaskojmë dhe denojmë me të xhitha mjetet ligjore e morale që kemi në dispozicion si shoqëri!
    Pra, në këtë rast edhe Familjet atdhetare Xhuka dhe Shehu, në pamundësi që ta tretin mbeturinën Zana, ne, populli shqiptar do i dalim në ndihmë!

    1. antonio says:

      ) Aeciro!
      Po pse mo,per cfare e kane atdhetarizmin keto familje,PER TE NA RJEPUR TERE JETEN!!!
      Jom atdhetar,por keta jane KRIMINELE E HAJDUTE!!!
      Po pse ne te tjeret,mos kemi PREJSTDHJE PREJ MAJMUNI????
      Te gjithe per TRIBUNE QENKENI!!!
      Tani do shoni ne BURG,qe te LANI ATDHETARIZMIN!!!
      Moj,Zana???
      A ke degjuar ti se “NGA FERRA MBIN TRANDAFILI DHE NGA TRANDAFILI MBIN FERRA”???
      Ja ti je FERRA!!!

  6. arianita says:

    ore un se marr vesh me keta punonjes te administrates ngelen duke fol per familjen e tyre

    familja ime keshtu familja ime ashtu

    sna intereson familja por puna !!

    kaq dhe pik!!

    idiotesira shqiptare!!

  7. . says:

    Zotimi Z.Rama mos fal askerkend.
    Lufte dhe denim te gjithe atyre te korruptuarve te ish-rregjimit shpellar-bajraktar injorant-verior qe dogjen dhe vodhen Shqiperine.

  8. Luli says:

    hahahahahahaha C fare akusazh nuk i bene Saliut qe donte te pushtonte cdo institucion(dhe shumicen e rasteve kishin te drejte)…….po prap se prap Prokurorin e pergjithshem e pat pothuaj se 8 vjet kundra,po ashtu Shik..TV ne nje mase te madhe Presidentin e republikes per 6 vjet…etj etj kurse qeveria e sotme po thuajse i ka pushtuar te gjithe institucionet brenda 40 diteve…..dhe sidomos shtypin qe eshte pa prejashtim totalisht i pushtuar nge qeveria ………dhe ju vazhdoni me sukses si gazetare i atyre mbeturinave qe i kane mbetur neper kembe Edi(qe duhet thene se perseri ne shumicen e rasteve me te drejte)…….por pa u marre asnjehere me emrimet e reja qe ne shumicen e rasteve kane qene jashte profileve dhe pa ndonje CIV per te qene………kjo eshte gazetaria qe po na inpononi tani??????

  9. jan says:

    NQS JANE SJELLE FAMILJET E MEDHA SI ZANA XHUKA …TURP PER KTO FAMILJE ……………NUK MUNDE TE HYSH NE HISTORI PER TE MIRE SHOQE ZANA ……

  10. Xhufka Badriote says:

    A nuk ju duket si pak i cuditshem fakti, qe keto bishtlaraskat sikur kane filluar te na mburen ca si shume me prejardhjen e tyre gjoja “kontribuese ne shtetformim”, “patriotike”, “te pushkes e te penes” e te tjera mbrockulla si keto.

    U genjen mendja xhufkaxhieve se kujtojne se ka njerez qe duan t’ja dijne se kush i ka pjelle. Tjetri te sheh punen, e jo gunen – thote populli.

    1. Samiu says:

      Kot nuk thone se patriotizmi eshte argumenti i fundit ku duan te mbrohen maskarenjte

  11. nini says:

    Ta shkrijne the ! ? sa me pare . Cfar ka bere keto 10 vjet nuk eshte ndjere fare ky institucion .
    Pa lere kjo , flet sikur kemi dale nga lufta e dyte botrore dhe familjet partizane te gjenden ne vende kyce se jan me te besuarit e partise .
    Turp , me kete figure qe ke formuar te largohesh vete e sa me pare,kjo do ishte ne nderin tend sadopak. …

  12. Aqif Cala says:

    Normale shkrirja e ktij Institucjoni,mbasi ky eshte perdorur dhe varur nga politike !
    Detyren dhe kompetencat e te cilve duhet ti ushtroj vetem Prokuroria.

  13. Aqif Cala says:

    Normale shkrirja e ktij Institucjoni,mbasi ky eshte perdorur dhe varur nga politika !
    Detyren dhe kompetencat e te cilve duhet ti ushtroj vetem Prokuroria.

  14. Kruja says:

    Militante e verber, e zhytur ne KORRUPSION ne dem te Shqiperise. Ky eshte ‘kontributi’ i saj.

  15. ermir says:

    PARTIA DEMOKRATIKE SI GJITHMONE DEL NE MBROJTJE TE HAJDUTEVE,NJEREZVE TE PAAFTE DUKE TREGUAR SE CFARE PARTIE ESHTE DHE INTERESAT E KUJT MBRON.NE ASNJE VEND EUROPIAN NUK ZGJIDHEN DREJTUESIT NE BAZE TE MERITAVE TE TE PAREVE TE TYRE POR NE BAZE TE MERITOKRACISE SE INDIVIDIT.TURP PER BREZIN E RI TE P.D.QE JANE KTHYER NE MEGAFONE MEGALLOMANE TE PLAKUT TE RRJEDHUR BERISHA DHE NUK PUNOJNE PER TE ARDHMEN E VENDIT.

  16. kaonia says:

    O zot kur do mbarojne mburjet e ketyre fytrave te shpifura,bejne sikur vijne nga dyer te medha e patriotike,kemi gjithe jeten qe degjojme keto genjeshtra. gjere ne fund do te thote qe kam kusherire mbretereshen e Anglise.ik moj kukumjacke ku ka pasur ndonjehere dyer te medha ne shqiperi,te gjithe keta gjoja te fismit sahan lepires dhe spiune te te huajve kane qene.

  17. Horri i Bulevardit says:

    Po edhe ti qenke ster ster ster ster ter ter rererere e Skenderbeut moj fytyre, po pse sna the perpara moj korbe, qe te kishim dhene pak dashuri demokratike, tani eshte vone moj korbe zeza, tani shko lutju Saliu se ndoshta te ben derman.

  18. Trendafli says:

    Mjaft na cudite me familjn tende kjo si ai qe thesh jam kunati I shokut xhemal pastaj moj mashtruese nga trendafili del gjembi dhe ti je gjemb gomari se te perdoren moj e gjore tani jep llogari se xhozi mire eshte dhe nuk I plasi fare per Ty te pane se cfare ishe pa te dhane ate detyre tani pergjigju …??!!

  19. Robert says:

    Kjo z/ mund te jete shum familje e nderuar me gjothese beqare, problemi i saj thelbesor eshte se, ajo eshte e pa ‘afte. Ata qe une ne ate post, e vune me shpresen e veteme per ta kthyer ate institucion ne seli te dyte, ketu qendron pa ‘ ftesia e zonjes ne fjale, nuk mundi te zevendesoje dot onspektpret me partizanet e selise blu ne kohe. Sa per detyrat e inztitucionit, ajo eshte jashte teme, sepse me keta punojnes nuk mund te sulmoje kampin kundershtare

  20. gjergji says:

    Nen petkun e atdhetarise nuk mund te mbulohen gjynahet.

  21. kirurg says:

    “Familje e madhe”, dmth, paria e kohes se Turqise dhe te kohes se Zogut. a ka njeri qe nuk e di se pse kane qene “te medha” keto familje? Se i sherbenin Turqise, duke rrjepur e vrare popullin e varfer (dhe sulltani i shperblente me cifliqe, poste dhe pasuri), se i kane sherbyer satrapit Zog, duke u marre dhe copen e fundit te tokes fshatareve te varfer, i rripnin me taksa dhe i fusnin ne burgje, me ligjet e “naltmadherise” evropian, ua rrembenin vajzat bejleret dhe agallaret, i nxisnin ne gjakmarrje malesoret ne emer te kanunit…, se keshtu shuheshin fiset dhe ua blinin per 5 leke pronat e te pareve, benin tregti me gjithe te huajt e pushtuesit duke u lepire prapanicen e duke share e perbuzur shqiptaret e… s’kane te mbaruar “aktet heroike” te ketyre “familjeve te medha”! Vjedhjet dhe pislleqet antishtet qe bejne tani, tregojne mire se cfare duhet kuptuar me termin “famije te medha”!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje