Shqipëria do të vazhdojë të jetë në Afganistan edhe pas vitit 2014.
Kështu është shprehur ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli në punimet e Ministerialit të NATO-s në Bruksel.
Sipas ministres, FA të Shqipërisë janë të angazhuara për të marrë pjesë në stërvitjet e përbashkëta me trupa të NATO-s nga viti 2015 e në vazhdim.
Gjatë qëndrimit të saj në Bruksel, ministrja Kodheli realizoi një bisedë telefonike nga selia e NATO-s me trupat tanë të dislokuar në Afganistan.
Ministrja Kodheli u shprehu atyre “mbështetjen e qeverisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që u kushtohet trupave që janë në misione paqeruajtëse, si dhe u uroi atyre suksese në realizimin e detyrave fisnike dhe kthim të shëndoshë në atdhe”.
Gjatë qëndrimit në Bruksel, Kodheli zhvilloi një takim me ministrin e Mbrojtjes së Italisë, Mario Mauro, me kërkesë të këtij të fundit.
Ministri Mauro e uroi zonjën Kodheli për detyrën e re dhe e ftoi atë të vizitojë Romen në një kohë të përshtatshme. Ai vlerësoi lart bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes midis dy vendeve tona dhe theksoi nevojën për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, kryesisht në drejtim të rritjes së kapaciteteve, kontrollit të hapësirës detare dhe në fushën e modernizimit.
Nga ana e saj, ministrja Kodheli theksoi se “ne kemi të njëjtat interesa dhe lidhjet mes dy vendeve tona janë shumëplanëshe”.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli zhvilloi një takim pune me ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Dimitrios Avramopoulos, me kërkesën e këtij të fundit.
Takimi u fokusua në çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe në situatën politike në rajonin e Ballkanit. Duke u ndalur tek fillimi i qeverisjes se re të kryeministrit Rama, ministri Avramopoulos u shpreh se “Shqipëria meriton një të ardhme më të mirë dhe beson se kjo do të vijë me lidershipin e guximshëm dhe vizionar të kryeministrit Rama dhe kabinetit të ri qeveritar”.
E kam thene dhe ne komentet e meparshme qe Mimi Kodheli ka marre nje barre te rende mbi supe si ministre e Luftes.
E nga ta njohe Mimi dhe shefi i saj Edi panoramen afgane?
Nga bulevardet e Tiranes? Apo nga fantazia piktoreske e Edit?
Djemte shqiptare do te qendrojne edhe pas 2014 ne Hindukush apo Kandahar, thote!
Bundeswehr perfundon terheqjen deri ne fund te vitit 2014, Obames i dhemb koka per ata marinsa atje, qe kthehen si qenie qe vetem vegjetojne mbi toke. Disa shtete kane filluar me kohe terheqjen, ndersa ne, Shqiperia, krenaria e NATO-s do te qendrojme atje!!!
Fytyra e Mimit do te zbukuronte sallonet e Brukselit, ndoshta kjo ka qene fantazia utopike e Rames, por nuk kishin parashikuar qe hesapi nuk mbaron kaq.
Kishte patur edhe nje takim me sekretarin amerikan Chuck Hagel, ose ne shqip me Chakun, nje veteran lufte ne Vietnam, qe as mentaliteti, as formimi, as shoqeria, as familja ku eshte rritur dhe edukuar nuk e lidh ne asnje aspekt me te, ndersa tani i jep fjalen atij ish-marinsi trushpelare, qe Shqiperia te degdise djemte e saj ne thatesirat islamike te Afganistanit.
Por keshtu eshte kur te ze rrota bishtin…
Eshte qesharake ta mendosh qe shqiptaret do ta nxjerrin ne selamet Afganistanin kur te tjeret po i lene puplat.
Ca ke qe i bi tigonit me bythn e garuzhdes or taj? Ata jane angazhu me i permbush nje per nje te gjitha kerkesat e nadoz. Ca t’keqe ka ktu. Apo t’vjen inot se jan me te bindurit dhe me shembulloret…
Z.Ministre kplegu juaj Bushati i kerkoi homologut te tij grek Venizellosit qe te heqe ligjin e gjendjes se luftes Greqi-Shqiperi. Ju konstatoni maredhenie te shkelqyera me kolegun tuaj grek, me ushtrine e te cilit ushtria juaj eshte teknikisht*de Jure) ne gjendje lufte SIC!
Ministre pyet nje here keshilltaret nese ke pastaj takohu me grekun dhe bej deklarata. Zvwendesi juaj dhe burri i Rudines a eshte dakord me kete deklarate?!
Tani Afganistani te ndihet i qete…
Zonja kodheli ,a nuk ju duket dhe ju, qe ka ardhur koha te mbyllim kete detyrim afatgjate kundrejt amerikes ? besoj se borxhi gjithe keto vite u la me nder ,dhe sigurisht te gjitha faturat e paguara ne fillim nga qeveria e berishes ,tani ajo e rames po tejkalojne dhe po vene ne sforcim te madh financen shqiptare ?
i bej thirrje zonjes ministre te shkoje nje here tek SHIU. ta shkrij ate lesh institucioni, ku gjurmet e gerdecit, pergjimeve, punesimeve te militanteve dhe shitja e informacioneve, jane mbuluar me lezet nga ish bashkpuntoret e ylli zyles.