Mali i Zi ndalon importin e perimeve shqiptare. Ministria jonë: Hani kastraveca pa frikë

30 Tetor 2013, 12:28Sociale TEMA

(E PERDITESUAR)- Mali i Zi ka vendosur që të ndalojë importin e perimeve shqiptare.

Mësohet se Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në vendin fqinj ka vendosur që të bllokojë një sasi të konsiderueshme kastravecësh që vinin nga Shqipëria, me argumentin se kanë sasi të madhe pesticidesh.

Ne deklaratën zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë së Malit të Zi shpjegohen arsyet e ndalimit: Në sasinë e kastravecit të freskët të importuar nga Shqipëria është vërejtur një përmbajtje në një sasi të lartë të lëndës spiroksamine, konkretisht 0.094 miligramë për miligramë.

Kjo do të thotë se e tejkalon normën prej 0.05 miligram për kilogramë, të përcaktuar në legjislacionin e Bashkimit Europian.  Gjithashtu ka të dhëna se shkelja e normave mund të shkaktojë efekte te dëmshme për shëndetin e konsumatorit.

Autoritetet malazeze njoftojnë se produkti i ndaluar do të shkarkohet nga inspektorët.

Por nga ana tjetër ministria i ka bërë thirrje konsumatorëve të jenë të vëmendshëm kur blejnë produkte të tilla e të raportojnë rastet kur kanë dyshime.

Përkundër alarmit të palës malazeze, autoritetet shqiptare në një reagim zyrtar sqarojnë se nuk ka vend për panik.

Por ndonëse Ministria e Bujqësisë pranon teprimin me pesticidin në fjalë, shton se prania e tij është më e ulët se në produktet e vendeve të tjera të rajonit.

Në një komunikate për shtyp kjo ministri deklaron ngritjen e një grupi inspektimi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për të marrë mostra të këtij produkti dhe për të bërë analizat e nevojshme.  Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë thekson se ka komunikuar zyrtarisht me homologët e saj në Malin e Zi dhe se pala malazeze ka deklaruar se lidhur me problemin nuk ka vend për panik.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, rasti është në nivele të ulëta krahasuar me vendet e tjera dhe se grupi i inspektorëve do të verifikoje  praninë ose jo të pesticidit spiroksaminë në farmacitë bujqësore si dhe mënyrën e përdorimit të tij. Ministria shqiptare e Bujqësisë përfundon duke deklaruar se i gjithë produkti i kastravecëve dhe perimeve të freskëta në tregun vendas do t’i nënshtrohet analizave të pranisë së këtij pesticidi.

Skandali i pesticideve në perimet shqiptare është denoncuar edhe nga emisioni “Fiks Fare”, ndërkohë që prej kohësh qarkullojnë zëra se fermerët në vendin tonë përdorin me tepri lëndë kimike./ep

29 komente në “Mali i Zi ndalon importin e perimeve shqiptare. Ministria jonë: Hani kastraveca pa frikë”

  1. shqiptari says:

    Ti hane vete ata qe i prodhojne me gjithe femijete etyre se ky milet nuk u bindka se çfar duhet prodhuare per njerzit dhe çfar per kafshet si ata vete.Verini gishtin kokes se bota nuk do plehra por do te ushqeje popullin e vete me ushqime cilesore se per ate popull punon qeveria e tyre jo si shteti i kreminelit Sali qe pyet vetem per zenin dhe giden .Hajt mire u pafshim ne sezionin tjeter.

    1. tiger says:

      Per tu pergezuar puna e autoriteteve malazeze ne mbrojtje te shendetit te qytetareve te tyre

    2. Alb says:

      @Shqiptare le ti haje ministri i bujqesise tone, sepse ai ka nje armate me ekstensioniste per te asistuar fshataret se sa dite perpara vjeljes duhet te hedhin pesticidet.Ka gjithshtu ne ministri nje dyzine me pijanec agronome te Drejtorise se Prodhimit Bujqesor, e plot te tjere si edhe oficerin e AKU, qe nu mer vesh nga ajo pune, sepse LSI nuk ka kapacitete per te drejtuar kete sektor kaq te rendesishem. Dallavere neper zyra dallavare me te huaj deri kur???

    3. ha ha ha kurse POLLO merret me gay-t ne facebook
      dielli.al/lajme.php?id=15683&k=177

  2. Albanicus says:

    Ky eshte nje lajm shume i rendesishem. Eshte nje kambane e forte per organizmt shqitare qe paguhen nga taksapaguesit per kontrollin e sigurise ushqimore.

    Siguria ushqimore eshte elementi me i rendesishem i sigurimit te jetes.

    Nese nga padija ose me vetedije ne tregun shqiptar hidhen per konsum produkte ushqimore te konsideruara te rrezikshme per shendetin ky duhet te konsiderohet nje krim i rende pasi vret ne menyre te avashte.

    Tre jane elementet baze te jetes : Ajer i paster qe thithim cdo sekonde, uje i paster qe pijme, dhe ushqime te pastra dhe te shendetshme.
    Te tre keto elemente kane pesuar ndotje te ndryshme duke sjelle pasoja afatshkurtera dhe afatgjata ne shendetin e njerezve.

    Shtimi i frikshem i rasteve me kancer eshte nje kambane e forte per shtetin shqiptar qe duhet te kete fokus primar permiresimin e karakteristikave te ketyre elementeve te jetes.

    Nese kjo nuk behet sic duhet atehere gjithe ceshtjet e tjera jane shume te parendesishme duke i krahasuar me sigurimin e jetes dhe shendetit te popullsise.

    Nuk ka cfare na duhen perpjekjet per te hyre ne Europe kur kemi nje panorame te tille.

    Atehere duhem marre masa drastike ne lidhje me ndotesit e ajrit, te ujit, ambientit, dhe te pengohen futja ne treg e ushqimeve te rrezikshme.

  3. Arber says:

    Po ca behet keshtu kastraveci jon mbahej si kastraveci me i shendetshem ne ballkan. E ka fajn qeveria!( ajo e sapo kaluara)

  4. ledi says:

    Kush do ta haje gjithe kete kastravec thuaj!!

    1. henri says:

      ledi,
      Mendoj se fshataret shqiptare dhe institucjonet e kontrollit te mallrave bujqesore per eksport duhet te kene te kjarte se :
      – Tregu i Ballkanit eshte i mbushur me prodhime bûjqesore.
      – Bleresi eshte mbret dhe prandaj ai duhet te furnizohet jo vetem me mallra me cmim konkurues por edhte te nje cilesie shume te mire.
      – Tregu ka ligjet e veta dhe nuk pyet per shtetin ose politiken. Dora e fshehte e tregut eshte e ashper.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Ne emisionit e B.Fevziut,prodhimet shqiptare,degjova perfaqsuesin e mbrojtjes se konsumatorve.
    Fatkeqsi !
    Çdo gje mund te ishte,por perfaqsues i mbrojtjes se konsumatorve,JO !
    Femijet,dita dites shtojne ne peshe,duke u bere OBEZE !

    1. adi says:

      Femijet shtojne ne peshe se prinderit injorante i lene gjithe diten para playstation-ave, i pad-ve dhe i japin te hane vend e pavend patatina, molto, dhe pije te shpifura me gaz si coca-cola

  6. Albanian EAGLE says:

    Para do kohesh , u raportua nje rast ne fiks fare.Nuk di c fare beri shteti.Keto lajme jane kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.:Ne kete rast vdekja eshte e jona dhe ne paguajme ata qe na vrasin. Shteti nuk mund te heshte.Keto jane krime kunder njerezimit, ligji duhet te jete me i ashpri qe egziston dhe keta kriminele qe i thone vehtes fermere duhet te vuajne denimin me burg, dhe tu sekuestrohet Pasuria

  7. Zigur Qarri says:

    Me duket se ja fusin kot malazezet.
    Greket nuk jan ankuar kurre per trangujt shqiptar!

    1. henri says:

      Zigur Qarri,
      Je i madh.

    2. Wendy-B says:

      hahahahahahahahaha

    3. Permeti says:

      Ti Zigur ta kane vene keq mbiemrin. Duhet ta zevendesosh “q” me k… Se keshtu te shkoj per shtat!

      1. Zigur Qarri says:

        Kaq afeksion ke per “k” bre djalke qe ma sygjeron kaq shpesh?!
        Shkruaj diçka me dinjitoze qe mos te te besoj se ben pjese ne falangen e gomereve trushplare qe pellet ne korin e trushplareve te Janullaposit.
        Si p.sh.Greket jan halen dhe jo helen,ose Mykonos esht simboli i indetitetit grek,ose 50% te grekeve dhe 99% te prifterijve grek jan homoseksuale.

  8. Na e bejne mire qe na vene kete autoembargo !
    Shqiptaret per fitime bejne nga gjeret me monstruoze me perimet dhe prodhimet e tjera.
    Nuk kam idene e bujqesise ,por kam degjuar per shalqi me hormone
    qe shitet kaq vite ,dhe askush se cau koken !
    Po ashto me dpmatet dhe te tjera perime.
    Ullinjte qe te rrisin madhesine e kokrres ne gjendje te keputur nga dega
    e pemes , i fusin ne uje me nitrate dhe i mbajne disa dite dhe behet kokrra e ullirit
    ne masen me te madhe ,,,dhe nuk i dihet se cfare pasojash te sjellin me pas !
    Jemi populli me pa meshire ne te gjithe Ballkanin persa i
    perket te tilla veprimeve !

  9. iliri says:

    Nga ky rast duhet marre shkas per investigim shume serioz dhe transparence me publikun ! Vetem keshtu behet diferenca me ata qe u larguan.Te gjithe jemi konsumatore.Iliri

  10. Fanti says:

    kane filluar te behen xheloze per kastravecin tone keta shkjet e ilirizuar……:):)

  11. gole says:

    Jam shume i indinjuar prej ministrise sone dhe prej matrapazeve bashkekombes qe vrasin cdo dite me keto produkte ushqimore te mbingopura me pesticide vrasese.Kur nje vend fqinj me i vogel te informon per kercenimin, pushteti i jone me paturpesi ben te kunderten. Fillim shume i keq! Nuk di prape do te vazhdoje rrumpalla e Berishes! Nuk do te ndalet dora vrasese e padukshme e te babeziturve. Prape do te vazhdoje te rritet kanceri me permasat tragjike ne Shqiperi? Mire ilacet per te mjekuar te semure te tille nuk sigurojme dot, por parandalimin e te keqes nuk e bejme dot? Mos valle perseri duhet te lutemi: “Zoti e ruajte Shqiperine nga shqiptaret?!” Jo! Kjo nuk duhet toleruar me!

  12. uragan says:

    …tashmë është e qartë për të gjithë se tregu shqitar i prodhimeve të tilla, është tregu më i rrezikshmëm në botë. Asnjë kontroll, asnjë analizë. Pesticide, hormone e stimulantë që përdoren pa asnjë kriter dhe me shumëfishin e dozës e të kohës së përdorimit që janë të përcaktuara rreptësisht nga firmat prodhuese. Mjerë shqiptarët në Shqipëri, me çfarë ushqehen. Sapo kishim harruar edhe historinë e qumështit me Kosovën…

  13. Albanian EAGLE says:

    ….Mos ka gje gisht Spiro Ksera ne kete skandal, ky emri i pesticidit sec me kujton dicka

  14. Idriz Gjembi says:

    Martesat Homosexuale dhe Kastraveci me Pestizide … per te qeshur dhe per te qare

  15. berati-KOSOVE-germony says:

    Me qudit fakti perse AVUK ne Shqiperi flen gjat ter kohes kur vendet fqinje jav nxjerrin bojen per porodhimet qe koltivohen ne Shqiperi atheer ju del gjumi e dalin bejn deklarata kontradiktore lidhur me porduktet e Shqiperis kur ata vet nuk e kan as ma te voglen ide se qfar permbajtje kan produktet.
    Kur Kosova gjeti aflatoksinen ne gjumsht u be skandal ne media me deklarat shum qesharake ndaj AVUK ne Kosove por ne rast se ben bllokad mali i zi ose nja shtet tjeter auturitet Shqiptare paloj vesht dhe pranojn gabimin e tyre mua personalisht me dhimbet poplli ne Shqiperi se ska kush ti mbroj nga ushqimet qe mund te sjellin vdekjen ose qe lejn pasoja te renda per ata femi qe i konsumojn ketu produkte.

  16. CAR SULLTAN MURATI says:

    Mali I zi ka kastraveca mjafte, nuk ka nevoje te importoje nga Shqiperia. Edhe Montenegros I ka ardhe radha mos te peanoj ushqimet e Shqiperise. Mos o zot me keqe. Ku kami mberri.

  17. bella says:

    qeveria eporsazgjedhur duhet te kete shume kontrolle ne sigurimin eshndetit te popullit te tij….mos marrin mish nga maqedonija as nga serbet hangeret me grure turqia dhe grqia grure te mykur plot toka ka vendi yne te djerura qe duhet pune dhe behet me nje ekonomi te mrekullushme ….o ZOTI madh na rruaj femijet te gjithe ne shqiperi vuajne me semundjet e gjakut anemis hemoglobinat euleta se hane kimikate ………..dhe jane pa vlere ushqimore jane pa vitamina …kot si lopet ……

  18. gozhda says:

    ej milet ketu tek ne trongulli eshte deputet preandaj piqet me pesticide pjekje para orarir.

  19. harry says:

    Te gjitha produktet shqipetare jane jashte standartit. Sallata jeshile behet brenda 24 oreve ne govata me eter. Ka pasur patate kuksi ku vete inspektoret e mbumk i shikonin te rrezikshme per tregun dhe ato vazhdonin te ishin ne treg. Domatja piqet po ashtu me pesticide, u denoncua dhe u harrua. Dhe idjoti Panariti na pralliste qe edhe ne kohen e komunizmit pesticidet jane perdorur ne keto nivele. Semundja vdekjeprurese kanceri po merr permasa pandemie dhe askush nuk e shikon qe rreziku vjen drejperdrejt nga keto ushqime. Fermeret e lushnjes bejne namin ne perdorimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje