TemA TV/ Hollanda: S’kemi vendosur akoma për statusin. Integrimi është një rrugë e gjatë (VIDEO)

23 Tetor 2013, 18:41Sociale TEMA

Ministri i Jashtëm i Hollandës, Frans Timmermans, deklaroi në Tiranë se vendi i tij nuk ka vendosur akoma për të dhënë dritën jeshile për marrjen e statusit për Shqipërinë.

Duke folur në një konferencë për shtyp me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, Timmermans tha: “Unë duhet të them se përgjigja më e ndershme që mund t’u jap është se mund t’u them se është tepër herët për të dhënë një përgjigje të saktë. Siç e dini edhe ju, raport progresi i KE, sapo u publikua në datën 16 tetor dhe mund t’ju them se të gjitha shtetet anëtare janë duke e studiuar atë, pra do të thotë që ende nuk kanë dalë me një pozicion të caktuar për këtë çështje. Pra, më duhet të përsëris që ende nuk e dimë dhe nuk mund të deklarohemi ende pasi progres raporti është një dokument i komplikuar dhe kjo kërkon një studim të vëmendshëm, të kapitujve të ndryshëm dhe këtë gjë në vendin tonë, do ta bëjnë ministri të ndryshme që mbulojnë çështje të caktuara”.

Kryediplomati hollandez u shpreh se rruga drejt anëtarësimit në BE është e gjatë.

“Unë personalisht jam tërësisht i angazhuar, i përkushtuar, për fuqizimin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe për të parë pikërisht atë ditë kur Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE. Por ama, të gjithë ne e dimë që kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë për arsye se anëtarësimi kërkon me domosdoshmëri integrimin e vendit në një sistem, i cili ka kërkesa të larta përsa i përket zhvillimit të ekonomisë dhe shtetit të së drejtës. Ju personalisht, në fakt bëtë një apel të fortë sot për mbështetjen tonë për statusin e vendit kandidat të Shqipërisë në mbledhjen e Këshillit Europian në dhjetor. Edhe zoti Kryeministër bëri të njëjtën gjë në takimin që patëm sot herët në mëngjes. Mesa kam kuptuar unë, kjo është një çështje që ka mbështetje të plotë të të gjithë spektrit politik shqiptar dhe arsyeja e vizitës sime ka qenë pikërisht të bisedoja me ju për këtë arsye dhe të gjitha këto këndvështrime unë t’i merrja me vete dhe t’i bisedoj ato jo vetëm në Hollandë në vendin tim, por t’i bisedoj ato edhe në Bruksel në BE, pra jo vetëm në kabinetin e ministrave të vendit tim, por edhe me homologët e mi në BE,” tha Timmermans./ep

7 komente në “TemA TV/ Hollanda: S’kemi vendosur akoma për statusin. Integrimi është një rrugë e gjatë (VIDEO)”

  1. tiger says:

    Me Hollanden merret Luli, s’ja qaj hallin ?

  2. Kruja says:

    prisni edhe pak ju hollandezet sic pritet ne Bosnje kur ju therren 7 mije njerez perpara syve, dalloheni per ‘gjakftohtesi’

  3. enea says:

    Populli Hollandez eshte popull me mend, i kulturuar, civil. Normal qe per Shqiperine duhet te jete e Shqetesuar. Ne kudo ku shkuam sollem probleme, babezia shqiptare.

    1. kunji says:

      mese e vertete! per mendimin tim negociatat mund te hapen, por anetaresimi do marre te pakten 10 vite sic e shof une.

  4. shpellar says:

    mire mo shoku por kur tju permbysi deti do jetoni ne varka apo do vini te kerkoni azil ne Shqiperi.Meqe je andej mo minister pse nuk ben nje binjakezim te amsterdamit me lazaratin,se nuk ju del keq.

  5. ali says:

    Byth e plasur hyme apo nuk hyme ne Evropen e kalbur plake ! Do apo nuk do Hollanda e Lulushit, prap
    byth e plasur ! Cfare e gjeti Albionin qe nuk eshte futur ne Evrope , asgje e keqe pervec te mirave . Pran-
    daj i duhet thene troc Evropes ne se ajo nuk do te na fute ne gjirin e saj ”byth e plasur ,, . Me kaq mbyllet
    kjo historia e sebepeve dhe leberit le t’ja marrin kenges ”nuk jane shkaqe por sebepe turpin e paci per vete!!

  6. K. F says:

    Na fut Edi Rama me Erdoganin dhe Thacin ne Turqi ne, c’e duan shqiptaret Europen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje